13.7 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 8764

Paranoja e kaotëve dhe metanoja

0

Kaotët-fotoPas çdo krize vjen metanoja – thonë vetëngushëllueshëm optimistët. Para çdo katarsisi rendin e kanë kaosi dhe paranoja – është i bindur pesimisti. Dhe i fundit ka të drejtë. Robëria e gjatë dhe lufta nuk lënë pas vete parajsën ku interiori është vetë kulmi estetik, por atë gjendje që hebrenjtë e quanin Tohuwabohu: bosh dhe shkretë! Gati të gjitha filozofitë e para, pikërisht nga krateri i këtij vakumi imagjinonin lindjen e zotërave dhe humanitetit.

Hesiodi (700 para e.s.) në Teogonie-në e tij po nga aorta e kaosit shpiku Gajan (perëndeshën e Tokës), Niks-in (zotin e natës dhe errësirës), Erebosin (zotin e errësisës së nëntokës), Tartar-in (bosin e nëntokës) dhe në fund Eros-in (zotin e dashurisë). Po analizuam kujdesshëm hierarkinë, kronologjinë e linjdes së figurave të Hesiodit, vërejmë se toka na del si megamateria statike, e paradhënë, ku ushtrojnë pushtetin kryesisht Niksi, Erebosi dhe Tartari që përkthyeshën në fjalorin e sotëm do t’i pagëzonim në tiranë, terroristë dhe mafiozë. Erosi si finalitet ende askund nuk ka mbërritur. Me shqiptarët, hëpërhë as takim nuk ka paralajmëruar.

Karakteret sunduese, dominuese në kohë kaosi më bukur megjithatë i gjejmë të përshkruar në letërsinë e modernës dhe pasmodernës. Kjo për arsye se nuk kemi aq distancë të madhe si me Hesiodin dhe se gjatë përfoljes së karaktereve identifikohen shumë më lehtë homologët e tyre sot.

PERSONELI
Në mungesë të shtegut, kuptimit, jetës së papërballueshme në apati, njeriu kërkon dhe rëndom, në stacionin e parë përballet me Tartufin e Molière-it (Tartuffe ou L’Imposteur, 1664), atë hipokritin reliogjioz që i premton Orgonit të përhumbur parajsën përtej kozmosit të çorientuar, me të vetmin qëllim që t’ia pushtojë shtëpinë dhe t’ia marrë vajzën për grua. Orgoni i përhumbur humb edhe më thellë, duke ia shtuar jo vetëm vetes por mbarë familjes kaosin.

Tartufi nuk është shpëtimtari por kryekaoti vetë. I dëshpëruar, i traumatizuar nga lufta dhe humbjet, për të mbijetuar Orgoni bëhet Manolescu real, ai që i dhuroi shkrimtarit gjerman Thomas Mann brumin për ta shkruar romanin e tij të pambaruar „Rrëfimet e mashtruesit Felix Krull“ (1905). Ky dandi, snob me tapi do që me çdo kusht të ngjitet majave të shoqërisë. Nuk dorëzohet as atëherë kur tek kroati dhe krimineli i parruar Stanko – i cili e mëson se si të fusë në treg arin e vjedhur nga Madame Houpflé për t’u bërë i pasur shpejt e shpejt – sheh veten në pasqyrë.

Që në çastin kur Felix-i mund të ftojë „elitën“ e shoqërisë në party, ai vesh uniformën e dukës së Otrantos, shkëlqesisë së tij Joseph Fouché, i cili ecën mbi kufoma, pa ndërgjegje dhe stoik rri ministër në çdo qeveri të mundshme; gjatë Revolucionit Francez, në kohën e perandorisë dhe gjatë restaurimit, ai të cilit Stefan Zweig ia bëri monumentin me monografinë „Joseph Fouché, portreti i një njeriu politik (1929). Biografinë e të birit të Fushé-së, i cili është rritur pa kujdesin minimal të babait të korruptuar nga ideali i pushtetit dhe që ka emigruarar në SHBA, e gjejmë në romanin „American Psycho“ të Bret Easton Ellis-it. 27 vjeçari është bërë bankier.

Wallstreet-Yuppie me emër të ndryshuar – që mos e identifikojnë se bir i kujt është – në Patrick Bateman jeton në banesa superluksoze, shikon gjithë natën filma dhe vërdallet klubeve më të shtrejnta ku organizohen Koks-Party dhe orgji. Askush mirëpo nuk e di se i njëjti bën jetë të dyfishtë. I rritur me ndjenjën e të përjashtuarit, i kaotizuar edhe më me drogë, luks dhe perversion kuptimin e ekzistencës së tij Bateman e gjen duke dhunuar dhe mbytur gra natën.

ASOCIACIONE
Faza e transicionit në shoqëritë shqiptare duket sikur të jetë e dominuar nga karakteret si këto që i përshkruam më lart. Karaktere të tilla domosdo se ka edhe në shoqëri tjera. Dallimi mundëson dy grupe: në njërin grup të shoqërive psikot e llojit gjenden burgjeve ose para proceseve gjyqësore, në grupin e dytë ato janë pushteti, funksionojnë si primatë „civilë“apo oligarkë.

Problemet, krizat dhe polemikat e kohëve të fundit i japin të gjitha argumentet e nevojshme për të pranuar pa dëshirë se shoqëria kosovare vazhdon të gjendet në kaos, nën sundimin e atyre figurave të Hesiodit dhe tjerëve. Debati mbi religjionet, identitetin, universitetin, udbashët, patriotët, enveristët, titistët, kaotët, studentët, korrupsionin ia nxori masës parasysh një rrjet njerëzish në politikë, në ekonomi, në media dhe në arsim një rrjet njerëzish që vetëm në kaos mund të jetojnë të tillë.

VARKA E KARONIT
Protestat e studentëve, – nëse jo të instrumentalizuara nga jostudentë dhe vetë kaotë të dëshmuar -, egërsimi i mediave kundra korrupsionit, pjesëmarrja aq masive e njerëzve në polemikat publike dhe zgjedhjet e fundit dëshmuan dhe sinjalizojnë për çdo ditë se masa është duke duruar në grahmë po si ai Karoni flokëthinjur në mitologjinë antike, që priste të bartte me varkë, për një obulus (denar) përtej lumit Akeron kufomat për në mbretërinë e Hadit.

Në Kosovë njerëzit të lënë përshtypje sikur të jenë zgjuar dhe vetëm presin t’iu vdesin „zotërat“ e tyre të errësirës dhe nëntokës për të filluar ta rendisin jetën e tyre siç kërkojnë. Mungon vetëm metanoja (shpëlarja nga mëkatet nëpërmjet pendimit si kusht për një jetë të re), sepse pa këtë të fundit nuk ikën paranoja. E kjo e fundit është e të gjithëve. Këtë kusht e ka vënë Erosi para se të premtojë takim me shqiptarë. Se si t’i iket kaosit duhet të tregojnë të urtët. Se si të hyhet në kozmosin e të denjëve veçse na kanë mësuar. Dhe vetëm pas këtij procesi mund të paralajmërohet Karoni t’i bëjë gati varkat.

Serbia s’ka lënë hapësirë për votën e shqiptarëve

0

JonuzMusliu-bujanocKryetari i Bujanovcit, Jonuz Musliu, mendon se Serbia ka për qëllim largimin e shqiptarëve nga zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 16 marsit.

Sipas tij, shteti serb s’ka treguar interes për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve.

Në një prononcim për lajmi.net, Jonuz Musliu deklaron se arrestimet, dhuna e terrori, heqja e lapidarit dhe presioni që ua ka bërë Serbia shqiptarëve, s’ka lënë vend për votën e shqiptarëve në këto zgjedhje.

“Shumë pak ka hapësirë për të dalë në zgjedhjet e parakohshme në Serbi.”

“Dhuna dhe terrori, dëbimi, arrestimet, heqja e lapidarit, ky presion vetëm se po vazhdohet ndaj shqiptarëve. Qëllimi i Serbisë është që të largohen shqiptarët, e sidomos me shqyerjen nga lista civile në Bujanovc, Preshevë dhe Medvegjë, kjo jep të kuptohet se Serbia s’ka qenë e interesuar për t’i zgjidhur problemet e shqiptarëve.”

“Që nga përfundimi i luftës, që nga marrëveshja e Konçulit e këndej, nuk kemi pasur rezultat që konkretisht është marrë Serbia me shqiptarët, por, ndoshta edhe ka qenë i mangët presioni i faktorit ndërkombëtar. Shumë pak i kanë bërë presion Qeverisë së Serbisë që shqiptarët së paku luftën që e kanë bërë të kërkojnë të drejtat e tyre brendapërbrenda këtu ku jemi”.

Sipas Musliut, Serbia nuk është e interesuar t’u japë të drejta shqiptarëve, e kjo nuk i motivon ata për ta dhënë verdiktin e tyre në zgjedhjet serbe.

“Serbia nuk është e interesuar të japë të drejta, as në fushën juridike, as ekonomike, as sociale, as politike. Kështu që, kemi mbetur pezull e situatës.”

“Nuk di se sa kanë motiv shqiptarët të dalin dhe të votojnë. Por, ne do të ulemi dhe do të jetë takimi përfundimtar të shtunën, kur do të vendosim. Vullneti është për JO”.

“Është kërkuar pak a shumë unifikimi i faktorëve shqiptarë, nëse pritet të dilet me një listë të përbashkët, me forcë të përbashkët, me një unitet të përbashkët. Por, kur është matur e tërë kjo, ka peshuar nga ajo pjesa negative për më shumë JO”, deklaron JonuZ Musliu për lajmi.net.

Lugina t’i bojkotojë zgjedhjet e Serbisë

0

Demaci11-21Veprimtari i shquar i çështjes kombëtare, Adem Demaçi, u ka bërë thirrje shqiptarëve të Luginës së Preshevës t’i bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme të Serbisë që do të mbahen më 16. Ai ka thënë se shqiptarët e asaj pjese nuk kanë asnjë arsye të dalin në këto zgjedhje.

Kurse kryetari i Preshevës, Ragmi Mustafa, ka bërë të ditur për “Epokën e re” se liderët e të gjithë partive shqiptare sot (e shtunë) pasdite do të mbajnë një takim të përbashkët, ku do të vendosin përfundimisht nëse do t’i bojkotojnë zgjedhjet e përgjithshme në Serbi apo do të marrin pjesë në to.

Në një bisedë për “Epokën e re”, Demaçi ka thënë se krerët e shqiptarëve të Luginës së Preshevës duhet ta forcojnë lidhjen e tyre të përbashkët, pavarësisht përkatësive politike dhe të mbajnë kontakte të drejtpërdrejta me popullatën e atjeshme. “E dyta, ata duhet të heqin dorë nga interesat e tyre të përkohshme, personale, grupore dhe t’i përkushtohen me mish e me shpirt interesit të përgjithshëm të shpëtimit të popullatës tonë atje nga shpërnguljet dhe nga të gjitha masat armiqësorë të cilat është duke i ndërmarrë regjimi i Serbisë ndaj shqiptarëve në Luginë. Në qoftë se mendojnë dhe veprojnë kështu, atëherë nuk kanë arsye të marrin pjesë në zgjedhjet e një shteti i cili është sjellë me ta në mënyrë më brutale dhe më të padrejtë ndaj popullatës shqiptare atje”, ka thënë Demaçi.

Ai i ka ftuar liderët e Luginës të jenë në kontakt me gjithë faktorët ndërkombëtarë për të raportuar për çdo parregullsi që u bëhet shqiptareve nga shteti serb. “Këta le të mbajnë lidhje të përditshme të ngushta me të gjitha forcat ndërkombëtare, me amerikanët dhe evropianët dhe t’i informojnë për çdo padrejtësi që ndodh ndaj shqiptarëve në ato tri komunat tona, në mënyrë që edhe kjo pjesë demokracie të jetë e informuar dhe të mos mendojë se shqiptarët janë pajtuar me fatin e vet. Pra, duhet të shihet rezistenca e tyre aktive ndaj çdo hapi i cili do të jetë në kundërshtim me interesat e popullatës sonë atje”, ka deklaruar Demaçi.

Sipas tij, liderët shqiptarë të Luginës së Preshevës pikë për pikë duhet të kërkojnë atë që serbët e kanë fituar në Kosovë. “Ata e kanë një rrugë shumë të mirë, e kanë yrnek se si Kosova në bashkëpunim me Evropën dhe Amerikën mike në mënyrën më ideale ka zgjedhur çështjen e pakicës serbe të ne. Ata duhet të kërkojnë të njëjtin tretman, të gjitha të drejtat që Kosova ua ka njohur dhe ua njeh pakicës serbe këtu në Kosovë, t’u njihet regjimi serb, i cili ende është regjim çetnik dhe ende nuk po nxjerr përfundime nga e kaluara”, është shprehur Demaçi.

Vehapi pa asnjë femër në Ekzekutiv

0

IdrizVehapi-rahovec-pdkKryetari i Rahovecit, Idriz Vehapi ka shpallur pas 2 muajsh përbërjen e re të Ekzekutivit.

Për dallim nga ish-qeveria e Smajl Latifit ku ishin dy femra drejtore, Vehapi nuk ka emëruar asnjë femër drejtore.

“Fillimisht kemi menduar dhe biseduar që femrat t’i udhëheqin dy drejtori, mirëpo nuk ka pasur gatishmëri,për arsye familjare”, ka thënë Vehapi, shkruan KD.

Shtatë drejtori në Rahovec do t’i udhëheq PDK-ja, tri drejtori LDK-ja dhe një drejtori PD-ja.

Kërkojmë edukatë fetare që të mund të mësojmë shkencë

0

Dardan rabaDardan Raba

Pothuajse nuk po kalon asnjë javë në Kosovën tonë pa pasur ndonje incident në shkollat tona. Shkollat të cilat duhet të jenë djep i diturisë, i shkencës, edukatës, ngritjes, për fat të keq po bëhet djep dhe shkak i problemeve.

Para se të kalojmë në temë dëshirojë që të ndajë pikat të cilat dakordohemi,së paku duhet të dakordohemi nëse jemi për një Kosovë të përparuar.

S’kam aspak dyshim në qeverinë e Kosovës se jemi dakort në dëshirën e përparimit të arsimit në Kosovë, jemi dakort se nuk duam incident në shkollat tona, nuk duam kulturë të flliqur, nuk duam dallavere mes mësimdhënësve dhe nxënësve, nuk duam të keqtrajtohet nxënësi dhe të keqpërdoret mësimdhënësi… etj.

Nëse jemi dakort në këto pika lartë, atëher mund së bashku të kërkojmë zgjidhje.
Pa edukatë nuk ka shkencë:
Në këtë sistem arsimorë që kemi po shihet haptazi se nuk do të kemi ndonjë dobi për vete, e hiq më pak për shoqërinë e botën. Si mund të mësohet shkencë në një shkollë ku nuk ka edukatë bazë, ku nxënësi dhe nxënësja nuk e din arsyen se pse janë aty.
Shumica e nxënësve sot shkojnë në shkollë për ta kaluar kohën, dhe të argëtohen ose t’i kënaq egot e tija.

Niveli i ulët edukativ në shkollat tona për fat të keq është shumë prezente, ndërsa kur po shohim se kompetentët për zgjidhjen e problemeve heshtin kjo na bën më shumë të brengosemi.

Nese nuk do të parandalojmë këtë sistem jo produktiv deri ku do të shkojnë incidentet ne shkolla?, dhe deri kurë do të kemi nxënës të pa interesuar të ndryshojnë jetën e tyre dhe vendin e tyre?!

Edukata fetare propozimi im:
Unë personalisht por edhe të gjithë që mendojnë sikur unë besoj se do të pajtohen me mua, se zgjidhja e vetme është futja e mësimbesimit në shkollat tona.

Disa po kujtojnë se me mësimbesim do të rrezikohet laicizmi, ndërsa nuk po e shohin rrezikun e vërtet e cila po e bënë rininë gjithnjë e më shumë pasive.
Me mësimbesim nxënës/e ve do t’u mësohet Zoti, me njohjen e Zotit do të njihen edhe me qëllimin e jetës, me rëndësinë e dijes, me respektimin e të tjerëve, të ndihmojnë njëri-tjetrin, të garojnë në shkencë.
Ngritja e vetëdjes:

Paramendoni një shkollë me plot nxënësa të vetëdishëm. Me nxënësa të cilët e kanë të qartë Misionin, Vizionin Dhe Qëllimin,(caku ku dëshirojnë të arrinë).

Ngritja e vetëdjes do të ndikojë me edukatë të mirëfillt fetare, sepse burimi i edukatës qëndron në fe.
Mos u frigoni nga shërimi:
Kompetentët për zgjidhjen e problemeve(në këtë rast shikues) nuk po ndërmarrin asgjë për zgjidhjen e problemeve aktuale. Po frigohen nga shërimi sikurse foshnja që frigohet nga gjilpëra, aty është shërimi mirëpo fëmija nuk e din dhe frigohet.

Për një Kosovë të ngritur, të edukuar, të arsimuar, ne themi: lëreni inatin dhe ideologjitë tuaja dhe ndihmojeni Kosovës.
Mos shikoni problemet nga larg kinse jeni armiq të këtij vendi, dhe bashkohuni me neve për zgjidhjen e problemeve në arsim e cila do të jetë njëherë edhe zgjidhje për shumë probleme tjera.

Me shpresë se do të keni parasysh këtë hall timin por edhe shumicës së vendit tonë, thjesht dëshirojmë rini të shëndosh.

 

 

 

 

KDTP-ja me ndihmën e boshnjakëve synon postin e nënkryetarit në Prizren

0

prizreni5Drejtuesit e Degës së KDTP-së dhe ata të CDU-së kanë arrtur pajtimin që brenda Kuvendit të Prizrenit të formojnë grupin e përbashkët të këshilltarëve, që do të përbëhet nga dy këshilltarë turq dhe një boshnjak.

Dy partitë që janë në koalicion me PDK-në kanë theksuar se ujdia e tyre është parimore dhe se mirëpresin që këtij grupi t’i bashkëngjitet edhe përfaqësuesit e partive minoritare. Por, lëvizja e CDU-së ka demantuar përpjekjet për unifikimin e partive boshnjake brenda KK-së në Prizren.

“Thjeshtë ne nuk kemi parë vetën brenda grupit me “Vakat”-in dhe NDS-në. Kemi dashur që të kemi një grup të qëndrueshëm dhe këtë e kemi arritur me KDTP-në…”, ka thënë kryetari i CDU-së Hamza Balaj për Koha Ditore.

“Besoj se e kemi ndërlidhur interesin e dyanshëm të komuniteteve tona. Interesi ynë është që grupi ynë të marrë postin e nënkryetarit për komunitete”.

Kryetari i Degës së KDTP-së, Levent Bush ka konfirmuar arritjen e marrëveshjes me CDU-në./PrizrenPress.com/

Revolucioni studentor

0

Lapsi revolucionarGrupi i Pavarur i Studenteve që po protestojnë kundër rektorit, Ibrahim Gashi, tash e nëntë ditë kanë vendosur që të përdorin si simbol lapsin me mbishkrimin Revolucioni studentor.

Ky grup i studentëve ka njoftuar se nga takimet që në vazhdimësi po zhvillojnë me student po krijojnë disa “struktura” të cilat do t’i ndihmojnë rreth organizimit të protestave paqësore dhe aktiviteteve simbolike, transmeton KP.

“Gjithashtu, shprehim shqetësimin e thellë në lidhje me dhunën që është manifestuar gjatë protestës përpara Rektoratit dhe kërkojmë lirimin e të gjithë protestuesve dhe pjesëmarrësve të shoqërisë civile”, thuhet në komunikatë.

Gati tribunali për krimet e UÇK-së

0

UCK-kallashiNë një koment të pa nënshkruar gazeta “Tribuna” shkruan se është gati themelimi i një tribunali që do të merrej me krimet që i ka përshkruar të kenë ndodhur në Kosovë ish-Prokurori zviceran , Dick Marty.
“Tribunali” do të jetë i vendosur jashtë sistemit gjyqësor të Kosovës dhe jashtë Kosovës po ashtu, shkruan gazeta duke iu referuar një draft-dokumenti që e ka siguruar.

Procedimi i shpejt i drejtë është arsyeje pse ai mekanizëm nuk do të funksionoj në Kosovë. Ky mekanizëm parashihet ta bëjë punën që e ka bërë deri tash taskfoca Speciale e EULEX’it./

Në rritje numri i fëmijëve me kancer

0

Femijet-4qeshoriProfesionistë të shëndetësisë thonë që numri i fëmijëve me kancer, është në rritje. Megjithatë, ata thonë që gjendja nuk është për tu alarmua.

Shifrat duken të shkojnë vazhdimisht në rritje, marr nga numri i diagnostfitikimeve i cili në vitin 2007 ishte 7 fëmijë të diagnostifikuar me kancer, kurse në vitin 2013 ky numër u rrit në 48 raste.

Ministria e Shëndetësisë thotë që për rastet të cilat nuk arrihet të grindet shërim në vend, n institutet profesionale kosovare. Ky dikaster qeveritar ofron përmes një programi deri në 30 mijë euro mbështetje, por kjo nuk është e mjaftueshme shkruan gazeta ‘Koha Ditore”.

Krasniqi: Dy ngjarje që reflektojnë negativitet për shtetin e ri

0

JakupKrasniqi10-29Kryetari i Parlamentit të Kosovës, Jakup Krasniqi edhe një herë ka folur në cilësinë e opozitarit. Ai sërish e ka përdorur rrjetin social Facebook që t’iu adresohet qytetarëve.

“Mbyllja e shkollave për shkak të cilësisë se naftës, tregon se pa ligjësia, jo kontrolli i mallrave të ndryshëm është në nivel të lartë. Mbyllja e shkollave do të duhej të ishte alarm për institucionet përgjegjëse të shtetit, që ato të viheshin në kontroll te bizneseve që importojnë derivatet e naftës. Nuk është hera e parë që në Kosovë flitet e shkruhet për cilësinë e dobët te këtij malli profitabil për te cilin është i interesuar shumë edhe politika”, ka shkruar Jakupi në Facebook.

Po ashtu Krasniqi nuk ka lënë pa i përmendur edhe protestat e sotme.

“Storiet filmike të demonstrimit para Rektoratit te Universitetit “Hasan Prishtina” në Prishtinë, është diçka që më se paku i duhet te prezantohet Republika e Kosovës ne mediat tona dhe ato të huaja. Për këto të fundit do të duhej të kishim një reagim akademik të një përgjegjësie të lartë. Përkundrazi, sot patëm një reagim akademik por për diçka krejt periferike. Kjo ndoshta tregon edhe nivelin e reagimit akademik për fenomenet e ndryshme shoqërore në Kosovë.

Protestimi është e drejt qytetare e garantuar me ligj në shtetet demokratike, por protestat duhet të janë të qeta e në shërbim të avancimit të demokracisë. Protestat askund nuk i zgjidhin shpejtë problemet, prandaj duhet të kenë durim. Protestuesit duhet ta kanë parasysh se policet janë në mbrojtje të rendit e të ligjit dhe se janë të urdhëruar që të janë aty, prandaj sjellja ndaj tyre duhet të jetë e kulturuar pasi ata nuk janë armiq te protestuesve, janë vëllezër dhe bashkëqytetarë te tyre”, ka shkruar në fund Krasniqi. /PrizrenPress.com/