20.2 C
Prizren
E hënë, 27 Prill, 2026
Home Blog Page 8905

21 kosovare viktima të trafikimit

0

Prostitucion2Vetëm gjatë periudhës 1 janar deri 20 maj të këtij viti, PK-ja ka identifikuar 26 viktima të trafikimit, nga të cilat 21 janë shqiptare nga Kosova, 1 serbe dhe 4 shqiptare nga Shqipëria. Kurse në periudhën janar- qershor të vitit 2012, Policia e Kosovës ka arrestuar 135 persona.

Tafikimi me qenie njerëzore mbetet çështje problematike dhe serioze, por edhe shqetësim serioz për vendin tonë. Brahim Sadriu, zëdhënës i PK-së ka thënë se sa u përket rasteve të trafikimit me qenie njerëzore, Drejtoria e Policisë së Kosovës – Drejtoria për hetimin e trafikimimi me qenie njerëzore vazhdimisht merret me trajtimin e këtyre rasteve.

Ai tha se PK-ja bashkëpunon edhe me inspektorët komunalë ose qëndrorë gjatë kontrollimit të lokaleve, pasi nëse kanë informacion se në lokale të caktuara postohen njerëz për të punuar dhe kryejnë një shërbim tjetër, me këtë rast ku ka informacion bastisen ato lokale dhe kontrollohet dokumentacioni i punës dhe i personave, që dyshohen se kryejnë veprimtari të prostitucionit.

Sadriu, ka shtuar se numri më i madh i rasteve janë rastet si marrje me prostitucion, ose aranzhim i shërbimeve seksuale kundrejt një pagese, dhe se këto raste gjithmonë shkojnë në prokurori me kryerës të njohur./KosovaSot/

Vulin sot në Kosovë, vetë i treti

0

Aleksandar VulinMinistri pa portofol në Qeverinë e Serbisë, i ngarkuar për Kosovën , Aleksandar Vulin do të vizitojë sot Kosovën për të marrë pjesë në një liturgji në Manastirin e Deçanit.

Patriku serb Irinej do t’i ndajë dekoratën e Shën Sava të rangut të parë Zyrës për “Kosovë e Metohi”, që është dekorata më e lartë që e dhuron Kisha Ortodokse Serbe , thuhet në njoftimin e Zyrës për “Kosovë e Metohi”.

Siç njofton Tanjugu, në ceremoninë e sotme në Deçan do të marrin pjesë edhe ministri serb i Mbrojtjes, Nebojsa Rodic, ministri i Punëve të Jashtme, Ivan Mrkic dhe ndihmësi i drejtorit të Zyrës për ”Kosovë dhe Metohi”, Mirko Krlic.

Pushtetin me çdo kusht!

0

partite-politikePartitë politike që kanë shkuar në balotazh po nxitojnë me hapa të shpejtë për ta zënë “trenin e fundit” që të lidhin koalicione me partitë që janë diskualifikuar në rrethin e parë. Në këto dy-tri ditët e fundit kanë arritur disa koalicione ndërmjet partive politike, ndërsa kur është në pyetje pushteti, partitë po i thyejnë parimet, duke bërë koalicion me rivalin e përbetuar.

Këtë e dëshmon fakti që në disa komuna janë arritur koalicione ndërmjet PDK-së e AAK-së, e që do të jenë në “luftë” me LDK-në, ndërsa në disa komuna tjera janë bërë koalicione ndërmjet LDK-së e AAK-së, në “luftë” me PDK-në.

Ndërsa si variant i mundshëm në disa komuna është edhe koalicioni i “viganëve” LDK-së dhe PDK-së. E vetmja që ka mbetur jashtë këtij mishmashi, është lëvizja Vetëvendosje.

Sipas zëdhënësit të Vetëvendosjes, Erzen Vraniqi, këto koalicione vetëm sa e dëshmojnë se këto parti janë klane dhe grupe të interesit, qëllimi i të cilave është pushteti me çdo kusht.

“Kjo më së miri e shpjegon se këto janë klane dhe grupe të interesit, të maskuara pas emërtimit parti politike, pa koncept, pa program e pa parime, qëllimi kryesor i të cilëve është pushteti me çdo kusht”, ka deklaruar Vraniqi për Zërin.

Ai më tej ka shtuar se këto parti, politikën e konsiderojnë si pazar dhe se nuk brengosen për premtimet e dhëna gjatë fushatës parazgjedhore.

“Kur të gjitha këto parti e kanë pranuar dialogun me Serbinë pa kusht, ku po dëmtohet sovraniteti i vendit, aq më pak mërziten për premtimet e tyre elektorale”, ka shtuar Vraniqi.

Në anën tjetër, anëtarja e Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se këto koalicione, në rastin e kësaj partie janë koalicione të ndërtuara mbi parime.

“Në rastin e LDK-së janë koalicione parimore, por që janë varur shumë nga specifikat e secilës komunë dhe e kemi lënë në duart e degëve që të vendosin”, ka thënë ajo.

Sot, koncert i rregullt i Filarmonisë së Kosovës

0

FilarmoniaKosovesFilarmonia e Kosovës so organizon koncert të rregullt të Orkestrës Simfonike. Drejtori i Filarmonisë, Baki Jashari, ka thënë se ky koncert realizohet në bashkëpunim, tashmë tradicional, me festivalin “Ditët e Muzikës Kosovare”, që organizohet nga Shoqata e Kompozitorëve të Kosovës.

Vepra qendrore e programit, njëherësh edhe premierë kosovare, do të jetë “Simfonia 83” e shkruar nga kompozitori Zeqirja Ballata, mes viteve 1982-83, për nder të shënimit të 70-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, transmeton KTV. Kjo mbrëmje po ashtu përfshin dy vepra të Rexho Mulliqit “Filigranet e Prizrenit” për orkestër harkore dhe “Simfoninë nr.1”.

Orkestrën Simfonike të Filarmonisë së Kosovës do ta drejtojë dirigjenti i njohur shqiptar, Ermir Krantja, i cili ka thënë se kjo do të jetë një mbrëmje jubilare e bashkimit të veprave të dy kompozitorëve shumë të mëdhenj.

Koncerti nis prej orës 20:00 në Sallën e Kuqe të Pallatit të Rinisë.

Në Kompleksin muzeal “Ndre Mjeda”, përkujtohet poeti

0

Kompleksin muzeal Ndre MjedaNë Kompleksin muzeal “Ndre Mjeda”, në fshatin Kukel të Komunës së Bushatit, studiues dhe autoritete vendore, dje, përkujtuan 147 vjetorin e lindjes së poetit dhe klerikut të njohur Ndre Mjeda si dhe 100 vjetorin e ndërtimit prej tij të këtij kompleksi muzeal.

Me këtë rast, u paraqit edhe tavolina e restauruar e Mjedes, i vetmi objekt i trashëguar prej tij, si dhe vëllimi i nëntë me studime kushtuar Ndre Mjedes, me autor studiuesin Mentor Quku.

Bashkëpunimi i nëntë De Niro – Scorsese

0

robertdeniromartinscorseseRobert De Niro ka thënë se mezi po pret që të ribashkohet me Martin Scorsese për filmin e nëntë.

Bashkëpunimi i ardhshëm për regjisorin, fitues të çmimit Oscar dhe aktorin hollivudian do të jetë “The Irishman”, ku gjithashtu do të paraqiten yje si Al Pacino dhe Joe Pesci.

Marty dhe unë kemi edhe një film tjetër gangsterësh për ta bërë dhe është shumë interesant. Mezi po pres, tha De Niro.
Ai tha se filmi nuk do të dalë së shpejti, pasi Martin po punon në dy filma “The Ëolf Of Ëall Street’ dhe “Silence”.

Jemi të përgatitur për film. Kemi skriptin. Marty po punon në një film tjetër aktualisht pastaj do të punojë në këtë. Do të duhet pak kohë, ka thënë Robert.
“The Irishman” do të jetë bashkëpunimi i nëntë për Robert dhe Martin, që nga bashkëpunimi i tyre i parë në “Mean Streets” në vitin 1973.

Ata gjithashtu kanë punuar së bashku, në “Taxi Driver”, “Neë York Neë York”, “Raging Bull”, “The King Of Comedy”, “Goodfellas”, “Cape Fear” dhe “Casino”.

Malishevë: Shkolla e Guriqit nuk i plotëson standardet

0

MalishevaNjë tjetër shkollë në komunën e Malishevës nuk i plotëson standardet moderne për mësim. Javën e kaluar, KTV-ja ka raportuar për një shkollë në fshatin Damanek që është pothuajse e pashfrytëzueshme, por hiq më mirë nuk qëndron as shkolla “Nuhi Mazreku” në fshatin Guriq të Malishevës.

Nxënësit e kësaj shkolle gjatë tërë orarit mësimor rrinë zbathur. Këmbët e tyre, prekin në dyshemenë e ftohtë. Që prej viteve të 90-ta, kur është ndërtuar me kontribut të vet banorëve, në këtë objekt nuk është investuar asgjë, përveç që nganjëherë është gëlqerosur.

Ka plot 6 vite që banorëve u është premtuar ndërtimi i një shkolle të re dhe çdo herë me arsyetimin se ky projekt është në prioritet, por deri tash nxënësit e Guriqit po vazhdojnë të mësojnë në këto kushte.

Mësuesi Zenun Mazreku tregon disa probleme kryesore me të cilat ballafaqohet në këtë objekt të shkollës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit, Xhevdet Mazreku, ka potencuar se realiteti me të cilin përballet ai dhe nxënësit është i rëndë. Ndërtimi i këtyre shkollave është prioritet, sipas zyrtarëve të komunës, por deri tash projekti i tyre ka mbetur vetëm në letër.

Beson në Rubinin, dyshon në media

0

hashim thaci 3Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, nuk beson se ish-diplomati amerikan James Rubin, ka shkuar aq larg sa t’i këkrojë krehut të luftës që të largohet nga pushteti.Ai tha se mesazhi i Rubinit, është keqinterpretuar nga mediat. “Rubinin e kam mik. Ai në Kosovë ka ardhur me ftesën time. Deklarata e tij është keqinterpertuar nga mediat”, ka thënë Thaçi në Prizren.

Ish-diplomati amerikan James Rubin, në një intervistë për gazetën “Zëri” , ka thënë se duhet të vijë koha kur krahu i luftës do ta kuptojnë se është mirë të largohen nga pushteti, derisa janë ende të popullarizuar dhe të mos presin derisa është shumë vonë.

“Unë shpresoj që njerëzit të cilët kanë qenë aq të rëndësishëm për revolucionin tuaj, për lirinë tuaj e kanë mençurinë të largohen sa janë në majë të suksesit të tyre”, ka thënë Rubin.

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, tha ndërkaq se ish-diplomati amerikan James Rubin ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për Kosovën. “Unë e falënderojë për kontributin që ka dhënë për Kosovën edhe gjatë luftës,por edhe pas luftës”.

Thaçi, të shtunën, ka qëndruar sërish në Prizren. Ai është takuar me partënerët e koalicionit të PDK-së nga radhët e minoriteteve. Ai ka kërkuar angazhim që me 1 dhjetor, bashkarisht të dalin fitues në Prizren. /PrizrenPress.com/

Bie numri i vizitorëve në Prevallë

0

Prevalla 2Vendimi i MMPH-së për rikthimin e fshatit turistik të Prevallës sipas planit rregullues urban, ka bërë që në këtë vend vizitorët të jenë të pakët. Megjithatë, afrimi i stinës së dimrit, ka rritur shpresat për frekuentim në Prevallë.

Në Fshatin turistik të Prevallës, ka ditë që ka pllakosur heshtja. E gjithë kjo po ndodh pas vendimit të Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinorë, që ndërtimet në këtë fshat turistik, të kthehen sipas planit urbanistik.

Në këtë ditë vikendi, dikur Prevalla e zhurmshme, është e zbrazur nga turistët dhe banorët e vilave. Të vetmit që, po mundohen të punojnë diçka, janë dy banorë nga fshati Gornoslellë, të cilët kanë nga një kioskë të vogël provizore dhe po i bëjnë gati ato për fillimin e sezonit turistik të dimrit. Muharrem Beqiri, thotë se qeveria më parë duhej t’i jepte përparësi ndërtimit të infrastrukturës së turizmit dimërorë e më pas të ndërtohej fshati.

Më 23 tetor të këtij viti, Ministria e Mjedisit, kishte shpërndarë në 120 vilat e ndërtuara në Prevallë, lajmërimet, që ato të rishikojnë lejet e ndërtimit, dhe vilat ti kthejnë sipas planit, pasi ndryshe ata do të rrënohen.

Ndërkaq, më datën 20 nëntor, Inspektorati i Ministrisë, i ka shpërndarë në Prevallë 23 vendime në secilin objekt veç e veç, duke përfshirë edhe dy restorante që, nuk kanë leje, duke urdhëruar kështu rrënimin e tyre nga vet pronarët. Sipas vendimeve të ministrisë nëse brenda një afati kohor prej 15 ditësh pronarët nuk i largojnë objektet e tyre pa leje, këtë do ta bëjë ministria dhe shpenzimet do t”i bartin vet ata,shkruan RTK.

Nëpërmjet telefonit, zyrtari për informim i Ministrisë, Kreshnik Berisha, thotë se ky dikaster, po vepron brenda planit rregullues urban të Prevallës.

Pos gjithë kësaj, Bajram Bajrami shpreson se me fillimin e reshjeve të borës, Prevalla do të ketë turistët e saj. Në fundin e muajit tetor, ministria e mjedisit rrënoi të gjitha objektet e kampit verorë të Prevallës, ndërsa tani kjo pjesë është pastruar dhe po shkon drejt rehabilitimit natyrorë.

Muharremaj i AAK-së mbështetet nga PDK-ja në Suharekë

0

Thaci-Hoxhaj-suharekeNënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, në rrjetin e tij social Facebook ka konfirmuar se PDK do të mbështes koalicionin AAK-LDD në Suharekë.

“Bashkë me kryetarin Thaçi kemi qëndruar në degën e PDK-së në Therandë. Ne kemi vendosur që në garën për balotazh në Therandë, të mbështesim kandidatin e koalicionit AAK-LDD, Bali Muharremaj”, ka thënë Hoxhaj.

Sipas tij, PDK tashmë i ka bërë thirrje elektoratit të që më 1 dhjetor të mbështesin kandidatin Bali Muharremaj.