15.7 C
Prizren
E hënë, 8 Shtator, 2025
Home Blog Page 8754

Filloi ndërtimi i Kompleksit përkujtimor të dëshmorëve në Krushë të Madhe

0

Kompleksi dëshmorëve-Krushë e MadheNë Krushë të Madhe ka nisur të hënën ndërtimi i kompleksit përkujtimor për dëshmorët dhe martirët e këtij fshati. Në ceremoninë e rastit kanë marrë pjesë përfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore.

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Rahovecit Smajl Latifi tha se, gjaku i dëshmorëve dha martirëve është faktori kryesor që përcakton vlerën e lirisë. “Prandaj edhe liria jonë ka rrënjë të thella, sepse ne marrim fuqi nga gjaku i derdhur i dëshmorëve e martirëve. Ky fshat, jo vetëm i madh me emër, por edhe me vepra, i dha lirisë tonë kuptim”, tha Latifi.

Sipas tij, përpjekjet e atdhetarëve si Ukshin Hoti dhe dhjetëra dëshmorëve e qindra martirëve, vërtetojnë dëshirën dhe etjen e madhe që populli shqiptar ka për lirinë. “Ngritja e kompleksit përkujtimor për të rënët i shërben historisë, i shërben forcimit të identitetit tonë kombëtar. Prandaj, përpjekjet institucionale në nivel lokal e qendror duhet të jenë vazhdimisht të fokusuara në ruajtjen dhe kultivimin e traditave tona”, tha Latifi.

Ai tha se hartimi dhe zbatimi i këtij projekti është vepër e përbashkët e institucioneve lokale e atyre qendrore, që dëshmon se institucionalizimi i vlerave tona kombëtare është përgjegjësi e të gjithëve. “Duke ngritur vepra të tilla monumentale i japim kuptim sakrificës së njerëzve dhe vetë vlerës së lirisë. Brezat që vijnë do të përkulen para kësaj sakrifice dhe do të dinë ta çmojnë çdo arritje. Ky projekt do të arrinte të kurorëzohej me sukses nëse familjarët e të pagjeturve do të dinin për fatin apo fatkeqësinë e më të dashurve të tyre”, theksoi Latifi.

Zëvendësministri i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor Ferat Shala tha ndërkaq se ndërtimi i kompleksit përkujtimor për dëshmorët në Krushë të Madhe është obligim kombëtar e institucional. Ky fshat që i dha aq shumë Kosovës meriton të ketë një vend nderimi e kujtimi për gjakun e derdhur”, tha Shala.

Edhe deputeti i Kuvendit të Kosovës Idriz Vehapi foli për sakrificën madhore të qytetarëve të këtij fshati. Ai bëri thirrje që të nderohet kujtimi për të rënët me punë e përkushtim për ndërtimin e forcimin e shtetit të Kosovës.

Rregullimi i varrezave do të zgjatë 3 vite dhe për këtë janë ndarë 450 mijë euro nga MMPH. Projekti do të realizohet në tri faza dhe pritet të përfundojë në vitin 2015. /PrizrenPress.com/

LDK-ja në Malishevë: Fitorja e Morinës do të jetë e pakontestueshme

0

LDK-logo5-23Lidhja Demokratike e Kosovës në Malishevë organizoi sot një takim me qytetarët e fshatit Carrallukë, në të cilin morën drejtuesit e kësaj dege, kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, deputeti i Kuvendit të Kosovës, Salih Morina, sekretari i LDK-së, deputeti Ismet Beqiri, si dhe deputeti Hashim Deshishku.

Ismet Beqiri shprehu bindjen e plotë se në Malishevë fitorja e LDK-së do të jetë e sigurt. Ai u bëri thirrje të gjithë të pranishmëve që të bashkohen me ndryshimin që po sjell LDK-ja në Malishevë.

“Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina, është kandidati më i mirë për ta qeverisur Malishevën, ndërsa fitorja e tij do të jetë e pakontestueshme”, deklaroi Beqiri.

Ndërkaq, kandidati për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina u zotua se do t’u ofrojë përkrahje të plotë qytetarëve për zgjidhjen e problemeve të shumta që i kanë. Ai theksoi se do të angazhohet maksimal për përmirësimin e jetës së qytetarëve të Komunës së Malishevës.

Në këtë takim morën pjesë një numër i madh i qytetarëve të fshatit Carrallukë, të cillët shprehën përkrahjen e parezervë për kandidatin e LDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina.

VV: KQZ shtyn mbledhjen për t’iu ‘ik’ medieve

0

KQZ-salla-ksKomisioni Qendror Zgjedhor ka shtyrë mbledhjen për një kohë të pa caktuar . Edhe përkundër pritjes një orë të anëtarëve të KQZ-së, kryetarja Valdete Daka nuk ka ardhur për të filluar mbledhjen. Pas një ore pritje asistentja e saj ka njoftuar se mbledhja e KQZ-së shtyhet për afat të pa caktuar.

Duke e pare tendencën e saj që mbledhja e KQZ-së të mbahet fshehur nga opinioni, përfaqësuesi i VV-së, Adnan Rrustemi deklaroi për mediat se “kjo mbledhje është thirrur jashtë praktikës dhe procedurave, duke dërguar njoftimin dhe rendin e ditës mbrëmë rreth orës 23, si mbledhje urgjente dhe e jashtëzakonshme, me një pikë të vetme të rendit të ditës, një pikë komplet teknike dhe aspak e jashtëzakonshme, që ka të bëj me kërkesën e Ministrisë së Diasporës për zgjatjen e periudhës së regjistrimit të votuesve jashtë vendit”.

Sipas Rrustemit, një kërkesë të tillë KQZ-ja e ka pranuar me datë 20.08.2013, ndërsa javën e kaluar është shqyrtuar në këshillin e procedurave që përbëhet nga anëtarë të KQZ-së. Këshilli i ka rekomanduar KQZ-së që të refuzojë këtë kërkesë për arsye që nuk ka mundësi objektive të zgjatet afati, ngase është e përcaktuar me rregulla të KQZ-së dhe bie ndesh me planin operacional të zgjedhjeve, dhe me periudhat zgjedhore, që pritet të fillojnë e që rezultojnë nga kjo fazë. Por, kjo mbledhje nuk e kishte për qëllim zgjatjen e periudhës së regjistrimit të votuesve në diasporë, por shfrytëzimin e kësaj kërkese për t’ia zgjatur periudhën dhe për t’i rritur mundësitë OSBE-së që të realizojë operacione zgjedhore që kanë të bëjnë me regjistrimin e votuesve në Serbi dhe Mal të Zi.

Rrustemi ka deklaruar se shtyrja e mbledhjes po e dëmton procesin zgjedhor dhe çështjet e përgatitjeve në përgjithësi, ngase sot kemi përgatitur edhe ngritjen e dy çështjeve shumë të rëndësishme për procesin zgjedhor.

“E para ka te bëj me listën e votuesve në komunën e Mitrovicës, respektivisht të mospërfshirjes së shqiptarëve të shpërngulur dhunshëm nga pjesa veriore e qytetit në pjesën jugore, e që për zgjedhje dëshirojnë dhe kanë të drejtë të votojnë dhe të kandidohen atje ku i kanë edhe vendbanimet e tyre. Lëvizja Vetëvendosje! ka dashur t’i shtrojë për diskutim dhe t’i paraqesë rekomandimet lidhur me tejkalimin e kësaj problematike, duke ua mundësuar që këta votues të përcaktohen se a dëshirojnë të votojnë në pjesën jugore apo veriore te Mitrovicës”.

Një çështje tjetër shumë e rëndësishme ka të bëj me numrin e mandateve të anëtarëve të Kuvendeve Komunale. KQZ-ja ka pranuar një shkresë nga zëvendës kryeministri dhe ministri i pushtetit lokal, lidhur me numrin e anëtarëve të kuvendeve komunale, në radhë të parë Ministria e Pushtetit Lokal nuk është përgjegjëse për këtë çështje, ngase formula është e qartë dhe vetëm është dashur të kërkojë numrin e banorëve nga agjencia e statistikave të Kosovës, si institucioni përgjegjës në bazë të ligjit për statistika zyrtare, dhe në bazë të këtyre të dhënave të vendos vet KQZ-ja se cili është numri i anëtarëve të kuvendeve komunale.

“Përmes kësaj shkrese ministri ka manipuluar qëllimshëm dhe politikisht me të dhëna, duke dëmtuar komunat me shumicë shqiptare dhe duke favorizuar komunat me shumicë serbe. Si rrjedhojë u është zvogëluar pa të drejtë numri i anëtarëve të kuvendeve komunale në komunat me shumicë shqiptare dhe u është rritur jashtëligjshëm numri i anëtarëve në komunat me shumicë serbe”, ka përfunduar Rrsutemi./PrizrenPress.com/

Manipulime në PDK-në e Prizrenit, jep dorëheqje Sinan Alia

0

SinanAlia-pdkPër shkaqe të pakënaqësisë së organizimit dhe zgjedhjes së kryetarit të degës së PDK-së në Prizren, dhe disa parregullsive tjera, anëtari i kryesisë së kësaj partie në Prizren dhe Këshillit Drejtues të PDK-së në qendër, Sinan Alia ka dhënë dorëheqje të parevokueshme nga këto poste.

Ai tashmë i ka informuar drejtuesit e PDK-së se ai nuk do të jetë më as anëtar i kryesisë së PDK-së në Prizren dhe as anëtar i Këshillit Drejtues në qendër.

Sinan Alia, ish anëtar i kryesisë së PDK-së në Prizren dhe anëtar i Këshillit të Përgjithshëm të kësaj partie ka thënë për Kosovapress se shkaqet pse ai ka dhënë dorëheqje kanë qenë parregullsitë në zgjedhjen e kryetarit të PDK-së në Prizren, pasi PDK në qendër ka bërë lojëra jo demokratike dhe jo të drejta.

“Për shkak të natyrës jo fer, jo të sinqertë të kryesisë së PDK-së në qendër lidhur me zgjedhjen e kryetarit të PDK-së, dega në Prizren, ne si anëtar të kryesisë jemi futur në zgjedhje me procedura të rregullta, mirëpo ofertat për kryetar të degës në Prizren u janë bërë njerëzve që nuk kanë marr pjesë fare në procesin zgjedhor lokale në kuadër të PDK-së, dega në Prizren, si dhe shumë gjërave tjera. Po ashtu, nuk është bërë zgjedhja e kryesisë në mënyrë transparente, pasi ka qenë një listë e përpunuar nga PDK-ja në qendër, gjera të imponuara e gjëra tjera”, ka thënë Alia përmes telefonit.

Ai ka shtuar se më nuk do të jetë as në funksionet e PDK-së e as anëtar i thjesht i kësaj partie.

Sinan Alia me profesion është skulptor dhe historian, ndërsa, përveç pjesëmarrës në luftën e fundit në Kosovë, pas përfundimit të saj, ka qenë një nga themeluesit e degës së PDK-së në Prizren.

Më pastaj, ai ka qenë kontribuues i PDK-së, por nuk ka qenë udhëheqës në strukturat e PDK-së, ndërsa këtë vit është futur në kryesi me votë përmes një procesi zgjedhor të drejtë dhe demokratik. /Kosovapress/

Nesër hapet konkursi për pranimin e studentëve në konvikte, çmimi 70 euro

0

Konvikti 5-PrishtineNjoftohet se Qendra e Studentëve e Universitetit të Prishtinës (UP) nesër do të publikojë konkursin për pranimin e studentëve në konvikte për vitin akademik 2013/2014.

Gjatë këtij viti QS do të pranojë afër 3600 studentë, për të cilët ofron strehim, ushqim si dhe hapësirat për lexim, studim, sport dhe aktivitete tjera të ndryshme.

Duke qenë se Kosova tashmë ka një numër të madh të studentëve dhe kapacitetet e QS-së nuk mund t’i mbulojnë të gjitha kërkesat, janë vendosur kriteret për pranim. Kriter themelor për të aplikuar është që kandidati të jetë studentë i rregullt në UP, nota mesatare e studentëve, largësia nga kryeqyteti,etj.

Përparësi pranimi do të kenë studentët që vijnë nga kategoritë e ndryshme të luftës dhe me gjendje të rëndë sociale.

Çmimi do të jetë i njëjtë, sikur edhe vitin e kaluar, 70 euro në muaji (40 euro banimi dhe 30 euro ushqimi).

Tashmë janë në përfundim përgatitjet për pritjen e studentëve të rinj, të cilët do të banojnë në Qendrës e Studentëve.

Gjatë këtij viti premtohet që cilësi e shërbimeve në QS të jetë më mirë se vitet e kaluara dhe vlerësojnë se janë krijuar kushte komode për studentë.

30 ditë fushatë zgjedhore

0

Afishet e partivePartitë politike edhe në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do t’i kenë në dispozicion 30 ditë fushatë për ta shpalosur programin e tyre dhe për t’i kërkuar votat e qytetarëve për kandidatët për kryetarë komunash.

Rezultatet e punës trivjeçare të Komisionit për Reformë Zgjedhore nuk do të shijohen në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Sipas përfaqësuesve të partive politike, një gjë e tillë nuk do të mund të ndodhë për shkak të kohës së pamjaftueshme për t’u miratuar në Kuvendin e Kosovës ndryshimet e bëra në Ligjin e Zgjedhjeve, sipas të cilave, është paraparë përgjysmimi i fushatës zgjedhore nga 30 në 15 ditë.

Ish-kryetari i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Haki Demolli, e ka vlerësuar të vështirë procesin e ndryshimit të kohëzgjatjes së fushatës zgjedhore. Demolli ka thënë për “Epokën e re” se nuk ka afat kohor të mjaftueshëm për ndryshimin e dispozitave ligjore. “Liderët politikë pas pushimit të mandatit të Komisionit për Reformë Zgjedhore u patën pajtuar që fushata të shkurtohet nga 30 në 15 ditë, meqë Kosova nuk është vend i madh dhe partitë politike mund ta shpalosin programin e tyre politik gjatë kësaj periudhe. Mirëpo, sipas të gjitha gjasave, edhe në këto zgjedhje fushata do të mbetet ashtu siç ka qenë. Edhe pse LDK-ja është që fushata elektorale të jetë më e shkurtër sesa 30 ditë, megjithatë nuk mendoj se ka afat kohor për ndryshimin e dispozitave ligjore”, ka thënë Demolli.

Edhe deputeti i PDK-së, njëherësh ish-anëtar i Komisionit për Reformë Zgjedhore, Behar Selimi, ka thënë se për shkak të procedurave do të jetë e pamundur të miratohen ndryshimet e bëra në Ligjin për Zgjedhjet. Megjithatë, ai ka thënë se legjislacioni aktual është mjaft i avancuar. “Nuk besoj se mund të arrijmë t’i bëjmë ndryshimet për shkaqe procedurale. Mendoj se nuk ka kohë. Prandaj në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit shkojmë me legjislacionin në fuqi, i cili është mjaft i avancuar”, ka deklaruar Selimi.

Ndërsa zyrtari i Lëvizjes Vetëvendosje!, Erzen Vraniqi, ka thënë se në mungesë të vullnetit të partive politike zgjedhjet lokale të 3 nëntorit do të mbahen sipas ligjit të vjetër zgjedhor. Ai ka thënë se tani është shumë vonë për të bërë ndryshime, edhe pse Vetëvendosja që nga fillimi ka qenë që fushata të jetë 30 ditë. “Asnjë nga subjektet e tjera nuk ka pasur vullnet ta bëjë reformën e mirëfilltë zgjedhore, por të gjitha takimet kanë qenë sa për sy e faqe. Tani më nuk mund të ndryshohet asgjë, sepse është e përcaktuar që gjashtë muaj para zgjedhjeve nuk mund të preket ligji zgjedhor. Megjithatë, Lëvizja Vetëvendosje! që në fillim ka qenë që fushata të zgjasë 30 ditë”, ka thënë Vraniqi.

Kurse deputetja e AAK-së, Donika Kadaj-Bujupi, ka vlerësuar se 30 ditë fushatë janë të tepërta. Megjithatë, sipas saj, tani më kjo s’do të mund të ndryshohet. “Për çfarëdo ndryshimi tani është vonë kur, kemi parasysh se afatet ligjore nuk parashohin ndonjë ndryshim dy muaj para mbajtjes së zgjedhjeve. Ligji për zgjedhjet duhet të ndryshohet të paktën gjashtë muaj para çdo afati zgjedhor në mënyrë që i njëjti të zbatohet dhe zgjedhjet të mbahen me ligj të ri. Prandaj konsideroj se tani është vonë për ndryshime dhe si rezultat gjithçka do të shkojë sipas ligjit aktual. 15 apo 30 ditë fushatë pak kanë rëndësi meqë në këtë vit zgjedhor fushata fillon më herët. Mendoj se 15 ditë fushatë do të jenë të mjaftueshme, por edhe në këto zgjedhje do të përballemi me 30 ditë fushatë”, ka deklaruar Kadaj-Bujupi.

Ndërsa deputetja e AKR-së, Myzejene Selmani, ka thënë se si për 15 ditë, po ashtu edhe për 30 ditë qytetarët do të jenë në gjendje të shohin se cili subjekt politik afron program më të mirë. Megjithatë, ajo ka thënë se më nuk ka kohë për t’u ndryshuar kohëzgjatja e fushatës elektorale. “Tek në javën e dytë të shtatorit mund të mbahet seanca e parë e Kuvendit të Kosovës, prandaj nuk e di se sa do të ketë kohë për ndryshimin e Ligjit për zgjedhje. Prandaj nuk jam optimiste që Ligji për zgjedhje me ndryshime të hyjë në fuqi para mbajtjes së zgjedhjeve. Mirëpo, nëse programi është i qartë, si për 15 ditë, po ashtu edhe për 30 ditë qytetarët do të jenë në gjendje të shohin se cili subjekt politik afron program më të mirë”, ka deklaruar Selmani.

Thaçi negocion me partitë e minoriteteve në Prizren

0

Thaci7-03Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaci, ka filluar  të negociojë me partitë e minoriteteve në Prizren. Ai fillimisht është takuar me përfaqësuesit e Partisë Turke të Kosovës (KDTP), ndërkaq në këto momente sapo ka filluar takimin me Partinë e Boshnjakëve “Vakat”.

Burimet e “PrizrenPress-it” bëjnë të ditur se Thaçi në këto takime është duke kërkuar nga partitë e minoriteve që në zgjedhjet e nëntorit të mbështesin PDK-në në Prizren.

Kryeministri Thaçi, pritet që sot të zgjedh edhe kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit. Ai po ashtu në ora 18: 00, do të shtrojë një darkë për mësimdhënësit e Prizrenit./ PrizrenPress.com/

Përkujtohet beteja e Vërrinit

0

beteja e vrrinitPërfaqësues të institucioneve lokale dhe qendrore në mesin e të cilëve edhe kryeminsitri, Hashim Thaçi, ata të shoqatave të dala nga lufta dhe familjarë të dëshmorëve janë bërë bashkë sot në fshatin Jeshkovë të Prizrenit për të përkujtuar betejen e Vërrinit në të cilën pesmbëdhjetë vjet më parë kanë rënë 27 dëshmorë dhe 42 martirë.

Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi, tha se Jeshkova është vendi më i shejtë në të cilin ishte vendosur shtabi i brigadës 125 të ZOP-it, transmeton RTK.

Ai siguroi qytetarët se nuk do të ketë ndalesë e as kthesë prapa duke përmendur në këtë kontest lëvizjen e lirë dhe integrimin në strukturat euroatlantike.

Ndërkaq kryetari i Komunës së Prizreit, Ramadan Muja tha se dëshmorët e kombit ishin bijtë e popullit feniks i cili edhe pse u rrezikua me qindra herë nuk u zhduk.

Ndërkaq në betejën e Vërrinin e cila u zhvillua nga 1-5 shtator të vitit 1998 ranë 27 dëshmorë dhe 42 martirë.

Policia arreston dy persona, pasi gjuajtën me armë në ahengë familjar

0

Armet ne dasemPolicia në Prizren ka arrestuar dy të dyshuar për gjuajtje me armë në aheng familjar  në fshatin Krajk të Hasit. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se rreth orës 21:00, policia në Prizren ka pranuar një informatë anonime e cila bënte me dije se në fshatin Krajk, në një aheng familjar, ka të shtëna nga armë të ndryshme të zjarrit.

“Pas kompletimit të informatës edhe përmes kanaleve tjera operative, zyrtarë policorë kanë shkuar në fshatin Krajk dhe kanë biseduar me organizatorin e ahengut i cili i ka treguar policisë se ai kishte shtënë në ajër me pistoletë, ndërsa daja i tij kishte shtënë me pushkë automatike”, tha Berisha. Sipas tij, të dyshuarit janë shoqëruar për në Stacion Policor në Prizren.”Po ashtu janë sekuestruar dy armë të cilat dyshohet të jenë përdorur në rast. Pistoleta është e llojit M-57 me shtatë fishekë ndërsa pushka automatike është e llojit kallashnikov me 30 fishekë”, tha Berisha.

Ai tha se pas konsultimit me prokurorin, është vendosur që të dyshuarit të lirohen, ndërsa rasti të procedohet sipas procedurës së rregullt./PrizrenPress.com/

LDK-ja kërkon anulimin e konkursit për drejtorë të shkollave

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren, ka akuzuar drejtorin e Drejtorisë së Arsimit, Nexhat Çoçaj për politizimin  dhe shkeljet që ka bërë me hapjen e konkursit për drejtorë të shkollave dhe për fshehjen e vendeve të lira të punës.

Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi tha se Drejtoria e Arsimit në Prizren ka filluar fushatën, më shumë se dy muaj para afatit zyrtar të shpallur në KQZ-ja.“ Me 11 korrik te këtij viti,  Drejtoria e Arsimit shpalli konkursin për drejtorë shkollash, ndërsa disa ditë më vonë edhe për mësimdhënës. Që kur  është  shpallur konkursi për drejtor shkollash Dega e LDK-së ka tërhequr vërejtjen se konkursi është  i  njëanshëm dhe i motivuar politikisht,  sepse kjo drejtori me  vite i ka lënë  me ushtrues detyre shumë shkolla, e gjeti momentin e shpalljes së zgjedhjeve lokale, për ta shpallur këtë konkurs”, tha Gashi.

Sipas tij, drejtori i Arsimit,Çoçaj kur e shpalli konkursin tha se” ligji e obligon të veproj kështu”, ndërsa  edhe pse kanë kaluar  dy muaj ende nuk ka asnjë rezultat nga ky konkurs, politik. “ Ia përkujtojmë drejtorit të arsimit se ai duhet të përballet me ligjin  në të cilin thirrej për shpalljen e konkursit, këtë herë për mosrespektim të ligjit, në të cilin thirret”, tha Gashi.

Sipas tij, i njëanshëm dhe politik është edhe konkursi për mësimdhënës. “Sipas informacioneve të sigurta nga terreni të cilat i posedon Dega e LDK-së në Prizren, shume vende pune të cilat i mbajnë kuadrot me kualifikim joadekuat janë fshehur, sepse ato i mbajnë militantët e PDK-së, ndërsa vendet që janë shpallur të lira, në prag të fushatës janë sistemim I radhës i militantëve të PDK-së. Shkolla filloi sot, ndërsa emrat e drejtorëve dhe mësimdhënësve  të pranuar nuk janë publikuar”, tha Gashi.

Dega e LDK-së, kërkon nga Drejtoria e Arsimit, që të heq dorë nga politika,dhe të  anulojë konkursin për drejtorë shkollash, dhe të zgjedh mësimdhënësit që janë me kualifikim adekuat. “Dega e LDK-së në Prizren, me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor, i uron të gjithë mësimdhënësit dhe nxënësit, duke uruar për një vit të mbarë dhe duke premtuar se pas zgjedhjeve të 3 nëntorit, të cilat do t’i fitojë LDK-ja do, do të iu vije fundi keqpërdorimeve te kësaj qeverisje ne ikje, dhe do hapet një shprese e re  edhe për arsimin prizrenas”, tha Gashi./PrizrenPress.com/