8.8 C
Prizren
E premte, 19 Prill, 2024

Bordi i RTK-së: Larg duart nga ne!

RTKLIVE-logoBordi dhe menaxhmenti i RTK–së, kanë reaguar ndaj qëndrimeve të shprehura nga Zyra për informim e Lidhjes Demokratike lidhur me zhvillimet në transmetuesin publik.

”Bordi dhe menaxhmenti i RTK –së i kuptojnë shqetësimet e subjekteve politike në një vit zgjedhor dhe jemi të përgatitur të ballafaqohemi profesionalisht me sfidat në situatë elektorale.

Ashtu siç ishim edhe në zgjedhjet lokale të vitit 2013, të mbajtura në një skenë politike të acaruar, kur RTK arriti të dëshmojë pavarësinë editoriale, duke qenë shembull i mbulimit korrekt dhe të paanshëm të fushatë zgjedhore, edhe në zgjedhjet që e presin Kosovën sivjet, RTK garanton përmbushjen e misionit tonë të transmetuesit publik siç përshkruhet në Ligjin e RTK-së dhe në pajtim me standardet e EBU.

Reagimi i sotëm Zyrës për Informim të LDK-së, është i ndërtuar mbi bazën e gjysmë informatave dhe spekulimeve që rrezikojnë të shfaqin tendenca të diktatit politik mbi vendimmarrjen dhe praktikat editoriale brenda transmetuesit publik.

Ne duam të besojmë se bëhet fjalë për një reagim të ngutshëm dhe të ndikuar nga situata e përgjithshme e ditëve të fundit. Mirëpo, nëse vërtet bëhet fjalë për qëndrim politik ndaj vendimmarrjes dhe praktikave editoriale të transmetuersit publik, atëherë konsiderojmë se kemi një përpjekje për presion politik të një partie të madhe ndaj transmetuesit publik të Kosovës.

Duam të theksojmë se asnjë parti apo subjekt tjetër politik nuk kanë asnjë të drejtë ligjore të përfshihen në vendimmarrjen apo në vlerësimin a komentimin e përgjithshëm të funksionimit të
RTK-së, pavarësia editorial e të cilës është e garantuar me ligj.

Ato kanë të drejtën e qasjes dhe prezencës në transmetuesin pubik sikurse që kanë të drejtën e demantit, sqarimit por edhe të adresimit të vërejtjeve serioze dhe për këto raste, kanë adresa të qarta.

Prandaj, u bëjmë thirrje subjekteve politike dhe të tjera të Kosovës, pa përjashtim, që të mos e fusin dhe të mos e llogarisin RTK-në si pjesë e agjendave të tyre elektorale apo të tjera.

Po ashtu, RTK i bën thirrje Kuvendit të Republikës së Kosovës, si themelues i RTK-së që të mbështesë RTK-në në përpjekjet e saj për përmbushjen e misionit dhe obligimeve që dalin nga
Ligji i RTK-së miratuar nga ky Kuvend.

Ne besojme se pikërisht paanshmëria dhe pavarësia editoriale e transmetuesit publik, në këtë rast e RTK-së është masë edhe për nivelin e demokracisë në një vend, në këtë rast në Kosovë”, thuhet në reagimin e RTK-së.

Më Shumë

Kalon në Komisionin për Arsim Projektligji për Provimin e Maturës, Nagavci: Evidentohet mundësia për të kopjuar

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, ka deklaruar se nxënësit të së njëjtës klasë do të shpërndahen në Provimin e Maturës,...

Kryetari Shaqir Totaj në SHBA afirmon bashkëpunimin e Prizrenit me Amerikën

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, gjatë vizitës së tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ka zhvilluar takime me Drejtoreshën e Zyrës së Evropës...

Lajmet e Fundit