19.8 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8904

“Early Birds”, fotografia më e mirë në “PreFoto”

0

Early Birds-fotoNë Preshevë ka përfunduar konkursi ndërkombëtar i fotografisë artistike.

Tudor Vintiloiu nga Rumania ka fituar çmimin e parë në edicionin e tretë të konkursit ndërkombëtar të fotografisë artistike – “PreFoto” që u mbajt në Preshevë.

Ai ka ngadhënjyer në mesin konkurentëve nga më shumë se 16 vende të ndryshme të botës si Australia, Tajvani, India, Lituania, Italia etj.

Artisti Vintiloiu ka fituar me fotografinë “Early Birds” ku paraqiten një tufë zogjësh pranë bregdetit, transmeton Kultplus.

Fituesi i çmimit të dytë është shpallur artisti kosovar Fahredin Spahija me fotografinë “Xhaxhai im”.

Çmimi i tretë i ka takuar Iden Temalit nga Shqipëria me fotografinë “Sytë komunikues”.

Ndërsa juria ka vendosur çmimin special tia ndajë Arton Humollit nga Kosova i cili ka garuar me fotografinë “Shqiponja ime”.
Në ekspozitën që u mbajt në Shtëpinë e Kulturës “Abdullah Krashnica” në Preshevë u prezantuan gjithsej 46 fotografi.

“PreFoto” për tri vite me radhë sjell një frymë të artit të fotografisë që tashmë është i njohur në shumë vende të ndryshme. Edhe në këtë edicion këtë vit i pranishëm ishte edhe ministri i Rinisë dhe Mirëqenies i Shqipërisë, Erion Veliaj, që po ashtu mbështeti financiarisht këtë konkurs.

Për anëtarësim në OKB, aplikimi deri në qershor 2014

0

KS-OKBKosova mund të bëhet pjesë e Organizatës së Kombeve të Bashkuara, mirëpo këtë mund ta arrijë vetëm nëse angazhohen më shumë institucionet në këtë drejtim, thonë njohës dhe përfaqësues të shoqërisë civile. Sipas tyre, përgatitja e një strategjie serioze dhe koordinimi me faktorin ndërkombëtar do të çonte drejt realizimit të këtij synimi.

Fisnik Korenica, nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, i tha KTV-së se bisedimet nuk i sollën këto rezultate, pavarësisht se është hyrë në to me qëllime të tilla.

Profesori i shkencave politike, Bekim Baliqi tha se ka ardhur koha kur Kosova duhet të aplikojë për anëtarësim në OKB dhe këtë, sipas tij, duhet ta bëjë më së largu deri në qershor të vitit 2014.

Korenica dhe Baliqi thonë se Kosova nuk ka një strategji se si të anëtarësohet në OKB, prandaj, sipas tyre, duhet një angazhim më i madh shtetëror dhe një koordinim ndërkombëtar për një çështje të tillë.

Ministri i Jashtëm, Enver Hoxhaj ka paralajmëruar se në vitin e ardhshëm do të nisin procedurat për anëtarësim në OKB.

BD: Mbeturinat e Serbisë i kanë shtrirë thellë rrënjët në PDK-në e Prizrenit

0

BashkimiDemokratik-logoBashkimi Demokratik i Zafir Berishës i është kundërpërgjur akuzave të PDK-së. Ky subjekt politik akuzat e PDK-së në drejtim të liderit të tyre i ka vlerësuar shpifje të nivelit të ulët.

“Hiqni maskat dilni me emër e mbiemër, ai i cili qëndron pas kësaj komunikate e cila nuk është asgjë tjetër përveç se vazhdimësi e shpifjeve të ultë pro serbe që bëhen ndaj liderit të Bashkimit Demokratik Zafir Berisha”.

“Letra që ka dalë në emër të PDK-së në adresë të medieve dhe që nuk e ka nënshkruar asnjë zyrtarë i tyre tregon fytyrën e vetë të këtyre mbeturinave të Serbisë të cilët kanë përvojë nga e kaluara “Me gjuajt gurin dhe fsheh dorën” gjë kjo që ka ndodhur vazhdimisht nga njerëz dhe maskarenj të llojit të atyre që kanë shkruat atë komunikatë dhe që nuk e nënshkruajnë sepse, të pa besë kanë lindur dhe të pa besë kanë me vdes”.

“Shpifjet e ulëta jo njerëzore dhe të pa baza janë që janë bërë në adresë të liderit Zafir Berisha, familjes së tij, shokëve dhe miqve të tij nuk janë asgjë tjetër përveç asaj që tashmë është publike se mbeturinat dhe shërbëtoret e pushtetit serb kanë shtrirë rrënjët thellë në bandën që quhet PDK. Në paqavuren e cila ka dalë me siglën e PDK-së vihet në pikëpyetje pjesëmarrja në luftë e liderit tonë z. Berisha, atëherë shtrohet pyetja kush paska qenë pjesëmarrës ne luftë? Këto mbeturina që janë në PDK dhe që kanë ikur me gomone për Itali apo Zafir Berisha me shokët e tij që më 12 qershor 1999 triumfalisht kanë marshuar në qytetin e Prizrenit”.

“Qytetarët e Prizrenit e dinë më mirë se çdo kush tjetër kush është regatash në Prizren dhe siç e dinë mirë që lideri ynë Zafir Berisha ka shkrirë gjithë pasurinë e tij dhe familjes së tij për ta vënë në shërbim të Kosovës dhe për këtë mund të flasin qindra qytetarë që të cilëve iu ka ndihmuar disa prej të cilëve për fat të keq vazhdojnë të jenë në shërbim të bandës së quajtur PDK”.

“Anëtarët, simpatizantët e Bashkimit Demokratik janë krenarë që në krye kanë njeriun e sfidave dhe më meritorin për luftën e UÇK-së në regjionin e Prizrenit Zafir Berishën dhe shpifjet përmes paçavures të PDK-së janë niveli më i ulët i njerëzve që do të gjykohen me votën e qytetarëve më 1 dhjetor”.

“Ju që fshiheni pas kësaj komunikate e dini shumë mirë së z. Berisha me 8 prill 2010 ka dhënë dorëheqje nga PDK-ja e hajnave dhe tendenca e juaj, o injorantë që fshiheni pas maskave se gjoja z. Berisha është përjashtuar nuk shitet tek qytetarët e Prizrenit dhe Kosovës”.

“Bashkimi Demokratik pas kësaj komunikate të njerëzve me maska që nuk e nxjerrin fytyrën do të bëjë padi në organet e drejtësisë për shpifjet qyqare dhe të poshterka për të vetmin qëllim për ta kuptuar fytyrën e poshtër të atyre që qëndrojnë pas kësaj komunikate e shkruar në stilin e UDB-së.Ne kemi emër dhe mbiemër, kush jeni ju qe lëshoni komunikata anonime dhe nuk nxirrni fytyrën….”, thuhet në komunikatën e BD-së të nënshkruar nga zëdhënësi Leart Batusha./PrizrenPress.com/

 

PDK-ja në Prizren, godet Zafirin dhe “Eqën”

0

PDK-dega PrizrenPartia Demokratike e Kosovës(PDK), ka reaguar ndaj deklaratave të kryetarit të BD-së, Zafir Berishës dhe atij të LDK-së, Eqrem Kryeziut. Sipas këtij subjekti politik, Berisha dhe Kryeziu po merren me shpifje.

“Hashim Thaçit dhe strukturave të PDK-së më shumë se çdo kujt tjtetër u takon të flasin për dëshmorët dhe heronjët e Kosovës, sepse në mënyrë institucionale janë përkushtuar që t’i përkrahin të gjitha kategoritë e luftës, e në asnjë mënyrë nuk do të lejojnë t’i nënçmojnë këto vlera, këto kategori të luftës, që janë gurthemel i pavarësisë dhe i shtetndërtimit të Kosovës. Andaj, çdo deklaratë ofenduese e të gjithë atyre rrugaçëve, siç është Zafir Berisha, manipuluesi kryesor i gjakut dhe sakrificës së dëshmorëve, i cili nuk është asgjë tjetër veç se një dezertor i luftës në ditët kur në rrethana ende të paqarta u vranë njerëzit që i prinë luftës në Prizren dhe rrethinë”.

“Partia Demokratike e Kosovës, Dega në Prizren fjalorin e Zafir Berishës, e konsideron një fjalor të një analfabeti të llojit të vet, dhe nuk e sheh ndryshe veç se një fjalor rrugaçërie përmes të cilit tenton që të njollosë figurat emblematike të PDK-së në nivel qendror dhe atë lokal të PDK-së, siç është Hashim Thaçi dhe Ramadan Muja”.

“Zafir Berishës, duhet t’i kujtohen momentet e luftës, kur ushtarët e UÇK-së frikësoheshin nga xhaxhai i tij, bashkëpunëtor i UDB-së, ndërsa pas luftës qytetarët e Komunës së Prizrenit frikësoheshin nga egoja banditeske e Zafir Berishës me bandat e tij”.

“Qytetarët e Komunës së Prizrenit, në veçanti demokratët e Komunës së Prizrenit kanë nisë ta kuptojnë qartë dhe drejt vizionin e PDK-së vetëm pas përjashitmit të tij nga radhët e PDK-së. Çlirimi i PDK-së nga virusi “Berisha”, ka ndikuar që qyteti të frymojë lirshëm dhe të çlirohet nga reketizmi dhe shantazhi i formave të ndryshme i rrugaçit analfabet Zafir Berisha”

“Fjalori rrugaqëror i Zafir Berishës përputhet plotësisht me fjalorin injorues të hajgarexhiut Eqrem Kryeziu, i cili po dëshmohet se me përrallat e odave, po përpiqet t’i hedh hi syve qytetarëve të Komunës së Prizrenit, të cilët të ndikuar nga interesat personale lidhën koalicion, me qëllim që ta dëmtojnë të ardhmen e qytetit të Prizrenit dhe të kthehet pasiguria dhe dallaveret në këtë qytet”.

“Fjalori i të dy nënshkruesve të të ashtuquajturve liderë, kurrë nuk do të ngadhënjejë dhe nuk do të përkrahet nga qytetarët e Komunës së Prizrenit, sepse ata dje ishin përqarës të popullit. Dje Zafir Berisha ishte reketash në Prizren , duke mbledhur miliona euro, që ka mbledhur të holla me dhunë për t’u pasuruar ai dhe familja e tij. Ndërsa Eqrem Kryeziu ia futi flakën ndërtesës së komunës për t’i fshehur gjurmët e matrapasllëqeve me njerëzit e tij. Pra këta të quajtur liderë, po tentojnë që edhe sot, ta mashtrojnë popullin, duke i fyer të tjerët, dhe duke sajuar akuza për rastet kur dihet botërisht se nuk ka shkelje, por i’u është dhënë përkrahje investimeve të huaja. Këto shpifje po ndodhin, vetëm e vetëm që të arrijnë në pushtet për ta shtuar pasurinë e tyre, për ta rritur numrin e vilave, shtëpive dhe hoteleve në kurriz të popullit.
Prandaj, me 1 dhjetor qytetarët e Prizrenit, do të marrin vendim të drejt dhe do të votojnë për Prizrenin Eurpian, për Prof. Dr. Ramadan Mujën dhe do t’i dënojnë ata që po përpiqen që me anë të mashtrimeve dhe shpifjeve të vinë në pushtet për ta vazhduar realizimin e përfitimeve personale të tyre”, thuhet në komunikatë të PDK-së./PrizrenPress.com/

 

Dy nëndegë të AKR-së, kalojnë në PDK

0

pdk1Dy nëndegë të AKR-së janë shkrirë në nëndegën e PDK-së në lagjen “2 Korriku” në Prizren.

Nënkryetari i nëndegës së PDK-së në lagjen “2 Korriku”, Skender Sallauka, tha se PDK-ja, si formacioni politik çdo ditë e më shumë po forcohet.

“Ne jemi të nderuar që sonte po na bashkohen aktivistët e AKR-së me vizionin politik të PDK-së dhe të liderit të saj z.Hashim Thaçi”, tha Sallauka.

“Në emër të PDK-së ju deshiroj mirëseardhje në partinë tonë. Përpara kemi sfida të mëdha, po ashtu edhe punë të mëdha që na presin, andaj jemi të bashkuar më shumë se kurrë”.

“Përballë kemi një rival politik, i cili mendon vetëm për pushtetin personal dhe familjarë. Ai nuk mendon për qytetarët, sepse në vitin 2007 mori ndëshkimin e votuesit për keq-qeverisje”.

Aktivistët e AKR-së të cilët kanë kaluar në PDK janë : Halil Kastrati, Flurim Osmani, Jetmir Kelmendi, Qendrim Hoti.

Feim Balaj anëtar i Kryesisë së PDK-së në Nëndëga “2 Korriku” tha se kanë vendosur t’i bashkohen këti subjekti politik për shkak qeverisjes së mirë që ka bërë teri më tash.

“Sonte këtu na bashkon qeverisja e mirë e PDK-së në të dy nivelet.Prandaj, çdo ditë qytetarët na bashkohen si partia më serioze, aty ku dëgjohet zëri i çdo qytetarit pa dallime.Ne nuk do të ndalemi asnjëherë dhe do të kemi aderime të reja në këto ditë edhe nga subjektet tjera politike.”/PrizrenPress.com/

 

Kryeziu akuzon Jaggjillarin për kërcënim të studentëve në Turqi

0

kryeziu me strukturen e ldkKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, ka akuzuar Ministrin e Administratës Publike, Mahir Jaggjillar, se në zgjedhjet e 3 nëntorit ka kërcënuar studentët me dëbim të studimeve nga Turqi, nëse nuk e votojnë kandidatin e PDK-së, Ramadan Mujën.

“Kam fakte se Mahir Jaggjillar i ka kërcënuar 600 studentë të Prizrenit, që studiojnë në Turqi, duke i’u thënë ose të votojnë për njeriun që është në proces gjyqësor ose Turqia do t’i dëbojë. Për këtë do të reagoj edhe në Ambasadën e Turqisë ”.

Kryeziu të dielën është takuar me strukturën e LDK-së në Prizren. Ai ka kërkuar mobilizim në zgjedhjet e 1 dhjetorit.

“Detyra jonë është që t’i sensibilizojmë qytetarët që të dalin në zgjedhje dhe me 1 dhjetor ta largojmë këtë tallje, që po u bëhet qytetarëve të Prizrenit”.

Ai tha se personalisht është jashtëzakonsiht i kënaqur me rezultatin e raundit të parë.

“Këtu në Prizren ka ndodhë ajo që nuk ka ndodhur në asnjë shtet të b Ballkanit. U bënë koalicone para tre nëntorit gjë që s’ka ndodhur në ansjë vend. Në Prizren ndodhi një investim 10 për qind politik dhe monetar për të fituar pa balotazh, por vullneti i njerëzve të Prizrenit e pengoi këtë”.

“Qeveritë e korruptuara kanë dëshirë që ta kenë popullin e varfër, por ëndrrat nuk blihen me para”./PrizrenPress.com/

Ambasadori Italian Gaiani: Armët kimike, prej PO-së do kishit dobi

0

Massimo GaianiAmbasadori italian në Shqipëri, Massimo Gaiani deklaroi dje në një intervistë për “Vizion Plus”, se nëse Shqipëria do të kishte pranuar armët kimike, do të kishte pasur përfitime. “Besoj se do të kishte pasur masa shoqëruese dhe natyrisht do të ishte vlerësuar shumë pozitivisht kjo përpjekje dhe ky kontribut i dhënë nga Shqipëria. Mbështetje, në kuptimin e ndërmarrjes së disa nismave në dobi të mjedisit dhe të gjendjes mjedisore në Shqipëri”, – tha Gaiani.

Z.Ambasador, qeveria shqiptare mori një vendim të rëndësishëm për çështjen e armëve kimike, një vendim ndoshta i shtyrë edhe nga reagimi qytetar. Italia është një vend aleat i Shqipërisë në NATO. Të dyja vendet kanë kontribuuar për paqen në botë në operacione të ndryshme ndërkombëtare. Në këndvështrimin e sigurisë botërore dhe asaj rajonale, si e konsideroni vendimin e Shqipërisë?

Komuniteti ndërkombëtar po përballet me një problem të madh, që lidhet me gjendjen në Siri dhe arsenalin e madh të armëve kimike. Ndaj çdo kontribut për zgjidhjen e këtij problemi vlerësohet nga Italia dhe në përgjithësi nga i gjithë komuniteti ndërkombëtar shumë pozitivisht. Kështu ndodhi edhe me ofertën e bërë nga Shqipëria. Në të njëjtën kohë ne e respektojmë vendimin e marrë, i cili duket se është kushtëzuar jo nga kushtet e veçanta të sigurisë së impianteve, të cilat ishin marrë përsipër nga ata të cilët më pas do të kryenin këtë operacion, por nga një kuadër referimi i përgjithshëm që ndoshta nuk ishte ndër më të mirët, e çka nuk bëri të mundur që Shqipëria t’i përmbahej ofertës së bërë.
Por Shqipëria është një vend i vogël dhe ka nevojë për komunitetin ndërkombëtar. Mediat këtu në Shqipëri kanë folur këto ditë edhe për benefite të mundshme që BE-ja do t’i garantonte vendit tonë nëse do të pranonte propozimin amerikan për armët kimike. Përtej spekulimeve, një “Po” e Shqipërisë për këtë operacion, a mund të përkthehej, siç shumë e thonë, në një mbështetje më të madhe të komunitetit ndërkombëtar karshi vendit tonë?
“Besoj se do të kishte pasur masa shoqëruese dhe natyrisht do të ishte vlerësuar shumë pozitivisht kjo përpjekje dhe ky kontribut i dhënë nga Shqipëria.

Mbështetje në ç’kuptim?

Mbështetje në kuptimin e ndërmarrjes së disa nismave në dobi të mjedisit dhe të gjendjes mjedisore në Shqipëri. Kjo besoj se do të mund të realizohej konkretisht.
Po nëse flasim për aspektin e rrugës së integrimit evropian të Shqipërisë?
Këto dy çështje nuk lidhen drejtpërdrejt, por thjesht fakti që Shqipëria bëri këtë përpjekje, këtë kontribut, apo që u vu në dispozicion, e bën atë një partner të respektuar në brendësi të Bashkësisë Ndërkombëtare dhe do të ketë edhe pasoja pozitive për të tjera çështje të hapura.

Le të flasim për qeverinë e re. Socialistët po qeverisin vendin prej dy muajsh tashmë. Në përgjithësi, si i konsideroni këto reforma të para të qeverisë “Rama”?

Do të thosha se ajo çka është bërë deri tani duhet vlerësuar në mënyrë pozitive. Është e qartë që jemi vetëm në hapat e parë. Ka pasur ndryshime të shumta në gjirin e administratës, ndaj nuk jemi në gjendje të vlerësojmë se si këto udhëzime të përgjithshme, si këto objektiva do të përkthehen më tej në veprime konkrete. Jemi duke parë me kujdes dhe do ta vlerësojmë me një frymë pozitive dhe të hapur, por natyrisht pjesa e zbatimit, çka është edhe më e rëndësishmja, duhet ende të vijë.

A po bëhet mjaftueshëm në këta muaj të parë, sa i përket luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit? Ky është edhe një nga rekomandimet e Komisionit Evropian.

Ky qëndrim na duket shumë i mirë. Qeveria e re ka dëshmuar qartë se lufta ndaj korrupsionit dhe krimit të organizuar është një ndër objektivat parësorë të saj. Sigurisht, kjo është tepër pozitive. Kemi parë disa prej veprimeve të para konkrete, por natyrisht duhet ende të shohim pjesën më të madhe të veprimeve dhe nismave që duhet të ndërmerren. Fillimi është shumë pozitiv dhe tejet premtues, si për sa u përket programeve, ashtu dhe për sa i përket qasjes së qeverisë në ndërmarrjen e veprimeve të saj.
Mbështetja e Italisë në rrugën tonë të integrimit europian nuk ka munguar kurrë, por duhet të themi se disa vende në BE nuk është se po e presin krahëhapur Shqipërinë. Përkundrazi, nuk kanë vendosur ende t’i japin apo jo

Shqipërisë statusin e vendit kandidat. Çfarë parashikoni se do të ndodhë në dhjetor, kohë kur Këshilli Evropian do të vendosë për këtë çështje?

Së pari nisemi nga një kusht shumë pozitiv, sikurse raporti i Komisionit, një raport pozitiv që ka marrë në konsideratë përparimet domethënëse të arritura, si nga qeveria e mëparshme, se si u mbajtën zgjedhjet dhe se si qeveria e re ka nisur veprimtarinë e saj, çka është diçka tepër pozitive. Në gjirin e Bashkimit Evropian ka rryma mendimesh që vlerësojnë me shumë kujdes çdo zgjerim, por pjesa më e madhe e vendeve anëtare e ka njohur faktin se Shqipëria ka bërë përparime të mëdha dhe meriton një mirënjohje. Besoj se dyshimet ende ekzistojnë e nëse nuk duam të presim ende dhe pak kohë për të parë në veprim masat e shpallura nga qeveria e re, ne si Itali mendojmë se Shqipëria meriton plotësisht këtë mirënjohje dhe, ashtu sikurse ne i kërkojmë Shqipërisë të kryejë gjëra të caktuara, nga ana jonë duhet të merren parasysh përparimet e bëra, ndaj është e drejtë të jepet kjo mirënjohje, edhe në ndihmë të reformave në vijim.
A konsideroni se klima aktuale politike në Shqipëri është e favorshme për të arritur në një përgjigje pozitive për statusin e vendit kandidat?

Them se po. Do të jenë shumë të rëndësishme këto pak javë që na ndajnë nga vendimi i dhjetorit, si dhe vijimi i përpjekjeve, nisja e vënies në veprim të objektivave të përbashkët.

Le të ndërrojmë temë, Ambasador. Të rinj italianë që vijnë të studiojnë apo punojnë në Shqipëri, sipërmarrës italianë që investojnë paratë e tyre në vendin tonë. Një prej kanaleve më të rëndësishme italiane, “LA7”, transmetonte pak ditë më parë një reportazh me titull: “Shqipëria: Toka e re e premtuar”. Çfarë po ndodh, Ambasador? Duket një skenar i parë tashmë në vitet ‘90.
Do të thosha me disa ndryshime. Ne ishim më të varfër. Në vitet ‘90 mbase kishte kureshtje, diçka të re dhe krejt të panjohur. Sot ka një njohje më të madhe të Shqipërisë, por do të thosha se ka shumë interes në Itali për një vend të ri, dinamik, ku ndihet dëshira për të bërë punë. Kjo u pëlqen italianëve.
Dhe ata duan të jenë pjesë e saj…

Ne jemi në dijeni të një interesi të madh, si nga ana e sipërmarrjeve që duan të investojnë, – e sigurisht kriza ndërkombëtare dhe problemet e konkurrencës së sipërmarrjeve tona përbëjnë bazën e këtij interesi të madh, – ashtu dhe nga individë që vijnë këtu, sepse janë të joshur nga ky dinamizëm që Shqipëria ia del të injektojë.

Sipas të dhënave tuaja, cili është numri i italianëve që punojnë apo jetojnë në Shqipëri?

Nëse i keni këto të dhëna… Është shumë e vështirë të japësh një të dhënë, edhe sepse shumë prej tyre kalojnë vetëm një pjesë të javës në Shqipëri dhe rikthehen në fundjavë. Pra, nuk janë të regjistruar. Por, shikojmë të gjitha linjat ajrore plot, restorantet, kafenetë, ku flitet shumë italisht.

Në fund, por jo për nga rëndësia, le të ndalemi pak në marrëdhëniet ekonomike Itali-Shqipëri. Me sa di, Ambasada italiane ka organizuar aktivitete të ndryshme që do të zhvillohen më 25 nëntor. A mund të na flisni për këtë?
Italia është mëse e pranishme në Shqipëri me ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Dua të them se, ajo pjesë e ekonomisë sonë e bazuar në ndërmarrjet e vogla e të mesme është në harmoni me atë shqiptare, që ka një strukturë të ngjashme. E hëna e 25 nëntorit, që shënon hapjen e javës europiane të ndërmarrjeve të vogla e të mesme, do të përurohet në Shqipëri, me një pasqyrë të rëndësishme të pranisë italiane në sektorin ekonomik shumë e përqendruar në ndërmarrjet e vogla e të mesme. Një pjesë që ka të bëjë me mjetet e mundshme, me qëllim fuqizimin e pranisë së ndërmarrjeve të vogla e të mesme e në veçanti të mjeteve me karakter financiar, por edhe ato që lidhen me edukimin profesional. Do të kalojmë më pas në një fazë të dytë, që lidhet me botën e punës, lëvizshmërinë ndërkombëtare të punës, që tashmë ka përftuar forma të reja. Le të përmendim për shembull praktikat arsimore, edukimin profesional, gjuhësor dhe universitar. Të gjitha këto janë pjesë e një pakete që besoj se fuqizon Shqipërinë, forcon lidhjen mes Italisë dhe Shqipërisë. Mbi këtë ne duam të investojmë. Së fundi kemi bërë një sërë eksperimentesh të bashkëpunimit në nivel vendor dhe duam të paraqesim frytet e këtij bashkëpunimi. Pra, do të kemi në datën 25 një ditë të tërë kushtuar Italisë. Kemi dashur t’i grupojmë dhe t’i bëjmë më të prekshme këto veprime. Ne bëjmë shumë gjëra në Shqipëri, por shpesh janë shumë të segmentuara dhe më pak të prekshme. Këto aktivitete janë organizuar në dakordësi të plotë me autoritetet shqiptare. Do të kemi kënaqësinë të mirëpresim në mëngjes ministrin Ahmetaj për pjesën më shumë ekonomike, ministrin Veliaj për pjesën e sektorit të punësimit dhe ministren Gjermeni për sa i përket zhvillimit të territorit. Ndaj do të ketë një pjesëmarrje të madhe të anëtarëve të qeverisë, të cilët i falënderoj paraprakisht për bashkëpunimin. Janë aktivitete të hapura për publikun, për të cilat presim një pjesëmarrje të gjerë.

Petro Marko, një mësim për shoqërinë

0

Petro MarkuPetro Marko ka një përvjetor të madh për pak ditë. Një datë, që shënon 100-vitet e ditëlindjes së tij, kohë që besohet se do t’i përkujtohet me nderimin e duhur. Por, në atë ditë, ata që do të kenë një farë vetëdije qytetare, duhet t’u mjaftojë të kujtojnë edhe për vuajtjet e këtij njeriu.

Të nisura që herët në jetën e vet, ato e ndoqën përgjatë të gjithë jetës. Në këtë letër që po e botojmë për herë të parë, kemi një shfrerje qytetare të tij, sesi ia kanë përdhosur idealin. Duhet të jemi të ndërgjegjshëm dhe të lexojmë mes rreshtave dhe të mos paragjykohet besimi në idealin komunist, që në atë kohë ishte në front të gjerë ndër masën e madhe të njerëzve. Ai flet me dhimbje për jetën e vet, gabimet e veta njerëzore, pjesa më e madhe e të cilave vinë prej sinqeritetit dhe shpirtit të tij artistik, por më shumë kudo flitet për zhgënjimin e vet. Është interesant kjo pasqyrë e re që na jep për ikonën e komunistëve Ali Kelmendi sesi stërhallesh në Francë, duke luajtur bixhoz dhe sesi i ka shpërdoruar pa iu dridhur syri paratë që duhet të shkonin drejt familjes së Petros.

Më i dhimbshëm është roli i Nako Spirut (nëse ai nuk e tepron), që në të ritë i ngacmon familjen, por më e dhimbshme akoma është sjellja e hetuesve ndaj tij. Çuditërisht prokurori ka folur mirë por dëshmitë që jepen ndaj tij prej hetuesve servilë janë të këqija dhe gjithnjë e më të këqija. Megjithatë, ajo që duam të theksojmë është mjedisi meskin i paraardhësve tanë, që ndryshon fare pak nga të sotmit. E akuzojnë për paratë me pikatore që merr për të bërë ABC-në që mundi të botohet vetëm në një numër, sesi akuzohet e akuzohet për të gjithë jetën. Shfrimi i Petros në këtë letër nga burgu më 5 Maj të vitit 1949 është më shumë se i dhimbshëm. Është trishtimi për idealin e marrë nëpërkëmbë, meskinitetin e shoqërisë së prapambetur shqiptare që tani e kupton më së miri dhe që në këto momente të vështira, ka mundësi t’ia sendërtojë të keqen.

Zhgënjimi për komunistët dhe partinë e tij për të cilën ka sakrifikuar dhe ka vuajtur është i tejmatë. E keqja fshihet si struci dhe në sipërfaqe kanë dalë servilët dhe njerëzit që manipulojnë. Kjo nuk është më dhimbje por është fytyra e shoqërisë shqiptare që duhet thënë se pak ka ndryshuar në thelbin e vet. E ardhur nga një realitet shumë osman që zgjati me shekuj, ajo nuk i shpëtoi plagëve shoqërore që i ka pasur të plazmuar.

Në këtë masë, përballet personazhi ynë duke parë se edhe ideali nuk i ndryshon aq lehtë shoqëritë. Tek e fundit, tradita është themeli ku mbahen shoqëritë dhe duhen disa revolucione që ato të shndërrojnë realitete. Situata shqiptare është shumë specifike dhe e trishtuar për ata që kanë besuar të ndryshojnë. Një nga këta është Petro Marko, që besoj se njerëzit duhet ta lexojnë ashtu si duhet në këtë trishtim të jashtëzakonshëm, ku përfshihet zhgënjimi, pabesia por më shumë trishtimi që njerëzit e tij nuk ndryshojnë dot.

Kabashi: PDK-ja është partia e suksesit, Muja njeriu i fjalës

0

kabashi3Koalicioni PDK,AAK-LDD, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Lugishtë të Hasit. Përfaqësuesi i koalicionit AAK-LDD, Lulëzim Kabashi para elektoratit të këtij fshati ka treguar arsyet pse ka vendosur të mbështes Ramadan Mujën për kryetar të Prizrenit.

“Arsyet pse kemi lidhur kualicion me PDK-në është fakti se PDK është parti e sukseit, është parti e fjalës, që ka vizion për të ecur përpara me anë te ndërtimit dhe yhvillimit të vendit. Ndërsa LDK-ja dhe njerëzit e saj, janë injorantë dhe njerëz që nuk e mbajnë fjalën”.

Kabashi tha se kandidati i LDK-së, Eqrem Kryeziu më shumë i nënçmon qytetarët , për dallim nga Ramadan Muja që i çmon.

“Eqrem Kryeziu është njeri që i nënçmon qytetarët, ndërsa Ramadan Muja e respekton çdo qytetarë, andaj këto janë arsyet pse ne jemi sot sëbashku me PDK-në në kuaolicion për ta vazhduar bashkëqeverisjen edhe për mandatin e ardhdhëm”.

“Ne kemi lidhë kualicion me PDK-në, sepse jemi të bindur në fitoren e Ramadan Mujës, sepse ai dhe qeverija e tij janë të përcaktuar për një zhvillim të qytetit dhe për mirëqenie të qytetarëve, ndërsa Eqrem Kryeziu me kualicionin e vet janë bashkuar jo për interesa të qytetarëve, por për interesa personale të udhëheqësve të atij kualicioni”.

Ai tha se premtimet e AAK-së – LDD janë projekte edhe të PDK-së.“Bashkarisht do t’i vazhdojmë punët që janë në proces e sipër”.

Minir Krasniqi, kryetar i Degës së PDK-së në Prizren i ka falenderuar ndërkaq votuesit e këtij fshati për besimin që ia kanë dhënë me 3 nëntor Ramadan Mujës për kryetar të Prizrenit. “Kërkoj anagazhim për ta ruajtur votën për Prizrenin Europian”.

Në këtë takim kanë folur edhe Bujar Nerjovaj, Hasan Hasani dhe Nexhat Çoçaj. Ata kanë kërkuar që më 1 dhjetor të ftohen qytetarët për të dalë në votime për ta votuar Ramadan Mujën dhe për ta ngarkuar me përgjegjësi për t’i kryer të gjitha ovbjektivat e qytetarëve./PrizrenPress.com/

 

Qyfyret e Thaçit

0

Eqrem KryeziuuKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu, i ka quajtuar ‘qyfyre’, deklarimet e fundit të kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, që i ka bërë për riciklimin e tij në Prizren.

“Thaçi nganjëherë flet qyfyre, të cilave nuk iu beson as vetë ai”, tha Kryeziu për “PrizrenPress”.

“Unë jam pak hajgarexhi, por Kryeministri po ma kalon. Ai është bërë shumë hajgarexhi”.

Kryeministri i Kosovës, njëherësh kryetar i PDK-së, Hashim Thaçi në takimin e fundit me strukturat e PDK-së në Prizren, ka thumbuar kandidatin e LDK-së, Eqrem Kryeziun dhe kryetarin e BD-së, Zafir Berishën, ndonëse nuk ia ka përmendur emrin asnjërit prej tyre.

Ai ka thënë se kundërkandidati i Mujës, me 3 nëntor u dëshmua se ishte vetëm një material i riciklimit. “Ndërsa me 1 dhjetor nuk do të mbetet as si material për riciklim”.

Kandidati i LDK-së Eqrem Kryeziu thotë ndërkaq se kryeministri Thaçi e di mirë gjendjen e keqe në Prizren, “prandaj edhe fletë në këtë mënyrë”.

“Në qoftëse një njeri ose një komb, e humbë lirinë dhe pas një përpjekjeje të gjatë e fiton atë liri, a do të thotë se e ricikloi ai situatën e mëparshme”.

“Ne po dëshirojmë ta ristuarojmë lirinë dhe krenarin e Prizrenit, i cili është përfshirë në korrupsion dhe hajni. Këtë e di mirë Kryeministri”.

Kryeziu nuk ka komentuar akuzat e Thaçit për pengimin që kishte bërë për vendosjen e shtatorëve të dy dëshmorëve në “Shatërvan” të Prizrenit. “Do të përgjigjem edhe përë këtë, por një ditë tjetër”. /PrizrenPress.com/