30.4 C
Prizren
E martë, 2 Shtator, 2025
Home Blog Page 8759

Gjykimi Mujës vazhdon nesër, dëgjohen dëshmitarët

0

Ramadan Muja

(E plotësuar) Ka përfunduar edhe seanca e sotme ndaj Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë zyrtarëve të tjerë komunalë.

Në seancën e sotme Prokuroria ka prezantuar disa dokumente si prova kundër Mujës dhe të tjerëve, e në bazë të cilave ajo pretendon se zyrtarët komunalë dhe lideri i tyre kanë tejkaluar kompetencat e tyre.

Avokati i Mujës, Ruzhdi Berisha tha se bëhet fjalë për disa dokumente të marra nga organet komunale.

“Janë dokumente të cilat janë marrë nga organet komunale që janë përpiluar gjatë kohës së rregullimit të çështjes, ose të transferit të pasurisë ose lidhjes së kontratave të njërës apo tjetrës kompani me organet e komunës”, tha Berisha për Express.

“Sipas Prokurores është bërë tejkalim i kompetencës me lidhjen e tyre”, shoti ai.

Berisha tha se seanca do të vazhdojë nesër në ora 10 me dëgjimin e dëshmitarëve të Prokurorisë, e të cilët arrijnë gjithsej numrin 30.

………………………

Lexohen provat ndaj Mujës dhe drejtorëve të ti

Gjyqëtari Vlademir Nikula, që dy orë rresht është duke i lexuar provat që prokurorja Natasha Vikeri ka siguruar kundër kryetarit, Muja dhe pesë drejtorëve të tij.

Drejtori i Urbanizmit, Sadik Paçarizi ka kërkuar që në kuadër të provave të përfshihet edhe Plani Zhvillimor i qytetit./PrizrenPress.com/

…………………

Filloi seanca e dytë ndaj Mujës

Në Gjykatën Themelore në Prizren sapo ka filluar seanca e dytë gjyqësore ndaj kryetarit Ramadan Muja dhe drejtorëve të tij. Gjykimi ka filluar me gjysmë ore vonesë, pasi që gjyqtari Vladimir Nikula nuk është paraqitur me kohë në sallë.

Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtes i Mujës ka kërkuar që provat matriale fillimisht të shikohen dhe në fund të komentohen. Me këtë propozim është pajtuar edhe gjyqtari i çështjes./PrizrenPress.com/

…………………

Sot, dita e dytë e gjykimit të Mujës 

Në Gjykatën Themelore në Prizren, sot mbahet dita e dytë e gjykimit kundër kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë drejtorëve të tij. Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Procesi gjyqësorë ndaj zyrtarëve të komunës së Prizrenit, do të vazhdojë edhe nesër.Muja dhe pesë drejtorët e e tij, dje janë deklaruar të pafajshëm. Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja ka deklaruar para trupit gjykues se është i pafajshëm. “Jam i pafajshëm”, tha Muja. Ai ka thënë se e kupton akuzën. Të pafajshëm kanë deklaruar edhe drejtoret e tjerë.

Edhe Ruzhdi Berisha, avokat mbrojtës i kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e prokurorisë se klienti i tij, të ketë kryer vepër penale. Sipas tij, në ekzekutimin e vendimeve të Mujës, mund të ketë pasur lëshime procuderale, por ato lëshime nuk janë bërë për përfitime personale.

“Të gjithë vendimet që nënshkruan kryetari përgatiten nga zyra ligjore”, tha Berisha.Avokati Berisha, ka thënë arma më e fuqishme në këtë çështje për palën mbrojtëse do të jenë provat e prokurores së çështjes.
Avokatja tjetër e Mujës, Bahrie Besimi, ka thënë ndërkaq se ky proces është politik që është bërë nga ata që dëshirojnë të vijnë në pushtet.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal.Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Berisha: Jam larguar vullnetarisht nga PDK-ja dhe për këtë nuk jam pishman

0

Zafir Berisha 1Ish-kryetari i Degës së PDK-së në Prizren, Zafir Berisha ka thënë se nga PDK-ja është larguar vullnetarisht. “Jam larguar vullnetarisht nga PDK-ja, edhe pse kam dhënë shumë për themelimin dhe forcimin e saj deri në fitoren që ndodhi me 2007. S’jam pishman që jam larguar , sepse simptomat e fundosjes së kësaj partie i kam para që nga viti 2009”, ka thënë Berisha në një intervistë për Bota Sot.

Kryetari i Bashkimit Demokratik, Berisha ka thënë se të gjithë ato që i ka thënë për kryetarin e Prizrenit, Ramadan Muja, koha po tregon se kanë qenë të vërteta. “Unë për Mujën dhe klikën e tij e kam thënë të vërtetën dhe asgjë nuk kam shtuar , përpos shkaku i moshës e kam kursyer pak se është dashtë edhe më shumë të luftojë politikisht. Atë që e kam thënë koha po e tregon se që burri plak si shefi i “Korleonës “ së Secilisë, po sillet si i pandehur me njësinë parapolitike të PDK-së nëpër gjykata”, ka thënë Berisha. Sipas tij, Muja është një viktimë e një njësie parapolitike të politikës provinciale me mentalitet mesjetar të partisë në pushtet dhe “çdo gjë që flitet për të është e e tëprët për ata që ka lejuar vetën me ra në këtë pozitë.

“Ai ka treguar se aktualisht si gjithë qytetarët e Kosovës jam duke bërë luftë titanike për mbijetesë në këtë krizë ekonomike dhe politike që po kalon vendi si rezultat i klasës së pandërgjegjshëm politike në Kosovë. Dhe paralel me këtë jam duke u përgatitur për betejën e radhës politike të 3 nëntorit ku pres të triumfoj para krimit të organizuar dhe korrupsionit që janë instaluar kohëve të fundit në institucione lokale dhe qendrore.”, ka thënë Berisha.

Inteligjenca franceze trajnoi Hashim Thaçin

0

Hashim Thaci 2Pierre Pean, gazetar hulumtues francezë, ka publikuar librin “Lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”.

Ai dha një intervistë për mediat në Serbi rreth përmbajtjës së këtij libri.

“Shërbimi inteligjent, duke vepruar në mënyrë të fshehtë nga Ushtria e Francës, ka trajnuar anëtarë të UÇK-së, por duhet thënë se inteligjenca ushtarake, ishte e orientuar pro Serbisë”, shkruan Pean në librin e tij, “Kosova – lufta e “drejtë” për një shtet mafioz”, ka thënë Pean për mediat në Serbi.

Shërbimi i inteligjencës, sipas tij, ishte përgjegjës për Hashim Thaçin dhe kishte punuar për trajnimin e bashkëpunëtorëve të tij.

“Në të njëjtën kohë, stafi i Ushtrisë, nuk ishte në të njëjtën linjë. Ata sikurse ka ndodhur tradicionalisht, ishin në anën e serbëve, gjë të cilën e dëshmoi edhe me respektimin e përpiktë të marrëveshjes së Kumanovës dhe implementimin neutral të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara”, thotë Pean, transmeton Reporteri.

Në librin e tij, ai përmend edhe dallimet mes francezëve dhe anglo-saksonëve në luftën e Kosovës. Ai thotë se francezët dhe britanikët, për këtë edhe kanë shkëmbyer të shtëna me armë mes vete. Kjo sipas tij ka ndodhur se këto dy palë kanë pasur konflikt në interpretimin dhe implementimin e Rezolutës 1244.

“Në interpretimin Anglo-Sakson”, kur ushtarët e UÇK-së vrisnin, kjo interpretohej si hakmarrje, dhe mund të falej. Por krejt kritere tjera u përdorën për serbët. Pra Anglo-Saksonët, u sollën krejtësisht ndryshe nga francezët”

“Koloneli Logar, komandant i forcave speciale franceze, në atë kohë, u detyrua të kërcënojë se është i gatshëm të hap zjarr në forcat speciale britanike. Ju mund të imagjinoni, se ata ishin në prag të një incident shumë serioz “, thotë gazetari francez.

Kur flet për konfliktin mes KFOR-it francez dhe ushtarëve të UÇK-së, Pean thotë se ushtarët francez implementuan rrugën neutrale të Rezolutës 1244, gjë të cilën nuk e bënë të tjerët. Në Deçan ai thotë se u vranë 10 deri në 15 ushtarë të UÇK-së nga ana e forcave franceze, ndërsa në pjesët nuk vepronin ushtarët Anglo-Sakson nuk u vra asnjë.

“Pra, francezët implementuan në mënyrë të përpiktë Rezolutën 1244, ndërsa Anglo-Saksonët, implementimin e rezolutës që nga fillimi e bënë në mënyrë të paragjykuar, në kontekst për pavarësinë e ardhshme të Kosovës, e cila nuk thuhej me asnjë fjalë në Rezolutë”, thotë ai.

PierrePean-gazetar francezKur pyetet për politikën e shtetit të Francës në vitin 1999, Pean potencon se presidenti i atëhershëm i Francës, Jacques Chirac tentoi deri në fund që të pengojë bombardimin e Jugosllavisë, por ai donte që të fuqizonte rolin e Francës në NATO, dhe me ngulje këmbë edhe më tutje, do të mund të ofendonte Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Kosova, sipas tij, ishte një shembull i mirë se si politika franceze u përkul ndaj asaj Anglo-Saksone, që është Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar.

Malazogu: Fletëvotimet duhet jenë me simbole shtetërore

0

Zgjedhje-kosove-logoInstitucionet e Kosovës duhet të këmbëngulin që në fletëvotime të ketë logo të Republikës së Kosovës, sepse vetëm në këtë mënyrë do të dihet nëse serbët e veriut duan të integrohen në institucionet e Kosovës apo jo. Kështu mendojnë ekspertët e zgjedhjeve, sipas të cilëve, në rastin e zgjedhjeve, nuk duhet të ketë neutralitet.

Marrëveshja e arritur në Bruksel më 19 prill është bërë në linjën e neutralitetit, ku është insistuar vazhdimisht nga Serbia dhe për një pjesë të madhe Kosova është pajtuar, që zbatimi i marrëveshjes të jetë relativisht neutral, thotë njohësi i proceseve zgjedhore Leon Malazogu nga instituti D4D.

Por, Malazogu thotë se neutralitet nuk mund të ketë në çdo aspekt, e aq më pak në zgjedhje. Për këtë ai thotë se institucionet e Kosovës, duhet të jenë këmbëngulëse që në fletëvotime të ketë simbole të shtetit të Kosovës, sepse sipas Malazogut, ky është testi kryesor nëse serbët e veriut duan të integrohen. Malazogu beson se në fund, serbët do të pajtohen me këto fletëvotime, ngase thotë se serbët ndodhen edhe para trysnisë nga BE-ja.

“Mendoj se do të pajtohen që të marrin pjesë në këto zgjedhje. Dalja mund të jetë më e ulët sesa që mund të jetë pa këtë logo, por mungesa e logos mund të shpie në situatën që komunat që themelohen mund të insistojnë se nuk janë pjesë e institucioneve të Kosovës dhe mund të kemi probleme tjera pas mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Malazogu për Radio Kosovën.

Malazogu thotë se në disa raste ia vlenë të mos instistohet në simbolika dhe të gjenden zgjidhja pragmatike, por kjo nuk mund të vlejë në rastin e zgjedhjeve, pavarësisht rrezikut.

“Ndoshta është paksa e rrezikshme, por mendoj se nuk do të dështojnë dhe zgjedhjet do të kenë sukses edhe në veri pa marrë parasysh fletëvotimet”, tha ai.

Për një zgjidhje pragmatike sa i përket fletëvotimeve, shprehet njohësi i zgjedhjeve, ish kryeshefi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Adnan Merovci, por ai thotë se në asnjë mënyrë të ketë fletëvotime të ndryshme.

“Më mirë është që të bëhet ndonjë zgjidhje kreative e dukjes së fletëvotimit i pranueshëm andej e këndej nëse mund të themi kështu, por në asnjë mënyrë nuk duhet lejuar që fletëvotimet të jenë të ndryshme, sepse flitet për proces zgjedhor, për një territor sovran, flitet për një trup elektoral që i përket atij shteti dhe do të ishte absurd”, tha Merovci.

Ndryshe, serbët kërkojnë që në fletëvotime mos figurojë asnjë simbol shtetëror i Kosovës, gjë që për palën kosovare është vështirë e pranueshme, meqenëse kjo shihet si pajtim i Kosovës me neutralitetin e serbëve ndaj shtetësisë së Kosovës.

Gjermania është plotësisht kundër ndryshimit të kufijve

0

Ernst ReichelIsh-ambasadori gjerman në Kosovë, Ernst Reichel, tash i dërguari special i Gjermanisë për Evropën Juglindore, Turqinë dhe shtetet e EFTA-s, në një intervistë në “Target” në RTK, ka thënë se Kosova nga e kaluara ka treguar një traditë të zbatimit të marrëveshjeve, dhe se Gjermania pret që kjo të ndodhë edhe me këto të fundit të arritura me Serbinë.“Ligji për amnisti ende nuk ka hyrë në fuqi, pasi është duke pritur proceduarat e Gjykatës Kushtetuese. Ai ligj duhet të hyjë në fuqi, pasi i kontribuon normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë, dhe integrimit të serbëve të veriut. Ata nuk do të pranonin të integroheshin në institucionet e Kosovës, pasi do të kishin frikë se nesër mund të arrestoheshin, ta marrim shembull, për shkak se nuk kanë paguar faturat e energjisë elektrike, ose pse ato fatura i kanë paguar, por këtë e kanë bërë për ndërmarrjen elektroenergjetike të Serbisë”, ka thënë Reichel.

I pyetur për mundësinë e ndonjë marrëveshje të shkëmbimit të territoreve me Serbinë, ambasadori gjerman ka thënë se Gjermania është plotësisht kundër ndryshimit të kufjeve, pasi kjo sipas tij, do të nxiste një proces zinxhir.

“Mund ta mendojmë Maqedoninë, Bosnjën, pra do të kishte pasoja të tmerrshme për gjithë rajonin”, theksoi ai.

Duke komentuar çështjen e shqiptarëve në Serbi dhe mundësin që kjo të jetë në agjendën e bisedimeve, që janë duke u zhvilluar në Bruksel, duke u dhënë atyre të drejta të përafërta me ato të serbëve të veriut, ambasadori Reichel, ka thënë se situata e shqiptarëve në Serbi, nuk është ndonjë problem serioz që duhet zgjidhur urgjentisht.

Sipas tij, situata në veri, është tjetër.

“Nuk jemi këtu për të hapur kutinë e pandorës, as në Serbi, Maqedoni apo Bosnje. Pakicat duhet të kenë të drejtat e tyre, dhe kjo do të sigurohet me procesin e integrimit, dhe integrimin në BE”, theksoi ai.

E për zbatimin e marrëveshjeve nga Serbia, ambasadori gjerman ka thënë se kjo do të ndodhë patjetër, ose përndryshe, ky vend do të ngec në procesin e integrimit evropian. Ai ka thënë se Serbisë i është dhënë data e nisjes së negociatave për anëtarësim në BE, por negociatat nuk do të nisin pa zbatimin e marrëveshjeve.

“Ky nuk është vetëm vendim i Gjermanisë, por konsensus i të gjitha vendeve të BE-së. Ne presim nga Serbia që të përmbushë marrëveshjet dhe të arrijë marrëveshje tjera, siç është telekomunikacioni dhe energjia, e pastaj do të vendosim nëse do të fillojmë negociatat për anëtarësim”, ka thënë ambasadori Reichel.

Beogradi i kërkon Prishtinës emrat e serbëve të akuzuar për krime lufte

0

AleksandarVullinDrejtori i Zyrës së qeverisë së Serbisë për Kosovën, Aleksandar Vulin, ka deklaruar sot se Serbia kërkon që t’i jepen regjistrat, në mënyrë që të dihet se cilët serbë janë të akuzuar dhe për çka, që të ndalen manipulimet dhe të krijohen parakushte për arritjen e qetësisë në Kosovë.“Kërkojmë që të hapen regjistrat, që ato tu jepen prokurorive serbe, meqë Serbia ka dëshmuar se asnjë krim lufte ose çfarëdo krimi tjetër i kryer nga ana e serbëve, nuk ka mbetur i pazbardhur dhe secili rast hetohet”, tha Vulin sot në Gorazhdevc të Kosovës.

Ai ka sqaruar që Serbia tash e një kohë të gjatë, nga bashkësia ndërkombëtare kërkon t’i jepen regjistrat dhe ka vlerësuar se ata paraqesin burim të manipulimeve të shumta.

U varros nëna e heroit Xhelal Hajda-Toni

0

Rahoveci5-22Në moshën 87 vjeçare, në Rahovec ndërroi jetë Xhylije Duraku-Hajda, nënë e dy dëshmorëve të kombit, Xhelal Hajda- Tonit, i shpallur nga Presidentja e Kosovës me urdhërin Hero i Kosovës dhe Sadedin Hajdës, rënë në luftën për liri më 1998-1999. Xhylije Hajda, e lindur më 1 janar 1926, në Krushë të Madhe, në familjen e madhe Duraku, një familje me traditë atdhedashurie, që po ashtu i dha lirisë së Kosovë s afro 20 dëshmorë e martirë , lindi, rriti dhe edukoi 6 fëmijë, pesë djemë e një vajzë. Ajo me familjen e saj, qëndroi gjithnjë e pamposhtur e stoike përballë të gjitha fortunave të kohës, duke jetuar me nder e krenari për kontributin që dhanë pë r lirinë, pavarësinë dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Djemtë e nënë Xhylijes, Xhelali e Sadedini, dëshmorë kombi, janë kthyer nga mërgimi për të luftuar për lirinë e Kosovës.

Varrimi i të ndjerës Xhylije Hajda, u bë të martën në orën 13:00 në varrezat e qytetit në Rahovec, ndërsa në ceremoninë mortore, pos mijëra qytetarëve nga komuna e Rahovecit e komunat tjera të Kosovës morën pjesë edhe autoritete komunale, deputetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës, ministri i FSK-së Agim Çeku, bashkë me eprorë të kësaj strukture, prindër e familjarë të dëshmorëve të kombit nga anë të ndryshme të vendit etj, shkruan KD.

Në emër të strukturave të komunës së Rahovecit, foli kryetari Smajl Latifi, nga Qeveria e Kosovës ministri Agim Çeku, ndërsa në emër të OVL të UÇK-së së Rahovecit Vajdin Berisha. Që të tre këta dhe profesori Sabahajdin Cena, vlerësuan lart kontributin dhe sakrificën e nënës Xhylije Hajda, të familjes Hajda nga Rahoveci e familjes Duraku nga Krusha e Madhe.

Vizioni politik i Hasan Prishtinës nuk u vra asnjëherë

0

IbrahimGashi-rektori UPShkruan: Ibrahim Gashi

Sikurse veprimtaria e shquar politike-atdhetare e Hasan Prishtinës, që i la gjurmët e saja në historinë e shtetkrijimit shqiptar, po aq edhe vrasja e tij, përkatësisht motivet e vërteta të kësaj vrasjeje e konfirmuan përkushtimin deri në vdekje të këtij dinjitari të çështjes kombëtare për çlirimin dhe për bashkimin e kombit.

Figura e këtij eruditi politik, nga ajo që është shkruar deri më sot, nuk është ndriçuar në gjithë dimensionin e saj. Asnjëherë, madje as sot, nuk ka një perceptim gjithëshqiptar për Hasan Prishtinën si ideolog kryesor i krijimit të Shqipërisë si shtet të shqiptarëve në tërësinë e shtrirjes së tyre etnike.
Në vijim të këtij shkrimi po sjellim disa momente kyçe nga vizioni politik dhe veprimtaria atdhetare e Hasan Prishtinës, për të kuptuar ekzistimin e një programi për zgjidhjen e çështjes kombëtare, prapa të cilit qëndronte ky erudit i politikës kombëtare.
Në kohën kur po dukej në horizont krijimi i shtetit të pavarur shqiptar, kur Perandoria Osmane kishte hyrë në krizën e saj më të thellë institucionale, në prag dhe gjatë Kryengritjes së Përgjithshme Shqiptare të vitit 1912, Hasan Prishtina e kishte të qartësuar projeksionin e tij të kërkesave që do t’ia parashtronte palës osmane.

Me t’u kthyer nga Stambolli ai u ndal në Shkup (prill 1912), ku vuri kontakt me konsullin britanik atje dhe në takimin e parë që pati me të deklaroi: “Na shqiptarët, për me i dhanë fund mizoris tyrke në Shqypni si dhe pengimeve që po na behen në çështje t’afabetit e kultures s’onë kombëtare, kemi zgjedhë si të vetmin mjet shpetimi me ba një levizjet’armatosun kundra sundimit tyrk”.

Pas disa ditësh, konsulli e njoftoi Hasan Prishtinën se Anglia “nuk ka interes nder çashtjet Ballkanike” dhe se “nuk është as kundra as pro një kryengritje të shqiptarëvet”.

Për të njëjtin takim flet edhe vicekonsulli britanik në Shkup, Pekami, i cili e priti Hasan Prishtinën në një vizitë në fund të prillit 1912. Sipas tij, lideri i Kryengritjes Shqiptare e kishte njoftuar atë se “Kryengritja e Përgjithshme në Shqipëri ishte e pashmangshme. Shqiptarët po kërkojnë anulimin e zgjedhjeve në gjithë Turqinë dhe në qoftë se dështojnë në këtë ata do të kërkojnë autonomi të plotë për Shqipërinë”.

“Kur i shtrova pyetjen për formën e kësaj ‘autonomie të plotë’ ai u përgjigj se aspiron krijimin e një republike shqiptare, lidhjet e së cilës do të jenë vetëm nominale më Portën”.

Në këtë pjesë të veprimtarisë së tij H. Prishtina spikat me guximin dhe me vizionin e tij për shkëputje nga çdo lidhje me Portën. Ai ishte i bindur se një kryengritje shqiptare do t’i arrinte dy efekte njëkohësisht: e para, do ta detyronte qeverinë në Stamboll që t’i përmbushte premtimet e xhonturqve për reforma dhe për liri më të madhe për shqiptarët dhe nga ana tjetër do t’i ndërgjegjësonte shtetet ballkanike që në planet e tyre të mos i anashkalonin shqiptarët. Andaj, pa u hamendur, nga maji 1912 H. Prishtina u vu në ballë të lëvizjes së armatosur shqiptare.

Në kulmin e suksesit të Kryengritjes së drejtuar nga ai, Perandoria Osmane u detyrua të hyjë në bisedime me kryengritësit. Më 1 korrik mësohet se Porta i filloi bisedimet me delegacionin shqiptar të prirë nga Hasan Prishtina. Bisedimet ishin të vështira. Hasan Prishtina arriti që nga pozicioni i fituesit të shtrojë kërkesa me frymë të qartë pavarësiste, që ishin në përputhje me lartësinë e fitoreve në fushëbetejë. Ato përmblidheshin, siç do të shprehej vetë Hasan Prishtina:

a) Të njihen zyrtarisht kufijt e Shqipnis;

b) Autoritetet civile dhe ushtarake të kenë komsin shqyptare;

c) Ushtrija shqiptare të sherbej në Shqypni e të jet komanda prej oficerve shqyptar;

ç) Veprimet zyrtare në Shqipni të behën në gjuhë shqipe.

Ibrahim Pasha këto kërkesa i gjykoi si shumë të rënda. Sipas tij, këto përbënin hapin e parë drejt shkëputjes nga Perandoria Osmane.

Epilogu i çështjes shqiptare në konstelacionin e rrethanave të viteve 1912-1913 është i njohur. Shqiptarët e realizuan vetëm një pjesë të aspiratës së tyre shtetformuese. Në rrethana shumë të pafavorshme që u krijuan për shqiptarët e mbetur jashtë shtetit autonom shqiptar, Hasan Prishtina është nga ata patriotë që nuk u demoralizuan, por arritën të ruajnë kurajën dhe të mobilizojnë gjithë energjitë kombëtare për të rinisur përpjekjet për çlirim dhe për bashkim kombëtar.

Një analizë e vëmendshme e fakteve historike që tashmë njihen flet për angazhimin e paepur atdhetar të Hasan Prishtinës. Ai mori përsipër gjithë përgjegjësitë që i caktoheshin, duke shpërfaqur gjithë lidershipin e tij për të mirën e atdheut (ministër në Qeverinë e Durrësit, themelues i Komitetit Mbrojtja Kombëtare e Kosovës, më 1918, pjesëmarrës në Konferencën e Paqes së Parisit, kontribuues i madh i Kongresit të Durrësit, pjesëmarrës i Luftës së Vlorës, deputet i rrethit të Dibrës dhe për disa ditë (7-10 dhjetor 1921) kryeministër i Shqipërisë).

Gjatë kësaj karriere shumë aktive politike ai ishte në shërbim të unitetit të kombit dhe forcimit të shtetit shqiptar. Arriti të shmangë përkohësisht konfrontimin me fraksionin zogist, madje duke dhënë dorëheqje nga pozita më e lartë drejtuese (kryeministër) e shtetit të ri. E bëri këtë pa dyshim që të eliminojë çfarëdo ndarjeje ndërmjet shqiptarëve dhe kosovarëve. E lëshoi edhe postin e deputetit i bindur në fitoren e forcave më demokratike, të cilat i mbështeti për të mirën e shqiptarëve dhe jo nga dëshira për pushtet.

Rikthimi i Ahmet Zogut në pushtet qe momenti kur për herë të fundit Hasan Prishtina u përshëndet me Mëmëdheun dhe e filloi jetën në ekzil.

Siç mund të mësojmë nga shumë burime të kohës, kjo është pjesa më e vështirë dhe më dëshpëruese e jetës së patriotit Hasan Prishtina. Kosova dhe trojet e tjera etnike jashtë shtetit shqiptar po i nënshtroheshin një terrori të egër serb, përmes një politike denacionalizuese të kolonizimit dhe të shpërnguljes. Edhe zhvillimet në shtetin shqiptar nuk i përmbushnin pritjet e pjesës së okupuar të kombit. Zhgënjimi sa vinte e thellohej. Pafuqia ekonomike dhe ushtarake e Shqipërisë mbretërore po determinonte edhe pafuqinë e saj politike për të ngritur për zgjidhje çështjen e shqiptarëve nën okupim.

Edhe në rrethana të tilla të disfavorshme, Hasan Prishtina nuk po e pushonte veprimtarinë e tij atdhetare. Ai po lëvizte nga një kryeqendër e Evropës në tjetrën, duke u munduar t’i mbante të forta lidhjet midis disidencës shqiptare. Sipas pikëpamjes së tij, jo vetëm territori shqiptar i okupuar, por edhe vetë shteti shqiptar ndodhej në kërcënim permanent nga lakmia e shteteve fqinje, por edhe nga politika disfatiste dhe nënshtruese e Zogut.

Detajet e vrasjes së Hasan Prishtinës plot tetëdhjetë vjet më parë në Selanik, sado që bëhen publike përmes një shkrimi të gazetës ditore “Nova Makedonija”, megjithatë nuk hedhin dritë të mjaftueshme mbi motivet e vrasjes. Deklarata e atentatorit Ibrahim Çelo dhënë autoriteteve të hetuesisë nuk tingëllon shumë bindëse. E para, Hasan Prishtina tashmë nuk paraqiste rrezik për sigurinë fizike të mbretit Zog, ndaj edhe justifikimi se ai u vra sepse po përgatiste vrasjen e mbretit Zog tingëllon më shumë si justifikim i autorit të vrasjes për të ndikuar në zbutjen e shkallës së dënimit të tij.

E dyta, Hasan Prishtina me veprimtarinë e tij atdhetare kishte prekur shumë interesa dhe rrjedhimisht kishte krijuar shumë kundërshtarë. Kundërshtarët e tij ndodheshin përveç në Tiranë, edhe në Beograd, në Athinë, në Cetinë, mbase edhe në Romë. Edhe vendi prej nga erdhi vrasësi lënë të hapur dilemën se cila nga qendrat e përmendura mund të ketë qenë rekrutuesi i tij dhe porositësi i vrasjes.

Në fund, porosia më e rëndësishme që del nga angazhimi i paepur njerëzor i patriotit Hasan Prishtina, nga sakrifikimi i familjes dhe i pasurisë, si dhe nga vrasja e tij për të mirën e përgjithshme të vendit dhe të kombit të vet, mbetet impresionuese, inspiruese dhe e pavdekshme. Ai u vra fizikisht, por vizioni i tij politik nuk u vra asnjëherë.

(Autori është rektor i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”)

 

Vithkuqi, vendi i 100 krojeve dhe 24 kishave

0

Vithkuqi-korceRreth 25 kilometra larg Korçës, ndodhet fshati turistik i Vithkuqit. I strukur mes kodrave të buta, përbri pyjeve të dendur të ahut dhe dushkut,Vithkuqi ngjall vazhdimisht kërshëri e mister për egzistencën e tij. Vizita në fshatin Vithkuq mund të konsiderohet si nga më mbresëlënëset,teksa një bukuri e virgjër të ndjek në cdo rrethinë të tij duke të ofruar një panoramë përrallore.

Përvec klimës së freskët,bukurive natyrore, një tjetër atrakison për turistët është edhe Uji i Ftohtë, i cili gjendet në të paktën 100 kroje dhe shpesh nuk nguron të ndalesh aty për të shuar etjen. Por turistët joshen edhe nga banesat karakteristike të ndërtuara prej guri, dhe të përshtatshme për t’u akomoduar. Njëra prej banesave e ndërtuar rishtazi është ajo e ciftit Duni , e vendosur diku në qendër të fshatit, të cilët çdo vit presin turistë. Mikpritja e tyre na krijon një ndjenjë ngrohtësi e ndërsa Jorgjeta, e zonja e shtëpisë rrëfen atë çka mund të shijojë një turist.

Pa dyshim që karakteristikë e kuzhinës të këtij fshati mbetet lakrori me dy petë i pjekur në sac.

Edhe Marjeta është një tjetër banore e fshatit Vithkuq, e cila tashmë e ka kuptuar perspektivën e zhvillimit të turizmit dhe me familjen e saj ka ndërtuar një shtëpi për pushuesit në fshat, por pavarësisht kësaj ajo thotë se Vithkuqi ka nevojë për promovim me qëllim krijimin e një identiteti të plotë në turizëm.

Në Vithkuq mund të zgjedhësh të ecësh në rrugicat gjarpëruese, dhe të shijosh mrekullinë e pazakontë të natyrës, bukuri këto të lidhura ngushtë me trashëgimninë kulturore dhe historike të fshatit.

Vithkuqi, dikur ka patur 24 kisha, mes të cilave edhe manastirin e famshëm të Shën Pjetrit, por sot në gjendje të mirë janë vetëm 8 të tilla, të cilat mbartin vlera të madha artistike të artit bizantin. Një ndër to është edhe Kisha e Shën Mëhillit e cila ka afreske në dy shtresa, të cilat mbajnë firmat e David Selenicasit, dhe të vëllezërve Zografi. Përbri kishës së ‘Shën Mëhillit”, mes varrezave të fshatit na bën kureshtarë një varr me një kryq të madh në të cilin shkruhej ‘Varri i Pagëzimit’. Viktor Xheko, një Vithkuqar i vjetër në zonë na rrëfen se një prift grek, është bërë shkaktari i një tragjedie në fshat pasi nuk pranoi të pagëzonte në shqip një fëmijë të sapolindur me argumentin se riti i shenjtë mund të bëhej vetëm në gjuhën greke. Sipas 75-vjecarit, fëmija vdiq lakuriq në derën e kishës nga të ftohtit, dhe më pas u shua e gjithë familja e tij nga pikëllimi.

Mandej, teksa na shoqëron në fshat, kryeplaku Petraq Shore thotë se Vithkuqi është një perlë e natyrës shqiptare, por pavarësisht kësaj një pengesë e madhe për zhvillimin e turizmit në këtë zonë është mungesa e dokumentave të pronësisë. Vithkuqarët, ndonëse janë autoktonë nuk mund të shesin apo të blejnë një tokë në këtë zonë, e gjithë kjo për faktin se pronat e Vithkuqit nuk egzistojnë të regjistruara në sistem.

Nga Vithkuqi, nuk mund të largohesh pa vizituar edhe lagjen e përtejme ,aty ku është xhiruar pjesa më e madhe e filmit “Beni ecën vetë’.Pavarësisht viteve, banorët e këtij fshati,pjesa më e madhe e të cilëve kanë qenë figurantë në film, nuk ngurojnë të tregojnë me emocion momentet e xhirimeve, që shesh kërkohen nga turistë.

Rruga në kthim është padyshim po kaq e bukur, teksa shikimi prek dhe rezervuarin e Gjançit, i cili përngjason me një liqen./News24/

Pa rekomandime e pa pajtime për shaminë

0

Shamit ne shkollaÇështja e bartjes së mbulesës në institucionet arsimore do të diskutohet edhe për një kohë të gjatë. Kjo për faktin se anëtarët e Komisionit këshillëdhënës për çështjen e lirive fetare kanë pikëpamje krejtësisht të kundërta.

Pavarësisht se kryesuesi i këtij komisioni, Amir Ahmeti, ka deklaruar se komisioni i ka dërguar rekomandimet kryeministrit, një gjë e tillë është mohuar nga anëtari tjetër, Petrit Selimi.

Siç njofton KTV-ja, Selimi ka insistuar në faktin se komisioni nuk është dakorduar për asgjë.

Zv.ministri Selimi ka thënë se kryeministrit nuk mund t’i dërgohet asnjë lloj rekomandimi pa u diskutuar me mekanizmat relevantë dhe organizatat joqeveritare.

Ndërkohë Ministria e Arsimit mohon faktin se ka marrë ndonjë rekomandim për të ndryshuar udhëzimin administrativ që ndalon bartjen e shamisë në institucione shkollore.

Këshilltar politik i ministrit Ramë Buja, Arbër Morina thotë se në rast që qeveria merr ndonjë vendim, Ministria e Arsimit është e obliguar ta respektojë.