15 C
Prizren
E premte, 13 Qershor, 2025

Kosova të përqendrohet më shumë në integrime

Eliot EngelKongresmeni amerikan Eliot Engel, ka deklaruar se Shqipëria dhe Kosova duhet të lëvizin më shpejt në rrugën e përparimit dhe integrimit.

“Unë besoj se të dy vendet janë duke shkuar në drejtimin e duhur, por unë do të doja të shoh se gjërat do të lëviznin edhe më shpejt. Në një përpjekje për të përmbushur standardet e Bashkimit Evropian (BE), në Shqipëri, unë i inkurajoj të dyja palët – qeverinë dhe opozitën për të punuar së bashku në çështjet që i bashkojnë të gjithë shqiptarët. Tani që Shqipëria, ka mbajtur zgjedhje të lira dhe të ndershme, unë shpresoj se i është hapur një shteg për anëtarësimin e saj në BE, që do të jetë i shpejtë dhe i qartë. Për Kosovën, ka pasur progres, edhe pse i ngadalshëm. Kosova përballet me pengesa të ndryshme nga ndonjë prej fqinjëve të saj”, ka theksuar kongresmeni Engel në një intervistë për INA.

Ai ka thënë se Kosova duhet të shpenzojë më shumë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit me BE-në. “Unë ndjehem i sigurt se është koha që Kosovës, duhet ofruar hyrja në NATO, Partneritet për Paqe ( PfP ) dhe besoj se edhe në BE. Porse ajo duhet të përqendrohet më shumë, dhe të shpenzojë energji për ratifikimin e Marrëveshjes së Stabilizim – Asociimit të saj me BE , si dhe liberalizimin e vizave. Të dyja janë të rëndësishme për stabilitetin dhe zhvillimin e rajonit dhe të Evropës në përgjithësi”, ka thënë Engel.

Më Shumë

Policia shqiptoi për 24 orë, 1577 gjoba në trafik

Policia e Kosovës njofton se për 24 orë, ka shqiptuar 1577 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë 24 orëve të fundit janë evidentuar disa aksidente...

Sonte ndeshja Shqipëri-Serbi

Kombëtarja Shqiptare luan sot, në orën 20:45 të mbrëmjes, takimin e tretë të vlefshëm për Eliminatoret e Kampionatit Botëror 2026, që do luhet në...

Lajmet e Fundit