14.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Fatura e krimeve për shtetin serb, jo për ‘Çakallët’

KrimetMinistri i Forcës dhe Sigurisë në Kosovë, Agim Çeku, thotë se dënimi i “Çakallëve” nga një gjykatë në Serbi është pranim i kryerjes së krimit nga Serbia.

Çeku, babai i të cilit, Hasani, është vrarë nga “Çakallët” në masakrën e Qyshkut, thotë se kjo – dhe masakrat tjera të asaj kohe – nuk janë krime të kryera vetëm nga “Çakallët”, por për to është përgjegjës vetë shteti serb.

Për kryesit e veprave të krimit në këtë masakër nga grupi “Çakallët”, një gjykatë në Beograd të martën ka dhënë një dënim në total me 106 vjet burg, për vrasjen e mbi 120 civilëve shqiptarë.

Ministri Çeku thotë për lajmi.net se shteti serb duhet që masakrat si të Qyshkut e të tjera mos t’i prezantojë krime të disa paramilitarëve, por ta pranojë fajin e organizmit të tyre nga vetë ky shtet.

“Vetë fakti se Serbia i ka dënuar ‘Çakallët’ e ka pranuar se krimi ka ndodhur dhe e ka pranuar se krimin mbi civilët shqiptarë e kanë bërë vetë ata. Kjo tregon shumë qartë përmasat e krimit”.

“Unë mendoj që dënimi maksimal t’u jepet atyre. Me vra njerëz të pafajshëm, civilë të paarmatosur, krim më të madh nuk ka”.

“Ne po e shohim përpjekjen e drejtësisë serbe që faturën e krimeve t’ua dërgojë paramilitarëve, grupeve të paorganizuara, grupeve jashtë kontrollit. Asgjë nuk ka qenë jashtë kontrollit gjatë luftës. E tëra ka qenë e planifikuar mirë nga shteti serb”.
Sipas Çekut, masakrat në Qyshk e vende të tjera ishin politikë shtetërore, me qëllim të spastrimit etnik dhe gjenocidal ndaj shqiptarëve në Kosovë, me një platformë politike të quajtur ‘Patkoi’ dhe përderisa nuk kërkohet falje nga ta, të gjitha këto dënime janë të mirëpritura, por drejtësia nuk është ende në vend.

“Pavarësisht se dënimet janë të mirëpritura, përderisa shteti serb nuk e pranon që ka udhëhequr një politikë të tillë ndaj shqiptarëve të Kosovës, nuk kërkon falje për krime të luftës, drejtësia nuk mund të shkojë në vend”.

Por, ai e konsideron dënimin e “Çakalleve” si të vonuar. Sidoqoftë, vlerëson se faktet konkrete me përmasa të jashtëzakonshme të Serbisë e kanë mbështetur në këtë rast shtetin serb për muri.

“Normalisht, është hap i vonuar. Po bëhen 15 vjet nga ky krim dhe vetëm dëshirojnë me përpjekje të vazhdueshme që krim të mbetet i pazbuluar, ose i papranuar nga Serbia. Por, faktet janë ndryshe, dëshmitë janë ndryshe. Dhe në këtë rast, Serbia u mbështet për muri me fakte konkrete me përmasat e jashtëzakonshme të krimit që kanë bërë”.

“Sikur të kishte drejtësi të mirëfilltë, ata duhet ta marrin dënimin maksimal”.

“Shteti duhet ta pranojë që kjo ka qenë masakër e qëllimtë e planifikuar nga shteti, nga kreu më i lartë i shtetit, dhe shteti t’i kërkojë falje gjithë popullit të Kosovës dhe gjitha familjarëve të viktimave për krimet e tilla. Atëherë ne, ndoshta, do ta kishim pasur më lehtë. Kjo nuk është që nuk e lehtëson dhimbjen për familjarët, por ne kërkojmë drejtësi”, thotë Agim Çeku

Më Shumë

Nis restaurimi i ‘Kazermës së vjetër’ në Prizren

Ministri i Kulturës, Hajrulla Çeku ka bërë të ditur se përmes një investimi në vlerë 500 mijë euro ka filluar restaurimi i ndërtesës “Kazerma...

Rikthehen “Djemtë e Detit”

Grupi “Djemtë e Detit” janë rikthyer në skenën e muzikës shqiptare. “Djemtë e Detit” kanë rrëfyer në emisionin “Jetë Shqiptare” në RTSH1 rikthimin e...

Lajmet e Fundit