4 C
Prizren
E martë, 11 Shkurt, 2025

Paçarizi: Vendimet tona kishin qëllim rritjen e punësimit në Prizren

sadik-pacariziDrejtori i Urbanizmit të Prizrenit, Sadik Paçarizi ka dëshmuar sot në seancën gjyqësore të “Rastit Muja”. Ai ka thënë se toka për ndërtimin e Fabrikës së Çokollatës “Kamila” dhe shkollës “ Mehmet Akif”, është dhënë për shfrytëzim për të rritur punësimin në Prizren.

“ Me këto vendime jemi munduar që ta zbutim papunësinë ,pasi që tek Fabrika e Çokolatës janë punësuar 100 persona”.

Kryetari i Prizrenit, Ramadan Muja dhe gjashtë drejtorë të tij, akuzohen për shpërdorim të detyrës zyrtare.

Paçarizi ka mohuar se me këto vendime është bërë shpërdorimi i detyrës. Ai tha se vendimi për dhënjën në shfrytëzim të tokës për Fabrikën e Çokollatës nuk është votuar në Asamblenë Komunale për shkak se nuk kanë dëshiruar që investitori të ikë nga Prizreni.

Procesi gjyqësor ndaj kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja dhe pesë bashkëpunëtorëve të tij, sipas avokatit mbrojtës të Mujës, Ruzhdi Berisha, pritet të përfundojë në këtë fundvit.

“Kjo është edhe dëshirë e kryetarit të trupit gjykues i cili nga sot do të intensifikojë seancat”./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Takim pune në Malishevë për promovimin e barazisë gjinore si prioritet institucional dhe shoqëror

Zyra për Barazi Gjinore në Komunën e Malishevës organizoi një takim pune, ku morën pjesë përfaqësues të organizatave të grave, organizatave Handikos, OJQ "Fatjona",...

Parandalohet kontrabanda me mallra të padeklaruara në Prizren

Njësitet e antikontrabandës gjatë një ndalese rrugore në dalje të autostradës në Prizren, kanë ndaluar një automjet transportues të dyshimtë. Gjatë kontrollit të automjetit, zyrtarët...

Lajmet e Fundit