7.1 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 8836

Enver Hasani nën hetime per një tender milionësh, pritet të ngritët aktakuzë kundër tij

0

Enver HasaniEnver Hasani dyshohet se ka shkelur ligjin gjate kohes kur ishte Rektor i UP’se. Burime te Gazetes Express thone se Prokuroria po e heton ate per nje tender milionesh dhe shume shpejt pritet te ngritet aktakuze ndaj tij.

Env Hasani dhe Gjykata Kushtetuese kane rrezuar dy presidente te Kosoves, kane hedhur poshte ligje te miratuara ne Kuvend dhe ua kane hequr imunitetin zyrtareve te larte te Shtetit.

Per krejt keto, ata jane lavderuar, meqenese behej fjale per respektim te Kushtetutes dhe ligjeve te vendit.

Megjithate, njeriu qe eshte ne krye te Gjykates Kushtetuese dyshohet se ka gisht ne nje shkleje te rende te ligjit.

Burime te Gazetes Express thone se Enve Hasani, gjate kohes sa ka qene Rektor i Universitetit te Prishtines, dyshohet se ka shkelur ligjin ne nje tender milionesh te Universitetit.

“Tenderi ka pasur te beje me disa pune brenda UP’se. Per kete shkak, Prokuroria vendore ka nisur hetimet dhe ka marrur ne pyetje te gjithe akteret e perfshire ne kete rast”, ka thene nje zyrtar i Prokurorise ne kushte anonimiteti per Express.

Sipas tij, shume shpejt pritet edhe te ngritet aktakuze kunder Enver Hasanit.

“Ka fakte te mjaftueshme per ngritjen e aktakuzes ndaj z. Hasani”, ka shtuar ai.

Burime te Express, gjate dites, kane tentuar te marrin deklarata zyrtare edhe nga z. Hasani dhe Prokuroria e Shtetit por kjo ka qene e pamundur.

Çka nuk t’sjellë rasti gjatë zgjedhjeve!

0

Avdi IbrahimiShkruan:Avdi Ibrahimi

Rezultati i Zgjedhjeve Lokale për kryetar komunash të 3 Nëntorit në Kosovë ishte për shumicën e njerëzve i papritur,por për ata që donin ndryshimin ishte më së i natyrshëm.Po të vështrohet kjo levizje e elektoratit kuptohet shumica e shqiptarëve në Kosovë nuk duan që të mbetën të fuqishme PDK-LDK-AAK,po në këtë rast fitorja e dy komunave nga AKR-ja mund të thuhet lirshëm në zhargonin politik se ishte një fitore rastësore!Ndërsa fitorja e Lëvizjës Vetëvendosje në kryeqytetin e Kosovës në Prishtinë ishte fitorja më meritore e këtyre zgjedhjeve.Kështu vetvetiu lind pyetja pse ndodhi ky ndryshim,që është një ndodhi normale për ata që kanë punuar dhe vepruar pa ndalur për këtë ndryshim rrënjësor për çrrënjosjën e korrupcionit dhe servilizmit të tyre politik ndaj politikave të huaja vetëm që të mbetën sa më gjatë në pushtet duke bërë kompromise me Serbin në dëm të çështjes kombëtare shqiptare,sikur kanë harruar këta liderë që u ndëshkuan me votën e qytetarëve shqiptar të Kosovës se për qytetarin parësore është zhvillimi ekonomik i vendit,me çka duan ata qytëtarët të ruajnë dhe të kenë një zhvillim ekonomik në mirëqenien e tyre materiale dhe barazi sociale,ata duan sigurin e jetës dhe pronës private dhe asaj pasurisë kombëtare,ata qytetarët duan përmirësimin e gjithçkaje në jetën dhe atdheun e tyre.

Për mendimin tim në këto zgjedhje humbën se u kundërshtua fuqishëm nga elektorati për arrogancën,mendjemadhësin,premtimet boshe e prepotenca e drejtuesve në qendër e në ato lokale të shtetit të brishtë,në këto zgjedhje humbi krahinorizmi e familjarizmi i tejskajshëm,keta pushtetar mënjanuan bizneset vendore,lejuan grabitjen e pasurive kombëtare sepse këta pushtetar ishin edhe vetë të përfshirë në grabitjen e pasurisë kombëtare e kështu e sollën varfërin në mjediset e familjeve shqiptare,këto parti PDK-LDK-AAK-AKR,rrënuan ekonomin e vendit e jetën shoqërore,po e vonojnë qëllimshëm integrimin në BE,por në fushatat e tyre elektorale ata dolën me slloganin me ne jeni më afër Europës,thua se ne nuk jemi vend i Europës,thua se ne nuk jemi në kontinentin e Europës,por jemi në ndonjë planet tjetër e këto parti do të na shpërngulin nga ai planet për të na vendosur afër Europës.

Llomotitjet-vetëargëtimet,na janë bërë fraza të përditshme në skenën politike në Teatrin e quajtur Kosovë e ky teatër ka përherë”meritokracin”e këtyre politikanëve të bezdisshëm e dinak se këta janë ata që kanë bërë shumë të”mira”,për atdheun!të gjitha këto llomotitje-vetëargëtuese aq shumë na kanë neveritur për këto katërmbdhjetë vite të pasluftës çlirimtare saqë për atë Zot,po skuqem edhe atëherë kur të tillët po nisin në praninë time të bisedojnë për”meritat”e liderucëve të tyre,siç po shihni se sa më përkushtim janë të angazhuar për kauzën e tyre të”kosovarizmit”,kohëve të fundit janë kapur aq shumë”luftëtarë”të ndryshëm nga këto taborre politike,dhe e kanë shëmtuar asisoji kauzën kombëtare shqiptare,çdo gjë që bëjnë e prekin për dobin e tyre personale,saqë tërë angazhimin e tyre politik e kanë shndërruar në teatër humoristik.Këta dinak të rryer!Kjo shthurrje dhe përtaci e tyre morale ka prekur një pjesë të shoqërisë sonë?!Përgjjigja më e mirë do të ishte të denuarit nga ana e drjtësisë për krimet ekonomike që i kanë sjellur vendit,për këtë vite më pare patëm dëgjuar nga mediat një nëpunës zyrtar të qeverisë i cili pat thënë:”…Të gjithë po pasurohen në mënyra të ndryshme dhe mua më lindi dëshira të pasurohem sa më pare…”Nuk më kujtohen më saktësi fjalët e tij,por afërsisht ashtu disi ishte deklaruar,por nga fjalët e tij kuptova:që sa më shumë e sa më pare të fitoj pasuri në kurriz të tjetrit,pa punuar fare!Këta përfitues të të gjitha kohërave janë mësuar të jetojnë duke zhvatur popullin dhe pasurin e tyre kombëtare,kështu ata janë mësuar të ecin me këmbët e huaja e të hanë ushqimin e përtypur nga skllevërit e tyre servil.

Në këtë kuader veprimesh të pappërgjegjshme nga këto parti që ende nuk po reformohen si duhet,në të ardhmën e afërt elektorati shqiptar në mënyrë aktive por edhe nga mënyra pasive e disave do ta bëjnë rrëzimin e këtyre partive nga skena politike.Për këtë këtyre partive u duhet një debat nga antarsi e tyre për të analizuar zgjedhjet dhe gjendjen ku kanë bërë gabimet në vite që sollën këtë rezualtat e përgjegjësitë ti ndajnë edhe me antarësinë,ky evidentim i gabimeve do tu mundësoj ndoshta mos përsëritjen e tyre.Rishikimi i programeve të tyre në përputhje me misionin e një partie që ka vlerë të vërtet demokratike duke u pozicionuar djathtas apo majtas.nëse do të vazhdojnë me kryeneçësi se ata liderët janë mbi partinë dhe elektoratin e tyre gjendja e tyre partiake do të merrë tatpjetën në zgjedhjet parlamentare që po afrohen.

Një parti që reflekton dhe riorganizohet mbi parime të demokracisë duke u pozicionuar qartazi se a është parti e majtë apo e djathë,e hapur për të gjithë ata që duan të pozicionohen në të majtë a në të djathë,me antarësi që aspiron këto parime politike sigurisht mund të synoj mbetjen në pushtet ose ardhjen në pushtet,çka s,të sjellë rasti gjatë zgjedhjeve!Nëse drejtuesit e partive nuk duan të ja lënë asgjë rastësisë,por ata tu ofrojnë qytetarëve programe të qarta realizuese,e jo premtime bosh

Nuk u rrëzuan të gjitha vilat në Prevallë

0

Prevalla7-12A pas dy javësh sa kishin afat pronarët e 25 vilave pa leje që ti rrëzonin ato krejtësisht, nuk e kanë bërë një gjë të tillë. Më këtë ata e kanë kaluar afatin e dhënë nga inspektorati i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinorë që ti largojnë gjësendet e tyre dhe ta bëjnë rrënimin e tërsishëm.

Inspektoriati dy javë më parë intervenoi në këtë vend turistik duke ua shkatërruar vetëm një pjesë të vogël të vilave. Megjithëse e shtuna ishte afati i fundit, në këtë pjesë nuk është parë asnjë inspektor në terren.

Ministri i Mjedisit, Dardan Gashi, i cili morri vendimin për rrënim tha pë KTV-në se për shkak të festave inspektorët nuk kanë dalë në teren por sipas Gashit menjëherë në javën e ardhshme inspektorët do të nisin punën e tyre.
Dy javë më parë inspektorati i kësaj ministrie me rrëzimin e vilës së Sabit Gecit nisi rrënimin e objekteve pa leje në parkun nacional të Prevallës. Inspektorët tashmë kanë mbledhur të gjitha të dhënat për rreth 150 vila të cilat kanë tejkalime dhe pritet që ato në ditët e ardhshme të rrënohen.

Premtojnë opozitë të fuqishëm në Prizren

0

vv konfrencKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! në Prizren, Arbër Rexhaj, vitin 2013-të e ka vlerësuar pjesërisht të suksesshëm. Ai ka pranuar se rezultati i zgjedhjeve të 3 nëntorit nuk ka qenë i mirë për Vetëvendosjen në Prizren.

“ Rezultati i zgjedhjeve ka qenë i dobët”, ka thënë Rexhaj.
Ai premtoi se Vetëvendosje! do të jetë zëri i fuqishëm në Kuvendin Komunal të Prizrenit.

“Si opozitë në Legjislativ do të jemi mjaft konstruktiv dhe zëri i fuqishëm për të demaskuar çdo të keqe që i dëmton interesat e Komunës dhe qytetarëve”.
Këshilltarja e Asamblesë Komunale, Drita Millaku,tregoi se angazhimet e para të asamblistëve të VV-së do të janë luftimi i dukurive negative në sektorin e arsimit si dhe keqpërdorimet me pronën publike.

Lëvizja Vetëvendosje! në Prizren, premtoi vitin e ardhshëm do të ristrukturohet.

“ Vitin e ardhshëm ne do të ristrukturohemi si parti dhe besojmë në shtrirje më të gjerë në Prizren”/PrizrenPress.com/

Promovohen librat “Hojet” dhe “Nalivpero”

0

PROMOVIM LIBRI NE PZLibrat “Hojet” dhe “Nalivpero” të shkrimtarit Fahredin Shehu,janë promovuar në Prizren. Vështruesit kanë vlerësuar lartë dy librat e Shehut.

Krijuesi Musa Bushrani tha se libri “Hojet” i autorit Shehu është shumë i rëndësishëm për letërsinë shqipe.”Kjo vepër të zhytë thellë në ngjarjet që kalojnë nga koha në kohë”,tha Bushrani.
Edhe Ilire Zajmi e ka vlerësuar lartë krijimtarinë e shkrimtarit Fahredin Shehu.

“Lirish mund të quhet ambasador i poezisë shqipe në botë”.

Vetë autori në këtë promovim ka folur për librin “Nalivpero”.Ai ka falënderuar të gjithë krijuesit për vlerësimin që kanë bërë për dy librat e tij. Promovimi i librave të Fahredin Shehu është bërë nga Asociacioni për Kulturë, Edukim dhe Arsim “AKEA” në Prizren./PrizrenPress.com/

 

 

Baxhaku: Komuna e Mamushës duhet të avancojë mbledhjen e të hyrave vetanake

0

Elmedina BaxhakuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, gjatë muajit dhjetor ka shqyrtuar çështjen e arkëtimit të hyrave vetanake të planifikuara për vitin 2013 të Komunës së Mamushës.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se monitorimi ka nxjerrë në pah disa dobësi që ia pamundësojnë Komunës së Mamushës inkasimin më efektiv të hyrave vetanake. “Vërejtje për këto çështje ka paraqitur edhe institucioni i Auditorit të Përgjithshëm në Raportin e Pasqyrave Financiare të vitit 2012 “.

Në këtë Raport thuhet se qysh në vitin 2011 ishte rekomanduar domosdoshmëria për adoptimin e një sistemi automatik të faturimit për të gjitha llojet e taksave dhe që të ndërmerren masa për rritjen e arkëtimit të taksave e ndryshme.

Drejtoria për Buxhet e Financa e Komunës së Mamushës ka ofruar pasqyrën e të hyrave që rrjedhin nga kategoritë e caktuara për periudhën janar-dhjetor dhe ka deklaruar se po bëhen përpjekje për avancimin e sistemit të faturimit dhe mbledhjes së të hyrave vetanake.

Sipas raportit të DBF-së, Komuna e Mamushës për vitin 2013 ka planifikuar që të inkasoj 60 mijë euro të hyra vetanake dhe deri në fillim të dhjetorit ka mbledhur afër 36 mijë euro, respektivisht 24 mijë euro më pak. Shprehur në përqindje realizimi i të hyrave vetanake ka qenë 59 për qind gjatë kësaj periudhe.

“Inkasimi nga Taksat për veprimtari biznesore është vetëm 22 për qind, pasi që nga 7 mijë eurot e planifikuara janë inkasuar vetëm rreth 1 mijë e 500 euro”
Po ashtu inkasimi nga Participimet ka shënuar përqindje mesatare të realizimit, ngase nga 6 mijë e 500 euro të planifikuara janë inkasuar afër 4 mijë euro, respektivisht 57 për qind.

Ndërsa të hyrat nga pagesat e tatimit në pronë janë 15 mijë e 100 euro nga 15 mijë euro të planifikuara apo 101 për qind. Por në këtë kategori të hyrash, nuk ka sistem adekuat të regjistrimit të hyrave vjetore, për shkak të shumës së madhe të obligimeve të grumbulluara nga vitet e kaluara.

“EC Ma Ndryshe përkujton edhe njëherë se Auditori ka gjetur se përveç tatimit mbi pronën, Menaxhmenti i Komunës së Mamushës nuk mban regjistra të veçantë ose ndonjë listë të të gjithë debitorëve sipas llojeve të ndryshme të taksave dhe se pa të dhëna të detajuara, të sakta dhe të mjaftueshme të debitorëve, Komuna nuk është në gjendje të përgatisë një buxhet të saktë dhe të besueshëm, të raportojë normën e saktë të mbledhjes ose të ndjekë mbledhjen e të hyrave vetanake. Po ashtu Auditori ka identifikuar dobësi në sistemin e automatizuar të faturimi”

“Bazuar në këto të gjetura EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Mamushës që të nis zbatimin e menjëhershëm të të gjitha rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm në lidhje me përmirësimin e inkasimit të hyrave vetanake. Të shtoi komunikimin me qytetarët në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen se pagesa e obligimeve ndaj komunës mundëson shërbime më të mira dhe zhvillim të komunës së tyre dhe të organizoi disa debate me bizneset e komunës, ku do të sqarohej nevoja e kryerjes së obligimeve dhe do të iniciohej dialogu ndër-sektorial”./PrizrenPress.com/

 

Mustafa merr mbështetje nga LDK-ja në Malishevë

0

Isa Mustafa LDKLidhja Demokratike e Kosovës në Malishevë , i ka dhënë të shtunën mbështetje liderit të tyre Isa Mustafës për të vazhduar edhe në të ardhmen për zhvillimin e këtij subjekti politik.

“LDK-ja në mbledhjen e mbajtur sot shpreh falënderimin e për mbështetjen e fuqishme të kryetarit të LDK-së Akademik Isa Mustafa dhe i jep përkrahje nga të gjitha strukturat e saj për sukseset e LDK-së për zgjedhjet lokale”, thuhet në komunikatë të LDK-së në Malishevë.

“LDK në Malishevë vlerëson se suksesi i LDK-së-së në zgjedhjet e 3 nëntorit në nivel vendi i atribuohet Akademik Isa Mustafës për punën dhe aktivitetet e tij që ka bërë në parti”.

“Njëheri Dega e LDK-së në Malishevë uron të gjithë banorët e Malishevës, Vitin e Ri me shpresën që viti i ardhshëm të jetë vit i sukseseve”/PrizrenPress.com/

Faton Topalli zë “karrigen” e Liburn Aliut në Kuvend

0

FatonTopalli-VVLiburn Aliu, i cili dje është emëruar edhe zyrtarisht Drejtor i Urbanizmit në Komunën e Prishtinës, nuk do të ulet më në karrigen e deputetit.

Këtë gjë, e ka konfirmuar për Indeksonline kryetari i kryeqytetit Shpend Ahmeti, duke thënë se, Aliu (i cili kishte fituar mbi 8 mijë vota për ulësen e deputetit), nuk do të jetë më pjesë e Kuvendit të Kosovës.

Por, vendin e tij, sipas gjitha gjasave do ta zë, Faton Topalli, pasi që sipas renditjes së votave të Lëvizjes Vetëvendosje, ai renditet i 10-ti, me mbi 5 mijë vota të fituara në zgjedhjet e fundit parlamentare.

Topalli më parë, ka qenë dy herë kandidat për kryetar të komunës së Ferizajt.

Ndryshe, Albin Kurti, Florin Krasniqi e Glauk Konjufca janë më të votuarit e lëvizjes Vetëvendosje.

Vizitë tek lokacioni i varrezës masive në Rudnicë

0

Rudnice-varrez masiveFamiljarë të personave të zhdukur, përfaqësues të Komisionit Qeveritar për Persona të Zhdukur dhe ata të Departamentit të Mjekësisë Ligjore, janë nisur për një vizitë tek lokacioni i varrezës masive në fshatin Rudnicë, të Rashkës në Serbi.

Vizita është organizuar nga Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq, si ndërmjetësues i Grupit Punues për Persona të Zhdukur, në mes të Prishtinës dhe Beogradit.

Autoritetet serbe, EULEX – DML dhe ekspertë të mjekësisë ligjore nga Departamenti i Mjekësisë Ligjore i Kosovës, gjatë hulumtimit të lokacionit tek gurëthyesi në Rudnicë, në komunën e Rashkës në Serbi, kanë gjetur mbetje mortore dhe të pranishëm gjatë gërmimeve ishin Njësia e EULEX-it për Hetimin e Krimeve të Luftës, Komisioni Qeveritar për Persona të Zhdukur nga Serbia, dhe Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq. Aktualisht atje anë ndërprerë gërmimet për shkak të kushteve klimatike.

Hamiti e Arifaj nderohen me Çmimin për Guxim Qytetar

0

Hamiti e ArifajXhabir Hamitit dhe Visar Arifaj janë shpallur personalitete të vitit nga Lëvizja FOL për guximin e tyre qytetar.

Drejtori i kësaj organizate, Petrit Zogaj tha se FOL edhe këtë vit po tenton të mbështesë, të mbrojë dhe të falënderojë individët të cilët kanë hasur në vështirësi gjatë kryerjes së punës së tyre të përditshme. Megjithë pengesat, as Hamiti dhe as Arifaj nuk janë ndalur në asnjë moment për të informuar publikun, për të hapur debat për çështje të caktuara dhe për t’i mbrojtur kauzat e tyre të drejta.

“Z. Hamiti dhe z. Arifaj, janë shembull i qytetarëve të devotshëm, të cilët nuk bëjnë kompromise me parimet, duke qenë të gatshëm të pranojnë edhe rreziqet që mund t’ju vijnë”, ka thënë Zogaj.

Hamiti është nderuar për rolin e tij në kontekstin e debatit të madh në shoqërinë kosovare lidhur me shekularitetin e shtetit dhe të drejtën e besimit, kurse Arifaj, i Partisë së Fortë, u nderua me këtë epitet për ndihmesën që e dha, siç thuhet, “në demaskimin e politikës së korruptuar dhe në krijimin e një fryme krejt të freskët politike në Kosovë, që kulmoi me rezultatet e papritura në zgjedhjet lokale në mbarë vendin”.