18.8 C
Prizren
E mërkurë, 29 Prill, 2026
Home Blog Page 8872

“Barij” në vend të “barinj”, ja ndryshimet në Gjuhën Shqipe

0

Akademia e shkencaveËshtë mbajtur në mjediset e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës të premten e shkuar, mbledhja e radhës e Këshillit Ndërakademik për Gjuhën Shqipe. Në qendër të vëmendjes kanë qenë jo më ë-të e theksuara e të patheksuara por shkronja nj, foljet që përfundojnë me –t dhe shndërrohen me –s, përdorimi i gabuar i përemrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote, etj.

E drejtuar nga akademik Rexhep Ismajli dhe akademik Jani Thomait (bashkëkryetarë), në të morën pjesë akademik Besim Bokshi, akademik Ethem Likaj, akademik Gjovalin Shkurtaj, akademik Kolec Topalli, prof. dr. Tomor Osmani, prof. dr. Seit Mansaku, prof dr. Imri Badallaj, prof. dr. Enver Hysa, prof. dr. Bardh Rugova, prof. dr. Shefkije Islamaj, prof. dr. Abdullah Zymberi dhe Isa Bajçinca. Në pamundësi për të marrë pjesë vetë, diskutimet lidhur me materialet e dërguara para-prakisht i kishin dërguar me shkrim prof. dr. Franko Altimari dhe prof. dr. Mehmet Çeliku. Akademia e Shkencave të Shqipërisë, njofton përmes një deklarate për mediat se mbledhja u mbajt sipas rendit të ditës të parashtruar më herët, ndërsa pikë qendrore e rendit të ditës ishte diskutimi i materialeve të përgatitura nga komisionet për çështje të morfologjisë në Tiranë dhe në Prishtinë. Komisionet kishin për-mbledhur në dy materiale të ndara me detaje dhe lëndë ilustrimi pikat në rregullat ekzistuese të drejtshkrimit për të cilat ka pasur diskutime në opinion ose ato për të cilat anëtarët e komisioneve e kanë gjykuar të nevojshme të diskutohet. Materialet e paraqitura me shkrim u diskutuan për çdo pikë veç e veç dhe me frymë të theksuar mirëkuptimi.
Përfundimet
Pas diskutimeve për format e shumësit të disa emrave të gjinisë mashkullore që mbarojnë me -i të theksuar të sanksionuar si shumësa me -nj, u arrit përfundimi të propozohet që këta shumësa të përfundojnë me –j, psh. bari-nj duhet të bëhet barij.
Është miratuar propozimi që tek foljet që pësojnë ndryshimin -t/-s të mbetet normative vetëm forma me –s.
Po ashtu, është rënë dakord që forma e rasës kallëzore të shquar tek emrat që mbarojnë me -ua: krua, kroi të rrafshohet sipas tipit të përgjithshëm të ndërtimit të këtyre formave të emrave mashkullorë, pra krua-kroi-kroin, ashtu si dhe trajta e kallëzores së shquar të emrave mashkullorë që dalin me -a ose -e të theksuar (again, babain, jubileun, atdheun). Në takimin e mbajtur në Prishtinë janë konsideruar si gabime prirjet në përdorim të formave të zhdrejta të përemrave pronorë të gjinisë femërore ime, jonë, jote dhe juaj si vajzës time, vajzës tonë, vajzës tënde, vajzës tuaj dhe kërkohet respektimi i normës ekzistuese, pra vajzës sime, vajzës sate, vajzës sonë, vajzës suaj.

Konsiderohet po ashtu shkelje e normës, përdorimi i trajtave të lidhores pa formantin të (p.sh. do laj) pasi formë e vetme e drejtë konsiderohet forma me -të: do të laj. Njëherazi tek urdhë-rorja joveprore e foljeve të tipit kruaj, ruaj duhet të mbetet normative forma me -j (ruaju, kruaju), dhe jo me -h (kruhu, ruhu). Mbledhja e akademikëve arriti në përfundimin që rastet e tjera të sistemit emëror dhe foljor, të cilat mund të dalin me zgjidhje të veçanta, mbetet të studiohen dhe të diskutohen në mbledhjen e radhës të këshillit, bashkë me çështjen e përdorimit të shkronjës së madhe. Ndërkaq, është arritur përfundimi që të mos mbështetet prirja për respektimin e ambigjinisë tek emrat shumës më -ra (fshatra të elektrizuara, ujëra të ftohta) dhe të konsiderohet si e drejtë vetëm forma e gjinisë mashkullore (fshatra të elektrizuar, ujëra të ftohtë).

Është vendosur që në mbledhjen e radhës të këshillit të merren në shqyrtim çështjet e mbetura nga kjo mbledhje dhe nga mbledhja e kaluar, e që lidhen me drejt-shkrimin dhe me morfologjinë, si dhe ato që do të propozojnë grupet e punës për çështje sintaksore./bw/

Abydl Frashëri, herë agjent i Perandorisë e herë i Europës

0

Abydl FrashëriAbdyl Frashëri hyri ndërkohë edhe në fushën e historiografisë ndërkombëtare. Madje, këtu ai hyri si triumfator kundrejt fyerjeve, shpifjeve dhe denigrimeve që kishte pësuar nga qarqet publicistike evropiane gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Zhvillimi i mëtejshëm që pati gjatë dhjetëvjeçarëve të mëvonshëm Lëvizja Kombëtare Shqiptare dhe e drejta e qytetarisë që ajo fitoi më në fund në opinionin publik ndërkombëtar u dhanë një goditje serioze paragjykimeve politike negative që ekzistonin gjatë viteve të Krizës Lindore, në radhët e armiqve të saj.

Dy shikime mbi Lidhjen
Sa më tepër kalonin dhjetëvjeçarët, aq më tepër përmbyseshin denigrimet e fabrikuara për konsum propagandistik në ngarkim të Abdyl Frashërit dhe aq më shumë ngrihej lart personaliteti i tij historik, si një udhëheqës patriot i pavarur, i pavarur si nga Lindja, ashtu edhe nga Perëndimi. Megjithatë, jo të gjithë studimtarët e huaj u treguan të prirur për të marrë në konsideratë kokëfortësinë e fakteve. Edhe pse Abdyl Frashëri nuk u bë objekt studimi më vete, disa pendë të huaja e konsideruan atë si udhëheqësin patriot të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Një ndër përfaqësuesit më të hershëm të kësaj tendence, Th. Ippen, e cilësoi Abdylin si “promotorin kryesor të idesë së bashkimit kombëtar” 10, kurse E. Vaina e ngriti edhe më lart, duke e quajtur “shpirtin e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Krahas tyre, pati historianë të tillë si A. Galanti 12 dhe E. Barbariç 13, të cilët edhe pse e çmuan Lidhjen Shqiptare të Prizrenit, heshtën për Abdyl Frashërin. Përkundrazi, historianët dhe publicistët nacionalistë të vendeve të prekura nga lufta e Lidhjes Shqiptare të Prizrenit vazhduan t’i pranonin si para flori denigrimet e viteve të Krizës Lindore në dëm të Lëvizjes Kombëtare Shqiptare. Rrjedhimisht, ata vazhduan ta trajtonin Lidhjen Shqiptare të Prizrenit si një krijesë të Portës së Lartë, brenda së cilës vepruan, nga njëra anë pashallarët konservatorë sulltanistë të lidhur politikisht me Portën e Lartë, nga ana tjetër, krerët patriarkalë të malësive, të zhveshur sipas tyre nga ndërgjegjja kombëtare, të cilët aspironin të ruanin privilegjet e vjetra në kuadrin e Perandorisë Osmane. Në këtë mes Abdyl Frashëri nuk ishte gjë tjetër, sipas tyre, veçse një përçues i udhëzimeve të Stambollit.

Abdyli, bardh e zi
Si të gjithë udhëheqësit e lëvizjes çlirimtare, Abdyl Frashëri tërhoqi që në valën e punës së tij revolucionare, edhe breshërinë e armiqve të kombit të vet. Në fillim, penat e huaja skeptike e pritën me sarkazëm platformën e tij politike dhe e quajtën atë utopi. Kur Lidhja Shqiptare e Prizrenit hodhi shtat dhe kur armët e saj tronditën Traktatin e Berlinit, shpërthyen kundër tij fyerjet, denigrimet, shpifjet. Zëdhënësit e Fuqive të Mëdha dhe publicistët e monarkive ballkanike, të cilët e kishin bërë zakon të shikonin te çdo lëvizje shqiptare gishtin e huaj, e akuzuan Abdyl Frashërin si vegël të Portës së Lartë. Pastaj, kur Abdyl Frashëri shpalosi flamurin e luftës çlirimtare kundër Perandorisë Osmane, penat lindore dhe perëndimore heshtën. Atëherë, armën e shpifjeve dhe të denigrimeve e morën në dorë qeveritarët osmanë. Edhe këta, sipas zakonit të tyre, u përpoqën të justifikoheshin përpara opinionit të tyre publik për çka po ndodhte në Shqipëri, duke e akuzuar udhëheqësin shqiptar si agjent të fuqive evropiane. Por vepra ideologjike, politike dhe organizative e Abdyl Frashërit, e cila ishte njëjtësuar me Lëvizjen Kombëtare Shqiptare në tërësi, kishte lënë rrënjë aq të thella në Shqipëri dhe jehonë aq të fuqishme jashtë saj, sa nuk mund të shuhej as me sulme, as me heshtje. Për hir të platformës së tij ideologjike dhe praktikës së tij revolucionare, Abdyl Frashëri mbeti edhe më pas po ai që kishte qenë gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit – një patriot i madh dhe një udhëheqës i nderuar. Emri dhe vepra e tij vazhdoi të frymëzonte patriotët shqiptarë në luftën e tyre kombëtare për çlirimin e atdheut të robëruar nga zgjedha shekullore osmane dhe për mbrojtjen e trojeve të tyre amtare nga lakmitë shoviniste fqinje. Sikurse shkruante Dervish Hima, më 1889, shpirti i Abdyl Frashërit vërtitej në qiellin e Shqipërisë për t’u kujtuar shqiptarëve detyrën që kishin ndaj atdheut. Vlerësime të larta për të ndeshen vazhdimisht në thirrjet luftarake dhe në shkrimet publicistike që dolën gjatë viteve të fundit të sundimit osman 3. Ai pati nga bashkatdhetarët e vet jo vetëm konsiderata politike, por edhe homazhe letrare. Këngët popullore, të cilat u thurën për Abdyl Frashërin që gjatë viteve të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, vazhduan të këndoheshin në të katërta anët e atdheut, duke arritur deri në ditët tona.

Punimi i panjohur, si u zhdukën dorëshkrimet
Profesor Kristo Frashëri përmend ndër të tjera edhe një punim prej rreth 30 faqesh, fatkeqësisht, sot të panjohur, shkruar më shumë se një shekull më parë nga Abdyl Frashëri. Ai ishte i shkruar në shqip në një defter”. Aty Abdyli përshkruante në bazë të kujtimeve të prindërve të tij, gjenealogjinë dhe historinë e familjes së Dukollarëve të Frashërit, bir i së cilës ishte edhe ai vetë. Gjithnjë sipas birit të tij, pas Shpalljes së Pavarësisë Kombëtare, këto punime në dorëshkrim ai i solli nga Stambolli në Shqipëri dhe së bashku me shumë dokumente të tjera të Abdyl Frashërit i vendosi në shtëpinë e motrës së vet, Eminesë (vajza e Abdyl Frashërit), që banonte në Fier, martuar me Karaman Vrionin”, shkruan profesori. E nga ana tjetër, ai tregon mënyrën se si ky dorëshkrim, për fat të keq u zhduk. “Gjatë Luftës së Parë Botërore, më 1916, ato humbën, nuk dihet nëse u dogjën ose u grabitën, në rrethanat e rrëmujës që u krijua nga luftimet e zhvilluara midis ushtrive austriake dhe italiane në Myzeqe”. Sipas prof.Kristos, kërkimet e mëvonshme të Mithatit pas luftës për të rënë në gjurmët e tyre nuk dhanë rezultat, ashtu sikundër nuk patën vlerë as kërkimet që vetë historianët kanë ndërmarrë pas çlirimit. Si rrjedhim, punimet kryesore të Abdyl Frashërit, të mbetura në dorëshkrim, të cilat për fat të keq nuk u shfrytëzuan nga askush për nevoja studimore, mund të konsiderohen përfundimisht të humbura./Kristo Frashëri/

E shkel ligjin

0

RagipBegaj-IQPMOpozita në Malishevë, akuzon kryetarin e ardhshëm Ragip Begaj, se po e shekl ligjin, duke qëndruar në zyrën e kryetarit të Komunës, para se të certifikohet nga KQZ-ja.

“Kjo është shkelje e ligjit.Begaj edhe pse është zgjedhur pa u kryer proceduart e inagurimit të postit të kryetarit nuk është kryetar komune”, ka thënë Januz Kastrati nga LDK-ja.

Kryetari i deritashëm Isni Kilaj ia ka dorëzuar çelësat e zyrës Begajt. Nga dita që i ka marrë çelsat, Begaj ka pritur dhe përcjellë qytetarë në zyre, të cilët ia kanë uruar zgjedhjen në krye të Malishevës,transmeton KD.

Edhe Muhamet Bytyçi nga Vetëvendosja, e ka vlerësuar të paligjshëm qëndrimin e kryetarit të ri në zyre, pa u certifikuar rezultati dhe pa e dhënë betimin në KK. “Etja e madhe për pushtet autokrat bën që pushtetarët e rinj të mos e respektojnë proceduarat e parapara për të marrë detyrën ku janë zgjedhur “.

Sot pritet certifikimi i kryetarëve

0

ValdeteDaka-zgjedhjetNëse nuk ka ankesa në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa, pasi që Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të hënën ka shpallur dhe ka miratuar Rezultatet Përfundimtare të Raundit të Dytë të Zgjedhjeve Lokale për Kryetar Komune, mund të bëhet menjëherë certifikimi i kandidatëve që fituan garën.

Kryetarja e këtij komisioni, Valdete Daka, ka thënë se nga ky moment të gjitha ata që duhet të ankohen kanë të drejtë ta bëjnë një gjë të tille brenda 24 orësh pranë Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

“KQZ do të presë 24 orë të shohë a ka ankesa në PZAP, nëse nuk ka ankesa brenda 24 orësh, atëherë KQZ do t’i certifikojë kryetarët të martën mbrëma”, ka thënë Daka. Në të kundërtën do të ndiqet procedura e ankesave shqyrtimit të tyre deri në përfundim të procedurave të ankimimit dhe vendimeve të PZAP-së.

Florian Dushi, anëtar i KQZ-së nga LDK-ja, ka tërhequr vërejtjen se pas ditës së zgjedhjeve ka vazhduar një avaz në kundërshtim me ligjin dhe në mënyrë të pakuptimtë që të bëhet pranim-dorëzimi i pozitave të krerëve të komunave. Sipas tij, as pas shpalljes së këtyre rezultateve ata nuk mund t’i ndërrojnë pozitat.

“Prandaj duhet të pritet momenti i certifikimit dhe tek pas kësaj mund të zhvillohen procedurat e pranim-dorëzimit të detyrave të kryetarëve të rinj”, ka thënë Dushi.

Betim Gjoshi nga PDK ka thënë se kryetarët e komunave nuk mund të ndërrohen pa u bërë certifikimi i rezultateve, sepse dihet që kryetarët do të bëjnë betimin para asambleve të reja. Ai u ka bërë me dije të gjithë kryetarëve të zgjedhur që para certifikimit të tyre si kryetar duhet të japin dorëheqje nga pozitat tjera.

“Neni 3.2 dhe neni 9.3 i Ligjit për Zgjedhjeve thotë që kandidatët për kryetar komune që mbajnë poste të heqin dorë para certifikimit të rezultateve. Neni 3.2 nuk i lejon kryetarit të mbajë pozita të tjera kurse 9.3 kur thotë që në momentin që ka kandiduar apo zgjedhur ai duhet ta zgjedhë vendin e kryetarit të komunës dhe të na japë neve dëshminë se ka dhënë dorëheqje”, ka thënë Gjoshi, duke shtuar se janë tre ose katër deputetë në Kuvendin e Kosovës që kanë obligim ligjor që të japin dorëheqje para certifikimit.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) e ka obliguar Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), që në një afat sa më të shkurtër të bëjë numërimin e votave në rreth tridhjetë vendvotime në tërë Republikën e Kosovës që është si vendim i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtesa (PZAP). Ky vendim është marrë të hënën në një mbledhje të KQZ-së.

Gjoshi ka kërkuar që KQZ-ja ta obligojë QNR që pas vendimeve të PZAP-it të bëjnë numërimin e atyre kutive. “Ne duhet të marrim vendim që të numërojmë kutitë e votimeve që na ka obliguar PZAP. Pasi që ka mundësi që të ndikojë në ndonjë rezultat sa i përket kandidatëve”, ka thënë Gjoshi.

Ndryshe, nga zgjedhjet e 3 nëntorit 2013 prej 38 komunave janë zgjedhur 20 kryetarë të rinj, të cilët do të qeverisin me komunat në mbarë Kosovën. Këtu përfshihen edhe 9 kryetarët e “Listës serbe” të themeluar nga kryeministri serb, Ivica Daçiq, të cilët do të udhëheqin komunat me shumicë serbe./Zëri/

Pranë varrit i pa vdekur

0

mark krasniqi te varriNëse vizitoni varrezat e të krishterëve në lagjen Arbëria, do ta gjeni edhe varrin e një personi të njohur në Kosovë e më gjerë. Në varrin e tij është e gdhendur fotografia, emri, data e lindjes. Pas vizës, mungon data e vdekjes, kjo sepse ai nuk ka vdekur. Është ende i gjallë. Teksa shikon varrin e vet, akademik Mark Krasniqi thotë se po ndihet shumë mirë, madje edhe i kënaqur sepse e di ku do ta kalojë jetën përgjithmonë.

“Kësaj i thonë me ia bë varrin vetës. Rahmet i pastë shpirti”, thotë ai me të qeshur. Vdekja për të, është diçka normale dhe sipas tij, njeriu që në lindje është i dënuar të vdesë. Para 30 viteve, në fshatin e lindjes, në Gllaviçicë (Shëngjon-Kokaj) afër Pejës, Krasniqi kishte vendosur që t’ia ndërtojë varrin vetes,shkruan Tribuna.

“Ne shqiptarët, sa jemi gjallë këqyrim sa më parë më bë një kulm mbi vete, për familje. Shtëpia është kryesore te shqiptari, madje e zbukuron atë, në qoftë se nuk mundet të bëjë asgjë, e ndërton derën e madhe që njerëzit me mendua se edhe ata që jetojnë brenda janë të mëdhenj. Mirëpo nuk interesohen me ndërtua shtëpinë ku kanë me jetua përgjithmonë. Unë e kam një mendim tjetër”, shprehet akademiku

Dialogu përfundon në shkurt

0

Thaci_Dacic_Ashton5-21Takimeve të përbashkëta të Hashim Thaçit, Ivica Daçiqit dhe Catherine Ashton po u vjen fundi. Në të tria kryeqytetet gjatë vitit të ardhshëm do të ketë zgjedhje. Në Beograd, partnerët e koalicionit Ivica Daçiq dhe Aleksandër Vuçiq kanë njoftuar korin diplomatik në Beograd se nuk po funksionon koalicioni dhe se planifikojnë që prej marsit ta qojnë vendin në zgjedhje,shkruan Tribuna.

Zgjedhje do të ketë edhe në Kosovë por pak muaj më vonë derisa të përfundojë reforma zgjedhore dhe kushtetuese. Zgjedhje do të ketë edhe në Bruksel, ku do të zgjedhën komisionarët dhe zyrtarët e tjerë të lartë të Bashkimit Evropian.

Si rezultat i këtyre agjendave zgjedhore, Kosova dhe Serbia duhet të arrijnë marrëveshjen e dytë të normalizimit të marrëdhënieve më së largu deri në shkurt të vitit të ardhshëm dhe në këtë mënyrë të përmbyllin këtë fazë të dialogut

Osmani: LDK nuk merret me letrën e Haradinajt

0

VjosaOsmani-LDKLidhja Demokratike e Kosovës (LDK) nuk e ka ndërmend të merret me letrën e hapur që sot gjatë ditës lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ia ka dërguar prokurorit të shtetit, Ismet Kabashi.

Siç dihet tashmë, Haradinaj, beson se iu ka bërë e padrejtë kur është akuzuar se “ka gisht” në vrasjet e anëtarëve të LDK-së pas luftës, sikurse edhe karshi akuzave për haraq.

Nëpërmjet një letre të gjatë, ai ka kërkuar nga Prokurori që t’i trajtojë sa më shpejtë që të jetë e mundur të gjitha rastet kur është atakuar, në mënyrë që të “zbardhet e vërteta”.

Deputetja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka deklaruar për Indeksonline se kjo parti nuk merret me letrën e Haradinajt, ngase, secili komentim i kësaj çështje, sipas saj, do të ishte përfshirje në punët e Prokurorisë.

“Është çështje e Prokurorisë, dhe në asnjë mënyrë në nuk duam të ndërhyjmë. Secila deklaratë e imja apo e zyrtarëve të tjerë politik mund të cilësohet si ndërhyrje politike në punën e Prokurorisë”, tha Osmani.

Sipas saj Prokuroria duhet të bëjë punën e vet dhe nëse ka arsye për hetim ata do t’a bëjnë.

“Nëse Prokuroria ka arsye për hetim ata mesiguri se do të bëjnë punën e tyre. Nuk na takon neve të përzihem në punë të drejtësisë”, deklaroi ajo.

Para disa ditëve Gazmend Muhaxheri nga Lidhja Demokratike e Kosovës, njëherit edhe kryetari i ri i Komunës së Pejës, pati akuzuar partinë e Haradinajt për vrasjet e pasluftës në Rrafshin e Dukagjinit.

Ana e fuqishme e luftës së UÇK-së

0

NysretPllana-libriNë Shtëpinë e Kulturës “Kultur Zentrum” në Mynhen (Munchener Volkshochschule – Stadtteil Haenberg) është promovuar libri i prof. dr. Nusret Pllana “Terrori i Serbisë Pushtuese mbi Shqiptarët 1844-1999”.

Nën organizmin e atdhetarit të shquar Agim Shehu është bërë promovimi i librit të prof. dr. Nusret Pllanës “Gjenocidi i Serbisë pushtuese mbi Shqiptarët”. Ky libër voluminoz faktografik i autorit, prof. dr. Nusret Pllana është shpalosur para më shumë se 200 shqiptarëve intelektualë, studentë, krijues dhe dashamirë të librit, artit dhe kulturës.

Në këtë promovim të librit për rëndësinë e tij, kanë folur shumë penalistë dhe të pranishëm.

Gazmend Islami ka thënë se ky libër është ambasadori më i fuqishëm i cili flet vetë për peripecitë që ka kaluar Kosova për të arritur deri te liria. “Libri tregon edhe anën e fuqishme të luftës heroike të UÇK-së. Ky libër është përmbledhje publicistike me mbi 400 fotografi që na sjellin në kujtesë dhembjen dhe vuajtjen e popullit tonë, nën dhunën e pushtuesit barbar Serbisë në dy shekujt e fundit. Autori duke bërë një punë të vështirë kërkimore me vite ka arritur të sjellë skena rrëqethëses nga masakrat dhe vrasjet e ndryshme që kanë bërë ushtria, policia dhe paramilitarët serb ndaj popullit civil shqiptar. Guximi i intelektual i autorit për t’ju qasur këtij libri nuk ishte i lehtë kur dihet për neglizhenca e shumicës dërmuese që do të duhej të ishin bartës të ndihmës për bërjen e këtij libri”, ka thënë Islami, duke shtuar se pavarësisht mungesës së përkrahjes me përjashtim të miqve të tij, autori me vendosmërinë e tij dhe përkushtimin e tij arriti që ky libër ta sheh dritën.

“Këtë libër të dr. Pllanës autoritet serbe, por edhe dashakeqët e kombit tonë e luftojnë me çdo mjet që të minimizohet sepse e qet para aktit të kryer serbin sepse dokumentimi dhe fotografia janë dëshmitë me vlerën më të madhe. Po e përfundoj me një thënie të një ish-presidenti amerikan që kishte thënë: ‘Armikut mos iu hakmerr, por as kurrë mos e harro kush ishte ai’”, ka deklaruar Islami, shkruan Epoka e re.

Prof. dr. Nusret Pllana, duke e parë sallën e mbushur i ka dhënë një motivim edhe më të madh që të flasë rreth librit dhe përpjekjeve të tij të deritashme në arritjen e ribotimit të këtij libri që ishte në paraqitje e sipër.

Të pranishmit në sallë ishin tepër të interesuar për librin, me ç’rast disa herë prof. Nusret Pllana është ndalur me duartrokitje nga të pranishmit.

Autori i librit, prof. dr. Nusret Pllana, ka thënë se ky libër tani është botuar dhe përkthyer në disa gjuhë të botës, anglisht, shqip, frëngjisht, gjermanisht dhe suedisht, por ka premtuar se do të vazhdojë të punojë që ky libër dokumentar dhe me fakte të vërtetuara nga arkivat e UÇK-së, të përkthehet edhe në gjuhë të tjera; në gjuhën danishte, serbisht, rusisht, arabisht dhe italisht. “Kështu që i tërë globi le të kuptojë mirë dhe të dijë për fatin e shqiptarëve që për gati dy shekuj të plotë ishin nën torturën, dhunën dhe gjenocidin fashizoid serb”, ka thënë Pllana.

Refuzohet kërkesa e Lushtakut për betim

0

SamiLushtaku-i arrestuarGjykata Themelore në Mitrovicë ka refuzuar kërkesën për lirimin e Sami Lushtakut për disa orë, për të bërë betimin për mandatin e ri si kryetar i komunës se Skenderajt, ashtu siç parashihet me Ligjin për Vetëqeverisje Lokale.

Lajmin e ka konfirmuar për “Epokën e re” avokati i Lushtakut, Arianit Koci. “Është refuzuar kërkesa”, ka thënë shkurt përmes telefonit Koci.

Sami Lushtaku në zgjedhjet e 3 nëntorit ka fituar mbi 88 për qind të votave në garën për kryetar të Komunës së Skenderajt. Ky vendim i Gjykatës Themelore në Mitrovicë për mos lirimin e Lushtakut për të dhënë betimin si kryetar i Skenderajt, hap rrugën që kjo komunë të shkojë në zgjedhje të reja.

Mos u tallni me veteranët e luftrave çlirimtare

0

OpinionShkruan: ERALD SELCA

Pa luftërat çlirimtare të UÇK-së ,UÇPMB-së dhe UÇK në Iliridë pozita e shqiptarëve në hapesirën shqiptare nuk do ishte kjo që është me dy shtete shqiptare në Ballkan dhe më imazh të mirë ndërkombëtar .

Populli shqiptar në trojet e veta etnike në Kosovë ,Kosovë Lindore dhe Iliridë në të gjitha këta krahina të Shqipërisë u përpoq me mjete paqesore ti zgjidh problemet, me okupatorët serbosllav dhe maqedonas por politika pacifiste Rugoviane dështoi dhe esatelitëve të tij si Riza Halimi dhe PPD në Iliridë sepse në bota askund nuk kishte shkrepur të fitohet dic me pacifizëm pasiv ,por zakonisht popujt e robëruar lirinë e fitonin me luftra dhe gjak të derdhur .

Pas shpalljes pavaresisë Shqipërisë ,LNÇL në LDB UÇK -ja me simotrat esaja janë projektet më madhore kombëtare për liri ,Çlirim dhe bashkim kombëtar .
Mbi 2225 dëshmor dhanë jetën që ne të jemi të lirë ,me qindra invalidë dhanë gjymtyrët e trupit e me mijëra veteranë dhanë atomin e fundit për kauzen tonë kombëtare në vitet 1997-2001.

Pas lufta histori në vete ,injorimi i vlerave të luftës ka kap kulmin u injoruan veteranët e mirëfilltë të cilët sot e 14 vite jetojnë në mjerim social ani pse kemi pasur dhe kemi veteranë në krye të qeverive dhe në pushtet nga Bajram Rexhepi ,Ramush Haradinaj,Agim Çeku ,Hashim Thaci ,Ali Ahmeti me BDI pra shokët tanë ishin dhe janë në pushtet dikur akuzonin LDK-në për mospunë ,mosrespektim të vlerave e sot vetë cfarë bejnë pos organizimit ndonjë akademi përkujtimore për dëshmoret dhe një ndihme për familjet e deshmorëve e invalidëve ,për veteranët nuk është berë asgjë.

Veteranët arrestohen,poshtërohen mbahem me vite tera në burgjet serbe-maqedone -kosovare dhe ndërkombëtare ,me proqese montuara shpërfillja vazhdon edhe nga shoqëria jonë dhe politika e elita akademike .
Veteranët nuk kanë asnjë benifit thuajse hiq ndonjë marrëveshje mirëkuptimi me UP ,veteranët tanë janë të vetmit që kanë organizuar protesta në mbrojtje vlerave kombëtare dhe kanë denoncuar tendencat për rritjen e numrit veteranëve .

Kemi veteranë në gjendje rëndë sociale që bukë nuk kanë në sofër për fëmijët etyre ,kemi mbi 50 raste të vetëvrasjeve të veteranëve nga mjerimi migjenian në të cilin po jetojmë ,kemi ish pjestar të TMK udhve ani pse kontribuan në shtetëndërtim ,papunesia e veteranëve është enorme nuk ju jipet mundesia ani pse të shkolluar dhe me vlera kombëtare .

Injorohen atdhetarët dhe ju jipet hapesirë horrave ,udbashave dhe lavireve që shanin UÇK-në .

Pajtohem më të nderuarin kryetar i OVL UÇK -së Muharrem Xhemajli i cili kritikon qeverinë me të drejtë dhe Agim Çekun për neglizhim të veteranëve dhe mosverifikim të statusit tyre dhe mospërfshirje në projektbuxhet 2014 -tës ,kjo është e turpshme dhe kjo qasja duhet ndryshoj urgjentisht sepse shokët tanë falë neve janë në pushtet dhe kur ju kanë dasht votat ne ua kemi siguruar ato e sot ne përbuzemi paftyrësishtë ,harrohemi …..e vetëm kur kanë interes na kërkojnë .

Kudo në botë veterani i luftës qmohet ,respektohet merrne shembull Kroacinë ,SHBA ,Francen,Anglinë ,Italinë ,Spanjen etj ai ka autoritet të madh dhe ka mbështetje financiare ,lehtësira marrin mirënjohje e dekorata në raste festash kombëtare .

Na jemi krenar që kemi luftuar ,është obligim moral kombëtar dhe kushtetues të mbrohet vendi dhe ne cdo herë jemi disponim të atdheut ,por për ne është fyese qeveritarët ministrat ,deputetë e politikan të jetojnë të zhytur në luks e ne në mjerim por si duket disa janë pajtuar me marre dhe ajo le mbetet në ndërgjegje të tyre sepse do ndëshkohen nga sovrani dhe irritimi ynë i ligjshëm .