8.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 8826

Shtëpia që transformohet në kinema

0

shtepia-1Një shtëpi e çuditshme është ndërtuar në New York, e cila ka dy funksione: funksionin e një shtëpie të vogël dhe atë të një kinemaje.

Ajo është realizuar nga artisti Matthew Mazzotta në bashkëpunim me ‘Coleman Center for the Arts’ dhe bëhet fjalë për një arkitekturë të transformueshme.

Normalisht kur është e mbyllur, struktura duket si një shtëpi e vogël prej druri, tipike e shtëpive amerikane në periferi. Por kjo strukturë më pas hapet dhe transformohet në një kinema ku mund të ulen deri në100 persona.

Karriget e kësaj kinemaje të kujtojnë ndenjëset e një Kishe, por qëllimi i krijimit të saj, është ai i rikuperimit të zonave urbane, aktualisht të braktisura.

Shtëpia-kinema është vendosur në një terren, ku më parë gjendej një banesë e braktisur dhe në këtë vend tashmë do të realizohen evenimente, jo vetëm kinematografikë, por edhe evenimente teatrale dhe koncerte të ndryshëm.

Gjithashtu, kjo shtëpi do të ketë si qëllim edhe risocializimin e zonës duke shfrytëzuar këtë strukturë, e cila mund të zhvendoset nga një vend në tjetrin.

Misioni i EULEX’it do të jetë zbatimi i marrëveshjeve me Serbinë

0

Thaci, Ashton, Dacic ne brukselQeveria e Kosovës nuk do të mund të ndal së zbatuari marrëveshjet politike të lidhura pas negociatave me Serbinë, ku dorëzanë është baronesha Chatharina Ashton. Këtë nuk mund ta bëjë as në këmbim të heqjes së kompetencave ekzekutive të misionit evropian për sundimin e ligjit në Kosovë, EULEX, që ka kompetencë në ndjekjen e krimeve të luftës dhe krimeve të profilit të lartë politik të korrupsionit e krimit të organizuar, shkruan “Tribuna”.

Në strategjinë konfidencale për rishikimin kompetencave të EULEX’it, sipas gazetës, thuhet fjalë për fjalë që misioni i ri i Bashkimit Evropian në Kosovë do të ketë kompetencë në zbatimin e marrëveshjeve të arritura në Bruksel mes Kosovës e Serbisë.

Strategjia do të jetë subjekt i diskutimeve në Bruksel mes Qeverisë së Kosovës dhe BE-së. Pas këtyre diskutimeve, pritet edhe të definohet e ardhmja e misionit që do ta zëvendësojë EULEX-in. Diskutimet pritet të definojnë shumëçka pasi që shtetet anëtare të BE-së, gjegjësisht Gjermania dhe Britania e Madhe, janë kundër heqjes së kompetencave ekzekutive në krimet e luftës dhe ato të profilit të lartë nga misioni i BE-së.

Në këtë pikë, strategjia, një kopje të së cilës e ka siguruar gazeta Tribuna ka lënë dykuptimësi. Aty thuhet se misioni i ri do të ketë kompetencë të plotë në rastet e profilit të lartë që janë duke vazhduar por përmendet se rastet e reja do të iniciohen pas një kërkese (nga institucionet vendëse). Kërkesë megjithatë ky mision nuk do të duhet të ketë nga askush sa i përket veprimeve që çojnë në zbatimin e marrëveshjeve të Brukselit. Në bazë të strategjisë konfidenciale misioni do të jetë ekzekutiv në veprimet e në zbatimin e veprimeve që çojnë në realizimin e marrëveshjeve. Për më shumë, misioni do të ketë kompetenca shtesë të veçanta në komunat në veri të lumit Ibër.

MBP-ja shpërblen zyrtarin falsifikator

0

Monistria e brendshmeNëse je zyrtar i lartë pushteti nuk të ndëshkon edhe kur falsifikon. Madje të shpërblen. Shembullin e sjelljes së këtillë pushteti e ka treguar në rastin e Islam Cakës, i suspenduar gati dy vjet më parë nga pozita e drejtorit të Departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, që funksionon në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme (MPB).Për punën që nuk e ka bërë prej gati dy vjetësh, ai ka marrë pagë të rregullt. Ndërkaq pasi i është shqiptuar dënimi për falsifikim nga gjykata, MPB-ja e ka rivënë një kohë në pozitën e drejtorit, e më pas e ka caktuar si koordinator.

Islam Caka ishte i suspenduar gati dy vjet më parë nga pozita e drejtorit të Departamentit për shtetësi, azil dhe migracion, që funksionon në kuadër të MPB-së. Për punën që nuk e ka bërë prej gati dy vjetësh, ai ka marrë pagë të rregullt. Këtë fundvit është dënuar për falsifikim nga Gjykata Themelore në Prishtinë.

Pas dënimit, MPB-ja e ka vënë një kohë në pozitën e drejtorit në Departamentin e Regjistrimit dhe Gjendjes Civile, e më pas e ka caktuar si koordinator të Njësisë për monitorim dhe evoluim të strategjive nacionale. /Koha Ditore/

 

Kurti i hapur për koalicione

0

AlbinKurti1205Lideri I Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, ka deklaruar se kjo lëvizje synon të dalë subjekti i parë politik në zgjedhjet e ardhshme parlamentare të cilat pritet të mbahen këtë vit.

Ai në një intervistë për “Epoka e re” ka thënë se me ardhjen e Vetëvendosje-s në Qeveri do të përfundojë epoka e qeverive Thaçi.

Kurti ka thënë se do të jetë i hapur për koalicione me të gjitha ato parti që kanë përputhje të programeve me Vetëvendosje-n.

“Këto parti duhet të ndryshojnë. Vetëm më pas mund të bashkëpunojmë në koalicione. Kështu siç janë sot, jo, por ka shenja që ato do të ndryshojnë”, është shprehur Kurti.

Arben Zharku, drejtor i ri i QKK-së

0

Arben ZharkuRegjisori Arben Zharku është zgjedhur drejtor i Qendrës Kinematografike të Kosovës. Ai ishte më parë kryetar i Bordit të QKK-së, por kishte dhënë dorëheqjen nga ky post.

Në një intervistë dhënë KultPlus-it, drejtori i ri i QKKS-së ka thënë se ndër prioritetet e punës së tij do të jetë rritja e fondit për prodhimin e filmave kosovarë.

“Është shumë me rëndësi të shikohet që ky fond të rritet ende, duke gjetur edhe donatorë dhe burime tjera për përkrahjen e kinematografisë”, ka theksuar Zharku.

Drejtori i ri i QKK-së ka lindur në Kaçanik më 1982. Ai ka mbaruar aktrimin në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Prishtinës më 2004, Zharku është themelues dhe drejtor i Festivalit N

Krasniqi kërkon nga deputetët të mos mungojnë nëpër seanca

0

Jakupkrasniqi10-6Kreu i Kuvendit, Jakup Krasniqi, u bën thirrje grupeve parlamentare në Kuvendin e Kosovës që një herë e përgjithmonë të heqin dorë nga bojkotimi i seancave, të paktën këtë vit.

Ndonëse pati akuzuar deputetët se në Kuvend erdhën falë vjedhjes industriale të votave, ai tashti thekson se deputetët duhet të jenë në Kuvend kur e kërkon puna, sepse kanë marrë votat e popullit.

Por, shefi i Grupit parlamentar të AAK-së, Ardian Gjini, nuk pret që këtë vit të ketë ndryshime, apo ndërgjegjësim të deputetëve. Për të është piktoreske të mendohet se ata që bojkotuan vazhdimisht seancat do të jenë më të ndërgjegjshëm këtë vit.

Ndërkohë, Instituti Demokratik i Kosovës vlerëson se kjo legjislaturë do të mbahet mend si një nga legjislaturat më të dobëta që ka pasur ndonjëherë Kosova, si nga aspekti i cilësisë së debatit të ofruar, ashtu edhe për nga mënyra e funksionimit të tij.

Valmir Ismaili, nga KDI-ja, i ka thënë KTV-së se nuk shpreson që Legjislativi do të përmirësohet këtë vit. Përplasjet pozitë-opozitë rreth mënyrës së privatizimit të PTK-së dhe tentativës së Qeverisë për të legalizuar këtë privatizim, lanë Kuvendin për kohë të gjatë jashtë funksionit.

Por, jo vetëm PTK-ja. Edhe zgjedhjet lokale dhe angazhimi i deputetëve më shumë në fushatë sesa në Kuvend e kanë paralizuar gati dy muaj punën e organit më të lartë në vend.

Prokuroria: S’ka aktakuzë për Enver Hasanin

0

Enver HasaniProkuroria Themelore në Prishtinë, ka bërë të ditur se ndaj Kryetarit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, nuk është duke u përgatitur asnjë aktakuzë gjatë kohës sa Hasani ishte Rektor i Universitetit të Prishtinës.

“Në prokurorinë Themelore të Prishtinës, është dorëzuar letër anonime, pranuar më datën 29.10.2012, me pretendime se zyrtarët e UP-së, kanë bërë keqpërdorime të pozitës zyrtare.

Ndërsa, kjo prokurori është duke ndërmarrë veprime në drejtim të grumbullimit të informacioneve, për pretendimet e cekura në letrën anonime, për t’ia filluar eventualisht ndonjë procedurë penale ndaj keqpërdoruesve të detyrës zyrtare të Universitetit të Prishtinës”, thuhet në kumtesën e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Ndërron jetë “Xhaxha Fil”

0

James AveryAktori i njohur i “Xhaxha Fil” në serialin e viteve 90-të “Will Princi i Belair”, James Avery ka ndërruar jetë.

Aktori 68-vjeçari ka pësuar komplikacione pas ndërthyrjes në zemër duke bërë që të ndërroj jetë gjatë mbrëmjes së ndërrimit të viteve në një spital në New York.

Kolegë aktorë, familjarë kanë shprehur në rrjete sociale ngushëllime për vdekjen e tij. Disa nga aktorët e serialit të njohur janë shprehur të pikëlluar për këtë humbje

Begaj premton përkrahje për të verbrit

0

begaj me te verberitKryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur sot në zyrën e tij, drejtorin ekzekutiv të Shoqatës së të Verbërve të Kosovës (SHVK), Mexhid Foniqin, me bashkëpunëtorë. Në këtë takim është biseduar për gjendjen e të verbërve dhe përkrahjen që mund ta kenë nga ana e Komunës së Malishevës, për këtë kategori, të cilët duhet të ndihen pjesë e barabartë e shoqërisë.

“Unë e çmojë jashtëzakonisht shumë punën që bëni dhe angazhim tuaj për të qenë pjesë e barabartë e shoqërisë”

“Ne si komunë, do t’i shfrytëzojmë të gjitha mundësitë tona, për t’i ofruar mbështetje shoqatës në Malishevë dhe përkujdesja jonë nuk do të mungojë, ndërsa ligji për këta persona, nga ana e komunës, do të zbatohet në njëqind për qind”, tha kryetari Begaj.

Ndërsa, Mexhid Foniqi, nga Shoqata e të Verbërve të Kosovës, tha se “ligji për personat e verbër, megjithëse i miratuar nuk po zbatohet. Sipas ligjit, personat e kësaj kategorie, përveç aspektit financiar, do të duhej të lirohen edhe nga disa obligime, siç janë taksat dhe shërbimet komunale”.

Sipas përfaqësuesve të shoqatës së të verbërve, në Malishevë, numri i personave të verbër arrin në 270, prej tyre 96 persona janë një qind për qind të verbër, ndërsa në tërë Kosovës, janë 3500-4000 persona të verbër./PrizrenPress.com/

 

Prizreni përmbyllë vitin 2013-të me 4 vrasje

0

Vetevrasje-alltiNumri i vrasjeve ka shënuar rënie gjatë vitit 2013-të në rajonin e Prizrenit. Drejtori i Policisë,Nexhmi Krasniqi tha se gjatë këtij viti janë shënuar vetëm 4 vrasje në komunën e Prizrenit.

“Gjatë vitit 2013 kanë ndodhur vetëm 4 vrasje, ndërsa gjatë vitit 2012 kanë ndodhur 14 sosh në rajonin e Prizrenit”.
“Ulja e vrasjeve është 72 për qind “

Drejtori Krasniqi tha se gjatë vitit 2013-të, përveç numrit të vrasjeve, ka pasur rënie edhe në veprat e tjera penale.

“Numri i vjedhje gjatë vitit 2013-të ka qenë 1 mijë e 43, ndërsa në vitin 2012-të 1 mijë e 162 raste”.

Sipas tij, ulja e numrit të krimeve ka bërë që të ulet edhe përqindja e zbulimit të tyre.

”Në vitin 2012-të numri i rasteve të zbuluar ka arritur 6 mijë e 37 raste, kurse në vitin 2013-të, ky numër ka qenë 5 mijë e 771 për të gjitha veprat kriminale”./PrizrenPress.com/