5.1 C
Prizren
E martë, 3 Dhjetor, 2024

Surroi: Fitorja e Listës “Srpska” mund të krijojë Republikë brenda Kosovës

Veton-Surroit“Lista Srpska” po krijon entitet, i cili në të ardhmen mund të kërkojë pavarësi nga Kosova, vlerëson publicisti Veton Surroi. Ai thotë se kjo situatë është krijuar ngase Kosova ka hyrë e papërgatitur në bisedimet me Serbinë.
Publicisti Surroi ka komentuar edhe rezultatet e zgjedhjeve të fundit lokale në vend.

Fitorja e “Listës Srpska” në shumë komuna të komunitetit serb mund të krijojë një Republikë brenda territorit të Kosovës.

Kështu ka vlerësuar publicisti Veton Surroi, gjatë një interviste dhënë në “Rubikon”, i cili shprehet se ky Asociacion i Komunave serbe do të krijojë entitet më vete dhe do të kërkojë një sistem tjetër të drejtësisë, e jo si atë të shtetit kosovar, transmeton Koha.net.

Surroi thotë se “kjo gjendje e krijuar nuk mund të ndryshohet, ngase njerëz të papërgatitur, të cilët kanë hyrë në negociata me Serbinë, na sollën këtu ku jemi”.

“Ajo çfarë mund të presin, përkatësisht atje ku ka fituar lista ‘Srpska’ dhe atje ku s’ka fituar ajo, ekzistojnë një shumicë serbe ku do të krijohet dhe integrohet brenda një i Asociacioni… dhe me këtë të krijojnë një entitet politik. E, ai do t’u shërbejë interesave të tyre dhe në masë të madhe nuk do të jenë interesat e Kosovës. Institucionet e Kosovës e kanë krijuar këtë gjendje kur kanë hyrë në një dialog, i cili na ka sjell këtë situatë dhe këta njerëz nuk mund ta ndryshojnë ngase nuk janë të aftë për këtë”, tha ai.

Surroi ka folur edhe për rezultatin e zgjedhjeve të fundit lokale, duke thënë se pamundësia e vjedhjes së votës ka ndikuar në rezultat. “Mobilizimi për ta penguar vjedhjen e votave ka ndikuar në këtë rezultat”.

Ish-politikani Surroi ka komentuar edhe për rrymat fetare në vendin tonë.

“Në Mitrovicë është shënuar rritje e islamit politik. Do të ketë presion gjithnjë e më të madh që format tradicionale të islamit në Kosovës të zëvendësohen me forma të tjera radikale, ose jo tradicionale . Ekziston presion mbi klerikët tradicionalë, madje ka pasur rrahje po e shohim atë evoluim, së fundi kem parë edhe djemtë tanë që çohen në Siri në një luftë, e cila nuk e ka karakterin e çlirimit, por ka marrë një konfrontim brendafetar”

Surroi ka folur dhe ka komentuar edhe për shumë zhvillime të tjera që kanë karakterizuar vendin tonë gjatë këtij viti.

Më Shumë

Rregullat e Odës në Malësi të Vërrinit

Gëzim Ajgeraj Tregime nga odat e Vërrinit, tregoi, Ahmet Poniku...! Hymja n’kuvend t’burrave -N’kuvend të burrave shkohet veç nëse të thirrin. -Thirrja nuk refuzohet, koftë për të mirë ose...

Arrestohet një person në Prizren për kanosje dhe mbajtje të paautorizuar të armëve

Një person është arrestuar mbrëmjen e djeshme në Prizren nën dyshimin për kanosje me armë dhe mbajtje pa leje të një arme automatikë. Ngjarja ka...

Lajmet e Fundit