8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026
Home Blog Page 8848

Shoqata e të verbërve kërkon zbatimin e ligjit

0

Te verberit1Shoqata e të Verbërve të Kosovës, kërkon zbatimin e ligjit i cili parasheh, ndër të tjera që kjo kategori të gëzoj edhe një pension. Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale deklarojnë se nga 1 janari 2014, personat e verbër do të paguhen në mënyrë retroaktive.

Kryetari i Shoqatës së të Verbërve, Mexhid Foniqi ka kërkuar edhe një herë zbatimin e ligjit për personat e verbër. Sipas tij, zbatimi i ligjit është zvarritur për shkak se disa nga ministritë të cilat implikohen në këtë ligj, nuk i kanë nxjerr udhëzimet administrative të cilat i parasheh ligji.

“Ajo çfarë ne më shum na brengos është mos zbatimi i ligjit për personat e verbër i miratuar me 14 qershor të vitit 2012 , me qëllim të implementimit prej 1 janarit 2013. Dhe tash pothuajse jemi në fund të vitit 2013 ende personat verbër nuk kanë filluar t”i gëzojnë të mirat materiale të cilat i ofron ky ligj”.

Zyrtarë të Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale, i thanë Radio Kosovës se të gjitha procedurat kanë përfunduar dhe tashmë pagesat për këtë kategori të shoqërisë do të nisin nga viti i ardhshëm. Këshilltari politik në këtë ministri,Behxhet Gaxhiqi tha se pagesat do të bëhen në mënyrë retroaktive.

“Deri më tani, në Administratën Pensionale, kanë aplikuar për të shfrytëzuar këtë të drejtë të kategorisë së pensioneve, afër 650 persona. Zbatimi i ligjit për të verbrit, gjegjësisht pagesa për këtë kategori, do të fillojë në fund të muajit janar të vitit 2014. Të gjithë aplikuesit, të cilët i plotësojnë kriteret e parapara me ligj, do të paguhen në formë retroaktive, prej momentit kur kanë filluar të aplikohen”.

Ndryshe, Kreu i Shoqatës së të Verbërve, Mexhid Foniqi tha se gjatë vitit 2013, UNDP i ka ndihmuar të verbrit me disa trajnime në fushën e sigurisë për situatat emergjente. Po ashtu, në përkrahje të UNDP po përgatitet një film i metrazhit të shkurtër për përditshmërinë e një të verbri. E gjithë kjo për të pasqyruar sfidat me të cilat përballet gjatë jetës një person i verbër.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” botohet në Gjermanisht

0

JetonNeziraj12-22Tragjikomedia “Shembja e Kullës së Ajfelit” e autorit Jeton Neziraj është botuar në Gjermani, në numrin e dhjetorit të revistës prestigjioze për teatër “Theater der Zeit”. Në gjermanisht, drama është përkthyer nga Zuzana Finger. Botimi në gjermanisht i kësaj drame shoqërohet me një intervistë që Neziraj i ka dhënë gazetarit të kësaj reviste, Ralph Hammerthaler.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është shkruar në vitin 2010 dhe ka pasur premierën botëtore në Gerald W. Lynch Theater në Neë York, në shtator të vitit 2011. Po atë vit, ka pasur edhe premierën në Sarajevë, ku edhe ka hapur festivalin ndërkombëtar të teatrit MESS. Sivjet ndërsa është prodhuar nga Qendra Multimedia dhe ka pasur premierën në Teatrin Kombëtar të Kosovës.

Në një tablo bashkëkohore urbane, kjo dramë rrëfen historinë e çuditshme të një evropiani i cili kidnapohet nga dy terroristë islamistë për shkakun se ai këmbëngul që t’ua heqë mbulesën nga koka grave myslimane në Paris. Ndërkohë, si në një përrallë nga e kaluara, në një rrëfim paralel, një ushtar otoman merr urdhër nga Sulltani që t’u shpërndajë mbulesa grave ballkanase, të sapo konvertuara në Islam.

“Shembja e Kullës së Ajfelit” është një alternativë ndaj fiksimit të mediave kryesore për mbulesën; drama hap debatin për çështjen më thelbësore – ta njohësh dhe ta kuptosh dramën e tjetrit.

“Kjo dramë, ka një histori të tmerrshme në thelbin e saj dhe përmban aspekte përrallore. Satira politike është paraqitur me motive të ndryshme poetike. Jose është një pasardhës i Orfeut; ai po ashtu e humb gruan duke e shikuar atë. Një trup si fantazmë me emrin “Osmani i Ri” endet nëpër ëndrrat e Ajshës – një nga ushtarët e sulltan Abdyl Hamidit të Dytë të shekullit 19, misioni i të cilit ishte t’i mbulonte me vel femrat e Evropës”.

“Dy fatet paralele për të cilën temat e dashurisë fizike, lakuriqësia dhe feja muslimane janë të ndërthurura së bashku. Gjithë kësaj, i është shtuar edhe një përbërës humoristik: ndërtimi dhe shembja e mëvonshme e Kullës së Ajfellit në miniature e ngritur nga fije shkrepëse, një paraqitje simbolike e një sulmi të planifikuar terrorist.

Një tekst gazmor ku hasim skena burleske, të tilla si ajo në të cilën të dy terroristët paraqiten si maskarenj të vërtetë xhihadist ndërpresin një shfaqje teatrore, edhe më rrënqethëse është skena e torturës në Pakistan, pastaj vijojnë monologjet e grave për mbajtjen e vellos, dhe po ashtu vakia më e njerëzishme e Osmanit kur ai takon Marian dhe zbulon dashurinë”.

Histori: Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?

0

Histori-22 dhjetor1894 – Çështja Dreyfus fillon në Francë, kur oficeri Alfred Dreyfus dënohet gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe shihet shpesh si symbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë, ku rol të madh luajti shtypi dhe opinioni publik. Çështja filloi me dënimin e kapitenit Alfred Dreyfus, oficer artilerie me prejardhje hebreje. I dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat se kishte dërguar dokumente sekrete france në ambasadën gjermane në Paris, Dreyfus u dërgua në koloninë burg në ishullin e Djallit në Guianën franceze. Dy vjet më vonë në 1896 dolën prova se dokumentat sekrete ua kishte dhënë gjermanëve një oficeri lartë i quajtur Ferdinand Walsin Esterhazy. Për të mos pranuar se kishin vepruar gabim dhe për të mbrojtur ushtarakun e lartë, zyrtarët manipulojnë faktet; madje sajojnë akuza të tjera kundër Dreyfusit. Kjo situatë solli në skenë shkrimtarë të njohur Emile Zola e Anatole Franse, të cilët botuan në gazetë shkrime e thirrje ku kërkohej rihapja e Çështjes Dreyfus. Letrat e tyre gjallëruan opinionin dhe tërhoqën aktivistë të tjerë. Në vitin 1899, Dreyfus u kthye në Francë për një tjetër gjyq. Përfundimisht të gjitha akuzat kundër tij u provuan të pabaza. Në 1906 Dreyfus shpallet i pafajshëm dhe kthehet si major në ushtrinë francize kur shërbeu gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore dhe doli në pension me gradën e kolonelit. Historianët thonë se Çështja Dreyfus (1894-1906) zbuloi përçarje dhe prirje të kundërta të shoqërisë franceze; njerëzit kundër Dreyfusit ishin katolikë dhe pro-ushtrisë; njerëzit për Dreyfusin ishin pro-republikanë. Kjo ndarje acaroi politikën franceze, dhe lejoi ardhjen e radikalëve në pushtet.

1937 –Tuneli Lincoln hapet për trafikun në New York. Ky tunel 2 presje 4 km i gjatë nën lumin Hudson, lidh Weehawken, New Jersey dhe Midtown Manhattan, New York. Tuneli Lincoln është një nga dy tunelet e automobilave të ndërtuar nën lumë; tjetri është Tuneli Holland ku kalojnë rreth 108-mijë automjete në ditë.

1940 – Beteja e Himares: Pas dy javë luftime, forcat greke zmbrapsin trupat italiane dhe marrin kontrollin e Himarës. Diktatori Italian Benito Musolini e pranoi se një nga arsyet e humbjes italiane ishte morali i lartë i trupave greke. Kontrolli grek i Himarës zgjati deri në prill 1941, kur Gjermania naziste ndërhyri duke i ardhur në ndihmë trupave italiane.

1989 – Presidenti komunist i Rumanisë, Nikolae Çaushesku rrëzohet nga Ion Iliesku pas ditëve konfrontimesh të përgjakshme. Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, ikin nga Bukureshti me një helikopter ndërsa protestuesit shpërthejnë në brohoritje. Më pas çifiti Çaushesku ndalohen nga ushtria; ditën e Krishtlindjeve, gjykohen, dënohen me vdekje nga një gjykatë ushtarake nën akuza për gjenocid, dhe ekzekutohen. Lajmi mbi vrasjen e tyre shtoi shqetësimet mes udhëheqësve të mbetur komunistë në Evropën Lindore.

1989 – Porta e Brandenburgut në Berlin rihapet pas gati 30 vjetësh, duke i dhënë fund de-facto ndarjes së dy Gjermanive.

1992 – “Arkivat e Terrorit” zbulohen në një stacion policie në periferi të Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit. Avokati i të drejtave të njeriut Dr Martín Almada, ishte në kërkim për fotografi të një ish-të burgosuri. Në vend të saj, ai gjeti dosjet ku përshkruheshin fatet e mijëra amerikano-latinëve që ishin rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga shërbimet e sigurimit të Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Paraguajit, dhe Uruguajit, në kuadër të Operacionit Condor. “Arkivat e Terrorit” përmbajnë të dhëna rreth 50-mijë njerëzve të vrarë, 30-mijë të zhdukurve dhe 400-mijë të burgosurve. Në maj të vitit 2000, një mision i UNESCO-s vizitoi Asuncion pas një kërkese nga autoritetet e Paraguajit për përfshirjen e arkivave të terrorit në Kujtesën e Rregjistrit të Botës, pjesë e një programi që synon ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të njerëzimit./VOA/

Kolona kilometrike edhe në kufirin Kroaci-Mali i Zi

0

Kolona-kroaci-maliiziNuk është vetëm kufiri Kroaci-Shqipëri ai ku janë krijuar kolona të gjata pritjeje të mërgimtarëve shqiptarë që duan t’i kalojnë festat e fundvitit në vendlindje.

Telegrafi mëson se në kufirin Kroaci-Mali i Zi është paraqitur i njëjti problem, gjë që ilustrohet nga fotot. Pritjet e bashkatdhetarëve, për ta kaluar kufirin, zgjasin deri në shtatë orë.

Në Bruksel po hartohet statusi i Asociacionit serb të komunave

0

Asociacioni serbMinistri serb i ngarkuar për Kosovën Aleksandar Vulin thotë se shumë shpejt do të themelohet Asociacioni i komunave serbe dhe ekipi drejtues të cilin e ka pranuar Brukseli po punon në hartimin e statusit. Ai, siç njofton B92, ka thënë se “Prishtina praktikisht është përpjekur të pengojë formimin disa komunave tona”, por, ka shtuar, në këtë nuk do të ketë sukses.

“Marrëveshja është arritur, shumë shpejt do të bëhet konstituimi i komunave atje ku nuk ka, prefektët janë zgjedhur, shumica lokale ekziston dhe ato do të marrin vendimin kur do të fillojë së funksionari Asociacioni… “, ka thënë Vulin, citon Koha.

“Sa na përket ne (Beogradit, vërejtje e Koha. net) Asociacioni mund t’ia fillojë punës nesër.

Vulin kështu ka thënë para studentëve në Kopaonik dhe atyre u ka sugjeruar se “për Kosovën ia vlen të luftohet” dhe i ka ftuar ata ta vizitojnë Kosovën.

“Është vështir të mendohet izraeliti i cili kurrë nuk ka qenë në Jerusalem, e pse është vështirë të mendohet serbi nga Beogradi i cili kurrë nuk ka qenë në Kosovë? Duhet të jemi atje dhe sa më shumë të jemi atje dhe sa më shumë ketë ndikim tonin atje, aq më shumë do të ketë shtet serb atje “, ka thënë ai.

Ai i ka falënderuar serbët e Kosovës për datën e negociatave që Serbia ka marrë për anëtarësim në BE.

Paralajmëron opozitë të fortë në Prizren

0

ZafirBerisha11-14Kryetari i Bashkimit Demokratik (BD), Zafir Berisha, paralajmëron se subjekti i tij politik, do të jetë një opozitë e fortë në Prizren. Ai thotë se BD-ja nuk do të ndalet dhe se do të punojë për të ndryshuar gjendjen e keqe në këtë komunë.

“Përpjekjet tona për ndryshime do të vazhdojnë. Për këtë e kemi hedhë një hap të madh në zgjedhjet e fundit”.

“Ne do të vazhdojmë angazhimin tonë duke e trajtuar qeverinë e të pandehurit Ramadan Muja si një qeveri që në pushtet ka ardhë me vota të tjetërsuar në mënyrë të dhunshme”.

“Kjo qeveri nuk është e zgjedhur nga vullneti i mirëfilt i qytetarëve”.
Zafir Berisha thotë se qytetit të Prizrenit, deri më tash i ka munguar një opozitë e mirëfilltë.

“BD-ja do të veprojë sipas qëndrimeve politike, të cilat i dinë qytetarët. Do të veprojmë në përputhje me programin, i cili në zgjedhjet e fundit është mbështetur bukur mirë nga qytetarët”.

“BD-ja në Asamblenë Komunale do të jetë konstruktive.Do të jep ide që i mungojnë pushtetit”.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha thotë se subjekti i tij politik edhe nga pozicioni i opozitës do të bëjë çdo gjë që të zbardhen keqpërdorimet e pasurisë publike që i ka bërë “Qeveria Muja”.

“Prioritet do të jetë zbardhja e shumë çështjeve të dyshimta, që kanë të bërë me keqpërdorim të parasë dhe pasurisë puplike, që janë bërë nga garnitura e të pandehurit Ramadan Muja. Do të kërkojmë sqarime për shumë projekte që janë bërë në kundërshtim me ligjin”. /PrizrenPress.com/

LDK-ja pa emër të shefit të asambleistëve

0

NderimGashi-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) në Prizren ende nuk është përcaktuar për emrin e shefit të Grupit Parlamentar, që do të përfaqëson këshilltarët në Asamblenë Komunale.

Zëdhënësi i LDK-së, Nderim Gashi thotë se shefi i GP-së, do të emërohet pas mbledhjes së parë të Asamblesë.  “Ende nuk e kemi caktuar, por besoj që pas mbledhjes së parë inaguruese të Asamblesë, Kryesia e LDK-së do të  caktojë edhe shefin e GP-së”.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, do të jep betimin për mandatin e ri katërvjeçar me 24 dhjetor të këtij viti. Në të njëjtën seancë, betimin do ta japin edhe këshilltarët e Asamblesë Komunale, të cilët kanë fituar mandatin në zgjedhjet e 3 nëntorit./PrizrenPress.com/

Kosova, çerdha e korrupsionit

0

Parat ne xhepTë mëdhenjtë më nuk e kanë monopolin e korrupsionit. Atë e kanë instaluar në të gjitha strukturat shoqërore. Madje, edhe në universitete, aty ku do të duhet të “predikohej” e kundërta.

Gjatë kësaj kohe Agjencia Kundër korrupsionit ka trajtuar qindra raste të korrupsionit,

Janë ngritur aktakuza dhje janë mbajtur gjykime si rezultat i punës së AKK’së.

Hasan Preteni, udhëheqës i kësaj agjencia ka mësuar thuajse të gjitha mënyrat e korrupsionit. Më së shumti sipas tij zhvillohet në tenderët publik.

“Mënyra më e shpeshtë e paraqitjes së korrupsionit është në fushat e prokurimit publik, mosrespektimi i procedurave dhe anashkalimi i plotë i tyre”, ka thënë Preteni për Kohën Ditore.

Kosova as këtë vit nuk ka zënë vend të kënaqshëm në indeksin e perceptimit të korrupsionit të organizatës Transparency International për vitin 2013.

Këtë vit vendi ynë renditen në venin e 111 të grupit të shteteve më të korruptuara.

Hoxhë Irfan Salihu për femrat e virgjëra, mjaltin, qumështin, arin dhe venën në Xhenet (Video)

0

Hoxhe IfraniHoxhë Irfan Salihu, i cili para disa muajsh kishte bërë një deklaratë skandaloze për femrat e për të cilën ishte diskutuar edhe në Parlamentin e Kosovës, në një ligjëratë të postuar në YouTube ka folur gjerë e gjatë për botën e përtejme ose siç e quan ai xhenetin.

Mbi këtë temë ai flet si një ekspert, duke dhënë hollësi se çka përfiton ai që shkon në xhenet.

Sipas tij, secilit mysliman Zoti i falë dy femra të bukura, të cilat do të administrohen nga bashkëshortja që e kemi në këtë jetë, ndërsa ata që vdesin si ‘muxhahid’ i presin 72 bukuroshe që po ashtu komandohen nga gruaja që e kemi në këtë botë.

Të gjitha këto bukuroshe janë të virgjëra. E veçanta sipas specialistit Irfan Salihu është se ato asnjëherë nuk e humbin virgjërinë dhe çdo herë me to është sikur hera e parë.

Hoxhë Salihu, pos temës së femrave të cilës i përkushtohet më së shumti, në predikimin e tij flet edhe për të mirat materiale që na presin andej.

Përmend gota të arta, tekstilin më cilësorë për veshje, mjaltin që rrjedh, qumështin si lumë, shkruan Express.

E ajo që është më interesante Hoxha thotë se atje si lumi do të rrjedhë edhe vera – diçka është rreptësisht e ndalë për myslimanët në këtë botë.

 

Dacic: Normalizimi i plotë nuk është njohje

0

Ddacic5-20Kryeministri i Serbisë, Ivica Dacic, tha se formulimi i BE-së për normalizimin gjithëpërfshirës të marrëdhënieve me Prishtinën, nuk do të thotë njohje e pavarësisë së Kosovës.

“Në dialog nuk është folur për njohjen e shpalljes së njëanshme të pavarësisë, gjë të cilën e thotë edhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së, Catherine Ashton”, ka thënë Dacic në Apatin.

“Këtë askush nuk e thotë, sepse për këtë nuk ka pajtim në BE, sepse dihet që ka shtete të BE-së që nuk e kanë njohur Kosovën, atëherë si ta kërkojnë këtë nga ne”.

Ai shton se edhe nëse kjo diku shkruhet, “kjo është diçka që Serbia nuk do ta përmbush, sepse ka principet dhe qëndrimet e saj për këtë”.