3.9 C
Prizren
E premte, 1 Maj, 2026
Home Blog Page 8840

Sot nis punimet konferenca e Ambasadorëve të Kosovës

0

QeveriaKosoves-objektiSot hapen punimet e konferencës së II-të të Ambasadorëve të Republikës së Kosovës, me temën “Politika e jashtme dhe multilateralizmi: Forcimi i rolit të Republikës së Kosovës në marrëdhëniet ndërkombëtare”.

Punimet do t’i hap presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Gjatë dy ditëve të zhvillimit të konferencës, do të trajtohen çështjet kryesore që lidhen me punën e misioneve diplomatike të Republikës së Kosovës, prioritetet, objektivat, sfidat si dhe perspektiva e zhvillimit të mëtutjeshëm të shërbimit të jashtëm të Kosovës,transmeton KosovaPress.

Ambasadorëve të Kosovës, përfaqësuesve të institucioneve dhe të ftuarve të tjerë me nga një fjalim do t’iu drejtohen edhe krerët e shtetit, presidentja Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi, si dhe ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj.

Shihen më 17 janar

0

Thaci-Ashton-Dacic5-22Kryeministri i Kosovës Hashim Thaçi do të takohet me homologun serb, Ivica Daçiq më 17 janar. Në takimin e 21-të me radhë të dy kryeministrat pritet të komentojnë kandidimin e përbashkët për çmimin Nobel, por do t`u duhet t’i qartësojnë edhe dy tema të rëndësishme. Gjykatat dhe mbrojtja civile janë çështjet për të cilat palët pretendojnë se nuk kanë marrëveshje por e të njëjtit mendim nuk është përfaqësuesja e lartë e BE-së,shkruan tribuna.

Në konsultimet që ka pasur me të dy kryeministrat pas vendimit të shteteve që është marrë në Këshillin e Ministrave të BE-së, Ashton i ka porositur palët që të mos u kthehen dy temave dhe që në takimin e radhës të flasin për përmbylljen e dialogut politik.

Burime të gazetës kanë përsëritur se në të njëjtat konsultime është ritheksuar qëllimi i lehtësuesve që të përmbyllin dialogun politik deri në fund të shkurtit të ardhshëm, me qëllim që të dyja palëve pastaj t`u lejohet përqendrimi në zgjedhjet nacionale që do të jenë të parakohshme në Serbi dhe të rregullta në Kosovë.

“BarCamp Prishtina”, diskutime për sfidat e grave kosovare

0

sfida e graveDrejtuesit e “BarCamp Prishtina” e kanë mbajtur të enjten mbrëma takimin e fundit për këtë vit, ku para një numri të konsiderueshëm të audiencës, gra dhe vajza që merren me art kanë treguar për përvojat e tyre nga lëmi pak a shumë të ndryshme.
Fillimisht, përvojat e tyre gjatë performancave të ndryshme gjatë vitit që po e lëmë pas, i kanë treguar katër vajzat e grupit “Haveit”, motrat Hana Qena dhe Vesa Qena dhe motrat Lola Sylaj dhe Alketa Sylaj.
Vesa Qena ka treguar para të pranishmëve se si grupi i tyre gjatë verës e kishte organizuar një protestë pranë godinës së Kuvendit të Kosovës, si shenjë revolte për Ligjin për femrat e dhunuara gjatë luftës, siç ka thënë ajo, për gjuhën seksisite që ishte përdorur nga deputetët.

Ajo ka thënë se të revoltuara nga fjala ekzaminim, që siç ka thënë ajo, është përdorur në veçanti nga deputeti i PDK-së, Shaip Muja, kishin vendosur një tavolinë pranë Kuvendit të Kosovës, të mbuluar me çarçaf të bardhë që simbolizon spitalin, dhe me çekanë dhe dërrasa kuzhine kanë shtypur molla, fryt ky që sipas saj simbolizon pastërtinë, femrën e ndoshta edhe virgjërinë.

Ndërkaq, motra e saj, Hana Qena ka folur për një aktivitet tjetër që e kishin gjatë verës së sivjetme si shenjë proteste ndaj keqpërdorimit të ujit nga Komuna e Prishtinësnë fontanën përballë Teatrit Kombëtar derisa banorët e kryeqytetit vuajn për ujë të pijshëm.

Për të treguar këtë gjë, ajo ka thënë se kishin organizuar larjen e rrobave në ata ujë, me çka, siç ka thënë ajo, u patën siguruar se disa rrobe mund t’i veshin sërish, tashmë të lara.

Bashkëpunëtorja e tyre, Alketa Sylaj, ka thënë se aktivitet tjetër i këtij grupi me katër vajza ka qenë protesta në festivalin e filmit “Prishtina Pri Film”, për t’i kritikuar artistët dhe organizatorët, të cilët, siç ka thënë ajo, nuk kanë para për të hëngër diçka më shumë se një byrek, ndërkohë që sillen sikur persona të pasur.

Për këta, Sylaj, ka kujtuar se ishte kritikuar ashpër nga udhëheqësit e këtij festivali, të cilët, sipas saj, më shumë se me kritikë korrekte janë marrë me të personalisht.

Annea Hapçiu, që është e diplomuar për marketing dhe ndërmarrësi, ka folur për joga dhe rëndësinë e praktikumit të tyre për shëndetin e njeriut.
Ndërkaq, skenaristja Blerta Zeqiri ka treguar përvojën e saj të keqe, që është rritur në një familje pa vëlla, që është trajtuar si burrë, dhe për problemet që ka pasur më pas kur është përpjekur të regjistrohet në Fakultetin e Arteve të Universitetit të Prishtinës, dega regji, ndërkaq, një profesor i kishte bërë presion që mos të shkojë, meqenëse, regjia është degë e rëndë për femra, ndërsa dramaturgjia jo.

Skenaristja dhe regjisorja kosovare e disa filmave të shkurtër dhe të gjatë të cilët kanë marrë pjesë në festivale të rëndësishme ndërkombëtare, e shumë prej të cilëve kanë fituar çmime ndërkombëtare, ka thënë se meqenëse iu kishte pjekur në kokë se është si burrë, kishte hasur në probleme edhe gjatë studimeve në Francë, kur kishte mbetur shtatzënë si në fëmijë e parë, edhe në të dytin, ndërsa, siç ka thënë ajo, ishte ndjerë keq sepse iu kishte dukur se një mashkull ka mbetur shtatzënë.

Ndryshe nga kjo, organizatorët e “BarCamp Prishtina” kanë thënë se ky grupim i të rinjve, që të enjten është bërë në Teatrin Oda, dedikuar për gratë në shoqërinë kosovare, për të tetëmbëdhjetën herë i sjellë kryeqytetit takimin e përmuajshëm të komunitetit me prezantime interesante dhe diskutimet interaktive.

Ata janë mbështetur IPKO Foundation, BarCamp-i i dhjetorit shënon rikthimin e këtij aktiviteti në ambientin tradicional të kryeqytetit./KultPlus.com

Mustafa: Hoxhaj është gënjeshtar dhe s’?ka integritet personal

0

Isa Mustafa LDKIsa Mustafa e ka quajtur Enver Hoxhajn gënjeshtar dhe njeri pa integritet personal. Këtë reagim, Lideri i LDK’së e ka bërë pasi Ministri i Jashtëm një ditë më parë tha se LDK duhet të mbajë premtimin që ua kishte dhënë minoriteteve për vazhdimin e vendeve të rezervuara në Parlament.

Isa Mustafa ka lëshuar një reagim të gjatë ndaj deklaratave të Ministrit të Jashtëm, Enver Hoxhaj, i cili deklaroi një ditë më parë se LDK kishte dhënë premtime minoriteteve për vazhdimin e mandateve të rezervuara në Parlament.

Por, Mustafa ka thënë se Enver Hoxhaj po gënjen dhe se asnjëherë s’ka dhënë premtime të tilla.

“Ai mbrëmë në një emision të KTV-së qart gënjeu opinionin, dhe mua më vjen keq që një Ministër i Punëve të Jashtme tregon se nuk ka kredibilitet personal. Në të gjitha rastet qëndrimi im ka qenë që LDK është e rezervuar ndaj mundësisë së zgjatjes së këtyre vendeve në të ardhmen, se LDK mendon se është përmbushur obligimi kushtetues sipas Pakos së Ahtisarit dhe se ne nuk mund ta japim pëlqimin pa një diskutim të gjërë dhe pa pajtimin e deputetëve të Kuvendit të Republikës së Kosovës”, ka shkruar Mustafa, në një reagim në Facebook.

”Në asnjë rast unë nuk kam premtuar se LDK përkrah vendet e rezervuara. Z. Hoxhaj nuk ka marrë pjesë në takimet e liderëve lidhur me reformën zgjedhore, në të cilat disa herë është hapur tema e vendeve të rezervuara”, ka shtuar ai.

Mustafa ka shkruar se as deklaratat e Nenad Rashicit nuk janë tëvërteta se LDK ka dhënë premtime për vazhdimin e mandateve të rezervuara për pakicat.

”Po ashtu theksoj se edhe pohimet e Ministrit Nenad Rashiq për premtimet e LDK-së janë të pavërteta. As z. Rashiq nuk ka marrë pjesë në takimet tona, sepse në kohën kur mbaheshin takimet ky ishte nën ombrellën e z. Slloobodan Petroviq”, ka shtuar ai.

Mustafa ka komentuar edhe deklaratën e Hoxhajt, i cili e cilësoi Mustafën si humbësinë më të madh të zgjedhjeve lokale.

Humbësi i garës në Prishtinë, Isa Mustafa ka përmendur komunat tjera që i ka fituar LDK.

”Sai i përket asaj se kusht humbi dhe kush fitoi në këto zgjedhje, për çfarë Ministri Hoxhaj e adresoi humbjen te unë dhe LDK, e përkujtoj atë se në këto zgjedhje partia e tij mbeti vetëm me Prizrenin dhe disa komuna të vogla, duke ia dorëzuar Gjilanin, Ferizajin, Lipjanin e Vitinë Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Mitrovicën AKR-së dhe LDK-së. Në këto zgjedhje LDK u rrit për rreth 70 mijë vota, në krahasim me katër vite më parë. Është e vërtetë se ne e humbëm pjesërisht Prishtinën, por i fituam komunat më të rëndësishme në Kosovë. Bilancet zgjedhore i kemi të qarta, për ata që shohin realitetin”.

Limaj e Krasniqi janë të mirëpritur në PDK

0

Kadri VeseliZëvendëskryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, në një intervistë që do të transmetohet sonte në orën 20:45 në Zonën e Debatit, në Klan Kosova, ka thënë se puna e tij në parti do të bazohet në logjikën e integrimeve dhe jo të përjashtimeve.

Kështu, ai ka komentuar situatën e fundit brenda PDK’së dhe paralajmërimet për mundësinë e formimit të një partie të re nga Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi.

“Unë besoj në pjekurinë e tyre. Unë besoj në maturinë e tyre serioze, në vendimin e tyre dhe gjykimin e tyre të cilin do ta kenë konform interesit të atyre njerëzve të cilët ju kanë besuar për 14 vjet, të cilët nuk ju kanë ndarë asnjëherë për 14 vjet, të cilët asnjëherë nuk kanë përfituar për 14 vjet”.

“Kemi të bëjmë për një situatë që ka qenë pa ardhur unë në PDK, dhe e cila besoj se mund të tejkalohet shumë lehtësisht”.

“Ka më shumë gjëra të cilat na bashkojnë sesa që na ndajnë. Në këtë kontekst e kam parasysh edhe raportim tim me z. Limajn edhe z. Krasniqi, edhe raportin e z.Thaçi me z. Limaj dhe z. Krasniqi”.

“Nuk besoj se ka arsye për ndarje. Besoj se ka shumë më shumë arsye të fokusohemi në çështjet që janë më madhore, të cilat kanë të bëjnë me një interes të atyre njerëzve që vërtet na kanë besuar dhe na besojnë. Sot ata nuk duan ndarje, por duan afrim”.

“Unë do të angazhohem dhe do të përkushtohem për logjikën e integrimeve, përderisa jam në PDK, e nuk do të angazhohem për logjikën e përjashtimeve”.

“Unë besoj se z. Krasniqi dhe z. Limaj do të jenë pjesë e Partisë Demokratike të Kosovës, do ta kenë përkrahjen time të vazhdueshme, për arse se ata kanë qenë në PDK pa qenë unë”.

“Kjo vlen edhe për z. Limaj edhe për z. Krasniqi, të cilët besoj se shumë më shumë mund të japin kontributin në PDK. Ata janë të mirëpritur në PDK.”

Kadri Veseli, në vijim të intervistës së tij për Zonën e Debatit, në Klan Kosova, thotë se nuk është asgjë befasuese një takim i mundshëm i përfolur mes Thaçit dhe Limajt.

“Qëndrimi im personal human dhe në të njëjtën kohë qëndrimi im zyrtar e politik, si Zëvendëskryetar i PDK’së, ku edhe z. Limaj dhe z. Krasniqi janë të përfshirë në organet e Kryesisë, është që ata të jenë aty për të mirën e votuesve të Partisë Demokratike të Kosovës, jo për të mirën e z. Veseli e z. Thaçi, por për të mirën e votuesve, strukturave të partisë, në mënyrën e zhvillimit të konceptit për të ardhmen e vendit”.

“Z. Krasniqi dhe z.Limaj kanë vend në Partinë Demokratike të Kosovës, por edhe një herë duhet ta kuptojmë se PDK nuk është parti e individëve, as e z. Thaçi, as e z.Veseli”.

Babadimrat plagosin dy persona në Prizren

0

vjedhje ne pzTre persona të maskuar me rrobat e babadimirit , kanë plagosur dy persona në Prizren. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 9 :00 të mëngjesit.
Personat e maskuar kanë tentuar të grabisin një argjendari. Pas plagosjes së dy personave, janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe aktualisht janë në arrati.

Drejtori i Policisë në Prizren,Nexhmi Krasniqi, tha se autorët e maskuar janë përleshur me pronarin e argjendarisë të cilit i ka dal në ndihmë një fqinj i tij.

“Njëri nga të maskuarit ka gjuajtur me pistoletë dhe ka plagosur dy argjendarët”,tha Krasniqi,transmeton TV Prizreni.Në vendin e ngjarjes ka dal edhe kryeprokurori i Prizrenit,Sylë Hoxha. /PrizrenPress.com/

Meri Kumbe, një botim dinjitoz, kodikët muzikorë në Arkivin e Shtetit

0

78345Është tashmë e njohur për publikun shqiptar se në Arkivin Qendror të Shtetit, krahas një numri mjaft të madh dokumentesh origjinale, që vijnë që nga lashtësia e deri në ditët tona, ruhet dhe një pasuri e madhe dorëshkrimesh të Mesjetës, të cilat hedhin dritë mbi zhvillimin e vendit, jetën kulturore e fetare të tij dhe mbi historinë e popullit tonë. Ndër ta, edhe pse në numër të kufizuar dhe të panjohur për publikun e gjerë, janë dhe kodikët muzikorë, gjashtë prej të cilëve janë tema e botimit të studiueses së re Meri Kumbe. Libri paraqet temën e masterit të saj, botimi i së cilës tregon se nuk ishte thjesht një master për një gradë shkencore që i shtohet CV-së, por dëshmi e një studimi të mirëfilltë.
Studimi dhe botimi i këtyre gjashtë kodikëve muzikorë mesjetarë përbën një kontribut për studimet albanologjike, duke dëshmuar mbijetesën e kulturës bizantine e kristiane, me gjithë rrethanat historike jo të favorshme për to, duke dëshmuar për vlerat e saj dhe vlerësimin e tyre nga besimtarët duke i ruajtur ata brez pas brezi. Si e tregon autorja, muzika kishtare është arti i tërësisë harmonike të tekstit me tingujt, duke u bërë pjesë e ritualeve kishtare.

Studimi ndahet në dy pjesë me gjithsej katër krerë. Pjesa e parë fillon me kreun “Dorëshkrimet e Arkivit Qendror të Shtetit”, në të cilin trajtohet një historik i shkurtër i Kishës Ortodokse në trojet shqiptare, koleksioni i dorëshkrimeve bizantine e postbizantine në vendin tonë dhe prejardhja e dorëshkrimeve. Me të dhënat dhe përfundimet e këtij kreu përftohen njohuri të plota për këtë trashëgimi. Më tej kjo pjesë vazhdon me kreun e dytë, ku paraqiten së pari dorëshkrimet me shkrime ekfonetike, që gjenden midis dorëshkrimeve që gjenden në arkiv. Të tilla janë nëntë, fragmente të të cilave theksohen me shenjat ekfonetike. Më i vjetri ndër to, Berat 3 mbi pergamenë, është i shekullit IX, që është dhe koha kur përdoret për herë të parë ky sistem, ndërsa më i voni, Berat 89, i shekullit XIV. Një grup më vete që është dhe objekti i monografisë e përbëjnë dorëshkrimet me notacion bizantin, nga të cilat ruhen në arkiv gjashtë (plus një fletore me katrore e shek. XX).

Autorja e studimit vëren gjithashtu se dikur, siç tregojnë artikuj të botuar gjatë shekujve XIX-XX, në vendin tonë ka pasur dhe të tjerë kodikë muzikorë, të dhënat për të cilët na i paraqet.

Pjesa e dytë e këtij libri ka dy krerë, i pari, mjaft shterues dhe në natyrën e kësaj monografie, jep përshkrimin analitik të këtyre 6 kodikëve, ndërsa në kreun e dytë jepet pjesa studimore për ta, që autorja e cilëson “Komente dhe përfundime”. Libri shoqërohet me një përmbledhje në gjuhën angleze, me literaturën e përdorur dhe me ilustrime të kodikëve.

Monografia jep të dhëna të plota e analitike në nivel shkencor, mbi përmbajtjen, gjendjen fizike, gjykime për shkrimin dhe shenjat muzikore, datimin dhe autorin eventual. Komentet, vrojtimet dhe vle-rësimet janë pjesë origjinale e studimit, ashtu dhe analiza dhe veçantitë e çdo kodiku. Me vlerë janë dhe të dhënat për emrat e poetëve dhe muzikantëve, kopjuesit dhe toponimet. Duhet të vërejmë se çdonjëri nga kodikët është paraqitur sipas metodologjisë shkencore mbizotëruese në lëmin e katalogizimit të kësaj gjinie të dorëshkrimeve bizantine. Po kështu, edhe krahasimet e literatura e përdorur për identifikimin dhe studimin e teksteve nxjerrin në pah vlerat e tyre që gjer më sot pranoheshin si të mirëqena, por që nuk ishte vërtetuar shkencërisht, gjë që arrihet në këtë studim.

Studimi i këtij materiali dhe krahasimet me shembuj të tjerë tregon se arti psaltik në Shqipëri, nga shek. XIII deri në shek. XIX u zhvillua sipas artit të Konstandinopojës. Po kështu, autorja arrin në përfundimin se Kodiku 23 i Beratit zë një vend të veçantë, për vjetërsinë, e sidomos për mënyrën e veçantë dhe prototipe të organizimit të materialit muzikor. Studimi dhe botimi për këta kodikë muzikorë hap një dritare të re për studimet në fushën e historiografisë muzikore shqiptare dhe të traditave në të, sepse janë dëshmi, edhe pse e pjesshme, e kulturës muzikore të popullit shqiptar. Po kështu, me rëndësi është përfundimi i studiueses se, kodikët muzikorë për një vend të vogël si Shqipëria, që ka qenë i detyruar ndër shekuj të luftojë për mbijetesën e vet, përbëjnë një trashëgimi të vyer në thesarin e kulturës kombëtare.

Nuk mund të mos e përgëzojmë studiuesen Meri Kumbe për këtë kontribut me vlerë në studimet për artet tona mesjetare, historinë e muzikës dhe arkivistikën, që megjithëse e re, me këtë punim dëshmoi prirjet, përgatitjen dhe nivelin e saj të mirë për kërkime shkencore e aq më tepër në një fushë jo të lehtë e të palëvruar të studimeve shqiptare. Ne i kuptojmë vështirësitë që ka kërkimi në arkiv dhe sidomos studimi i vetë materialeve arkivore të gjinisë së dorëshkrimeve mesjetare dhe kjo është edhe një dëshmi tjetër e pasionit, përgatitjes shkencore, aftësisë dhe punës së autores. Duke i uruar asaj suksese e punë të mëtejshme, nuk mund të mos vlerësojmë mbështetjen që i dhanë Arkivi Qendror i Shtetit për kryerjen me sukses të kësaj monografie dhe për botimin dinjitoz.ALEKSANDËR MEKSI

Baxhaku: Komuna e Prizrenit duhet të shtojë aktivitetin për inkasimin e borxheve

0

Elmedina baxhaku ,ec ma ndrysheOrganizata  Joqeveritare “EC Ma Ndryshe” gjatë muajit dhjetor ka shqyrtuar çështjen e arkëtimit të hyrave vetanake të planifikuara për vitin 2013. Monitoruesja Elmedina Baxhaku tha se monitorimi në këtë pikë ka vërtetuar se Komuna e Prizrenit ka vazhduar që edhe këtë vit të ballafaqohet me sfidat e njëjta sikurse vitin e kaluar, çështje këto që ishin identifikuar edhe në Raportin e Auditimit të Pasqyrave Financiare  të vitit 2012

“Për të gjitha këto çështje janë kërkuar sqarime nga DEF-i, dhe në përgjigjen e ofruar është theksuar se trendi i të hyrave është në rritje e sipër dhe se këshillat e operatorëve privat kanë qenë efikase”.

Bazuar në raportin e Drejtorisë për Ekonomi dhe Financa (DEF), Komuna e Prizrenit në vitin 2013 ka planifikuar që të inkasoj 6 milionë e 120 mijë euro dhe deri në fund të nëntorit të këtij viti ka inkasuar 3 milionë e 523 mijë euro, respektivisht 2 milionë e 597 milionë euro më pak nga shuma e paraparë.  Shprehur në përqindje realizimi i të hyrave vetanake ka qenë 57.5 % gjatë këtyre muajve.

Inkasimi nga taksat për veprimtari biznesore është vetëm 24 për qind, pasi që nga 745 mijë eurot e planifikuara janë inkasuar vetëm rreth 180 mijë euro. Te lejet e ndërtimit nga 1.05 milionë euro të planifikuara janë inkasuar vetëm 387 mijë euro, apo rreth 36.8 për qind.  Të hyrat nga pronat e dhëna me qira janë 217 mijë e 500 euro nga 540 mijë të planifikuara, apo vetëm 40 për qind.

Ndërsa të hyrat nga pagesat e tatimit pronë janë 1.27 milionë euro nga 1.37 milionë euro të planifikuara apo afër 93 për qind. Mirëpo ashtu siç kishte identifikuar Auditori, në këtë kategori të hyrash, nuk ka sistem adekuat të regjistrimit të hyrave vjetore, për shkak të shumës së madhe të obligimeve të grumbulluara nga vitet e kaluara që në fund të vitit 2012 arrinte shifrën prej 5.3 milionë eurove.

“EC Ma Ndryshe’ konsideron se Komuna e Prizrenit ende ballafaqohet me sfida të shumta sa i përket inkasimit të hyrave vetanake. Përpjekjet e DEF-it, si vitin e kaluar ashtu edhe këtë vit kanë qenë që me konsulencë, respektivisht zhvillimin e hulumtimeve nga operatorët privatë të gjej zgjidhje për rritjen e inkasimit të mjeteve. Në 2012-ën dhe në 2013-ën DEF ka harxhuar nga 10 mijë euro, për këtë qëllim, mirëpo raportet e realizuara nga hulumtimet ende nuk janë bërë publike”, tha Baxhaku.

Sipas këtyre të gjeturave, “EC Ma Ndryshe” vlerëson se DEF dhe Komuna e Prizrenit duhet të rrisin nivelin e transparencës dhe komunikimit me qytetarët dhe bizneset në mënyrë që ata të ndërgjegjësohen se pagesa e obligimeve ndaj komunës mundëson shërbime më të mira dhe zhvillim të komunës së Prizrenit.

“Në të kundërtën mos realizimi i borxheve të vjetra që kanë mbetur nga vitet paraprake, siç ka konstatuar Auditori ndikon në zvogëlimin e buxhetit në total, si dhe mosrealizimin e shumë projekteve të planifikuara me vetëfinancim”

“Për këto arsye’ EC Ma Ndryshe’ rekomandon Komunën e Prizrenit që të nis zbatimin e menjëhershëm të  4 rekomandimeve të Auditorit të Përgjithshëm në lidhje me veprimet për përmirësimin e inkasimit të hyrave vetanake. Po ashtu në afatin më të shkurtër kohor t’i bëjë publike të gjeturat e hulumtimeve të kryera nga operatorët e kontraktuar dhe të organizojë debat me qytetarët e përfaqësuesit e bizneseve në lidhje me këto të gjetura”.

“Të shtojë aktivitetin për ta rritur inkasimin e borxheve të mbetura nga vitet paraprake, duke krijuar një mekanizëm të përbashkët me shoqërinë civile për vendosjen e dialogut të vazhdueshëm me qytetarët dhe komunitetin e biznesit për planifikim dhe realizim më të mirë të buxhetit”. /PrizrenPress.com/

Kuvendi miratoi rekomandimet e AAK-së

0

KuvendiKosoves5-27Kuvendi i Kosovës miratoi rekomandimet e Grupit Parlamentar të AAK-së të dala nga debati që u zhvillua javën e kaluar për të gjeturat e Raportit të Komisionit Evropian për Progresin në Kosovë gjatë vitit 2013.

Deputeti i AAK-së Ardian Gjini ka paraqitur rekomandimet e dala nga debati parlamentar lidhur me Raportin e Komisionit Evropian për progresin e Kosovës për vitin 2013 për qeverinë të cilat duhet t’i marr ekzekutivi, të cilat janë miratuar me 95 vota pro, 1 kundër dhe 2 abstenime.

Debati për këtë çështje u zhvillua në seancën e kaluar me kërkesë të Grupit Parlamentar të AAK-së.

Në këtë seancë, u betuan tre deputetë të rinj, Hatim Baxhaku, Xhavit Uka dhe Xhafer Tahiri, të cilët zëvendësuan, Lutfi Hazirin, Imri Ahmetin dhe Sali Asllanajn pasi kanë marrë detyrat e reja si kryetarë komunash.
Ndërkohë, Kuvendi formoi Komisionin ‘ah hoc’ për përzgjedhjen e kandidatëve për anëtarë të Bordit të RTK-së.

“Engjëjt janë larg”, rrëfim për luftën e Kosovës

0

refugjate e luftes“Engjëjt janë larg” filmi më i fundit i regjisorit Gjergj Xhuvani ka qenë dhe prodhimi kinematografik, i cili ka marrë shumë vëmendje gjatë kësaj kohe. Filmi me regji dhe skenar të Xhuvanit përqendrohet te drama kosovare, dhe kjo ka bërë që në kastin e aktorëve të përfshihen edhe artistë nga Kosova, por nuk mungojë edhe aktorë nga Italia. Në rolet kryesore interpretojnë aktori italian Rinaldo Rocco dhe Teuta Krasniqi. Gjithashtu pjesë e kastit është Fatmir Spahiu dhe shënohet pjesëmarrja e aktorit të njohur shqiptar Ndriçim Xhepa. Producenti Dritan Huqi tregon se filmi edhe pse ka në vëmendje luftën e Kosovës, në qendër të tij ka histori njerëzore, me dramën e saj. “Historia njerëzore, përfshihet në atmosferën e luftës së Kosovës, por nuk është vetëm ajo. E gjitha vjen nga historia e personazheve, nga fëmijëria e tyre, është një film dramatik, ka situata të vështira”, tregon mbi filmin producenti Dritan Huqi, duke shtuar se më e rëndësishmja e filmit, është fakti se filmi do të shfaqë një atmosferë të luftës nga fytyra e fëmijëve.

“Në fund të luftës të gjitha personazhet dalin të ndryshuar, sepse kanë përjetuar një situatë tejet të vështirë dhe kanë mbijetuar në luftë”, shton më tej producenti Dritan Huqi. Filmi i cili është miratuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në vitin 2010, përballë problemeve me buxhetin që nuk kanë qenë të pakta vetëm gjatë muajve të fundit të 2013 arriti të niste xhirimet për të qenë tashmë pranë fundit të tyre. “Problemet me buxhetin tashmë dihen dhe nuk kanë qenë të pakta. Imagjinoni që ky film është miratuar si projekt për tu financuar që në vitin 2010 nga QKK, por dihet se në çfarë vështirësie është me buxhetin QKK, ku buxheti vjetor nuk e lejon të financojë filmat brenda vitit”, tregon producenti Huqi. Xhirimet e këtij filmi përfshijnë Gjakovën në Kosovën, Bajram Currin dhe një pjesë e tyre do të jenë në Itali. Tashmë xhirimet në Kosovë kanë mbaruar dhe zgjatën 4 javë, për të vijuar më pas dhe në Bajram Curri dhe Itali për disa ditë. Filmi i cili këtë herë vjen si një prodhim dramatik, me histori njerëzore, pritet ta ketë premierën vitin që vjen. Edhe pse me jo pak vështirësi, sipas producentit Dritan Huqi në vjeshtë të 2014 “Ëngjëjt janë larg” mund të vijë premierë.

“Edhe disa ditë na kanë mbetur për xhirimet, ku 4 javë janë xhiruar në Gjakovë, por filmi ka dhe faza të tjera, si montazhi i tij, etj. Kur të mbarojë do të jetë dhe në festivale të ndryshme, dhe shpresojmë që në vjeshtë të 2014 filmi do të vijë premierë për publikun”, tregon mbi filmi producenti Dritan Huqi.Historia e filmit “Ëngjët janë larg” zhvillohet në mars të vitit 1999, Kosovë. Periudha e bombardimeve të NATO-s, shpërngulja masive me karakter etnik të shqiptarëve. Terrori, frika, pasiguria, uria ka pllakosur qytetin e Gjakovës në kufi me Shqipërinë. Ngjarjet e filmit zhvillohen në harkun e 70 ditëve të bombardimeve. Zhanri i filmit është dramatik, por kjo duket se nuk përjashton që përgjatë narracionit të vijnë llogjikshëm situata, momente humori, erotizmi, që shmangin herë pas here zymtësinë e rrethanave që përshkojnë fabulën e filmit. “Filmi zhvillohet fillimisht në dy linja paralele që më pas puqen, lidhen në një fill të përbashkët, e më në fund secila i kthehet fatit të vet”, tregon producenti Dritan Huqi.

Ndërkohë gjatë zhvillimit të filmit do të ndërthuren dhe dhjetëra karaktere paramilitare, ushtare të UÇK dhe banorë qyteti dhe fshati. Kohëzgjatja e filmit do të jetë 90 minuta. Filmi është co produksion shqiptaro-italian dhe nga Kosova. Ashtu si çdo film tjetër shqiptar, që nga momenti i miratimit në Qendrën Kombëtare Kinematografike, deri në fillimin e xhirimeve, duhet të kalojë një kalvar të gjatë për gjetjen e bashkëprodhuesve, financimeve etj, edhe filmi më i fundit i regjisorit Gjergj Xhuvani nuk i ka shpëtuar kësaj “procedure”, dhe që nga 2010 vetëm në vjeshtën e vitit 2013 u bë e mundur që filmi të niste xhirimet