11.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Histori: Çfare ka ndodhur me 22 dhjetor?

Histori-22 dhjetor1894 – Çështja Dreyfus fillon në Francë, kur oficeri Alfred Dreyfus dënohet gabimisht për tradhti. Çështja u shndërrua në skandal politik dhe shihet shpesh si symbol universal i padrejtësisë dhe nga shembujt më të çuditshëm të dështimit të drejtësisë, ku rol të madh luajti shtypi dhe opinioni publik. Çështja filloi me dënimin e kapitenit Alfred Dreyfus, oficer artilerie me prejardhje hebreje. I dënuar me burgim të përjetshëm nën akuzat se kishte dërguar dokumente sekrete france në ambasadën gjermane në Paris, Dreyfus u dërgua në koloninë burg në ishullin e Djallit në Guianën franceze. Dy vjet më vonë në 1896 dolën prova se dokumentat sekrete ua kishte dhënë gjermanëve një oficeri lartë i quajtur Ferdinand Walsin Esterhazy. Për të mos pranuar se kishin vepruar gabim dhe për të mbrojtur ushtarakun e lartë, zyrtarët manipulojnë faktet; madje sajojnë akuza të tjera kundër Dreyfusit. Kjo situatë solli në skenë shkrimtarë të njohur Emile Zola e Anatole Franse, të cilët botuan në gazetë shkrime e thirrje ku kërkohej rihapja e Çështjes Dreyfus. Letrat e tyre gjallëruan opinionin dhe tërhoqën aktivistë të tjerë. Në vitin 1899, Dreyfus u kthye në Francë për një tjetër gjyq. Përfundimisht të gjitha akuzat kundër tij u provuan të pabaza. Në 1906 Dreyfus shpallet i pafajshëm dhe kthehet si major në ushtrinë francize kur shërbeu gjatë gjithë Luftës së Parë Botërore dhe doli në pension me gradën e kolonelit. Historianët thonë se Çështja Dreyfus (1894-1906) zbuloi përçarje dhe prirje të kundërta të shoqërisë franceze; njerëzit kundër Dreyfusit ishin katolikë dhe pro-ushtrisë; njerëzit për Dreyfusin ishin pro-republikanë. Kjo ndarje acaroi politikën franceze, dhe lejoi ardhjen e radikalëve në pushtet.

1937 –Tuneli Lincoln hapet për trafikun në New York. Ky tunel 2 presje 4 km i gjatë nën lumin Hudson, lidh Weehawken, New Jersey dhe Midtown Manhattan, New York. Tuneli Lincoln është një nga dy tunelet e automobilave të ndërtuar nën lumë; tjetri është Tuneli Holland ku kalojnë rreth 108-mijë automjete në ditë.

1940 – Beteja e Himares: Pas dy javë luftime, forcat greke zmbrapsin trupat italiane dhe marrin kontrollin e Himarës. Diktatori Italian Benito Musolini e pranoi se një nga arsyet e humbjes italiane ishte morali i lartë i trupave greke. Kontrolli grek i Himarës zgjati deri në prill 1941, kur Gjermania naziste ndërhyri duke i ardhur në ndihmë trupave italiane.

1989 – Presidenti komunist i Rumanisë, Nikolae Çaushesku rrëzohet nga Ion Iliesku pas ditëve konfrontimesh të përgjakshme. Çaushesku dhe gruaja e tij, Elena, ikin nga Bukureshti me një helikopter ndërsa protestuesit shpërthejnë në brohoritje. Më pas çifiti Çaushesku ndalohen nga ushtria; ditën e Krishtlindjeve, gjykohen, dënohen me vdekje nga një gjykatë ushtarake nën akuza për gjenocid, dhe ekzekutohen. Lajmi mbi vrasjen e tyre shtoi shqetësimet mes udhëheqësve të mbetur komunistë në Evropën Lindore.

1989 – Porta e Brandenburgut në Berlin rihapet pas gati 30 vjetësh, duke i dhënë fund de-facto ndarjes së dy Gjermanive.

1992 – “Arkivat e Terrorit” zbulohen në një stacion policie në periferi të Asuncion, kryeqyteti i Paraguajit. Avokati i të drejtave të njeriut Dr Martín Almada, ishte në kërkim për fotografi të një ish-të burgosuri. Në vend të saj, ai gjeti dosjet ku përshkruheshin fatet e mijëra amerikano-latinëve që ishin rrëmbyer, torturuar dhe vrarë nga shërbimet e sigurimit të Argjentinës, Bolivisë, Brazilit, Kilit, Paraguajit, dhe Uruguajit, në kuadër të Operacionit Condor. “Arkivat e Terrorit” përmbajnë të dhëna rreth 50-mijë njerëzve të vrarë, 30-mijë të zhdukurve dhe 400-mijë të burgosurve. Në maj të vitit 2000, një mision i UNESCO-s vizitoi Asuncion pas një kërkese nga autoritetet e Paraguajit për përfshirjen e arkivave të terrorit në Kujtesën e Rregjistrit të Botës, pjesë e një programi që synon ruajtjen e trashëgimisë dokumentare të njerëzimit./VOA/

Më Shumë

Moti sot me diell, temperatura deri në 25 gradë celsius

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se sot do të ketë mot kryesisht me diell. Sipas njoftimit të këtij instituti, temperaturat do të...

Beteja vendimtare mes Pejës dhe Yllit

Të shtunën zhvillohet ndeshja e pestë dhe vendimtare mes Pejës dhe Golden Eagle Yllit. Skuadra që shënon fitore, do t’i bashkohet Trepçës në finale të...

Lajmet e Fundit