9 C
Prizren
E martë, 5 Maj, 2026
Home Blog Page 8769

Jacobson ka vizituar Hoqën e Madhe

0

Jacobson-ambasadore amerikaneAmbasadorja e Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Tracey Jacobson sot ka vizituar fshatin Hoqë e Madhe në Komunën e Rahovecit, ku ka marrë pjesë në përurimin e projektit për riparimin e Kishës së “Shën Stefanit“.

Jakobson me këtë rast ka premtuar edhe projekte të tjera të Ambasadës amerikane për të gjitha komunitetet në Kosovë të cilat do të jenë në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore.

“Më vjen shumë mirë që sot patëm rastin të qëndrojmë në Hoqë të Madhe në Rahovec me rastin e inaugurimit të projektit për riparimin e Kishës së Shën Stefanit. Ne po ashtu do të vazhdojmë të bëjmë edhe riparimin e Kishës së Shën Gjonit dhe vreshtarive këtu. Ne u jemi shumë mirënjohës partnerëve tanë nga IRD –ja për ruajtjen e kësaj pjese kaq të rëndësishme të trashëgimisë së larmishme të Kosovës. Unë dua të theksoj se Ambasada amerikane gjithashtu do të vazhdojë të mbështesë projekte të tilla”, tha ajo.

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara Jacobson pati një takim edhe me kryetarin e Komunës në Rahovec, Idriz Vehapi. Sipas saj takimi ishte shumë konstruktiv me ç’rast nga kreu i kësaj komune mori premtime për zbatimin e Ligjit për Hoqën e Madhe duke paralajmëruar edhe themelimin e një këshilli të veçantë për zbatimin e këtij ligji.

Thaçi: Të verifikohen thirrjet akademike për krejt njerëzit e politikës prej viteve të 90’ta

0

Thaci7-03Kryeministri Hashim Thaçi ka akuzuar njerëzit e politikës se prej vitit 1990 e deri më tash ka pasur politizim të Universitetit të Prishtinës.

“Njerëzit e insitucioneve të Republikës së Kosovës, prej vitit 1991 deri këtu. Ata më të zhurmshit janë këtu”, ka thënë ai.

“Nëse është bërë magjistër pa fakultet duhet t’i vijë turp të flas për UP’në”, ka thënë ai.

Ai ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të verifikohen të gjitha gradat shkencore prej vitit 1991 e deri më sot.

“Të verifikohen thirrjet akademike krejt njerëzit e politikës”, ka thënë ai.

Dështon restaurimi i shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Hasit

0

KatarinaJosipi-shtepia ne Zym te HasitPas një tenderi të dështuar në fund të vitit 2012, në qershorin e vitit 2013 Ministria e Kulturës kishte hapur një tjetër tender për restaurimin e shtëpisë së Katarina Josipit në Zym të Hasit, e tek në gusht një konsorcium kishte marrë përsipër punimet. Këtë muaj tenderi është anuluar, shkruan Koha Ditore.

Përkundër faktit se projekti për restaurimin e konservimin e shtëpisë së doajenës së teatrit  ka qëndruar në sirtarin e Ministrisë së Kulturës që nga viti 2012, institucioni më i lartë i kulturës në vend ka dështuar që ta finalizojë këtë projekt. Tenderi i parë kishte dështuar për shkak të numrit të pamjaftueshëm të ofertuesve, ndërsa i dyti është anuluar.

“Gjykata” e tenderëve është jofunksionale qysh prej 1 gushtit të vitit të kaluar.Mungesa e kuorumit në Organin Shqyrtues të Prokurimit ka bërë që ky autoritet të mos mund t’i shqyrtojë mbi 200 lëndë që nga ajo kohë. Përpos tenderit për restaurimin e shtëpisë së Katarinës, si pasojë e mosfunksionimit të OSHP-së është anuluar edhe tenderi për renovimin e objektit të Teatrit Kombëtar të Kosovës./KD/

Ngushëllohet familja e këngëtares Vaçe Zela

0

Vaqe zelaMe rastin e vdekjes së artistes së madhe të këngës, Vaçe Zela, kryekuvendari Krasniqi, kryeministri Hashim Thaçi dhe liderii AAK-së, Ramush haradinaj i kanë shprehur ngushëllime familjes së këngëtares.

“Shqiptarët kudo në botë mësuan sot lajmin e trishtuar për vdekjen e mbretëreshës së këngës shqipe, Vaçe Zela. Ajo që e re hyri me vrull në skenën e artit, duke sjellë emocione të fuqishme artistike gjatë gjithë jetës dhe për të mbetur përjetshëm në panteonin shqiptar.

Zëri kumbues i Vaçes nuk ka vdekur, sepse do të shoqërojë edhe shumë breza artdashës shqiptarë. Duke ndarë dhembjen bashkë me ju, në emër të Kuvendit të Republikës së Kosovës dhe në emrin tim, juve dhe gjithë adhuruesve të saj u shpreh ngushëllime të thella për këtë humbje të madhe”, thuhet në telegramin e ngushëllimit të kryekuvendarit Krasniqi.

Kryeministri Hashim Thaçi ka theksuar se ,e pikëllim ka marrë lajmin për ndarjen nga jeta të këngëtares dhe artistes së shquar Vaçe Zela. “Vaçe Zela ka qenë dhe mbete ikonë e muzikës së lehtë dhe asaj popullore, një zë origjinal, i papërsëritshëm dhe unikat në muzikën shqiptare. Zëri i mrekullueshëm dhe këngët e saj për Atdheun janë perla të përhershme të trashëgimisë sonë muzikore. Ngushllime familjes dhe dashamirëve të shumtë”, thekson Thaçi.

Edhe Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, me keqardhje të thellë mori lajmin për shuarjen e divës së këngës shqipe, Vaçe Zela. Haradinaj bashkëndjenë me familjen, të afërmit, kolegët e këngëtares së madhe dhe mbarë komunitetin artisitik shqiptar.

“Vepra dhe kontributi i zonjës Zela është një prej kapitujve më të vlefshëm në opusin nacional të këngës shqipe, dhe si tillë do të mbetet përherë pjesë e thesarit tonë të gjithëmbarshëm kulturor. Përjetësisht do ta kujtojmë dhe do të ndihemi krenarë me këngëtaren e madhe shqiptare, zërin dhe repertuarin që ajo i dha e i la në trashëgim muzikës dhe kulturës sonë në përgjithësi”, thuhet në telegramin e Haradinajt.

Të rriten angazhimet për transparencë dhe pjesëmarrje qytetare

0

KDI-NaimCahanaj-ArbenHoxhaInstituti Demokratik i Kosovës (KDI), në kuadër të projektit “Pjesëmarrja e qytetarëve dhe principet për një qeverisje të mirë”, ka monitoruar punën e kuvendeve komunale të Regjionit të Prizrenit gjatë mandatit të kaluar të këtyre institucioneve, përkatësisht gjatë periudhës 2009 – 2013.
POSTUAR 11:55 / 06.02.2014
Në këtë funksion është edhe ky publikim, i cili ka për qëllim të ofrojë një pasqyrë të përgjithshme për zhvillimet politike në komunat e Regjionit të Prizrenit dhe të shërbejë si një udhërrëfyes për qytetarët e këtij regjioni.

Në këtë publikim është përfshirë përfaqësimi i qytetarëve në kuvendet komunale të Regjionit të Prizrenit në mandatin e kaluar (2009-2013), përfaqësimi i qytetarëve në institucionet lokale të këtyre komunave të dalë nga Zgjedhjet Lokale 2013dhe rekomandimet e KDI-së në lidhje me avancimin e punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit për transparencën, llogaridhënien dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në vendimmarrje.

Në tabelën e mësipërme është paraqitur numri i ulëseve të fituara nga subjektet politike për Kuvendin e Komunave të regjionit të Prizrenit në vitin 2009 dhe 2013. “Nga 176 ulëse sa kanë kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit, nga to Partia Demokratike e Kosovës prinë edhe për nga numri i ulëseve në këto kuvende me gjithsej 46 ulëse, LDK me 41 ulëse, AAK-LDD me 24 ulëse dhe IQM me 11 ulëse.

PDK në zgjedhjet lokale 2013 ka pësuar rënie të ulëseve përkatësisht 12 ulëse në krahasim me numrin e ulëseve që kishte nga zgjedhjet e vitit 2009 dhe LDK ka pësuar rënie prej 9 ulëseve në krahasim me zgjedhjet lokale 2009. Edhe koalicioni AAK-LDD në këto zgjedhje ka pësuar rënie derisa në zgjedhjet lokale 2009 këto subjekte ishin të përfaqësuara me 31 ulëse në zgjedhjet lokale 2013 këto dy subjekte politike që hynë në garë si koalicion para-zgjedhorë arritën ti sigurojnë vetëm 24 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit.

Pesë subjekte politike të cilat kanë garuar për herë të parë në zgjedhjet lokale 2013 kanë arrit të sigurojnë më tepër se një ulëse pranë kuvendeve komunale të komunave të regjionit të Prizrenit. Derisa Iniciativa Qytetare për Malishevën (IQM) iniciativë kjo e dalë si rezultat i fraksioneve të degës së PDK-së në Malishevë, në këto zgjedhje lokale 2013 ka arrit ti sigurojë 11 ulëse pranë kuvendit të komunës së Malishevës. Lëvizja Vetëvendosje ka arrit të siguroje 9 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit, KTAP po ashtu 9 ulëse, Bashkimi Demokratik (BD) dhe Centar Demokratske Unije (CDU) kanë arrit të sigurojnë nga 5 ulëse në kuvendet e komunave të regjionit të Prizrenit – tha Naim Cahanaj përfaqësues i KDI-së.

Arben Hoxha, zyrtarë i KDI-së vazhdoj me tej mbi problemet që kanë hasur në transparencën komunale dhe përfshirjen e qytetarëve në vendimmarrjen komunale.

Me qëllim të avancimit të punës së kuvendeve të komunave të regjionit të Prizrenit lidhur me transparencën dhe llogaridhënien, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) ka analizuar angazhimin e kuvendeve të komunave në regjion të Prizrenit në përdorimin e mekanizmave për transparencë dhe llogaridhënie institucionale. Shikuar në këndvështrimin e krijimit të bazës ligjore në rritjen e transparencës në nivel lokal ka përparime të dukshme nga kuvendet komunale të komunave të regjionit të Prizrenit ku vlen të potencohet miratimi i Rregulloreve për Transparencë mirëpo implementimi i mekanizmave ligjorë, si atyre lokal por edhe qendror që rregullojnë fushën e transparencës së institucioneve publike kanë çaluar edhe në mandatin e fundit katërvjeçarë.

Andaj KDI i rekomandon përfaqësuesve të dalë nga zgjedhjet lokale 2013 që të rrisin angazhimin në: përdorimin e ueb faqeve të komunave për publikimin e çdo vendimi dhe dokumenti strategjik të nivelit lokal në komunat përkatëse, të rekrutojnë Zyrtarin për Informim (Komuna e Dragashit dhe Mamushës) si dhe të funksionalizohen dhe fuqizohen zyrat për marrëdhënie me publikun në komunat e regjionit të Prizrenit, të hartohen Planet vjetore për transparencë komunale në komunat e regjionit të Prizrenit, të transmetohen punimet e seancave nga mediet lokale në komunat të cilat nuk kanë praktiku deri më tani një gjë të tillë, të ri drafohen Rregulloret për transparencë në komuna si dhe të përdorin një link në ueb faqet e komunave për lehtësimin e kërkesave për qasje në dokumente publike.

Edhe në aspektin e përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje, Instituti Demokratik i Kosovës (KDI) përfundimisht, rithekson se komunat e Regjionit të Prizrenit nuk kanë treguar interesim të theksuar në drejtim të zbatimit të përpiktë të kërkesave ligjore me qëllim të sigurimit të përfshirjes së qytetarëve në proceset e vendimmarrjes.

KDI i rekomandon përfaqësuesve të dalë nga zgjedhjet lokale 2013 që të rrisin angazhimin në: praktikumin e procesverbaleve në takimet dhe konsultimet publike dhe të njëjtët të prezantohen pranë kuvendit të komunës, në shqyrtimin me më seriozitet të gjitha nismave dhe iniciativat qytetare nga organet e vetëqeverisjes lokale, në inicimin e hartimit të rregullores komunale për përfshirjen e qytetarëve në hartimin e buxhetit komunal, në hartimin e rregullores për konsultimin e akteve komunale para miratimit të tyre në kuvend si dhe në krijimin e Komiteteve Konsultative dhe miratimin e Rregullores për organizimin dhe funksionimin e këtyre komiteteve konsultative.- tha Arben Hoxha përfaqësues i KDI-së.

Limaj e Krasniqi e tkurrin PDK-në

0

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Largimi i Fatmir Limajt e Jakup Krasniqit nga Partia Demokratike e Kosovës, nuk do të kalojë pa pasoja për subjektin aktualisht më të madh në vend. Gjatë gjithë ditës së mërkurë pothuajse asnjë nga zyrtarët e lartë të PDK-së nuk kanë qenë në gjendje të flasin për vendimin e Limajt, për krijimin e partisë së re bashkë me Jakup Krasniqin.

Pavarësisht insistimeve të gazetës, duke u nisur nga nënkryetari Hajredin Kuçi, anëtarë tjerë të kryesisë, Blerand Stavileci, madje edhe deputeti Adem Grabovci, asnjëri nga ta nuk kanë qenë në gjendje ta thonë asnjë fjalë. Ata gjatë gjithë ditës janë parë në aktivitetet e tyre nëpër institucionet shtetërore, porse i kanë ikur çdo kontakti me gazetarë,shkruan Tribuna

Shumica prej tyre, duke përfshirë edhe kreun e partisë Hashim Thaçi, nuk janë parë në disponim të mirë gjatë kohës sa ishin në mbledhje të rregullt të Qeverisë. I vetmi që ka thënë pak fjalë për deklaratat e Limajt, ka qenë Bajram Rexhepi, por edhe ky i fundit është përgjigjur vetëm për pjesën ku Limaj ka kritikuar punën e Ministrisë së Punëve të Brendshme

FSK mund të shndërrohet në Gardë Kombëtare

0

FSK12-16Kosova shumë shpejt mund të bëhet me ushtri. Madje, me kapacitet aktuale që ka FSK-ja sot, pretendohet se ushtria mund të krijohet qysh brenda 30 ditëve pas ndryshimeve kushtetuese. Për këtë çështje janë bërë të gjitha përgatitjet. Por, problemi kryesor ka mbetur emri. Në Qeveri, druajnë se termi “ushtri” nuk do ta marrë pëlqimin e deputetëve të komunitetit serb në Kuvendin e Kosovës.

Si opsion nuk është përjashtuar që FSK-ja të transformohet në një Gardë Kombëtare të ngjashme me atë amerikane. Gazeta Tribuna e posedon një kopje të strategjisë së rekomanduar nga Komiteti Drejtues për Rishikimin e Strategjisë së Sektorit të Sigurisë (RSSS) si dhe tanskriptin për të cilën kabineti qeveritar ka diskutuar të mërkurën me dyer të mbyllura,shkruan Tribuna.,

Ministri i FSK-së, Agim Çeku, i cili ka kohë që i ikën çdo pyetjeje të gazetarëve dhe nuk flet shumë në publik për çështjen e ushtrisë, ka qenë krejtësisht i hapur para kolegëve të tij. Zyrtarizmin e ushtrisë se Kosovës ai e ka quajtur si çështje të kryer, ndërsa është shprehur i bindur se Kosova është e gatshme të kryejë veprime si ushtri hiq më larg se një muaj nga momenti që hartohet ligji.

Kryeziu: Për ribashkimin e LDK-së di vetëm Astrit Haraqija, trashëgimia politike e Rugovës s’është në rrezik

0

Eqrem KryeziuAnëtari i Kryesisë së LDK’së, Eqrem Kryeziu ka ironizuar me deklaratën e Astrit Haraqisë, i cili tha se Ukë Rugova nisi mbrëmë projektin e tij për rikthimin e njerëzve në LDK, duke përfshirë edhe bashkimin e Isa Mustafës me Fatmir Sejdiun.

Eqrem Kryeziu ka thënë për Express se për këtë nismë ka njohuri vetëm Astrit Haraqija.

Ai ka thënë se është aventurë e madhe të komentohet një deklaratë e tillë.

“Është e pamundshme të komentohen gjërat për te cilat ka njohuri vetëm Astrit Haraqija.

Për moshën time, kjo do të ishte aventurë e madhe”, ka thënë Kryeziu për Express.

Duke komentuar arrestimin e djalit të Ibrahim Rugovës, Kryeziu ka thënë se është zhgënjyese dhe dëshpëruese, por askush s’duhet të frikësohet për trashëgimin politike të Rugovës.

“Sigurisht që lajmet e tilla zhgënjejnë njerëzit. Kam parë reagimet e njerëzve, të cilët, kryesisht, dëshpërohen dhe kane drojë për trashëgiminë politike të Presidentit të ndjerë.

Në këtë pikëvështrim them se trashëgimia e Rugovës nuk është peng e njerëzve të gjallë”, ka thënë ai.

Ndryshe, Astrit Haraqija ka thënë se Ukë Rugova posa t’i kryen procedurat në EULEX do të rinisë misionin e tij për ribashkimin e anëtarëve të LDK’së.

Ndryshe, sot, EULEX’i ka arrestuar djalin e Ibrahim Rugovës, Ukën, si të dyshuar për krim të organizuar dhe keqpërdorim të autoritetit.

Uka është në ndalin policor prej 48 orësh.

Thaçi përkujton 15-vjetorin e Rambujesë

0

Rambuje-delegacioniMë 6 shkurt mbushen 15 vite që kur filloi punimet Konferenca e parë ndërkombëtare për Kosovën në Rambuje të Francës, ka shkruar sot në Facebook , kryeministri Kosovës Hashim Thaçi.

“Konferenca u organizua pas luftës heroike të UÇK-së dhe rezistencës gjithë qytetare të popullit të Kosovës.

Kjo Konferencë u organizua nga bashkësia ndërkombëtare me rol udhëheqës nga SHBA, BE dhe me prezencë të Rusisë. Pa luftën çlirimtare, Bashkësia Ndërkombëtare nuk do ta organizonte Rambujenë.

Me marrëveshjen e Rambujesë u krijua mundësia e intervenimit të NATO-së ndaj caqeve të ushtrisë serbe në Kosovë. Falë sakrificës heroike të popullit të Kosovës dhe bombardimeve të NATO -os, Kosova fito lirinë në qershor të vitit 1999. Në shenjë nderimi kujtojmë dëshmorët e lirisë, sakrificën e invalidëve të luftës, veteranët dhe mundin e gjithë qytetarëve të Kosovës për liri. Çdo qytetar i Kosovës është çlirimtar.

Në emër të Qeverisë dhe popullit të Kosovës, falënderoj SHBA-të, BE-në dhe NATO-n”, ka shkruar Thaçi në Facebook.

Profesorë të UP-së përgënjeshtrojnë kumtesën e Rektoratit

0

UP-logoKatër profesorë të Universitetit të Prishtinës kanë përgënjeshtruar sot kumtesën e Rektoratit e cila ka mëtuar të ulë titujt dhe gradat shkencore të profesorëve përkrahës të protestave të studentëve të cilët kundërshtojnë skandalet në Universitetin “Hasan Prishtina” dhe rektorin UP –së Ibrahim Gashi si bartës i këtyre skandaleve me punimet e tij shkencore nga fusha jo përkatëse të specializimit të tij botuar në rrezita të rreme.

Profesorët Dukagjin Pupovci, Qëndrim Gashi, Arben Hajrullahu dhe Hatixhe Latifi – Pupvoci kanë dërguar në adresën e Kohës CV- të, të cilat qartë dëshmojnë për të arriturat e tyre shkencore dhe akademike dhe hedhin poshtë atë që kishte thënë me herët kumtesa e Rektoratit.

Dukagjin Pupovci, komunikatën e sotme të Rektoratit e ka quajtur përpjekje për zhvendosjen e vëmendjes nga situata e tanishme në Universitet. “Nuk është aspak e vërtetë se unë jam zgjedhur në thirrjen e profesorit pa asnjë punim shkencor. Në vitin 2004 kur jam zgjedhur unë i kam pasur tri punime në revista me recension ndërkombëtar, një nga fusha e algjebrës lineare numerike të botuar në vitin 1998 dhe dy nga fusha e edukimit, të botuara në vitet 2002 dhe 2004”, ka thënë ai duke ia bashkangjitur reagimit edhe tri dokumente (i posedon Koha) që dëshmojnë si është zgjedhur dhe si është pranuar Pupovci profesor në UP, dhe përfundon se diploma e tij nuk është biznesore por është akademike.

Ngjashëm, duke dërguar CV-të e veta kanë vepruar edhe Qëndrim Gashi e Arben Hajrullahu të cilët haptas dhe me argumente kanë kundërshtuar menaxhmentin aktual të UP –së .

Profesoresha Hatixhe Lafifi – Pupovci me një reagim, duke e hedhur poshtë kumtesën, ka thënë se shumë të tjerë në Fakultetin e Mjekësisë kanë publikuar botime shkencore në revista të rreme dhe kanë arritur kështu tituj fantomë në UP.

“Koha” i posedon të gjitha cv-të dhe reagimet.