Evropianët shqetësohen me qasjen e Thaçit ndaj EULEX-it

EULEX-kosovePërpjekja e Qeverisë së Kosovës që prej qershorit të vitit të ardhshëm t`ia heqë kompetencat ekzekutive EULEX-it, po i shqetëson zyrtarët evropianë.

Rezoluta e Kuvendit të Kosovës për përfundimin e këtij misioni dhe deklaratat e kryeministrit por edhe zyrtarëve tjerë të qeverisë sa herë që ka ndonjë ndjekje të EULEX-it për krime lufte, po vlerësohen si përpjekje të drejtpërdrejta të Qeverisë së Kosovës që të heqë qafe misionin e BE-së për sundimin e ligjit, shkruan “Tribuna”.

“Qeveria po e ndërlidh dhe po përpiqet që procesin e ristrukturimit të EULEX-it ta përdorë për ta hequr qafësh misionin”, i ka thënë gazetës një zyrtar i lartë evropian në kushte anonimiteti.

Ky diplomat, që vjen nga njëri prej shteteve më të fuqishme anëtare të BE-së, ka thënë se shtetet anëtare që e mbështesin pavarësinë e Kosovës janë kategorike që misioni i BE-së për sundimin e ligjit t`i mbajë kompetencat ekzekutive në luftën kundër korrupsionit por edhe në ndjekjen e krimeve të luftës.

Misioni i EULEX-it pritet që pas autorizimit që do të marrë në janar nga shtetet anëtare, të nisë ndryshimin e prezencës së vet.

Më Shumë

Shfaqja e gjarpërinjve në Marash shqetëson qytetarët dhe vizitorët në Prizren

Banorët e zonës së Marashit në Prizren kanë shprehur shqetësim për praninë e gjarpërinjve që po shihen nëpër rrugë dhe hapësira publike. Sipas një sinjalizimi...

E dhimbshme: Vdes i mituri që u aksidentua ditë më parë në Zhur të Prizrenit

Një fëmijë ka humbur jetën në QKUK, i cili më 27 maj ishte goditur nga një veturë në Zhur të Prizrenit. Rastin e ka konfirmuar...

Lajmet e Fundit