28.2 C
Prizren
E martë, 2 Shtator, 2025
Home Blog Page 8760

Të shpëtojmë Dankën!

0

71590As që do të ishte zbuluar kurrë ajo histori; as që do të kish ndodhur ndonjë dramë, kurrfarë gjëje s’do të kishte ndodhur, nëse atë natë Dankës nuk do ti kish hipur në kokë të thante një gjysmë litër raki të pastër mani, brenda dy orëve, duke pasur për meze vetëm dy kokrra domate të ndara në katërsh. Përkundrazi, pushimet tona do të kishin vazhduar mirë e bukur në qytetin e vogël me liqen të pikëlluar, ashtu si patën nisur; ne do të kishim vazhduar ti binim rrotull atij vendi çdo ditë me pëllëmbë; të hanim mana të kuqe gjak direkt e nga pemët si dhe fasule me pastërma, sa të na fryheshin rropullitë, sa të budallallepseshim fare! Por atë natë, siç e pohoi vetë kur u kthjelltua ditën tjetër, Danka kujtonte emrin e babait, i cili e pat lënë tre vjet me parë dhe të të dy mbeskave që i ka larg dhe, nga hidhërimi e gëzimi bashkë, brenda dy orëve është bërë dru. Ne të gjithë e shihnim tek i morën zjarr sytë si të çakallit dhe, mund t’ju duket mendjemadhësi nga ana ime po t’ju them se personalisht e parandjeva se ajo natë nuk do të qe e qetë.

Kam thënë e para “natën e mirë”, Fredi ka mbetur aty, me ata të dy. Ai thotë se Danka është ngjitur në dhomë, vetëm pas dy orësh si isha larguar unë, atëherë kur s’pati ç’të pijë tjetër, me ndihmën e së shoqes, që i vjen gjithnjë nga pas si qingj i butë. Të dy me hap të ngadaltë e të lëkundur si direk anije, – thotë Fredi, – të mbërthyer fort, njëri më i shëndoshë se tjetri, janë ngjitur lart. E shoqja i ka rregulluar krevatin dhe ka hyrë në banjo, duke harruar derën hapur. Ai, në vend që të shtrihet, ka hapur celularin, ku ka parë mesazhin e dërguar nga M në 11 të natës! I kënaqur, jo jo, i lumtur, Danka paska qeshur fort, me gjithë shpirt, aq sa e ka ndierë e shoqja, e cila, edhe pa qeshur Danka, do ta kish kuptuar se diçka e rëndë ndodhte mes atij te piri 100 kilosh dhe celularit të zi.
-“Të uroj ditën e emrit te babait”, – i shkruante M në mesazh dhe, besoj, për të shmangur çdo dyshim të mundshëm, i uronte Dankës, po dhe gjithë familjes së tij, jetë sa më të gjatë në kujtim të të dashurve.

Ai s’e ka përmbajtur dot veten por, me duart që i dridheshin ka shkruar dhe, s’dihet pse ka ruajtur në draft, pa iu përgjegjur aty për aty, atë që dinte prej vitesh në zemrën prej burri: “Të dua shumë! dhe ka rënë në gjumë si thes.
Gruaja e butë e Dankës ka bërë atë që do të kish bërë secili prej nesh po të gjendej në të njëjtën pozitë. Ka lexuar mesazhin jo aq lehtë të deshifrueshëm të M, por dhe draft- përgjigjen e burrit dhe ka mbetur e kruspullosur ne vend nga dhembja për jetën e saj. Nga celulari i Dankës i ka telefonuar numrit nga i cili qe dërguar mesazhi, për gjithë natën, pa marrë asnjë përgjigje. Mandej, nga celulari i saj, e mbytur në lot e qurra, i ka shkruar mesazh – dërgueses një paralajmërim të qartë në dy fjali: “Do të të vras po i re në qafë burrit tim”! dhe.. “Në të dhimbset jeta hiq dorë”! Nga ana tjetër, për çudi, kanë kthyer një përgjigje të menduar, pothuaj dinjitoze: “Ky është një keqkuptim nga ana juaj moj zonjë, unë jam e qetë dhe e gëzuar me burrin tim dhe nuk vështroj burrat e botës”!
Gruaja e butë e Dankës, e ka lënë atë të flerë deri në mëngjes, deri sa t’i dalë rakia. Danka është ngritur me gojën pleh, është ulur mbi tryezë dhe bënte sikur punonte në lap top, duke parandjerë një stuhi. Ajo i është vërtitur me ca fjalë që kanë ngritur në këmbë gjithë hotelin.
Unë s’kam ndjerë gjë, sidoqë mbahem se bëj gjumë të lehtë. Dhoma ime bie nga liqeni. Por nga ballkoni shquajta qartë gruan e butë të Dankës që vente e vinte në breg, pak përpara orës shtatë. Besova se po merrte rreze. Kam bërë dushin dhe kam zbritur poshtë, kam ngrenë mëngjezin në paqe me veten time, kam pritur Fredin dhe çiftin të me bashkohen, si çdo ditë, por nuk ka ardhur njeri.
Vetëm kur po pija kafenë është shfaqur Danka, me pamjen e qenit të rrahur. Eshtë ulur pa thënë “mirëmëngjes”, ka marrë një kupkë raki si ilaç për dhimbjen e paduruar të kokës. Pyetjes sime, ku e keni bashkëshorten Dankë i dashur, ai i është përgjigjur thatë: iku, më la! Siç u bë e qartë pak më vonë nga një kontroll i shpejtë që bëri Fredi në garderobën e tyre, asgjë nuk kishte lëvizur nga rrobat e gruas së Dankës. Por ajo i kishte dalë furgonit përpara për kushedi se ku.
***
Danka e njohu Mirkën 25 vjet të shkuara, kur i pat kaluar 40 vjetët, kur ishte burrë i martuar me dy djem, kur iu duk se e kish vënë jetën në vijë, kur s’ia priste mendja fare. E pa një ditë tek vinte drejt tij, ashtu të vogël e të imët dhe i erdhi keq për atë të gjorën me frymë pothuaj të mbaruar, që pat udhëtuar e djersitur dy orë në këmbë, sa të arrinte në fshatin e tyre, bashkë me një ekip kontrolli. Kanë shkëmbyer dy- tre fjalë mirësjelljeje tek pema e madhe plot kacka në qendër të fshatit dhe kaq i ka mjaftuar për të kuptuar se kjo dhe askush tjetër, ishte femra e jetës së tij; se ajo gjëckë e vogël, pa ndonjë lloj bukurie, por me një det të paparë dashurie në sytë e kadifenjtë, kish për ta mbajtur mbërthyer pas vehtes gjithë jetën!

I ka vajtur pas me vite të tëra në qytet, pa i thënë një gjysmë fjale, gjoja për punë, gjoja për muhabet. E ndiqte kur kthehej nga puna dhe, u bë i zoti të dallojë siluetën e saj ndërmjet dhjetëra femrave të tjera, disa herë më të gjata se Mirka e gjorë, në xhiron e darkës, deri sa, një natë të tillë, ajo s’duroi më, bëri si bëri dhe vendosi t’i japë fund grahmës disavjeçare të atij burri. I zgjati një copë leter. “,-Merre i tha”,- me zërin e butë,- “e vërteta do të na bëjë mirë”!
Danka kundërshtoi, flutërzat i gumëzhinë përmbi stomak, ajo u nder përpara dhe ia rrasi letrën në dorë.

Ata që e mbajnë mënd Dankën aso kohe, çuditen sesi erdhi e ndryshoi ai burrë i qeshur, sesi, nga një hallexhi i butë dhe në punë të tij, nisi të pijë pa orar, pa kufi, për shkak të Mirkës dhe vetëm të kësaj gruaje, që, për fat të keq, qëlloi dhe e martuar, dhe me një djalë, dhe njeri i mirë sa s’bëhet. Ajo që i pat mbërthyer ata të dy mund të quhej pa frikë si një lloj sëmundje, le të themi si një ethe e butë në eshtër, nga ato që s’të lenë kurrë. Mund të quhej një mallkim më tepër sesa një gëzim, përderisa u duhej të vidheshin dy- tre herë në muaj, pastaj një herë në muaj; vite më vonë, një herë në dy- tre muaj dhe s’u ngopën kurrë me njeri- tjetrin, deri më sot kur janë bërë gjyshër.
…….

Unë e njoha Dankën vite më vonë si qe lidhur me Mirkën, atëhere kur gjithë ditën e ditës rrinte i pirë, kur gjithë qyteza e quanin ” Dankë qeflliu!”
E njoha gjatë një shërbimi të detyruar pune. E besoni ose jo, që në darkën tonë të parë, më tregoi fill e për pe hallin që kish me Mirkën, siç ma pohoi vetë: dashurinë më të madhe të jetës së tij. Nuk di ç’pa tek unë që më besoi tek më zbrazi barkuan asisoj, tek më bëri të qaj me mesazhet që i dërgojnë njeri- tjetrit pa u takuar kurrë. Mendoj se për shkak të sekretit të asaj nate u lidhëm shumë. Dalëngadalë Danka i dashur më mësoi marifete, që kurrë nuk do të mendoja se do të doja t’i provoja në këtë jetë: për shembull, sesi të gjej me erë, thjesht me nuhatje, verën më të mirë, ndërmjet 20 shisheve që mi rradhitte mbi tavolinë; sesi ta mbaj pastaj një gllënkë, nën gjuhë, për dhjetë sekonda dhe, po kaq gjatë ta mbaj me shumë stil nën bajame; më mësoi sesi t’i mbaj iso me zë të ulët, kur ai këndonte në makinë në udhëtimet tona. Por më tepër nga të gjitha, me qenien e tij më tregoi si të mos frikësohem, si t’i dorëzohem dashurisë. Aq shumë u miqësuam unë e Danka, sa zura mos ti druhem më pamjes së tij prej hipopotami, duarve plot gdhencka, disa herë më të gjata se trupi; tejkalimit madhështor të kufirit deri ku mund të dehet robi; shpërfilljes po aq madhështore të rregullave të jetës. Danka është njeri pa rregulla. Mua më mësoi sesi t’i tejkaloj rregullat. Kjo më tërheq tek ai dhe, prandaj, nuk le rast pa i ndenjur afër. Aq sa përveç shërbimeve të punës, i propozova një ditë t’i kalonim pushimet së bashku. Ai me gruan, unë me Fredin, shokun tim, por që e ka mik dhe Danka. -“Mire moj cupe”,- tha dhe u nisëm të katërt në një makinë.
Siç ju tregova në krye, çdo gjë do të kish kaluar vaj, do të kishim bërë qejf të zgjatur, të paparë në risortin e qytetin me liqen, nëse atij nuk do t’i qe shkrepur në kokë të pinte i vetëm një gjysmë litër raki mani, shoqëruar për meze vetëm me dy kokrra domate të ndara më katërsh, në kujtim të emrit të babait që e kish lënë dhe të të dy mbesave; nëse do të qe përmbajtur, të paktën sa të shtrihej gruaja, për t’iu përgjigjur Mirkës me të vetmen të vërtetë që dinte , me atë “të dua shumë”, shprehje që, sido ta rrotullosh, nuk le vend për interpretime të tjera, veç asaj që është.
…..

Plani që na propozoi të nesërmen e tragjedisë vetë Danka, në rastin e kthimit të mundshëm të gruas së tij, në thelb ishte i thjeshtë dhe i qartë sa s’bëhet:
1,pala kundërshtare, pra gruaja e Dankes, do të shfaqej, do të hapte bisedën rreth tradhtisë së pastër të burrit të saj, duke treguar për mesazhin dhe përgjigjen e Dankës në 11 të natës. (Ajo i kish thënë qartë të shoqit, në sherrin sa u tund hoteli në agim: do të të denoncoj tek miqtë e tu, ta dinë se ç’maskara je)!
2, unë do të indinjohesha pa masë dhe do t’i hidhesha Dankës së dashur me ca fjalë që s’mi nxe goja.
3, do të ndërhynte Fredi për të hedhur dyshimin: “daleni moj gra, mos e keni gabim, mos është një keqkuptim. Danka është plak, nuk ka moshë për të tilla budallaqe”,- do të vijonte Fredi. Pastaj, po ai: “ehu sa here kemi dërguar mesazhe ne kur kemi qenë të pirë”!.
4, “Maskara i mutit”, duhet të bërtisja unë. “Edhe pa u fejuar, ma paske dredhur!
Kështu do të bëjmë – përfundoi Danka.

Ramë dakort dhe i hipëm makinës për Sh. N. Vizituam të dy manastiret, ndezëm secili nga një qiri për të dashurit që s’janë, hëngrëm një drekë të mirë buzë burimeve ,me peshk liqeni, gatuar plot me erëza, porositëm posaçërisht dy këngë tek një orkestër shëtitëse që vinte rrotull në çdo tryezë. Danka këndoi së bashku me violinistin (që qëlloi shqiptar) këngën e qyqes, nja dy zonja nga tryeza ngjitur u shkrinë në lot me zërin e tij. Fredi pati rastin të më pëshpërisë në vesh fjalët më të mrekullueshme, se kurrë, por kurrë ama nuk i kish hedhur as sytë, as mendjen tek ndonjë çupë tjetër.
Kur u kthyem, në mbasdite vonë, gruaja e Dankës ishte rehatuar në shezlongun në breg. Mendoni në ç’pozitë të vështirë ishim unë dhe Fredi, që duhej të mbronim mikun, por që na vinte keq dhe për gruan e tij. Ca më tepër unë që kisha ngrënë disa herë lakror nga duart e saj, ushqeja ndjenja të thella simpatie. Gruaja e Dankës vinte e egër në pamje dhe shumë i thërrisnin “gjermani erdhi gjermani”, por qe e mirë në thelb, dhe po të të donte, të deshte me zemër. Na ishin puqur telat te dyjave dhe shkonim mirë. Atë tjetrën, Mirkën, unë as e kisha parë, as njohur. Gruan e Dankës po.
-“Ku u zhduke gjithë ditën e ditës, – iu ankova unë, – aman, të keqen, se nuk rrimë dot pa ty”!
-“Danka e tepron shumë ndonjëherë”,- thotë gruaja.
-“Ehu, ku ka burra që nuk e teprojnë”,- rënkoj unë.
Ajo me tregon fill e për pe për sa ka ngjarë.
-“S’ke turp, nuk e prisja,”- i kthehem Dankës, i cili sapo na është bashkuar me Fredin.
-“Ç’kam bërë moj motër,”- çuditet ky. “Hiç gjë s’kam bërë! Kjo thotë se sekujt i paskam shkrojtur: të dua shumë, por s’e kam dërguar. E paskam ruajtur në draft. Ku e di unë se kujt i kam shkruar”,- thotë i çuditur Danka.
“Pa daleni një herë,- na kthehet Fredi, sipas planit që kemi bërë, bile, edhe më i çuditur.
-” Danka burrë plak, mezi luan këmbën, ju flisni budallëqe.
Gruaja e Dankës pulit qepallat në formë pohimi.
-“Pastaj,- improvizon Fredi, – a e ka dërguar mesazhin”?
“Jo”,- thotë gruaja e Dankës.
” Po ç’kini ahere, ç’kam bërë”, pyet Danka.
Në fakt nuk dukej bëtë ketë bërë ndonjë gjë të madhe.
“Po të paralajmëroj lajmëroj Babkë,- i thotë ajo me sytë e njomur, “po të kapa më me ato mesazhe, do të të braktis si një qen në mes të rrugës”.
“- Po jo me shpirt, e ke gabim,- dhëmshurohet Danka.”
Ajo i thirrkërka atij:” babkë”!, ndoshta siç e thërresin djemtë, siç bëjnë të dashuruarit që i ngjisin emra përkëdhelës njeri- tjetrit. Unë me Fredin e kuptojmë se kanë nevojë të rrinë vetëm.
***
Ditët që pasuan ishin edhe më të mrekullueshme nga ç’e patëm parashikuar. Kish një paqe të freskët në ajër, të lehtë, si të pamundur. Liqeni nuk merrte frymë. Më dilte gjumi herët në mëngjes, thithja ajër të mirë në ballkon, zbrisja poshtë dhe drejt e në liqen me Fredin. Bënim gara, shkonim mirë, aq sa më tha mendja të fejohem. Kështu që, zëre se u bëmë dy çifte në ato pushime. Ne të mëngjesit herët, sa shkrep dielli dhe Danka me zonjën e tij që zbrisnin për të ngrënë mëngjesin e fundit, rreth orës 10. Asaj i ndritnin sytë. Nga grua e moshës së mesme u shndërrua papritur në të re. Atij, që në mëngjes i merreshin këmbët,gati binte nëpër shkallë.

E mbante ajo. Gruaja e Dankës nuk kursehej as edhe t’i fshinte edhe ndonjë thërrime nga prehri, ti lutej: “Mos u përtyp shpejt babkë, ose, herë tjetër, mjaft Babkë, mjaft, mos pi”.
Por ai prap së prap pinte, bile edhe më shumë. Atëherë sytë i bëhen të kuq, të kuq, po ju them flakë fare! Aq sa nuk ngjan më me njeriun. Është si një kafshë e vjetër, ndryrë në kafaz.

Kalaja e Prizrenit – e lënë nën mëshirën e fatit

0

KalajaPrizrenitNjë rrugicë nga qendra e qytetit të Prizrenit të çon në njërin prej objekteve më të rëndësishëm të trashëgimisë kulturore e arkeologjike të këtij qyteti.

Kalaja e Prizrenit, detinacioni numër një turistik, ndodhet vetëm pak kilometra larg qytetit, në një lartësi mbi 500 metra mbi nivelin e detit.

Pritshmëritë për turistët janë të mëdha teksa ngjitesh rrugicës drejt kalasë. Por, një ndjenjë zhgënjimi bëhet pjesë sa afrohesh pranë portës kryesore.

Restaurimi e ka prekur fare pak, e ndërkaq mirëmbajtja e asaj që ka mbetur prej 3 500 vitesh pothuajse nuk ekziston.

Bimësia e dendur, e mbeturinat të shoqërojnë në të gjithë hapësirën ndërsa edhe ajo pak infrastrukturë e vendosur rrezikon të dëmtohet çdo ditë.

E lënë nën mëshirën e kohës, kalanë e Prizrenit nuk të ndihmon askush ta eksplorosh apo ta kuptosh të kaluarën historike të saj.

Shtigjet të cilat ndajnë tri pjesët e kalasë, qytetin e sipërm, poshtëm dhe atë jugor pothuaj janë fshehur krejtësisht dhe turistët e huaj orientohen si të munden në të duke u kënaqur vetëm me pamjen e qytetit që ju ofrohet.

“Mendojmë se Prizreni është një qytet i bukur. Kemi ardhur ta shijojmë kulturën, ndërsa ushqimi është shumë i mirë këtu, është kënaqësi të qendrosh pranë lumit ndërsa je duke ngrënë ose pirë diçka. Po kështu ishte bukur teksa po ecnim rrugës drejt kalasë dhe tani kemi këtë pamje të bukur të gjithë qytetit. Po, këtu mund të bëhet më shumë, duke nisur nga disa tabela dhe informacione për historinë e kalasë”, deklaroi Helen Parker, për TCH, një turiste nga Anglia.

“Unë jam nga Spanja. Të gjitha kalatë në Spanjë janë shumë të ruajtura. Kalaja e Prizrenit duket si të gjitha kështjellat, por këtu nuk ka informacione të majftueshme që të kuptojmë për historine e kalasë, çfare ka ndodhur këtu më përpara”, shprehet Damian Marisal, një turist i dytë.

Gjendja e mjerueshme e Kalasë së Prizrenit arsyetohet me mungesën e buxhetit. Një fond prej 3 milionë eurosh i Komisionit Europian nuk ishte derdhur asnjëherë në llogarinë e cila do ta krijonte një ambient të përshtatshëm turistik.

Aktualisht, këtu po bëhen gërmime arkeologjike me fondet e ministrisë së kulturës. Drejtori i muzeut, njëherësh udhëheqësi projektit të restaurimit të kalasë Shafi Gashi premton se vitin e ardhshëm kalaja do të marrë pamjen e merituar.

“Gërmimet e fundit kanë dhenë rezultate të reja, bëhet fjalë për një kala e cila është banu që nga faza e bronzit të vonë rreth 1 200 para erës sonë, periudha e hekurit. Deri më tani nuk është e dokumentuar aq mirë, por supozohet që të ketë shtresa kulturore të kësaj periudhe, po sa i përket periudhës romake dhe moderene janë të gjitha periudhat kohore të prezantuara në periudhën e Prizrenit dhe bëhet fjalë për një monument që minimumi ka një jetëgjatësi mbi 3 500 vjet, por shpresojmë që çdo gërmim të nxjerrë rezultate të reja”, deklaroi Gashi, drejtori i Muzeut të Kosovës.

Nga ana tjetër, edhe Komuna e Prizrenit, nëpërmjet drejtorisë për turizëm së para pak ditësh ka realizuar një projekt në vlerë prej 18 milionë eurosh për ndriçimin e kalasë.

Kalaja e Prizrenit, edhe pse në këtë gjendje jo të mirë që është, vizitohet nga 1 000 turistë në ditë.

Vapa si arsyetim apo pikënisje për falimentim!

0

bexhet Shala KMDLNJBehxhet Sh. SHALA

Territori evropian , mentaliteti afrikan: Në Republikën e lodhur shumë të Kosovës po bën vapë e madhe. Temperaturat po shkojnë deri më 40 gradë në hije. Merreni me mend se deri ku shkojnë nëse nuk jeni në dhe nën hije ! Prandaj i kuptoj dhe i admiroj politikanët tanë që në temperatura sahariane asnjëherë nuk ndalen së punuari për të mirën dhe interesin e tyre aq më parë që, si të zgjedhur nga populli janë populli vet! Janë ajka e këtij populli i cili është bërë si qumështi me 0% yndyrë shkaku se ajkën e kanë mbledhur dhe po e mbledhin ata që janë të thirrur ta bëjnë këtë . Ajka e popullit ! Ndoshta për ngushëllim duhet të themi se qumështi pa yndyrë është shumë i kërkuar, i dobishëm për shëndet dhe rekomandim i mjekëve kundër shumë sëmundjeve dhe se parandalon sulmin në zemër , tru ( për ata që e kanë ) dhe enëve të gjakut! Populli duhet të ketë yndyrë dhe besoj se edhe populli ynë e ka! Politikanëve u del yndyra , dikujt më shpejt e dikujt më ngadalë ! Asnjëherë nuk e kam pasur të qartë pse politikanët ndonëse nuk kanë fare yndyrë quhen ajka e popullit! Disi logjikisht nuk po ma kapë truri i cili, edhe ashtu po reagon vetëm sa për të siguruar mbijetesën fizike .

Prandaj duhet ta kuptoni se po vetdeklarohem se nuk mbajë përgjegjësi as politike e as ligjore për këtë që po e shkruaj. Duhet ta pranoni se nuk është aspak e lehtë të shkoni çdo javë në Bruksel si Zezdita jonë e famshme e cila pas një kohe të caktuar lirisht mund të punësohet si cicerone në Bruksel për blerësit me xhepa të thellë të cilët janë të interesuar të bëjnë shoping në kryeqytetin e Evropës. Jam i sigurt se Zezdita i di më mirë butiqet dhe restorantet për të kamurit në Bruksel se që i di Inspektorati i Punës i Kosovës ndërmarrjet që e shkërdhejnë Ligjin e Punës në Prishtinë! E lëre më në Kosovë !

Se gënjen njeriu për të shpëtuar një jetë apo për ta liruar dikend prej një zori të madh , e kuptoj! Se gënjen njeriu për shtetin dhe popullin gjithashtu e kuptoj sepse kjo edhe lejohet dhe nuk mund të llogaritet si shkarje etike! Se gënjen njeriu pa asnjë arsye apo vetëm sa për të mbetur pjesë e një loje të ndyrë kryesisht, nuk e kuptoj në asnjë mënyrë! Po definitivisht jemi popull me fat ! Politikanët tanë kurrë nuk kanë gënjyer dhe nuk gënjejnë për interesa të tyre të ngushta apo për të mbijetuar ! Ata , edhe kur duhet t’i shmangen të vërtetës e bëjnë për motive të larta morale, kombëtare dhe njerëzore ! Duke i shërbyer shtetit dhe duke u sakrifikuar për popullin! Duke e shkërdhyer popullin në çdo situatë dhe nga çdo pozitë . Jo të gjithë e bëjnë këtë! Psh. Ahmadinexhati nuk e ka shkërdhyer popullin e Kosovës.

As Robert Mugabe e as Raul Kastro ! As Berluskoni .. Ndale pak këtu se këtij nuk i besohet e as bunga – bungave të tij . Do të thoni se as Holland, Obama , Merkel apo baronesha e famshme dhe dilerka e puthjeve për Serbi dhe Kosovë , zonja Ashton nuk e bëjnë këtë ! E pse atëherë na detyrojnë të bisedojmë me Serbinë për çështje të cilat janë çështje ekskluzivisht të një shteti ?! Pse duhet të bisedojmë për Mitrovicën e jo për Nishin apo për Novi Sadin?! Pse duhet të bisedojmë për liqenin e Ujmanit ( Gazivodës ) e të mos bisedojmë për lumenjt Danub dhe Sava ?! Pse duhet Valdete Daka të angazhojë postierët e OSBE –së për shpërndarjen e fletvotimeve për zgjedhjet e 3 nëntorit në komunat serbe (!!!!!!!) kur i kemi postierët e Postës së Kosovës ?! Dhe, pse duhet të diskutohet se si duhet të duken fletvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë dhe nuk diskutohet se si duhet të duken fletvotimet në Serbi ?!

Kush po gënjen në këtë mes ?! Ata që duhet ta thonë të vërtetën apo ne që na është dehidruar truri ! Më shumë nga temperaturat e larta të gënjeshtrave vendore dhe ndërkombëtare se sa nga temperaturat e larta të caktuara nga Zoti! Pse do të duhej që Serbia të jetë përcaktuese e zhvillimeve në Kosovë dhe të bëhet bashkëpronare e Kosovës pa investuar asgjë përveç dhunës më shumë se një shekull?! E kuptoj se bisedimet midis dy shteteve që kanë probleme janë të domosdoshme! Ama nuk e kuptoj që ne gjithmonë të ndahemi të lagur! Dhe pse vetëm ne duhet të lëshojmë pe?! Pse vetëm ne duhet ta hamë çdo gjë që na hudhet në pjatë?! Në fakt Serbisë po i ipet menyja me listëne e ushqimeve ( kërkesava ) ndërsa ne po na caktohet pjesa mekanike e punës . Larja e pjatave ! Qoftë me lavatriqe apo shumë herë po përdoret edhe mënyra klasike dhe tradicionale e larjes . Lëpirja e pjatave! Dikush sahanlëpirjen e ka pasur shenjë identifikimi dikur! Është bërë shumë problem të hiqet dorë nga tradita ! Analizojini anëtarët e delegacioneve nga Kosova . Të kaluarën e tyre apo të parardhësve të tyre dhe gjërat bëhen të qarta!

Analizojini gjirollogaritë e tyre para dhe pas përfundimit të negociatave dhe do ta keni të qartë cili ka qenë motive i tyre “ për mbrojtjen e interesave të shetit “! Analizojini ngritjen e rrufeshme të tyre në shkallarën e kierarkisë dhe do ta kiji të qartë motivin e tyre për “ mbrojtje të interesave shtetërore dhe ato të popullit “.Gjërat po marrin erë dhe ky kundërmim nuk largohet me mbyllje të hundëve ! Kush është Serbia që po luan qoke me ne dhe kush janë këta “ tanët “ që gjithashtu po luajnë qoke me ne ?! O Zot i Madh më ndihmo që truri im të këndellet dhe të gjykoj drejt duke besuar se ky është vetëm makth i çastit ! Apo lajthitje e rastit ! e jo inskenim që shumë lehtë na dërgon në falimentim!

Këmbëthikpërpjetja si pjesë e traditës : Një mik i imi të cilin e çmoj si doajen të gazetarisë eteristike në Kosovë e tash besa edhe po shkruan duke dërguar projektile të shkurtëra por shumë vdekjeprurëse ka shkruar për zonjën me këmbë thik përpjetë në një amasadë të Kosovës në një shtet tjetër duke konsideruar si diçka skandaloze . Në fakt me këtë mikun tim kam dallime dhe nuk pajtohem çdoherë e sidomos jo tani. Sepse, nëse francezët përkatësisht A. Dima e ka shkruar “ Zonja me Kamelie “ pse ne shqiptarët mos ta shkruajmë “ Zonja me këmbë thik përpjetë “.!

Në fund të fundit këmbët thik përpjetë janë pjesë e traditës sonë prandaj këtu nuk mund të flitet për asgjë skandaloze ! Merreni me mend po ta zinin ndonjë nëpunëse të ambasadës në një pozitë të perservitetit të skajshëm. Duke i pritur palët me mirësjellje dhe kulturë! Atëherë vërtetë do të llogaritej skandal i vërtetë! I njëjti Muharrem shkruan se në pushtet lehtë mund të vijnë ata që kanë punuar me dhe për Serbinë por nuk i tregon emrat duke thënë se :” kjo është pyetje ( emrat e mundshëm ) për 1 milion dollarë “! Unë dua të hyjë në biznes me Muharremin . Thjesht , le t’i jep vetëm 100.000 dollarë dhe unë do t’i them emrat për të cilat Nitaj thotë se vlejnë 1 milion dollarë! Ata 900.000 dollarë që mbesin nga 1 milionë le t’i mbajë për vete ! Së paku 50% të emrave që nuk i përmend Muharremi janë në pushtet apo shkërdhehen me pushtetin. Afërsisht 20 % pinë kafe me Muharremin dhe mua ndërsa 30 % i kanë postet e garantuara dhe të rezervuara me Pakon e Daçiqit dhe Nikoliqit!

Dy atllarë nuk lidhen në një mullarë: E keni vërejtur se kohën e fundit njëri Behxhet ( Shala ) po shkruan më rrallë dhe tjetri Behgjet ( Pacolli ) është bërë si Rita Ora. Nuk po zbret nga faqet e gazetave dhe nga Shtëpia e vetme Publike e regjistruar në Kosovë – RTK. Madje , sipas parimit të okupimit të Vol Stritit ai ka okupuar edhe televizionin me vetëm një klan dhe vetëm një padron – Klan Kosova si dhe në televizionin e Miliarderit – KTV. Mos të flasë për mediet në Afrikë, Azerbejxhan, Kazakistan, Jagodina, Palma Plus dhe RTS. Botërisht e pranoj se kam mbetur askund hiç dhe nën hijen e Berluskonit lokal , Gjet Macollit! Kam pësuar fijasko mediale ! Edhe gazeta për të cilën kam shkruar qe pesë vite po më diskriminon kur po shkruajmë të njëjtën ditë me Pacollin duke me vendosur në bisht të sorrës! Këtu po e shoh se kemi një gazetari që i di vlerat dhe i çmon analizat e mirëfillta.

Dhe kjo më bën të ndjehem shumë mirë sepse po vlerësohen ata që kanë sakrifikuar çdo gjë për shtetin e Kosovës, popullin e saj kosovar, shqiptarët e Shqipërisë dhe patriotët e Tanzanisë. Prandaj, duke e pranuar cilësinë mbi meritokracinë deklaroj se jam deklasuar krejtësisht në planin publicistik nga miku im i madh Behgjet Pacolli për të cilin gojëkëqinjt thonin se nuk e kam mik! Pastaj, për ta zbutur paksa këtë fijasko publicistike po thirrem në traditën tonë shekullore se :” dy atllarë nuk lidhen në një mullar”. Po tërhiqem vullnetarisht nga lidhja në atë mullar. Le të mbetet ai mullar vetëm për Behgjetin ! Më duhet ta pranoj, ndonëse jo me shumë dëshirë se po vjen koha e vlerave të mirëfillta ! T’i respektojmë ato ! Ma m.. nuk mund të bëhet se që është bërë !
12 gusht 2013 Prishtinë

Policia e Prizrenit, konfiskoi 234 mijë euro fals

0

90127509PS025_GER_Plac.JPG468 kartëmonedha 500-she, që kapin vlerën 234 mijë eurove janë sekuestruar nga Policia në Prizren, pasi njësitet patrulluese kanë arritur të informohen se një femër e moshës 30 vjeçare, me prejardhje nga Bosnja, posedon një shumë të konsiderueshme të të hollave, pa mbulesë. Personi është ndaluar nga policia, por pasi është parë se ajo ishte nën ndikimin e drogave dehëse, me urdhër të prokurorit, është dërguar në spitalin rajonal të Prizrenit për ekzaminim.

Pas marrjes së informatave, është bërë koordinimi i operacionit në mes të njësiteve të policisë rajonale të Prizrenit dhe njësiteve të hetimeve rajonale dhe është arritur që, të identifikohet lokacioni ku është strehuar personi që posedonte këto kartëmonedha.

“Policia i ka sekuestruar këto të holla dhe gjenden në lokalet e DRP-së”, bën të ditur për RTK-në, zëvendës drejtori rajonal i policisë në Prizren, nënkolonel, Lumni Graishta.

Personi i dyshuar është ndaluar nga policia, ndërsa mësohet se ajo është futur në Kosovë, nëpërmjet kufirit shtetëror në mënyrë të rregullt, pas 30- vjeçarja, posedonte pasaportë dhe dokumentacion të rregullt.

Nënkolonel Graishta pohon se gjatë verifikimit të parë është vërejtur se kartëmonedhat kanë të njëjtin numër serik, e kjo është një ndër elementet e parë që përforcojnë dyshimin se këto të holla janë të falsifikuara.

Haradinaj lavdëron kryetarin e Rahovecit, Latifin

0

haradinaj sot vizitKryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinaj, ka lavdëruar punën e kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi. Ai ka vizituar të hënën disa projekte të infrastrukturës që kanë përfunduar dhe të tjerat që janë në proces të realizimit.

“Unë ndjehem mirë në Rahovec, për faktin se këtu janë kryer shumë punë të dobishme për qytetarët e kësaj komune dhe se puna e kryetarit Smajl Latifi me kolegët e tij është për çdo lëvdatë. Unë pashë nga afër disa projekte të rëndësishme siç është trajtimi i ujërave të zeza dhe rregullimi i shtratit të lumit Duhllo, si dhe projekte të tjera infrastrukturore që e rrisin cilësinë e jetës së qytetarëve të kësaj komune. Po ashtu jam njoftuar edhe me nevojat e qytetarëve të Rahovecit dhe kjo është një përvojë e dobishme për mua”, tha Haradinaj.

Lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj, i shoqëruar nga këshilltari i tij Stiven Shuk vizitoi Rahovecin. Ai bëri homazhe edhe në varrezat e dëshmorëve në Rahovec, dhe pranë shtatoreve të heronjve të Kosovës “Toni” e “Mici”. Haradinaj është pritur edhe nga prijësit fetar në Teqenë Halveti e Rufai dhe ata të Këshillit të Bashkësisë Islame në Rahovec.

Hardinaj tha se kjo vizitë ndërlidhet me heroizmin e luftëtarëve të lirisë “Toni” e “Mici”, që sipas tij, paraqesin vlerë kombëtare. “Prandaj nderimi për ta asnjëherë nuk është i mjaftueshëm”, tha Haradinaj.

Kryetari i Rahovecit, Smajl Latifi, tha ndërkaq se vizita e Haradinajt është e rëndësishme. ”Kjo vizitë ka karakter njohës me rrethanat në komunën tonë. Është inkurajim për ne që të vazhdojmë me realizmin e projekteve tona në interes të qytetarëve të Rahovecit”, tha Latifi./PrizrenPress.com/

Demokracia e vjedhur

0

Ute SchaefferUte Schaeffer

Evropa duhet të përgatitet për trazira politike në rritje në rajon. Ky reformim i çrregullt mund të shoqërohet vetëm në mënyrë të kufizuar. Por një gabim Perëndimi nuk duhet ta bëjë më kurrë: të besojë tek “diktatorët e mirë” dhe t’u forcojë atyre krahët.Barrierat dhe telat me gjemba pengojnë me zor që të mos shpërthejë një kaos i përgjithshëm: nga njëra anë demonstruesit, që angazhohen për një rend politik sekularist. Nga ana tjetër, përfaqësuesit politikë të fesë islame. Deri para pak kohësh luftonte në Kajro lëvizja sekulariste civile Tamarud kundër Vëllezërve Myslimanë në qeveri. Në Egjipt, si edhe në Tunizi tani ka ndodhur ajo, për të cilën shumë druheshin se do të ndodhte: “lufta e ftohtë civile” u shkallëzua. Në Egjipt atë e ndaloi ushtria – me mjete të diskutueshme.

Në Tunizi nuk dihet nëse lufta civile do të ndalet. Këto janë lajme të këqija: ekonomikisht, politikisht dhe nga pikëpamja sociale. Dhuna aktuale dhe konfrontimi e hedhin Tunizinë me vite pas. Ato pengojnë që të vijnë investuesit, që të kthehet gjendja normale, me të cilën të jetohet në njëfarë mënyre.

Por para së gjithash këto janë lajme të këqija për demokracinë. Ajo që nisi në Tunizi në dhjetor 2010 me kaq shumë shpresa, kërcënon të marrë fund. Demokracia që u kërkua atëherë me zë të lartë, për shumicën e egjiptianëve dhe të tunizianëve ka mbetur një premtim bosh: ajo nuk solli as drejtësi, as kushte më të mira jetese. Në vend të kësaj, në të dyja vendet ajo solli në pushtet qeveri konservatore islamike, me pak përvojë në politikë. Dhe kështu, në sipërfaqe doli ajo që kishin shtypur dhe mbuluar më parë diktaturat: kontradikta midis të varfërve dhe të pasurve, qytetit dhe fshatit – e para së gjithash kontradikta e papajtueshme midis islamistëve dhe sekularistëve.

Nën presionin intensiv për ndryshime dhe pasigurisë për situatën politike, shoqëritë u shpërbënë. Ka pak gjëra që i mbajnë të bashkuara këto shoqëri – tri vjet pas kthesës së përbashkët politike. Kjo sjell me vete rreziqe të mëdha për të gjithë rajonin dhe për fqinjët në Evropë.

Tunizia ndodhet drejtpërdrejt para portave të Evropës. Ndërsa Egjipti është një shtet me rëndësi qendrore në Lindjen e Afërt dhe të Mesme. Drejtimi që do të marrin të dyja vendet do të përcaktojë të ardhmen politike të një rajoni të tërë, të rëndësishëm strategjik. Megjithatë, pjesa tjetër e botës reagon e rezervuar ndaj kërcënimit për dështimin e kthesës demokratike. E painteresuar? Ndoshta.

Por para së gjithash: pa ditur të ç’të bëjë. Vetëm sa për kujtesë: në fund të korrikut, ushtria egjiptiane vrau tetëdhjetë mbështetës të vëllezërve myslimanë. Një përgjigje e qartë e Perëndimit për këtë masakër nuk u dëgjua. Dhe Perëndimi injoron përhapjen e shpejtë të ekstremizmit fetar në këto vende: ish-komitetet qytetare për mbrojtjen e revolucionit janë kthyer në roje të fesë të gatshme për të përdorur dhunë. Ato imponojnë direktiva të fesë islame për veshjen dhe për stilin e jetesës, frikësojnë popullin. Mbështetja për salafistët e gatshëm për dhunë është shtuar dukshëm në të dyja vendet.

Këtë vit në Tunizi u vranë dy politikanë sekularistë, me gjasa nga ekstremistët islamikë. Kaosi aktual në shtetet e kthesës politike bën që të bëhet thirrje “për një dorë të fortë”. Por nuk ka diktatura të mira! Është gabim të besosh se autokratët dhe despotët mund të sjellin më shumë siguri dhe rend. Por në rastin më të mirë ata sjellin një siguri të përkohshme false. Pikërisht kjo ishte ajo që tregoi kryengritja. Kaosi i sotëm është trashëgimi e diktaturës. Ajo që del në pah është: të dëbosh një diktator nga posti është njëra gjë – të ndërtosh demokracinë është diçka tjetër. Dhe sado hidhur që tingëllon: nuk duket se kjo do të arrihet shpejt. Ai që ka humbur hë për hë është edhe Perëndimi: SHBA, Franca, Evropa i patën mbështetur me dekada diktaturat e vjetra.

Si të besuar dhe këshilltarë tani konsiderohen fqinjët arabë, megjithëse ata përzihen në mënyrë masive në kaos dhe ndjekin interesat e tyre.

Evropa duhet të përgatitet për trazira politike në rritje në rajon. Ky reformim i çrregullt mund të shoqërohet vetëm në mënyrë të kufizuar. Por një gabim Perëndimi nuk duhet ta bëjë më kurrë: të besojë tek “diktatorët e mirë” dhe t’u forcojë atyre krahët.

Në Malishevë planifikohet edhe një spërkatja e zonave të rrezikuara nga rriqërat

0

Rriqrat6-21Në Malishevë do të fillojë edhe një fushatë e spërkatjes së zonave të rrezikuara nga rriqrat. Kryetari i Malishevës, Isni Kilaj tha se projekti i spërkatjes do të realizohet nga Ministria e Bujqësisë. “Nga sot, duhet të filloj edhe një fushatë e spërkatjes së zonave endemike, projekt ky që do të realizohet nga Ministria e Bujqësisë,e cila është e angazhuar në luftimin e sëmundjes së etheve hemorragjike, përkatësisht spërkatjen kundër rriqrave, të cilët e bartin virusin e etheve hemorragjike”, tha Kilaj.

Kryetari Kilaj mbledhje e Ekzekutivit të hënën ka diskutuar për një varg çështjes me rëndësi, që kanë të bëjnë me punën e qeverisë komunale, obligimet që kanë dhe mbarëvajtjen e punëve në kryerjen e projekteve që janë duke u realizuar gjatë kësaj periudhe në Komunën e Malishevës.

Ai kërkoi nga drejtoritë përkatëse, që të bëjnë incizime në terren, inspektime dhe vlerësime në kryerjen e disa projekteve që aktualisht janë duke e realizuar, si dhe evidentimin e disa nevojave emergjente në shkollat fillore, para fillimit të procesit mësimor në vitin shkollor 2013-2014.
Në këtë mbledhjen janë diskutuar edhe çështje tjera me rëndësi që kanë të bëjnë me obligimet e përditshme të qeverisë dhe zyrtarëve tjerë komunal.

Kryetar Kilaj, vlerësoi punën e shërbimit të ofiqarisë, gjatë këtij sezoni, kur nevojat për pajisje me dokumentacion, sidomos të mërgimtarëve, janë në numër shumë të madh, por sipas Kryetarit Kilaj, “deri më sot nuk është regjistruar asnjë ankesë nga ana e qytetarëve për kryerjen e këtyre shërbimeve./PrizrenPress.com/

 

DokuFesti i 12-të, më i madhi i parë ndonjëherë

0

Dokufest-shkeli kufijtQindra adhurues të filmave pritet të shkojnë në qytetin e Prizrenit këtë të shtunë për DokuFestin, festivalin ndërkombëtar të filmit dokumentar, që këtë radhë do të jetë më i madhi, i parë ndonjëherë.

Në DokuFestin e dymbëdhjetë do të shfaqen rreth 250 filma dokumentarë dhe të metrazhit të shkurtër, si dhe do të zhvillohen debate, koncerte dhe punëtori nga 17 deri më 25 gusht, nën sloganin “Thyeje kufijsh”.

Slogani u zgjodh për arsyen se filmat e programit “të gjithë thyejnë kufijtë në mënyra të ndryshme, qofshin ato seksuale, religjioze, poitike, ose konceptuale”, thuhet në vebfaqen e DokuFestit.

Festivali është ngjarja kryesore filmike e Kosovës dhe në të do të shfaqen dokumentarë të njohur ndërkombëtarë si: “Pussy Riot: A Punk Prayer”, rreth aktivisteve të burgosura feministe ruse dhe “Which Way is the Front Line From Here?” për fotoreporterin e talentuar britanik Tim Hetherington, që u vra duke mbuluar zhvillimet luftarake në Libi.

“Ketë vit ne kemi programin më të madh deri tani me 250 filma që janë zgjedhur nga lista rekorde e 2 mijë e 300 aplikacioneve”, i tha Balkan Insight-it Nita Deda, drejtuese e komunikimit në DokuFest.

Mes temave për të cilat do të debatohet janë edhe mediat sociale dhe aktivizmi, energjia e ripërtërishme dhe ndikimi i pavarësisë në arte.

Analistë të njohur, aktivistë të të drejtave të njeriut dhe filmbërës nga rajoni dhe bota si Zarko Puhovski, Veton Surroi, Natasha Kandiq, Bassam Aramin dhe Joshua Oppenheimer pritet të marrin pjesë në DokuFest.

Kurse fotografie nga fotografë të famshëm gjithashtu do të ofrohen.

“Presim një rritje të vizitrëve në të gjitha aktivitetet e festivalit”, tha Deda.

“Këtë vit festojmë dhjetëvjetorin e DokuPhoto-s dhe do të organizojmë një ekspozitë të fotografive të Pep Bonet-it-fotografistit që fitoi sivjet çmimin World Press Photo”, shtoi ajo.

Do të zhvillohet gjithashtu një aktivitet i quajtur “Kino Kabaret” për filmbërësit gjatë të cilit skenarë filmash do të shkruhen, filma do të xhirohen, montohen dhe ekranizohen për një kohë të shkurtër në të ashtuquajturin “stil gueril”.

Shfaqjet e filmave do të shoqërohen me ndeja për çdo natë, në të cilat do të performojnë grupe dhe DJ të rok dhe dance muzikës.

Daka: Nuk është folur për logon në fletëvotime

0

ValdeteDaka-zgjedhjetKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valdete Daka, ka thënë se deri më tani nuk është diskutuar se si do të duket logoja në fletëvotimet e 3 nëntorit.
“Me përgjegjësi të plotë mund të them se nuk është diskutuar kurrë çështja e logos dhe as që ka qenë pjesë e marrëveshjes. Mund të them se kjo marrëveshje, e cila është në fuqi, nuk flet për ndryshimin e simboleve apo logove, por po ashtu nuk mund të parashikoj nëse ato do të gjenden në fletëvotime”, ka thënë Daka për Tanjug-un.

Ajo po ashtu ka kujtuar se Kosova dhe Serbia, më 19 prill, kanë nënshkruar një marrëveshje, e cila bazohet në ligjet e Kosovës, përkatësisht “pika 11 e kësaj marrëveshjeje parasheh që zgjedhjet në Kosovë të mbahen sipas ligjeve të Kosovës dhe standardeve ndërkombëtare”, transmeton Rel.

Shefi i Zyrës për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Aleksandar Vulin, ka thënë se për Serbinë është e papranueshme që fletëvotimet për zgjedhjet lokale në Kosovë të kenë simbolet shtetërore të Kosovë

Policia në Prizren arreston një të dyshuar për gjuajtje me armë

0

PoliciaKS-prangatL. Thaçi ka përfunduar në pranga të policisë, pasi që është zbuluar se ai kishte shtënë me armë në një veturë. Zëdhënësi i PK-së në Prizren, Hazir Berisha tha se arrestimi i i të dyshuarit është bërë pas njoftimit të një shoferi se i është dëmtuar me plumbë vetura.

“Rreth orës 15:12 min, një shofer përderisa ishte duke e drejtuar automjetin e tij të llojit “Mercedes” kishte hetuar se vetura u dëmtua dhe pasi ka shikuar mirë, ka vërejt një predhë të fishekut të kalibrit dhe llojit të panjohur që kishte depërtuar në brendësi të automjetit. Pasi është informuar policia në Prizren, është hartuar një plan taktik nga policë patrullues dhe hetues i cili doli i suksesshëm pasi u gjet i dyshuari i cili në momentin kritik kishte shtënë nga pistoleta në afërsi të restorantit “Syri i Artë” në Landovicë. Policia pasi ka sekuestruar një pistoletë të llojit ”Crvena Zastava” të kalibrit 7.65 mm me 37 fishekë dhe dy karikatorë ka shoqëruar të dyshuarin L. Thaçi në Stacion. Pas konsultimit me prokurorin është vendosur që i dyshuari të ndalët nën masën e arrestit për 48 orë”, tha Berisha.

Ndërkaq, në fshatin Lubizhdë e Prizrenit, është raportuar se rreth orës 11:00 të datës 10 gusht,një qytetari i është dëmtuar dera e shtëpisë nga një plumb “Qorr”.

Berisha tha se policia ka gjetur një predhë të fishekut e cila pasi kishte shpuar derën kishte rënë në dysheme. “Krim teknika ka kryer procedurat e duhura në vendin e ngjarjes dhe është iniciuar rasti si shkaktim i rrezikut të përgjithshëm”, tha Berisha. /PrizrenPress.com/