6.9 C
Prizren
E mërkurë, 4 Dhjetor, 2024

S’ka plan integrimi të administratave ilegale serbe

Mitrovice-VeriuPos Zveçanit, Zubin Potokut e Leposaviqit, në komunat e tjera me shumicë serbe ka akoma nga dy administrata komunale- një legale dhe një ilegale. Tash pas zgjedhjeve të strukturave të reja politike, përfaqësuesit e legalëve nuk u kanë dhënë garanci nëpunësve për vazhdimin e kontratave pas 1 janarit.

E zyrtarë qeveritarë kanë thënë se pa vende pune mund të mbeten vetëm një pjesë e ilegalëve, me arsyetimin se nuk mund të stërmbushet administrata. Qeveria e Kosovës akoma nuk e ka trajtuar këtë çështje, por pritet të nxjerrë një plan integrimi për ilegalët.

Adriana Hoxhiq nuk është në gjendje t’ua garantojë vendet e punës që kanë të 55 nëpunësit civilë të Zyrës Administrative të Mitrovicës Veriore, të cilën do ta udhëheqë deri në fund të vitit. Ajo nuk di se si do të sillet shteti karshi tyre, tash kur do të konstituohen organet e reja komunale.

Zyra është themeluar në vitin e shkuar nga Qeveria e Kosovës dhe ka pasur për funksion të ushtrojë pushtetin lokal deri në konstituivin e komunës së re.

Zyrtarisht komuna do të konstituohet me t’u mandatar kryetari i Komunës, të dalë nga zgjedhjet e 3 nëntorit. Fitues të zgjedhjeve në Mitrovicën Veriore, sikur edhe në shumicën e komunave të tjera me shumicë serbe, kanë dalë njerëz që kanë drejtuar organet komunale paralele, e që kanë marrë pushtetin nëpërmjet zgjedhjeve që Serbia i ka organizuar në Kosovë.

Hoxhiq, që s’ka mundur të marrë vota për ta drejtuar komunën e re, vetëm ka mundur të shfaqë shpresën se nëpunësit që ajo i drejton nuk do të mbeten në rrugë. /Koha Ditore/

Më Shumë

Prokuroria e Prizrenit mban ligjërata në shkolla kundër dhunës në familje dhe dhunës në baza gjinore

Prokuroria Themelore në Prizren, përkatësisht prokuroret/koordinatore për rastet e dhunës në familje, Mehreme Hoxha dhe Elfete Purova, kanë realizuar ligjërata vetëdijësuese në shkollën e...

83-vjetori i formimit të Qeverisë së Mustafa Krujës

Më 3 dhjetor të vitit 1941 ishte krijuar qeveria shqiptare me kryeministër dhe ministër të Punëve të Brendshme, Mustafa Krujën.   Qeverisja e tij kishte zgjatur...

Lajmet e Fundit