11.8 C
Prizren
E shtunë, 4 Maj, 2024

Baxhaku: Komuna e Mamushës duhet të avancojë mbledhjen e të hyrave vetanake

Elmedina BaxhakuOrganizata Joqeveritare “EC Ma Ndryshe”, gjatë muajit dhjetor ka shqyrtuar çështjen e arkëtimit të hyrave vetanake të planifikuara për vitin 2013 të Komunës së Mamushës.

Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se monitorimi ka nxjerrë në pah disa dobësi që ia pamundësojnë Komunës së Mamushës inkasimin më efektiv të hyrave vetanake. “Vërejtje për këto çështje ka paraqitur edhe institucioni i Auditorit të Përgjithshëm në Raportin e Pasqyrave Financiare të vitit 2012 “.

Në këtë Raport thuhet se qysh në vitin 2011 ishte rekomanduar domosdoshmëria për adoptimin e një sistemi automatik të faturimit për të gjitha llojet e taksave dhe që të ndërmerren masa për rritjen e arkëtimit të taksave e ndryshme.

Drejtoria për Buxhet e Financa e Komunës së Mamushës ka ofruar pasqyrën e të hyrave që rrjedhin nga kategoritë e caktuara për periudhën janar-dhjetor dhe ka deklaruar se po bëhen përpjekje për avancimin e sistemit të faturimit dhe mbledhjes së të hyrave vetanake.

Sipas raportit të DBF-së, Komuna e Mamushës për vitin 2013 ka planifikuar që të inkasoj 60 mijë euro të hyra vetanake dhe deri në fillim të dhjetorit ka mbledhur afër 36 mijë euro, respektivisht 24 mijë euro më pak. Shprehur në përqindje realizimi i të hyrave vetanake ka qenë 59 për qind gjatë kësaj periudhe.

“Inkasimi nga Taksat për veprimtari biznesore është vetëm 22 për qind, pasi që nga 7 mijë eurot e planifikuara janë inkasuar vetëm rreth 1 mijë e 500 euro”
Po ashtu inkasimi nga Participimet ka shënuar përqindje mesatare të realizimit, ngase nga 6 mijë e 500 euro të planifikuara janë inkasuar afër 4 mijë euro, respektivisht 57 për qind.

Ndërsa të hyrat nga pagesat e tatimit në pronë janë 15 mijë e 100 euro nga 15 mijë euro të planifikuara apo 101 për qind. Por në këtë kategori të hyrash, nuk ka sistem adekuat të regjistrimit të hyrave vjetore, për shkak të shumës së madhe të obligimeve të grumbulluara nga vitet e kaluara.

“EC Ma Ndryshe përkujton edhe njëherë se Auditori ka gjetur se përveç tatimit mbi pronën, Menaxhmenti i Komunës së Mamushës nuk mban regjistra të veçantë ose ndonjë listë të të gjithë debitorëve sipas llojeve të ndryshme të taksave dhe se pa të dhëna të detajuara, të sakta dhe të mjaftueshme të debitorëve, Komuna nuk është në gjendje të përgatisë një buxhet të saktë dhe të besueshëm, të raportojë normën e saktë të mbledhjes ose të ndjekë mbledhjen e të hyrave vetanake. Po ashtu Auditori ka identifikuar dobësi në sistemin e automatizuar të faturimi”

“Bazuar në këto të gjetura EC Ma Ndryshe rekomandon Komunën e Mamushës që të nis zbatimin e menjëhershëm të të gjitha rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm në lidhje me përmirësimin e inkasimit të hyrave vetanake. Të shtoi komunikimin me qytetarët në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen se pagesa e obligimeve ndaj komunës mundëson shërbime më të mira dhe zhvillim të komunës së tyre dhe të organizoi disa debate me bizneset e komunës, ku do të sqarohej nevoja e kryerjes së obligimeve dhe do të iniciohej dialogu ndër-sektorial”./PrizrenPress.com/

 

Më Shumë

Protestë më 1 maj, Jasharaj – Nagavcit: E dimë se ke urdhër nga Kryeministri që të mos na takosh

Kryetari i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj thotë se ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, ka urdhër nga kryeministri...

Pamje nga aksidenti në Suharekë, dy personat e ndjerë shihen të mbuluar në rrugë (VIDEO)

Janë publikuar pamjet nga aksidenti i rëndë që u regjistrua pasditen e kësaj të diele (sot), në Shirokë të Suharekës, ku humbën jetën 2...

Lajmet e Fundit