Hoxhë Irfan Salihu për femrat e virgjëra, mjaltin, qumështin, arin dhe venën në Xhenet (Video)

Hoxhe IfraniHoxhë Irfan Salihu, i cili para disa muajsh kishte bërë një deklaratë skandaloze për femrat e për të cilën ishte diskutuar edhe në Parlamentin e Kosovës, në një ligjëratë të postuar në YouTube ka folur gjerë e gjatë për botën e përtejme ose siç e quan ai xhenetin.

Mbi këtë temë ai flet si një ekspert, duke dhënë hollësi se çka përfiton ai që shkon në xhenet.

Sipas tij, secilit mysliman Zoti i falë dy femra të bukura, të cilat do të administrohen nga bashkëshortja që e kemi në këtë jetë, ndërsa ata që vdesin si ‘muxhahid’ i presin 72 bukuroshe që po ashtu komandohen nga gruaja që e kemi në këtë botë.

Të gjitha këto bukuroshe janë të virgjëra. E veçanta sipas specialistit Irfan Salihu është se ato asnjëherë nuk e humbin virgjërinë dhe çdo herë me to është sikur hera e parë.

Hoxhë Salihu, pos temës së femrave të cilës i përkushtohet më së shumti, në predikimin e tij flet edhe për të mirat materiale që na presin andej.

Përmend gota të arta, tekstilin më cilësorë për veshje, mjaltin që rrjedh, qumështin si lumë, shkruan Express.

E ajo që është më interesante Hoxha thotë se atje si lumi do të rrjedhë edhe vera – diçka është rreptësisht e ndalë për myslimanët në këtë botë.

 

Më Shumë

Mbahet në Prizren edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës

Në Prizren është shënuar edicioni jubilar i Konferencës Mbarëkombëtare të Arkivistikës, duke mbledhur përfaqësues të institucioneve arkivore, akademike dhe kulturore nga Kosova dhe Shqipëria. Konferenca...

62 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1880 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Lajmet e Fundit