13.8 C
Prizren
E premte, 3 Maj, 2024

Kosova e trazuar nga ish pjesëtarët e ‘MUP-it’

PoliciaKosoves6-14Ish-policët e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë (MUP) të cilët e kanë sfiduar për vite të tëra shtetin e Kosovës, kanë filluar një trajnim dyjavor në Shkollën e Policisë në Vushtrri. Edhe pse ky proces për lidershipin kosovar konsiderohet historik, transformimi i tyre nga MUP-i në MPB konsiderohet shumë konfuz, madje një enigmë që nuk po zbërthehet.

Opozita kosovare, por edhe analistë politikë, këtë proces vazhdojnë ta shikojnë me dyshim rreth verifikimit të së kaluarës së këtyre ish-pjesëtarëve.

Edhe pse në qeveri thonë se të gjithë këta pjesëtarë kanë kaluar nëpër filtrat e Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), prapë ka dyshime nëse kjo është e vërtetë, apo është frazeologji demagogjike politike, shkruan ‘Zëri’.

Tashmë 17 ish-pjesëtarët e MUP-it kanë nënshkruar kontratat me Policinë e Kosovës dhe nga e hëna (dje) kanë nisur trajnimin në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike në Vushtrri për siç është thënë, që të pajisen me njohuri lidhur me legjislacionin e Republikës së Kosovës, organizimin e brendshëm të PK-së, parimet dhe procedurat etj.

Por, më shumë se kaq, asnjë zyrtar i Kosovës nuk jep detaje lidhur me atë se si janë siguruar ata që këta policë me të vërtetë kanë të kaluar të pastër, dhe nëse të dhënat e tyre janë të sakta.

Agjencia Kosovare e Inteligjencës është përgjegjësi kryesor për verifikimin e të kaluarës së tyre. Edhe pse ditë më parë kreu i saj, Bashkim Smakaj, ka raportuar në Komisionin që bën Mbikëqyrjen e këtyre Policëve, duke thënë se çdo gjë e kanë nën kontroll, anëtarët e Komisionit vazhdojnë të mos jenë të sigurt për atë që është deklaruar.

Haki Demolli, anëtar i Komisionit Parlamentar për Mbikëqyrjen e AKI-së, thotë se në bazë të informatave që disponon, struktura e MUP-it serb do të kyçet në Policinë e Kosovës, pa kurrfarë verifikimi paraprak të tyre.

Proces i ngutshëm dhe i turbullt

“Kemi informata se ata do të kyçen pa kurrfarë verifikimi dhe pa procedurën e konkursit”, tha ai. Demolli shton se sipas informatave që ka, policët serbë të MUP-it pasi që të pensionohen në MUP-in serb, menjëherë me lista zyrtarët pas një trajnimi disaditor do të jenë pjesë e policisë kosovare.

Më Shumë

Ndodh përsëri: Blero ndahet nga e dashura e tij

Këngëtari i njohur Blero Muharremi ka konfirmuar ndarjen nga e dashura e tij e fundit. Lajmi është konfirmuar “Prive”, ku në një kronikë të javës...

Aksidenti me tre të vdekur në autostradën e Prizrenit, aktakuzë për dy shoferët

Prokuroria Themelore në Prizren, kanë ngritur aktakuzë ndaj dy shoferëve A.S., dhe I.H, për shkaktimin e aksidentit në autostradë, ku vdiqën tre persona. Rasti kishte...

Lajmet e Fundit