18.8 C
Prizren
E shtunë, 27 Korrik, 2024

Bashota: Hajredin Kuçi është diletant politik

Bashota-KuciKryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota ka thënë se po e pret reagimin e Kryetarit të PDK’së në lidhje me kërkesën e tij publike për t’i përjashtuar nga partia Fatmir Limajn e Jakup Krasniqin.

Ai ka thënë se pret edhe nga Kryesia e PDK’së dhe udhëheqja që t’ua tregojnë derën zyrtarëve të saj që punuar kundër PDK’së dhe ndikuan në humbjen e disa komunave.

“Duhet të ndahet shapi prej sheqerit. Ata të cilët nuk e dëshirojnë PDK’në nuk kemi nevojë t’i mbajmë me zor”, thotë Bashota, në një intervistë për Gazetën Express.

“Duhet të mblidhet Kryesia dhe me marrë një vendim dhe me u pozicionu karshi tyre”, ka shtuar ai.

Bashota një ditë më herët doli me një letër publike drejtuar Hashim Thaçit nga i cili kërkojë të merren masa ndaj Limajt e Krasniqit, të cilët dolën hapur kundër PDK’së në zgjedhjet lokale.

Limaj e Krasniqi kanë ndikuar në disa komuna që PDK përfundimisht të largohet nga pushteti. Direkt kanë ndikuar në Malishevë, ndërsa kanë përkrahur kundërshtarët e PDK’së edhe në Lipjan, Suharekë dhe qytete të tjera.

Pas gjithë këtyre veprimeve të Limjat e Krasniqit, sipas Bashotës, thirrje e Kuçit për kthimin e Limajt e Krasniqit në PDK ishte veprim diletant.

“Ajo thirrje për mendimin tim është një diletantizëm politik. Nuk bëhet thirrje edhe më tutje, kur nuk ka asnjë dritë në fund të tunelit për kthimin e tyre në PDK, pavarësisht dëshirave apo ambicieve të tyre në të ardhmen në raport me PDK’në”, ka thënë ai.

Bashota pret reagim të PDK’së ndaj të gjithë atyre që punuan kundër kolegëve partiak dhe jo nënshtrim ndaj tyre.

“PDK’ja është fituese e këtyre zgjedhjeve. Qëndron ende me më shumë votues si total. Puna e tyre ka reflektuar në disa komuna që ato sot mos t’i kemi. Unë mendoj se nuk janë vetëm këta të dy por ka edhe të tjerë me të cilët do të merremi më vonë. Mirëpo, duhet të theksojmë se ka edhe të tjerë që ndikuan në këtë rezultat”.

Bashota ka thënë se Limaj dhe Krasniqi edhe nëse dëshirojnë të kthehen në PDK s’duhet pranuar për shkak të dëmit që i kanë shkaktuar Partisë së Thaçit.

“Realisht, unë jam për të mos i pranuar më në PDK si rezultat i dëmit që ata i kanë bërë partisë. Për t’i fituar zgjedhjet e ardhshme nacionale nuk humbim asgjë nëse i tregojmë se njerëzit që janë destruktivë në parti nuk e kanë vendin në PDK”, ka shtuar ai.

Më Shumë

Arrestohet një person në Suharekë, gjuajti me armë në aheng

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar një person në Suharekë pasi ka shtënë me armë zjarri në një aheng. Rasti ka...

Moti me diell, temperaturat deri në 32 gradë celsius

Moti sot parashihet të jetë kryesisht me diell. Vranësirat më të fokusuara parashihen përreth relievit malor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 14-18 gradë Celsius, ndërsa...

Lajmet e Fundit