17.9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026

Shuhet Shirley Temple, fëmija- yll e Hollivudit

femijaShirley Temple, vogëlushja e dashur për amerikanët, ndërroi jetë në shtëpinë e saj në Kaliforni në moshën 85- vjeçare.

Aktorja dhe këngëtarja ndërroi jetë për shkaqe natyrore, thanë familjarët.

Ajo ishte vetëm tre vjeç kur talenti i saj spikati dhe u shfaq për herë të parë në ekran.

Në moshën 6- vjeçare u bë e famshme pasi u shfaq në filmin “Bright Eyes”.

Aktorja u tërhoq nga Hollivudi në vitin 1950, kur ishte 22 vjeç, por kishte dalë tashmë në plot 43 filma.

Pasi u tërhoq nga ekrani i kinemasë, ajo nisi një karrierë në politikë dhe diplomaci.

Kur ishte gjashtë vjeç, ajo mori një Oscar special.

Edhe sot e kësaj dite ajo është aktorja më e re që e ka marrë këtë çmim.

Ishte aq e talentuar në kërcim, këndim dhe aktrim, sa presidenti amerikan Franklin Roosevelt e pati quajtur atë “Mrekullia e Vogël”, pasi kishte ngritur moralin e njerëzve në kohën e Depresionit të Madh.

Filmat e saj ndihmuan kompaninë e njohur filmike 20th Century Fox të shpëtojë nga falimentimi.

Ajo kandidoi për në Kongresin Amerikan në vitin 1967, por humbi.

Më vonë Richard Nixon e caktoi atë si anëtare të delegacionit amerikan në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Më vonë presidenti Ford e caktoi ambasadore në Ganë.

Ajo shërbeu më vonë edhe si ambasadore në Çekosllovaki.

Më Shumë

1 Maji – Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve

1 Maji njihet në mbarë botën si Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve, një datë që simbolizon luftën e punëtorëve për të drejta, liri dhe kushte...

Borxhet ndaj futbollistëve – Ballkani, Liria, Trepça, Vushtrria dhe Feronikeli ’74 me merkato të bllokuar nga FIFA

Në futbollin kosovar është bërë një fenomen shqetësues që klubet të kenë borxhe ndaj futbollistëve dhe mos të përmbushin obligimet kontraktuale. Gjatë këtij viti...

Lajmet e Fundit