14.2 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8866

Përplasen për poste

0

PDK-dega PrizrenZyrtarët e PDK-së në Prizren janë përplasur rreth përcaktimit të emrave të drejtorëve, që do të jenë pesë e “Qeverisë Muja III”.  Pakënaqësia mes tyre ka lindur, për shkak se disa nga ish-drejtorët të Ekzekutivit, nuk janë paraparë që të jenë pjesë e Qeverisë së re të Mujës.

Burimet e “PrizrenPress-it” brenda PDK-së në Prizren, bëjnë të ditur se kryetari i Komunës, Ramadan Muja nuk dëshiron që pjesë të Ekzekutivit të ri t’i ketë disa nga drejtorët që kanë qenë në dy mandatet e qeverisjes së tij.
” Edhe disponimi i shumicëve në parti është që disa drejtorë aktual të mos jenë pjesë e Ekzekutivit, për shkak menaxhimit të dobët që kanë treguar në mandatet e kaluar”.

Sipas të njëjtit burim, kryetari Ramadan Muja me disa nga drejtorët nuk ka qenë i kënaqur në mandatin e dytë të tij, mirëpo përkundër disa përpjekjeve nuk ka mundur t’i shkarkojë.

”Muja ka dashur t’i shkarkojë para dy-tre vitesh, mirëpo nuk ka mundër”.

Kryetari Ramadan Muja është takuar dje me ish-drejtorët e Ekzekutivit. Ai i ka falënderuar ata për punën dhe angazhimin që e kanë treguar.
Sekretari i PDK-së,Nijazi Kryeziu, ndërkaq tha se ende nuk janë diskutuar emrat e drejtorëve të rinjë.

“Ende nuk kemi diskutuar për këtë çështje. Kur t’i diskutojmë do t’i bëjmë edhe publike të gjitha vendimet.Ne jemi transparent në këtë drejtim”, tha Kryeziu për “PrizrebnPress”.

 

 

Kilaj mbështet Bashotën, kërkon shkarkimin e Limajt dhe Krasniqit nga PDK-ja

0

IsniKilaj-malishevaKërkesa e anëtarit të Këshillit Drejtues dhe kryetar i Degës së PDK-së në Klinë Sokol Bashtotës, që të largohet Fatmir Limaj dhe Jakup Krasniqi nga PDK-ja, ka marrë mbështetje edhe nga kryetari i Degës së PDK-së në Malishevë.
“Letra e juaj drejtuar kryetarit të PDK-së Hashim Thaçit me dha zemër të u mbështes fuqimishëm në porosinë dhe kërkesën që keni drejtuar dhe adresuar”

“Ajo që dua të them këtu është zhgënjimi me qëndrimin e PDK-së se ne raport me militantet e saj dhe në këtë rast me simpatizantët e PDK-së në Malishevë. Ne përjetuam një garë jo fer nga Limaj, por edhe nga liderët e PDK-së dhe Thaçi”, thuhet në komunikatën e Isni Kilajt.

“Limaj thirrej në emër të PDK-së duke dezinformuar elektoratin se ai është me PDK-në se kandidati i PDK-së kryetar neëMalishevë, por se ai është i interesuar për ndryshime duke mbështetur një kandidat kukull dhe pa kredibilitet”

“Limaj përdori fjalët me fyese per Thaçin dhe ndihmësit e tij, duke u thirre ne aferën “pronto” të cilën e kishin lansuar vetë.”

“ Humbjen tonë në Malishevë e shkaktuan gënjeshtrat dhe premtimet boshe të Limajt,e shkaktuan heshtja jone dhe juaja z.Thaçi”.

“Vijimesia që Limaj dhe Krasniqi të thirren ende në emër të PDK-së,moslargimi i tyre dhe thirrja për kthim në shtëpinë e vjetër do të dëmtojë PDK-në”./PrizrenPress.com/

 

Dy persona arrestohen për prostitucion në Prizren

0

Prostitucion2Në magjistralja Prizren-Suharekë, konkretisht në fshatin Grejkoc Departamenti i Hetimeve të Qenieve Njerëzore me urdhëresë të gjykatës në Prizren, ka arrestuar një të dyshuar femër për veprën penale ‘marrje me prostitucion’ si dhe një person mashkull të dyshuar për kryerjen e veprës penale ‘mundësim në prostitucion’.

”Me urdhër të prokurorit i dyshuari është dërguar në qendrën e ndalimit, ndërsa e dyshuara pas intervistimit është liruar. Me rastin është duke u marrë njësia përkatëse”.

Ambasada amerikane pasuron bibliotekën “Hivzi Sylejmani” me libra bestsellerë

0

biblioteka e ambasadesAmbasada e SHBA-ve në Kosovë ka pasuruar fondin e Bibliotekës  Ndërkomunale të Prishtinës “Hivzi Sylejmani” me afro dy mijë ekzemplarë të librave të ndryshëm, në gjuhën angleze. Titujt e librave si: “The Princess Diaries”, “Moby Dick”, “The poetry of Robert Frost”, “The life of Nancy”, “Lincoln”, pastaj “The Notbook” i shkruar nga shkrimtari i njohur botëror Nicholas Sparks, do të jenë tashmë të renditura në raftet e shumta të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, së bashku me mijëra libra të tjerë që gjenden në këtë biblioteke, e që konsiderohen si thesar i dijes shtetërore, transmeton kultplus. Përveç kësaj, Ambasada amerikane ka dhuruar edhe një set të dvd-ve me filma të zhanreve të lloj-llojshme të prodhuara nga Hollywood.

Munish Hyseni, drejtor i Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, ka theksuar në këtë ngjarje se viti aktual ishte një ndër vitet që është i veçuar nga ato paraprake.

“Falënderojmë Ambasadën e SHBA-ve në Kosovë për kontributin e vazhdueshëm dhe interesimin. Kjo ambasadë dhe miqtë tanë “Shoqata libra për Kosovën”, kanë dhuruar libra në vazhdimësi për lexuesit e Bibliotekës së qytetit. Po ashtu është në nderin tim të iu them se ky vit, ishte një nga vitet më të mira për këtë bibliotekë. Prezenca e këtyre dy zyrtarëve, si të zonjës Bean dhe Jeffry Jamison, dëshmon për interesimin e tyre, për librin, dijen, kulturën dhe bibliotekën në përgjithësi. Shpresoj dhe besoj që puna jonë e bashkëpunimit do të vazhdojë edhe viteve të ardhshme”, ka thënë drejtori Hyseni.

Jeffrey Jamison, drejtor për marrëdhënie me publikun në Ambasadën Amerikane në Kosovë, iu është drejtuar me fjalë stafit të Bibliotekës “Hivzi Sylejmani”, dhe lexuesve të saj, duke u shprehur se librat janë ata që bashkojnë idetë dhe kreativitetet e njerëzve.

“Kur po i shoh disa prej titujve të librave në tavolinë, më kujtohet se janë disa tituj që i kam lexuar dhe disa jo. Unë besoj që këto libra në të ardhmen do t’i lexojnë lexuesit e kësaj biblioteke. Libri është instrumenti që na mundëson të kemi përvoja të përbashkëta. Përsëri, iu falënderojë për bashkëpunimin e juaj dhe iu dëshiroj zhvillim të mbarë bibliotekës tuaj dhe në përgjithësi bibliotekave të Kosovës”, tha ai.

Ndërkohë, Corol Bean përfaqësuese nga Ambasada amerikane në Beograd, e cila ishte e pranishme në këtë ngjarje ka theksuar se është e rëndësishme që qytetarët të bëhen pjesë dhe mbështetës të bibliotekave në vend.

“Jam e lumtur si bibliotekare amerikane të shoh realitetin këtu. Po ashtu jam e lumtur që po shoh Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”, dhe bibliotekën e re në qytetin e Prishtinë. Ftoj të gjithë qytetarët e kryeqytetit të bëhen pjesë e kësaj biblioteke. Unë i kam disa ide për këtë bibliotekë, por ato do t’i ndajmë së bashku ndërmjet personelit të bibliotekës së qytetit”, u shpreh Bean.

Biblioteka Ndërkomunale “Hivzi Sylejmani”, ose e njohur si Biblioteka e qytetit “te trekëndëshi”, nuk janë gjetur të dhëna të sakta për datën e formimit dhe hapjen e saj, por janë të gjitha gjasat që ka filluar të punojë në shkurt të vitit 1945, me një fond prej 1300 librash në gjuhën shqipe dhe serbe, si dhe një fond fletushkash dhe broshurash të kohës së luftës, por jo në këtë ndërtesë që është tani. Aktualisht, kjo bibliotekë ka në përdorim edhe dy module të Programit kompjuterik Aleph 500, për katalogim dhe pasurim të librit. Biblioteka është dalluar edhe në fushën e botimeve dhe deri më tash ka botuar nëntë (9) libra dhe tetë (8) numra të revistës letrare “Oaza”.

Muja i kthehet sot betejës me Gjykatën

0

Ramadan MujaKryetari i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja sot do të vazhdojë betejën me Gjykatën Themelore të Prizrenit.Seanca gjyqësore fillon në ora 10:00.

Sipas programit të paralajmëruar nga kryetari i trupit gjykues,Vladimir Mikula, shqyrtimi gjyqësor në rastin”Muja dhe të tjerët”, duhet të vazhdojë me 13 dhjetor ,derisa seancat tjera priten të mbahen më 16.17, dhe 19 dhjetor.

Kryetarit të Prizrenit, Ramadan Muja, i rëndon një aktakuzë 21 faqesh, me të cilën ai dhe Sadik Paçarizi – drejtor i Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor, Avni Ademaj – ish-u.d. së drejtorit të Gjeodezisë dhe Kadastrës, Kadri Ukimeri – ish-drejtor i Gjeodezisë dhe Kadastrës, Abdullah Tejeci – drejtor aktual i Gjeodezisë dhe Kadastrës dhe Minir Krasniqi – drejtor i Administratës, akuzohen për shpërdorim të pozitës zyrtare në dhënien e disa pronave shoqërore në shfrytëzim për disa kompani, me qëllim të përfitimit personal. Gjyqtari i procedurës paraprake, Vladimir Nikula, kohë më parë ka aprovuar kërkesën e Prokurores që po udhëheq ndjekjen penale, Natasha Vikeri për konfiskimin e dokumenteve të udhëtimit të të pandehurve./PrizrenPress.com/

Sot takimi Thaçi-Daçiq

0

Thaci-Ashton-Dacic5-22Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi,ka udhëtuar për në Bruksel, ku pritet që nesër të takohet në Bruksel me kryeministrin e Serbisë, Ivica Daçiq, në kuadër të procesit të dialogut dhe stabilizimit të marrëdhënieve midis shtetit të Kosovës dhe atij të Serbisë.

Ndërkohë, dje deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë kritikuar kryeministrin Thaçi lidhur me mos informimin lidhur me procesin e vazhdueshëm të bisedimeve në Bruksel.

Thaçi kërkon kthimin e Limajt e Krasniqit, akuzon Kadri Veselin për humbjen e zgjedhjeve

0

Thaci dhe VeseliRënia e Partisë Demokratike të Kosovës në zgjedhjet e fundit lokale ka tensionuar raportet midis dy shefave kryesorë të partisë më të madhe parlamentare.

Për zvogëlimin e elektoratit shefi i partisë mësohet se e ka ngritur gishtin në drejtim të zëvendësit të tij, i cili njëherësh është marrë me çështjet organizative të partisë.

Prandaj, po kërkohet që në parti të kthehen tashmë “disidentët” Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, për të cilin rikthim në asnjë mënyrë nuk po pajtohet ish-shefi i SHIK-ut, Veseli.

Kështu bëjnë të ditur burimet e gazetës “Zëri” brenda PDK-së, duke sqaruar se ka më shumë se dy javë që Thaçi u çon “mësit” Krasniqit e Limajt për një takim midis “miqsh”. Se Thaçi është i interesuar për kthimin dy figurave eminente të partisë e ka konfirmuar ditë më parë për media edhe zëvendësi i tij në Qeveri, Hajredin Kuçi, i cili njëherësh njihet si “krah i djathtë” i kryeministrit.

“Thaçi është pajtuar që Krasniqi e Limaj të kthehen në parti, mirëpo këtë po e kundërshton Kadri Veseli”, bën të ditur burimi i gazetës “Zëri”.

Në anën tjetër, zyrtarë të lartë të PDK-së nuk dëshirojnë të flasim nëse Thaçi e Veseli i kanë acaruar raportet. Ata madje nuk dëshirojnë t’i komentojnë as deklaratat e Kuçit për kthimin e Limajt dhe Krasniqit në parti.

Deputeti i PDK-së, Berat Buzhala, i cili haptas ka kritikuar Veselin për humbjen e PDK-së në zgjedhjet lokale, deklaratën e Kuçit e vlerëson si joserioze,madje edhe fëmijërore.

“Shpresoj se kjo deklaratë e Kuçit nuk është bërë në koordinim me kreun e PDK-së, sepse është e pasinqertë. Veprimet e tilla të unifikimit brenda partisë nuk bëhen përmes studiove televizive”, tha Buzhala

Kryetarët serbë duhet t’u përmbahen ligjeve

0

BajramRexhepi-ministerMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, ka thënë se nëntë kryetarët e ri serbë, të cilët kanë dalë fitues në zgjedhjet lokale, duhet t’u përshtaten rregullave që aplikohen për të gjitha komunat në Republikën e Kosovës.

Ai ka thënë se përfaqësuesit e Listës “Srpska” janë përfaqësues të qytetarëve të komunave të Kosovës.

Sipas tij, Qeveria e Republikës së Kosovës së bashku me komunitetin ndërkombëtar presin qasje konstruktive dhe bashkëpunuese nga këta përfaqësues me nivelin qendror.
Rexhepi ka vlerësuar se sabotimi nuk është në interes të askujt dhe as në interes të përfaqësuesve të Listës “Srpska”. /Epoka e re/

Akademia tërheqë “Utopinë Letrare” të Sabri Hamitit

0

libri i hamititLibri është tërhequr nga tregu, por autori i saj nuk e di. Të paktën kështu është shprehur akademiku Sabri Hamiti për veprën e tij “Utopia Letrare”, të cilën së fundmi e ka tërhequr nga tregu botuesi i saj, gjegjësisht Akademia e Shkencave dhe Arteve të Kosovës.

“Unë nuk kam informacione që libri është tërhequr sepse nuk ka ndonjë arsye për këtë veprim. Libri është pritur mirë, është prezantuar edhe në Panairin e Tiranës. Ndoshta janë shitur kopjet dhe ka mungesë të tirazhit, por unë nuk merrem me këtë çështje”, ka thënë Hamiti.

Gazeta fillimisht e ka kërkuar librin në librarinë e ASHAK-ut dhe ka arritur të fotografojë kopertinën e librit e cila duket në rregull, por punonjësit kanë thënë se libri është rikthyer në shtyp për shkak të disa gabimeve teknike, e kjo është edhe arsyeja që nuk është në tregun letrar

U promovua romani “Dymbëdhjetë”

0

Arben Çejku-romani DymbëdhjetëNë ambientet e Universitetit të Evropës Juglindore u promovua romani “Dymbëdhjetë” i autorit Arben Çejku, ish ambasadori i Shqipërisë në Maqedoni

Shtimi i mjeteve të komunikimit dhe varfërimi i komunikimit e kanë shtyrë Çejkun për ta shkruar këtë roman të veçantë. “Shtytje për ta shkruar këtë roman u bë vëllai im. Pas disa vitesh ne po kalonim pushimet bashkë. Në ndërkohë që ne ishim aq pranë unë e ndjeja atë shumë larg. Ai gjatë gjithë kohës rrinte dhe komunikonte në internet. Unë isha pranë tij, ndërsa ai qeshte me persona të tjerë të cilët nuk ishin aty….Aty më lindi ideja për të shkruar. Pasi më duket se është vendosur një mur, një perde mes njerëzve. Si do të jetë e ardhmja e komunikimit?”, tha autori, shkruan gazeta lajm nga Maqedonia. Ai sqaroi se romani i tij nuk është autobiografik, por e ka fut lexuesin në kurth.

Rektori i UEJL-së, Zamir Dika tha se duke e njohur personalisht autorin nuk ka asnjë dyshim se edhe libri është i veçantë.

Ndërsa redaktorja e romanit Alma Bardhyli tha se në prozën bashkëkohore shqipe, ky libër vjen ndryshe. Mbi romanin “Dymbëdhjetë” foli profesor Fatmir Sulejmani, i cili tha se romani i kapërcen pritjet e zakonshme.

Romani “Dymbëdhjetë” u promovua së pari në panairin e librit në Tiranë, ndërsa të premten ai do të promovohet në Prishtinë.

Diplomati shqiptar shërbeu si ambasador deri në nëntor të këtij viti. Ai është një nga ambasadorët më të spikatur shqiptarë në Maqedoni.