“Adios” PDK

Fatmir Limaj dhe jakup Krasniqi22Jakup Krasniqi bashkë me Fatmir Limajn janë në finalizimin e të gjitha detajeve rreth partisë së tyre të re. Ata përfundimisht nuk i kthehen Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) dhe nuk i bashkëngjiten asnjë partie tjetër politike në vend. Të dy këta ish-figura të larta të partisë më të madhe në vend, brenda pak javësh do të dalin me partinë e tyre të re.

Kësaj partie pritet t’i bashkëngjiten edhe figura tjera politike themeluese të hershme të PDK-së. Zyrtarisht Krasniqi nuk jep detaje, por konfirmon se viti i ri do t’i presë me partinë e tyre. “Tashmë e kemi bërë të qartë se nuk kthehemi në PDK dhe as nuk i afrohemi LDK-së apo partive të tjera”, ka thënë për gazetën”Zëri”, Jakup Krasniqi.

Ai ka paralajmëruar se brenda pak javësh do të dalin me partinë e tyre të re, për të cilën nuk jep detaje as për emrin e as për të tjera detaje rreth partisë. Ndërkohë që burime të gazetës të afërta me Limajn, kanë treguar se tashmë jozyrtarisht kësaj partie i janë afruar edhe disa emra të tjerë të PDK-së të pakënaqur me partinë të cilën vet e kanë themeluar.

“Shumë shpejt do të mësoni edhe emra të tjerë nga PDK-së të cilët përkrahin Krasniqin dhe Limajn”, ka thënë burimi i gazetës.

Analistët politikë tashmë e shohin përfundimisht partinë më të madhe në pushtet drejt ndarjes pa kthim. Sipas tyre, tashmë vetëm duhet pritur se kush janë ata të “revoltuarit” e që do të largohen nga PDK-ja.

Më Shumë

Humb jetën 78-vjeçari në Prizren – u godit nga një veturë teksa lëvizte me biçikletë

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur në rrugën “Faik Konica” në Prizren, ku një automjet ka goditur me pjesën e...

1 muaj paraburgim ndaj të miturit të dyshuar për vrasjen e 27-vjeçarit në Kobaj të Prizrenit

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka caktuar masën e paraburgimit ndaj të miturit A.O., në kohëzgjatje prej një muaji, i dyshuar...

Lajmet e Fundit