19.8 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8903

Kajdomçaj: Mos e tensiononi situatën, shpalosni programet politike

0

BashkimKajdomcaj6-28Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive  të Njeriut (KMDLNJ) në Prizren, ka kërkuar sot nga dy subjektet politike që gjatë fushatës së balotazhit të mos e ashpërsojnë gjuhën.
Koordinatori Bashkim Kajdomçaj, tha se KMDLNJ e ka vlerësuar si të qetë dhe me frymë tolerante pjesën e parë të zgjedhjeve, përkatësisht fushatën e zgjedheve të 3 nëntorit.

“Një frymë tolerante dhe fer ka qenë edhe në Komunën dhe Rajonin e Prizrenit. Partitë politike dhe kandidatët për kryetar komune kanë qenë të fokusuar shumë më tepër me programet e tyre për joshjen e votuesve, përkatësisht ofrimin e mundësive për jetë më të mirë e në radhë të parë krijimin e kushtevë për punësimin e të rinjve”

“Mirëpo, këto dy ditët e fundit jemi dëshmitarë të ashpërsimit të gjuhës së partive pretendonte në Prizren, përkatësishtë ato që do të jenë në balotazh. Kjo atmosferë me tendenca të përkeqësimit nuk është në frymën e vlerave për të cilat jo rrallë thirren të gjithë liderët dhe partitë. Ajo, tejkalon çdo kufi dhe shkakton, huti jo vetëm tek anëtarët e partive por dhe tek të gjithë votuesit, çoftë edhe të papërcaktuar politikisht”.

Kajdomçaj tha se KMDLNJ-së në Prizren, po i përcjell me shqetësim këto zhvillime negative. Ai u bënë thirrje liderëve partiak që të ndalin këtë qasje dhe të punojnë për krijimin e klimës sikur para 3 nëntorit.

“Partitë dhe liderët, duhet t’u kthehen programeve dhe jo ngritjes së tensionit në mes tyre dhe votuesve të tyre.Ato, bashkë me KKZ-në duhet të punojnë shumë më tepër që të mos kemi numër kaq të madhë të votave të pavlefshme, përmes edukimit të votuesve. Duhet që të gjithë bashkë të krijojnë kushte për votim të drejtë e të pavarur dhe që secila vot të shkoj aty ku e dërgon secili votues. Lëshimi në akuza e kundër akuza nuk është që do t’i sjell vota asnjërit subjekt a kandidatë. Këtu humbës do të jenë të gjithë. Poashtu, QR e KMDLNJ-së i bënë thirrje forcave garuese që varësishtë rezultatit, që del nga zgjedhjet e organizuara drejt, të pranojnë rezultatin e tyre, me c’rast do të rikthehej atmosfera tolerante dhe besimi tek çdo votues”. /PrizrenPress.com/

 

Kastrati: Jemi të sigurt në fitoren e Mujës

0

Fatmir Kastrati AAK ne takime me nendegetMe qëllim të mobilizimit të strukturave të partive të kualicionit të madh për Prizrenin Europian, sot në Zym të Hasit është mbajtur takim me strukturat e PDK-së, AAK-së dhe të LDK-së të fshatrave, Zym, Krajk dhe Bregdri. Në këtë takim ka marrë pjesë kryetari i tanishëm i Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, Lulzim Kabashi ish kandidat i kualicionit AAK- LDD, Fatmir Kastrati kryetar i degës së AAK-së në prizren, Minir Krasniqi, kryetar i PDK-së në Prizren, dhe shumë anëtarë të kryesive të partive të kualicionit.

Ramadan Muja, para strukturave udhëheqëseve të nëdegëve ka theksuar se “kualicioni që kemi lidhë me AAK- LDD, është forcë moterike, me të cilët parnterë edhe në mandatin e kaluar kemi bashkëqeverisur dhe në të ardhmën do të jemi së bashku”. Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja ka kërkuar nga të pranishëmit, që më 1 dhjetor të mobilizohen të gjithë, në mënyrë që të dëshmojnë për fitoren e madhe të konceptit për Prizrenin Europian.

Në vazhdim, para strukturave ka folur Lulzim Kabashi, i cili pasi i ka falenderuar strukturat të subjektit që ai i përfaqëson, ka theksuar se AAK dhe LDD e kërkojnë votën nga simpatizuesit tanë për ramadan Mujën, sepse është zgjidhja më e mirë e mundshme për ta vazhduar rrugëtiomin e përbashkët për një zhvillim të qëndrueshëm të Prizrenit.

Kabashi në fjalën e tij ka apeluar tek strukturat e partive në kualicion, që të mos lejojnë që vota e tyre të humbet, duke votuar për LDK-në, që është parti e interesave personale.

Ndërsa Fatmir Kastrati, tha se jemi bërë bashk me PDK-në për balutazh dhe jemi këtu para jush, sepse jemi të bindur në fitoren e sigurt të Ramadan Mujës më 1 dhjetor.  “Premtuimet tona, që i kemi dhënë gjatë fushatës zgjedhore tani janë premtime edhe të PDK-së dhe se të gjitha projektet tona do të realizozhen vetëm me fitoren e kandiodatit tonë të përbashkët”, tha Kastrati. Ai ka theksuar se edhe implementimi i Ligjit për Zymin do të bëhet vetëm nëse fiton kualizcioni ynë, që është kualicion i gjerë për Prizrenin Europian./PrizrenPress.com/

Muja kërkon votëbesim

0

Ramadan Muja fushatKanë vazhduar takimet e kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës dhe përfaqësuesve të koalicionit me qytetarët e tri nëndegëve; “ 10 qershori”, Vëllezërit Stavileci”, dhe atyre të lagjes “ Lidhja e Prizrenit” në shkollën fillore “Mustafa Bakiu” në Prizren.

Në këtë takim përveç strukturave udhëheqëse të degës së PDK-së në Prizren dhe partnerëve të koalicionit nga radhët e AAK-LDD, KDTP, VAKT dhe NDS ishe i pranishëm edhe nënkryetari i kryesisë qendrore të PDK-së, njëherit Ministër i Ministrisë së Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj

Në emër të Shtabit zgjedhor të PDK-se ka folur Nijazi Kryeziu i cili ka kërkuar nga banorët e këtyre lagjeve që të vazhdojnë angazhimin e palodhshëm që me 1 dhjetor fitorja e kryetarit Muja të jetë me një diferencë edhe më të thellë se sa ishte në zgjedhjet e 3 nëntorit.

Kryetari aktual dhe i ardhshëm i komunës së Prizrenit gjatë fjalës së tij ka falënderuar të gjithë qytetarët e komunës së Prizrenit për besimin e dhënë më datën 3 nëntor duke shtuar se, qeverisja e mirë që është bërë në komunën e Prizrenit është dëshmuar me numrin e madh të votave që kemi në krahasim me kundër kandidatët tjerë, dhe afrimi i shumicës së spektrit politik i cili është bashkuar në koalicion me PDK-në është dëshmia më e mirë së qyteti i Prizreni është qeverisur mirë gjatë mandatit të kaluar dhe kjo mirë qeverisje duhet të vazhdoj edhe për një mandat.

Ministri i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Kosovës njëherit nënkryetar i PDK-së, ka than se krytarit Muja, vetëm duhet ti vazhdohet mandati me 1 dhjetor, sepse ky është vullneti i qytetarëve të Komunës së Prizrenit, ata e vlerësojnë punën e mirë të kryetarit Muja dhe kjo do të dëshmohet në fitoren e radhës të balotazhit./PrizrenPress.com/

Sa anëtarë do t’i ketë KK i Prizrenit?

0

prizreni5Publikimi nga portali “Gazeta Expres” i një raporti dhe linku nga Qendra e Numërimit të Votave rreth rezultateve të zgjedhjeve lokale për kandidatët e Kuvendit të Komunave, që fillimisht mendohet të jetë jozyrtar, jep të kuptohet se organi më i lartë lokal i Prizrenit në përbërje ka 14 subjekte politike.

Nga tabela e publikuar del partia që më së shumti mori vota, PDK-ja ka siguruar 11 këshilltarë, ndërsa pas vijnë LDK-ja me 10, Bashkimi Demokratik dhe koalicioni AAK-LDD nga 4, Lëvizja Vetëvendosje dhe KDTP ( Partia Demokratike Turke) nga 3 vende.

Partitë boshnjake NDS dhe VAKAT kanë nga 2 këshilltarë, ndërsa me nga një këshilltar do të përfaqësohen Partia Konservatore e Kosovës, Aleanca Kosova e Re, Partia e Drejtësisë, Nisma Qytetare për Prizrenin, Partia turke KTAP (Kosova Turk Adalet Partisi) si dhe ajo e komunitetit boshnjak CDU (Centar Demokratske Unije).

Ndryshe PDK-ja, që prej vitit 2008 mban qeverisjen në këtë komunë, pas zgjedhjeve të fundit në Kuvendin e Prizrenit do t’i ketë 11 ulëse, apo një më shumë se LDK-ja, që deri në balotazh llogaritet si opozitë.

Çudit fakti se në raportin e publikuar, numri i kuvendarëve në Prizren është rritur për 4 ulëse, ndërsa përbërja e ardhshme e Kuvendit të Prizrenit do ketë 45 këshilltarë komunal, të cilët përfaqësojnë 14 subjekte politike, përfshirë këtu një Iniciativë Qytetare.

Ilir Baldedaj, zyrtar në Komisionin Komunal të Zgjedhjeve, tha se në disa raste KKZ ka rezultate, të cilat bien ndesh me ato të publikuara në këtë rast, ndërsa sa i përket numrit të vendeve ai tha se ne bazë të shkresës zyrtare të KQZ Prizreni ka 41 këshilltarë të Asamblesë.

Edhe Kujtim Gashi, zyrtar në degën e PDK-së, tha se ndonëse të dhënat e publikuara janë të përafërta, numri i ulëseve në Kuvend, sipas numrit të banorëve, është përcaktuara nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe ajo mund të bëjë ndryshime eventuale.

Referuar të dhënave të publikuara, del se anëtarë të rinj të Asamblesë në Prizren nga PDK-së janë Nijazi Kryeziu, që ishte bartës i listës, pastaj Alush Shala, Shukri Çuni, Shaip Buduri, Kujtim Gashi, Kastriot Krasniqi, Masar Shala, Luljeta Veselaj, Lumnije Rakaj, Fahrije Bytyqi dhe Agnesa Bytyqi.

LDK-ja përfaqësohet nga Mybera Mustafa (bartëse e listës), Eshref Memaj, Xhavit Ukaj, Haziz Hodaj, Qemajl Krasniqi, Salajdin Fanaj, Hanefi Muharremi, Kimete Hoxha, Latif Dakaj dhe Naxhije Memaj.

Pjesë e Bashkimit Demokratik janë Osman Hajdari, Skënder Susuri, Ganimete Hoxha dhe Lirije Bytyqi, ndërsa koalicioni AAK-LDD përfaqësohet nga Fatmir Kastrati, Bujar Nerjovaj, Emine Avdyli dhe Vjollca Kabashi.

Pjesë e Asamblesë komunale për herë të parë, do të jetë edhe Lëvizja Vetëvendosje, me Artan Abrashin, Drita Millakun dhe Arbër Rexhajn.

Duke qenë bartës të listës, të drejtën për të qenë pjesë e përbërjes së re të Kuvendit e kanë edhe Munir Basha, nga Partia Konservatore e Kosovës, Naser Bresa nga AKR, Azam Dida nga Partia e Drejtësisë dhe Fadil Kryeziu, nga Nisma Qytetare për Prizrenin.

Sa u përket partive të minoriteteve, më e përfaqësuar doli KDTP (Kosova Turk Demokratik Partisi), me Levent Busin, Sencar Karamucon dhe Sevil Kazazin, pastaj Nova Demokratska Stranka (NDS) me Oruç Karadollamin dhe Ermina Jonuzin, ndërsa KTAP-ne turke e përfaqëson Cemil Luma dhe Mercan Osmani, do ta përfaqësojë CDU-ne boshnjake.

Sido që të jetë mbetet të shihet nëse gjërat do të ndryshojnë nga publikimi që pasohet me mundësi të ankesave nga kandidatët, e më pas edhe certifikimi i rezultateve, që edhe rrumbullakon procesin votues./Zëri/

Shqiptarët e Bullgarisë dokumentojnë historinë e tyre

0

Anton PanchevNë Bullgari, që nga Mesjeta jetojnë shqiptarët, ndërsa nga nëntë fshatra që ishin, sot është vetëm ai i Mandricës, ku kryesisht jetojnë të moshuarit. Anton Panchev është studiues i gjuhëve ballkanike, nga të gjitha të tjerat ai ka veçuar gjuhën shqipe, ngase i ka pëlqyer më shumë se të gjitha gjuhët e tjera të Ballkanit.

Që nga viti 2005 kur kishte ardhur për të studiuar në Universitetin e Prishtinës, që studioi një semestër, që ishte hera e tij e parë në Prishtinë, Panchev tani merr pjesë pothuajse çdo vit në seminarin e Gjuhës, Letërsisë dhe Kulturës shqiptare. Këtë vit ai erdhi me kumtesën “Petja Asenova dhe gjuhësia shqiptare”. Panchev edhe asistent dhe profesor në Universitetin e Sofjes “Shën Kliment Ohridski”.

Zëri: Pse e keni veçuar gjuhën shqipe nga gjuhët e tjera të Ballkanit për ta studiuar?

Panchev: Kur vendosa të studioja, në Bullgari nuk kemi pasur shumë specialistë, sidomos në fushën e Politikologjisë, në fushën e Historisë, nuk kemi pasur asnjë studiues i cili di gjuhën shqipe. Pothuajse çdo vit vij në Kosovë. Kam shumë miq, dhe kam shumë dëshirë të vij këtu, të qëndroj këtu. Nga ana praktike, dashuria ndaj shqipes dhe shqiptarëve janë arsyet kryesore, pse unë kam studiuar gjuhën dhe historinë e shqiptarëve.

Zëri:Sa ka qenë e vështirë për ju që të mësoni gjuhën shqipe?

Panchev: Ishte shumë vështirë, sepse shqipja ka disa veçori shumë të rralla. Në gjuhët e tjera në botë, nuk ka për shembull mënyrë habitore, dëshirore, nyjat, që janë shumë të vështira për të gjithë të huajt, por ka edhe një ngjashmëri midis gjuhës bullgare dhe gjuhës shqipe, si në leksik, e në disa forma gramatikore. Po ashtu, të dy gjuhët janë pjesë e lidhjes gjuhësore ballkanike, bashkë me greqishten dhe rumanishten dhe kanë frazeologji të njëjtë, në morfologji ka shumë tendenca të përbashkëta, në përemrat vetorë, në trajtë të shkurtër, dhanoren dhe kallëzoren i kemi edhe ne gjithashtu, mënyra e ndërtimit të kohës së ardhme është e njëjtë.

Zëri: Sa i jepet hapësirë gjuhës shqipe në Universitetin e Sofjes?

Panchev: Vitin e ardhshëm do të festojmë 20-vjetorin e degës së Ballkanologjisë në Bullgari, kur studentët mësojnë 600 orë shqip për katër vite, por edhe dy semestra merren me letrësinë shqiptare, me gjuhën sepse ka shumë lëndë gjuhësore, pastaj mësojnë për historinë, e të tjera.

Zëri: Cilat janë përparësitë në shtetin tuaj për një studiues të gjuhës shqipe?

Panchev: Tani në Bullgari ka disa mundësi të punosh në gjuhën shqipe dhe studentët tanë kanë një realizim shumë të mirë të profesionit. Punojnë në kompani ndërkombëtare shumë të famshme. Me gjuhën shqipe mund të realizohesh mirë në Bullgari. Kemi redaksinë e gjuhës shqipe, bëjnë emisione, përkthime për shqiptarët. Në Institutet Shkencore gjithashtu ka mundësi të realizohemi.

Zëri: Ju jeni marrë shumë me shqiptarët e Bullgarisë. Sa shpesh i keni vizituar ata? Çfarë mund të thoni për traditat e tyre, sa kanë arritur që nëpër vite t’i ruajnë ato?

Panchev: Është një fshat në Bullgari, që quhet Mandrica, është afër kufirit me Greqinë, është 2 kilometra larg, por edhe në këtë fshat ka probleme si në fshatrat e tjera bullgare, shpopullimi, njerëzit kanë ikur, kanë shkuar në qytete për të punuar apo arsimuar dhe tani në Mandrica jetojnë kryesisht të moshuarit.

Zëri: A i kanë ruajtur traditat e tyre shqiptarët e Bullgarisë?

Panchev: Shihet qartë ndikimi i paraardhësve të tyre, arkitektura shqiptare, në ndërtimin e shtëpive. Ka dy kisha në Mandrica, sepse shqiptarët atje kanë prejardhje nga rrethi i Korçës. Kjo pjesë e Ballkanit sot është e ndarë midis Turqisë, Bullgarisë dhe Greqisë, ka pasur nëntë fshatra shqiptare, por në luftërat ballkanike në pjesët turke dhe greke shqiptarët kanë pësuar shumë sulme edhe kanë ikur dhe vetëm ata të fshatit Mandrica kanë qëndruar. Ata flasin një dialekt të shqipes, kanë veshje dhe zakone shqiptare. Të rinjtë me prejardhje nga fshati Mandrica kanë krijuar një shoqatë, e cila merret me ruajtjen e zakoneve, traditave e dokumenteve shqiptare.

Zëri: Cila është gjendja e tanishme e shqiptarëve të Bullgarisë?

Panchev: Tani në Sofje jetojnë përafërsisht qindra shqiptarë të cilët studiojnë dhe punojnë. Unë njoh disa prej tyre. Ata nuk kanë harruar Shqipërinë, Kosovën, vendlindjet e tyre dhe mendoj se në të ardhmen do të ketë shumë mundësi për thëllimin e bashkëpunimit në çdo fushë.

Zëri: Cila janë disa prej hulumtimeve që ju i keni bërë për shqiptarët, gjuhën, kulturën dhe historinë e tyre?

Panchev: Kam mbi 12 artikuj shkencorë të botuara në revista të ndryshme shkencore, në Maqedoni, në Kosovë, në Zvicër. Kam marrë pjesë në shumë konferenca shkencore. Interesohem kryesisht për bashkëpunimin shqiptaro-bullgar në shtetet ballkanike. Historianët në Bullgari kanë shumë interes për të zhvilluar studimet albanologjike, të hulumtojnë arkivat bullgare dhe ato shqiptare sepse ka të dhëna shumë të çmuara, të cilat tregojnë historinë e shqiptarëve dhe të bullgarëve, kontaktet e tyre.

Zëri: Ku e kanë bazën hulumtimet tuaja?

Panchev: Hulumtimet për bazë kanë kryesisht arkivat bullgare, në pak burimet shqiptare. Për shembull, kam hulumtuar për rolin e Hasan Prishtinës për bashkëpunimin shqiptaro-bullgar. Pastaj për dëshmitë bullgare për gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni pas luftërave ballkanike; Kryengritja e përbashkët shqiptaro-bullgare; Kryengritja e shtatorit më 1913; për historinë e shqiptarëve në Bullgari gjatë shekujve, e të tjera.

Zëri: Çfarë do të veçonit nga hulumtimet tuaja për shqiptarët?

Panchev: Për historinë e shqiptarëve në Bullgari, ndoshta shumë njerëz në Kosovë nuk dinë se nga Mesjeta deri më sot, në Bullgari gjithmonë ka pasur një diasporë të vogël shqiptare, por me shumë rëndësi për zhvillimet në Shqipëri, njerëz si Josif Bageri, Toma Kacori, rilindësi i fundit shqiptar ka vdekur para gjashtë vitesh në Bullgari. Shoqatat shqiptare në Bullgari, në fund të shekullit XIX dhe në fillim të shekullit XX, kanë bërë një punë shumë aktive për botimin e gazetave shqipe, për botimin e librave shqipe, për zhvillimet politike shqiptare, e të tjera.

Zëri: Cilat janë planet tuaja, rreth studimeve për gjuhën shqipe?

Panchev: Kam shumë dëshirë për të përmirësuar të folurit shqip, të di më shumë sepse studentët e mi kanë nevojë për më shumë njohuri. Unë mendoj të merrem kryesisht me hulumtime historike, kontaktet e shqiptarëve dhe bullgarëve, jo vetëm luftërat ballkanike, por edhe në fushën e politikës, në fushën e kulturës.

Rigrupohet një “Frymë e Re” politike

0

JepiFrymeKosovesNjë pjesë e shoqërisë civile është duke shqyrtuar mundësinë e bashkimit në një forcë të re politike, të ngjashme me Frymën e Re, para se vendi të shkojë në zgjedhje parlamentare. Fryma e Re ishte themeluar nga dy përfaqësues të shoqërisë civile, Shpend Ahmeti, tani nënkryetar i Vetëvendosjes dhe Ilir Deda, drejtor i Institutit KIPRED.Mirëpo pasi rifunksionalizmi i kësaj partie është i pamundur, për shkak të shkrirjes së saj në Lëvizjen Vetëvendosje, përfaqësues të shoqërisë civile janë duke e shqyrtuar mundësinë e krijimit të një partie bashkë me një pjesë të anëtarësisë së partisë së shuar.

Kastriot Bujupi, një ndër iniciuesit e themelimit të një partie të tillë politike, ka konfirmuar për ‘Tribunën’ se janë duke punuar me disa persona të cilët kanë qenë pjesë e Frymës së Re që të themelojnë një parti të ngjashme me atë që ka dështuar në zgjedhjet e fundit. Ideja, sipas tij, ka qenë rifunkisionalizimi i partisë Fryma e Re, mirëpo pasi legjitimitetin për rikthimin e kësaj partie e ka vetëm Shpend Ahmeti si themelues i saj, ata tani janë duke punuar në themelimin e një partie të ngjashme.

“Viti i mbarë” i Ballës, ribotohet i plotësuar me Olldashin

0

SokolBalla-viti i mbarePas bumit të shitjeve të librit “Viti i mbarë” të gazetarit Sokol Balla në Panairin e Librit, por edhe gjatë ditëve në vijim, kopjet e fundit janë rezervuar për një event që do të zhvillohet më 30 nëntor në Stamboll me studentët shqiptarë atje. Autori Sokol Balla flet në një intervistë për “Top Channel” për ribotimin.

Pse është shitur kaq shpejt libri?

Besoj se ka të bëjë me natyrën e librit. Librat politikë janë një rrugëtim i gazetarëve politikë në Perëndim, te ne janë një përvojë më e rrallë. “Viti i mbarë” është një libër periodik politik, i cili fokusohet në një periudhë të caktuar dhe sjell jo thjesht dëshmitë publike të protagonistëve të politikës, por edhe ato informacionet e tjera, që ne si gazetarë, ndoshta për shkak të natyrës së punës, nuk mundemi t’i japim, por që në këtë libër jepen detaje, gjëra të pazakonta, gjëra të padëgjuara, të palexuara më parë lidhur me momentet kyçe që sollën atë që sollën më 23 qershor 2013.

“Viti i mbarë” në dhjetor do të publikohet në një botim të dytë në vend dhe në të gjitha trevat shqipfolëse. Përfundimi i kopjeve nuk është i vetmi motiv i ribotimit të librit.

Libri juaj përshkruan ndodhi të qershorit të 2012-s deri në tetor të 2013-s. Por ngjarjet duket se nuk kanë mbaruar ende…

Kjo është edhe një nga arsyet pse unë, duke përfituar nga momenti që kopjet e librit janë tashmë 20-30 të fundit, do të paraqes një libër të dytë që do të revizionohet nga përmbajtja e tij. Kapitulli më i rëndësishëm që do t’i shtohet librit është kapitulli i “Javës kimike”, që përfshin ngjarjet e vrullshme nga e enjtja në të premten e shkuar, pasi duhet thënë që në “Top Story” pati dy zhvillime të rëndësishme, të cilat më pas ndikuan në jetën politike të vendit. Kryetari i Kuvendit, zoti Ilir Meta, i cili ishte i pari që shprehu skepticizëm për vendimmarrjen e mundshme të qeverisë shqiptare dhe i kërkoi asaj të reflektojë, jo thjesht duke pasqyruar mundësitë reale që ne kishim për ta bërë një gjë të tillë, por edhe reagimin popullor. Gjithashtu në libër do të hiqet intervista që me gjasë ishte e fundit, por nuk doli e fundit e zotit Arvizu dhe do të shtohet intervista e tij në “Top Story”, intervistë bombë, jokimike, por që padyshim pështjelloi skenën politike shqiptare dhe vazhdon ta pështjellojë edhe sot e kësaj dite. Pra “Java kimike” është kapitulli që do t’i shtohet, ku nuk do të jenë thjesht dy intervistat që janë të rëndësishme, por do të jepen informacione të panjohura më parë mbi prapaskenat e bisedimeve mes qeverisë shqiptare dhe asaj amerikane dhe shumë gjëra të tjera që i ftoj lexuesit t’i marrin te botimi i dytë i “Vitit të mbarë”.

Por, Sokol Balla në revizionimin e botimit të dytë ka edhe një motiv personal.

Në këtë javë, shumë veta dhe ndër ta edhe unë, kemi humbur një mik, një shok, një koleg, një personazh të njohur të politikës shqiptare, Sokol Olldashin. Dhe unë botimin e dytë të librit tim do t’ia dedikoj mikut tim, Koli. Por jo vetëm kaq, por unë, për fat të keq, kam realizuar me Sokol Olldashin intervistën e tij të fundit të gjatë që ai ka dhënë në “Top Story”, 4 ditë para zgjedhjeve të brendshme në parti, një intervistë e fortë, ku Olldashi la të kuptohej vizioni si i shikonte ai gjërat dhe reflektimin e Partisë Demokratike drejt ringritjes. Me sa jam informuar, Sokoli do të jepte një intervistë këtë të hënë, një intervistë publike në një televizion ku ai do të fliste hapur për atë se si e shikonte Partinë Demokratike pas zgjedhjes së kryetarit të ri. Sokoli nuk mundi ta jepte këtë intervistë, e para sepse iu desh ta shtynte, për shkak të ngjarjeve të javës kimike, dhe e dyta, Zoti ia ndërpreu jetën në mes, para kohe. Kështu që si një detyrim personal ndaj Sokolit, por edhe opinionit publik, unë do të fus në këtë libër, intervistën e tij të fundit dhënë në “Top Story”, ku ai foli qartë dhe la të kuptohej ato gjëra që pas pak ditësh do t’i thoshte hapur, por nuk i tha dot.

A vazhdon të jetë një vit i mbarë për Sokol Ballën dhe rishikimi i përmbajtjes do të ndikojë edhe në titull?

Këtë pyetje ma kanë shtruar shumë shikues, lexues dhe ndjekës të mi në rrjetet sociale, sidomos pas ngjarjeve të javës kimike, duke përjashtuar tragjedinë personale, familjare dhe shoqërore të Kol Olldashit. Mendoj se ajo që ndodhi në javën kimike solli dy gjëra pozitive: e para në atë protestë të pastër, të sinqertë të njerëzve, të shoqërisë shqiptare, një minipranverë të vogël shqiptare, ne përjetuam rilindjen, por rilindjen e demokracisë në vend. Mendoj se pati edhe një ogur tjetër pozitiv në raportet politiko-shoqërore në vend; për herë të parë një qeveri, pavarësisht se ajo ishte e bindur për të kundërtën, por për këtë duhet të shikojë me më shumë përgjegjësi te vetja e saj, reagoi duke iu bindur zërit të popullit, shqetësimeve të opinionit publik, reflektoi. Kjo është hera e parë që një qeveri, jo thjesht demokratike e 23 viteve të fundit, por edhe e gjithë periudhave të tjera në 101 vjet shtet, që një Kryeministër i thotë popullit të tij ‘po’, reflekton. Unë mendoj se ky është një ogur i mbarë.

Shala: Mos e përdoreni gjuhën fyese në emër të UÇK-së

0

uhstaretKryetari i Shoqatës së Invalidëve të Luftës në Prizren, Burim Shala, iu ka bërë thirrje partive politike, që të mos përdorin gjuhë fyese në emër të luftës së UÇK-së.

“Lufta e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës është themeluar nga njerëzit e ilegalitetit. Kjo luftë e UÇK-së e ka pasur Komandantin Legjendar, Adem Jasharin. Kjo luftë ka qenë e drejtë,  ku si rezultat sot e gëzojmë edhe lirinë”, tha Shala.

“Andaj kërkojmë nga njerëzit, individët, partitë politike, që të
mos perdorin gjuhë fyese në emër të UÇK-së. Për të folur në emër të UÇK-së kanë të drejtë vetëm shoqatat e dala  nga lufta”./PrizrenPress.com/

 

PDK-ja dhe LDK-ja, sot fillojnë fushatën zgjedhore në Prizren

0

Ura e gurit ne prizrenPDK-ja dhe LDK-ja fillojnë fushatën zgjedhore për balotazh në Prizren. PDK-ja tubimin zgjedhor do të fillon Mushnikovë, për të vazhduar me elektoratin në Arbanë dhe Lubizhdë të Qytetit.

“ Tubim elektoral në Mushnikovë mbahet në Shtëpinë e Kulturës.Në ora 18:00 po ashtu mbahet tubimi në lagjen “Arbanë ‘’, në SHFMU ‘’ Ibrahim Fehmiu ‘’ dhe në ora 19:00 – tubim elektoral mbahet në Lubizhdë të Qytetit, përkatësisht në shkollën “Ekrem Rexha’ “, thuhet në njoftimin e PDK-së.

Edhe LDK-ja fushatën zgjedhore për balotazh do të fillojë sot në orën 13:00 në Hotel “Theranda”, ku do të takohen gratë e kësaj partie.

“Ndërsa në orën 14 në Shtëpinë e Kulturës “Xhemali Berisha” mbahet tubim zgjedhor me anëtarët dhe simpatizantët e lagjes “7 shtatori””, njofton LDK-ja. /PrizrenPress.com/

 

Zgjedhjet e parakohshme nacionale, më afër se kurrë

0

Zgjedhje-kosove-logoMë afër duken zgjedhjet e jashtëzakonshme sesa përfundimi i reformës zgjedhore, e nisur prej më shumë se 2 vjet e 7 muajsh. Këtë fakt e pranojnë edhe partitë politike opozitare, të cilat megjithëse thonë se nuk do të ishte mirë që vendi të shkonte pa reformë edhe në një palë zgjedhje të përgjithshme, ato po i ndiejnë më afër se kurrë.

Partitë opozitare, të përfaqësuara në Kuvendin e Kosovës, thonë se është mungesa e vullnetit politik ajo që ka sjellë në këtë situatë, derisa e akuzojnë direkt liderin e PDK-së, Hashim Thaçi, si bllokues të këtij procesi, transmeton Koha.

“Vetëvendosje” thotë se vendi po rrezikon të shkojë në zgjedhje pa reformë, megjithëse, sipas tyre, nuk është ligji aktual ai që i ka fajet, por vjedhja industriale, që është bërë nga vetë partitë politike.

AAK-ja do që puna për reformën zgjedhore të nisë menjëherë pas balotazhit. Për AAK-në nuk është vetëm Thaçi fajtor për bllokimin e reformës. Bllokimi i punës për reformën është bërë për shkak të mospajtimeve që kanë liderët politikë për zgjedhjen e presidentit, nëse duhet të jetë zgjedhje e drejtpërdrejt nga qytetarët, apo nga Kuvendi i Kosovës.

Çështje të hapura, pos zgjedhjes së presidentit, kanë mbetur edhe përbërja e KQZ-së dhe e vendeve të rezervuara në Kuvendin e Kosovës.

Ndërkohë, pajtimi është arritur për zonat zgjedhore, ku është vendosur të jetë vetëm një zonë, si dhe që në zgjedhje të shkohet me lista të hapura.