337 ish-pjesëtarë të MUP-it, kandidatë për Polici të Kosovës

PoliciaKosoves6-14Autoritetet serbe i kanë dorëzuar institucioneve të Kosovës listën me 337 ish-pjesëtarë të MUP-it, ku 250 deri 270 prej tyre do të integrohen në Policinë e Kosovës, raportoi KTV. Këtë informatë në letër e ka sjellë në Komisionin për Punë të Brendshme dhe Siguri ministri Bajram Rexhepi, i cili ka bërë të ditur se pala serbe, pavarësisht shumë ngecjeve, më 11 dhjetor ka dorëzuar listën e ish-pjesëtarëve të MUP-it, të cilët kanë shprehur gatishmërinë për t’u integruar në Policinë e Kosovës. Në këtë informatë të Rexhepit thuhet se të gjithë ish- pjesëtarët e MUP-it do të paraqiten në stacionet policore në pjesën veriore të vendit dhe të kryejnë të gjitha procedurat e parapara ligjore për punësim në polici.

Sipas informatës, tash janë nënshkruar kontratat e punës me 20 zyrtarë policorë si dhe është nënshkruar deklarata e betimit në përputhje me parimet dhe procedurat e Policisë së Kosovës. Nënshkrimit të kontratës së punës i ka paraprirë procesi i verifikimit nga Agjencia e Regjistrimit Civil të MPB-së, Policia e Kosovës dhe EULEX-i.

Edhe pjesëtarët e “Mbrojtjes Civile” do të integrohen në institucionet e Republikës së Kosovës. Paralelisht me integrimin, do të vazhdojë edhe shpërbërja e këtij mekanizmi ilegal të sigurisë.

Më Shumë

Zyrtare: Vedat Muriqi rikthehet te Fenerbahçe

Sulmuesi i Kosovës, Vedat Muriqi, do të jetë futbollist i ri i Fenerbahçe. Lajmi është konfirmuar të enjten nga klubi i njohur turk, i cili...

Sami Frashëri, intelektuali që i kushtoi jetën çështjes kombëtare

Më 18 qershor 1904, u nda nga jeta Sami Frashëri, pas një jete në përkushtim të kauzës atdhetare. Samiu, ishte intelektual, gazetar, leksikograf, dramaturg dhe...

Lajmet e Fundit