Nëse nuk betohen u humbet mandati

Sadri-FeratiIsh-ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal, njëherësh deputet i Kuvendit të Kosovës nga LDK-ja, Sadri Ferati, ka thënë të hënën se, pavarësisht deklarimeve të kryetarëve serbë, ata do ta respektojnë legjislacionin e shtetit të Kosovës.

Në këtë kontekst, ai ka thënë se kryetarët serbë do ta bëjnë betimin sipas Ligjit për Vetëqeverisje Lokale, në të kundërtën rrezikojnë t’i humbin mandatet e fituara në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit dhe 1 dhjetorit.

“Këtu nuk ka tolerancë. Kryetarët serbë duhet ta bëjnë betimin si të gjithë kryetarët e tjerë konform Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Ata duhet ta nënshkruajnë betimin para asamblistëve dhe aty nuk lejohet asnjë ndryshim për askënd. Nëse nuk ndodh një gjë e tillë brenda afatit të paraparë, atëherë do t’u humbet mandati i kryetarit”, ka thënë në një intervistë për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se pas konstituimit të kuvendeve komunale gjendja në veri do të fillojë të normalizohet përfundimisht. Ai ka thënë se në kuptimin legal do të ndodhë integrimi, por në kuptimin kualitativ do të duhet kohë.

“Kam një bindje se mund të normalizohet jeta në rast se bashkësia ndërkombëtare do t’i qaset kësaj pune seriozisht. Brenda këtij mandati jam shumë i bindur se gjithçka do të ndryshojë”, ka thënë Ferati. Ai ka folur edhe për zbatimin e marrëveshjes me Serbinë, duke u shprehur i kënaqur me fillimin e implementimit të saj. “Kemi fare pak marrëveshje të cilat janë vënë në dispozicion të implementimit me përjashtim të IBM-it dhe pjesën e marrëveshjes për organizimin e zgjedhjeve në veri. Prandaj, deri tani mund të jemi të kënaqur me fillimin e zbatimit të marrëveshjes, por ende jemi shumë larg zbatimit të plotë”, ka theksuar Ferati.

Më Shumë

Policia në Prizren sekuestron dy armë zjarri

Brenda dy ditëve të fundit, Policia e Kosovës në Prizren ka sekuestruar dy armë zjarri në raste të ndara, duke parandaluar përdorimin e tyre...

Liria me njoftim për tifozët: Sektori lindor i dedikuar për përkrahësit në Klinë

Liria ka dalë me një njoftim zyrtar për tifozët para ndeshjes së rëndësishme ndaj Dinamos në playoffin e Ligës së Parë të Kosovës. Klubi ka...

Lajmet e Fundit