11.7 C
Prizren
E diel, 26 Prill, 2026
Home Blog Page 8918

I pari i Rahovecit

0

SmajlLatifi-rahovecSmajl Latifi i AAK-së beson se pas 1 dhjetorit, do të mbetët i pari i Rahovecit Ai thotë se AAK-ja është e vetmja alternativë në Rahovec. “AAK-ja ka vizion se si do ta zhvillojë Rahovecin”, thotë Latifi për “PrizrenPress”.

Në zgjedhjet e 3 nëntorit, kandidati i AAK-së për kryetar të Rahovecit, Smajl Latifi, ka mbetur në balotazh me kandidatin e PDK-së, Idriz Vehapin.

Ai beson se qytetarët do ta zgjedhin sërish në krye të Komunës së Rahovecit. “Kam vërejtur dëshirën e elektoratit që unë të vazhdojë ta qeverisi Rahovecin. Ata po e vlerësojnë punën që e kemi bërë në këtë gjysmë mandati”.

Latifi për balotazh javën e kaluar është përforcuar me LDK-në. “Ky koalicion do të na sigurojë fitoren pa telashe”. Ai nuk ka pranuar të tregojë se si e kanë ndarë “kulaçin” e koalicionit me LDK-në, nëse do të dalin fitues me 1 dhjetor.

“Për ne e rëndësishme është fitorja, kurse ndarja e pozitave është e pa rëndësishme”.

“Sipas marrëveshjes partnerët do të bashkojnë potencialet intelektuale, njerëzore e materiale në shërbim të një qeverisjeje më të mirë, të mbështetur në vendimmarrje të ligjshme, transparente dhe efikase”.

“AAK dhe LDK besojnë fuqishëm në fitore bindëse në zgjedhjet e 1 dhjetorit dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të komunës së Rahovecit që ta mbështesin këtë marrëveshje, sepse është alternativa më e mirë për zhvillim më të hovshëm ekonomik të komunës së Rahovecit, si dhe për përmirësim të gjendjes sociale të të gjithë qytetarëve të kësaj komune pa dallim”

AAK-ja dhe LDK-ja në Rahovec,pas zyrtarizmit të koalicionit, i kanë bashkërenduar aktivitetin e tyre politike për balotazh. “Jemi duke punuar bashkërisht”,tregon Latifi./PrizrenPress.com/

 

Kosova e vogël për një “Republika Srpska”

0

DusanJanjicDusan Janjic thotë se zgjedhjet në Veri janë bërë apostafat për të fituar serbët. Kjo nuk i duket demokraci, por mendon se bëhet për arsye sigurie. Sa për Bashkësinë e Komunave Serbe, është i sigurt se ajo do të funksionojë në përputhje me Ligjet e Kosovës.

Përsëritja e zgjedhjeve në 3 qendra votimi në Veri të Mitrovicës, përveç që do të legjitimojnë udhëheqjen e 4 komunave me shumicë serbe, do të prodhojë edhe diçka tjetër.

Rivotimi do të krijojë një asociacion komunash që u jep lidhje speciale me Serbinë, falë marrëveshjes në mes Kryeministrave Thaçi-Dacic.

E ky asociacion mund të jetë gjithçka tjetër, por jo një ‘Republika Srpska’, thotë analisti beogradas Dusan Janjic, në një intervistë për lajmi.net.

Janjic tha të shtunën për lajmi.net se përsëritja e votimeve në Veri të Mitrovicës, do të përcillet me një atmosferë të qetë, pasi që, sipas tij, për një gjë të tillë janë angazhuar të gjitha strukturat e sigurisë.

“Zgjedhjet janë përsëritur për të pasur sukses. Për këtë ka edhe një pajtim të përbashkët politik në mes të Qeverisë së Serbisë, Grupit të Quint’it, dhe prezencës ndërkombëtare në teren, por po e shoh që as Prishtina nuk ka asgjë kundër. Kur them se do të kenë sukses, kam parasysh mobilizimin e KFOR’it dhe EULEX’it për të mos lejuar pengimin dhe dhunën”.

Sipas Janjic, këto zgjedhje janë të destinuara për të nxjerrë një kryetar serb në Mitrovicën e Veriut. Kjo, thotë ai, nuk ka të bëjë aspak me një proces demokratik, përveç që premton një ambient më të qetë atje.

“Sa u përket zgjedhjeve, mendoj se ato janë bërë apostafat që të fitojnë serbët, ndoshta edhe në raundin e parë. Mund të them se kjo nuk është demokraci, por me sa duket kjo po bëhet më shumë për arsye të sigurisë, sesa në favor të një procesi fer dhe demokratik”.

“Kjo është bërë për të mos pasur ndarje, pasi që dihet se këto janë zgjedhjet e para. Edhe faktori ndërkombëtar, por edhe Prishtina e Beogradi, kanë si synim që serbët të jenë pjesë e institucioneve të Kosovës, pasi që është më mirë që të rregullohet çështja tyre në mënyrë institucionale sesa përmes rrugës, duke krijuar barrikada dhe gjëra të ngjashme”.

Gjatë një vizite të bërë në kohën e fushatës parazgjedhore në Kosovë, Kryeministri i Serbisë Ivica Dacic pati thënë se Bashkësia e Komunave Serbe do të jetë një pjesë e Serbisë brenda Kosovës. Lidhur me këtë, Janjic shpreh brengën se në rast se Serbia dëshiron që përmes kësaj bashkësie të përzihet në politikat e Prishtinës, atëherë kjo mund të dërgojë deri te krijimi i një konflikti të ri.

“Ka interpretime të zyrtarëve serbë që pas krijimit të Bashkësisë së Komunave Serbe do të ketë legalizim të institucioneve paralele serbe, dhe nëse një gjë e tillë ndodh, atëherë kjo mund të konsiderohet si dështim i bashkësisë ndërkombëtare”.

“Por, unë mendoj se kjo është një propagandë politike. Unë mendoj se ky institucion do të funksionojë në përputhje me statutin dhe ligjet e Kosovës”.

“Në rast se nuk do të funksiononte si i tillë, atëherë do të kemi një konflikt të ri, ku Bashkimi Europian do të shfrytëzonte mekanizma të tjerë që të bëjë ndryshime në politikën e Beogradit”.

Janjic është i bindur që kjo bashkësi komunash do të funksionojë në përputhje me ligjet e Kosovës dhe se nuk do të lejohet krijimi i një Republika Srpska brenda Kosovës.

“Në rast se do të ketë konflikt, atëherë do të mund që në të, të përfshihen të gjitha komunat e kësaj bashkësie, përfshirë edhe ato në qendër të Kosovës. Por, mendoj se një gjë e tillë do të mund të evitohej përmes politikës dhe jo përmes krijimit të një Republika Srpska të re”.

“Nuk ka mundësi që të krijohet një Republika Srpska në Kosovë, pasi që bashkësia ndërkombëtare është duke u munduar që të krijojë institucione të përbashkëta, e dyta se Republika Srpska ka qenë si derivat i luftës dhe dëbimit etnik, dhe arsyeja e tretë është se pjesa veriore është e përbërë me rreth 30 për qind banorë shqiptarë, por ka edhe komuna që janë 50 me 50. Pra, ndarja është absolutisht e parealizueshme”.

“Mbi të gjitha, një shtet i cili ka rreth 2 milionë banorë nuk mund ta përballojë edhe një shtet të ri brenda vetes. As komuniteti serb nuk ka kapacitet që ta përballojë formimin e një shteti të ri”.

“Është e vështirë të thuhet se si do të funksionojë kjo bashkësi komunash serbe, pasi nuk ka një statut të dalë nga bisedimet. Por, unë mendoj se kjo do të jetë një autonomi funksionale, por jo autonomi regjionale. Në këtë bashkësi, mendoj se do të ketë autonomi në aspektin e arsimit, kulturës, rregullimit të ambientit, siç është mirëmbajtja e rrugëve rajonale”, thotë Dusan Janjic.

Mustafa: S’ka shtet ligjor me kandidatë që kanë probleme me ligjin

0

Isa Mustafa LDKKryetari i LDK-së Isa Mustafa nëpërmjet rrjetit social Facebook ka shprehur habinë e tij se si disa parti janë në gjendje të mbështesin në garën për balotazh kandidatë që janë nën hetime, e nga ana tjetër thirren se ato janë për shtet ligjor.

“Në një bisedë me një zyrtar të lartë të një subjekti politik, para disa ditësh e pyeta sesi mund të arsyetoheni që të përkrahni një kandidat për kryetar të një komune përmes koalicionit, nëse atij do t’i vërtetohet fajësia nga organet gjyqësore. Sepse, ju çdo ditë po thirreni në shtetin ligjor. Për fat të keq, se përcaktimi ynë për pavarësinë e pushtetit legjislativ, ekzekutiv dhe gjyqësor është në krizë të madhe shihet edhe gjatë balotazhit. Subjektet politike dhe partitë e komuniteteve minoritare ngarendin të mbështesin kandidatët që janë në procese gjyqësore, që kanë problem me drejtësinë, me pushtetit gjyqësor. Unë nuk dëshiroj në asnjë rast të marr rolin e gjykatësit dhe ata t’i shpall të fajshëm, unë do të dëshiroja të jenë të pafajshëm. Por, krahas kësaj të gjitha subjektet politike të cilat janë zotuar për shtetin ligjor, për tolerancën zero ndaj korrupsionit duhet të tregojnë se edhe në vepër respektojnë këto pushtete. Çfarë kuptimi ka, kur partitë qeveritare dhe minoritare ngriten mbi ligjin dhe në këtë formë i dërgojnë porosi pushtetit legjislativ : ti thuaj çfarë të duash, por ne e dimë që njerëzit tanë janë të pafajshëm, ata duhet të zgjidhen në poste politike, sepse ata janë tanët, dhe ata që janë tanët nuk gabojnë, pasi që ne e kemi pushtetin. Këto porosi janë të rënda për ardhmërinë tonë evropiane, janë gabime që mund t’u kushtojnë keq politikisht edhe partive të tjera që mbështesin një logjikë të tillë. Isa Mustafa”, ka shkruar Mustafa.

Kriza në Gjyqësor nuk e trazon Kuvendin

0

KuvendiKosoves5-27Deputetët e Kuvendit të Kosovës thonë se krejt ajo që mund të bëjë Kuvendi në fushën e ndikimit në Gjyqësi dhe Prokurori, për ta ndihmuar daljen nga kriza e kolapsit nga zhvillimet negative atje, madje edhe involvimin në fenomene korruptive, është adresimi i çështjeve konkrete gjatë shqyrtimit të raporteve vjetore të Këshillit Gjyqësor dhe Prokurorial të Kosovës

Ndonëse në kabinetin e Presidentes Jahjaga pushon në arkivin e harresës një letër e komisionarit për zgjerim, Sefan Fule, që adreson shqetësimet konkrete në krizën dhe mosfunksionimin e duhur të sistemit gjyqësor dhe prokurorial të Kosovës, legjislativi i vendit do t’i mbyllë sytë para kësaj letre dhe nuk preferon ta fusë në rend ditë një debat substancial, nga i cili do të mund të dilte një formulë adekuate e zgjidhjes së nyjës për funksionimin më të mirë të këtyre dy shtyllave kryesore të shtetit. Një debat i vetëm në Kuvendi, i cili mund të jetë temë e nxehtë e funksionimit të Gjyqësorit dhe të Prokurorisë së vendit mund të zhvillohet vetëm në mesin e vitit që vjen, me rastin e dorëzimit në Kuvend të raportit vjetor të punës së KGJK-së./KosovaSot/

Përkundër marrëveshjes Serbia nuk ka kthyer asnjë regjistër kadastral

0

Regjisteri kadastralNë shtator 2011 Kosova dhe Serbia me ndihmën e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian Robert Cooper kishin arritur marrëveshje për kthimin rreth 3000 regjistrave kadastral në Kosovë. Marrëveshja përfshinte që pranimin dhe verifikimin e këtyre regjistrave ta bënte Agjencia Kosovare e Pronës, e cila deri tash ka trajtuar kontestet pronësore gjatë viteve të luftës 1998 dhe 1999 në Kosovë.

Gjithashtu në këtë proces një rol domethënës ishte paraparë edhe për Zyrën e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovës që do të ishte pjesë e ekipit verifikues. Megjithatë dy vjet pas kjo është marrëveshja e vetme nga e cila nuk është realizuar pothuajse asgjë.

Valbona Dhomi nga Agjencia e Pronës i ka thënë Radio Kosovës se projektligji që i jep kompetencë kësaj agjencie nuk është aprovuar ende nga Kuvendi dhe si rezultat kjo agjenci nuk ka ende mandat të merret me ketë çështje.

Elementi kyç i kësaj marrëveshje, ligji për Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sipas Jeton Oruçit, koordinator i Zyrës Ligjore në Kryeministri tashmë është dërguar në Kuvend.

“Ne kemi kryer punën tonë si Qeveri. Nuk mendoj që ka ndonjë problem tani ngase ligji është në procedurë në Kuvend”, ka thënë Oruçi, transmeton RTK.

Shefi i Agjencisë Kadastrave të Kosovës, Murat Meha thotë se kthimi i regjistrave kadastral do të ndihmoj qartësimin e shumë kontesteve pronësore, sidomos abuzimeve në vitet gjatë dhe pas luftës.

“Serbia e ka për obligim të na i dorëzoj librat kadastralë. Kthimi i regjistrave kadastral është shumë i rëndësishëm sepse do të zgjidh shumë probleme. Ato ngatërresa që i kanë krijuar, kushdoqoftë që i ka krijuar ato qëllimisht, do të dalin në shesh dhe sigurisht që nuk do të mundet askush t’i mbuloj”, ka thënë Meha.

Marrëveshja për regjistrat kadatsralë është njëra nga shtatë marrëveshjet e arritura në bisedimet e ashtuquajtura teknike midis Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

“Haraçi”, premierë në Prishtinë

0

haraqFilmi më i ri i regjisorit Halil Budakova i përket zhanrit aksion dhe trajton fenomenin tashmë të njohur të haraçit në Kosovë, grabitjes si dhe shantazhit me para.

Filmi më i ri i regjisorit Halil Budakova, “Haraçi” do të shfaqet sot (e diel) premierë në Kinemanë ABC në Prishtinë.
Ky film trajton dukuritë negative që janë të pranishme edhe në vendin tonë.Ngjarja zhvillohet në Kosovë, ku një afaristi i kërkohet haraç nga një grup kriminelesh, por ai refuzon një gjë të tillë duke e vënë vetën në pozitë të vështirë. Banda revanshohet në mënyrë mizore dhe sulmon me armë zjarri shtëpinë e afaristit me çrast vret edhe fëmijën e tij.

Tre shokët e afaristit nga mërgimi kthehen në Kosovë që të hakmerren dhe i dalin në ndihmë mikut të tyre. Sërish e njëjta bandë i’a rrëmbejnë fëmijën njërit prej shokëve, duke i kërkuar 100.000 euro për lirimin e tij. Pas rrëmbimit të fëmijës fillon një luftë e ashpër mes dy grupeve. Policia me vëmendje e ndjek rastin dhe lufton që drejtësia të shkojë në vend.
Në bazë të trilerit të këtij projekti kinematografik shihen skena të dhunës, vrasjeve si dhe sekuenca mjaftë dramatike në situata të ndryshme ku janë të përfshirë protagonistët e këtij filmi i cili përfundon me vrasjen e personazhit të cilin e luan Halil Budakova,shkruan kultplus.

Skenari është realizuar nga Visar Fejzullahu dhe Adil Olluri ndërsa filmi është prodhuar nga SB Film Kosova.
Në këtë projekt kinematografik luajnë edhe aktorët e njohur kosovarë: Enver Petrovci, Çun Lajçi, Adem Zhitopotoku, etj.
Filmi Haraçi prej nesër më 18 nëntor, do të shfaqet në termine të rregullta prej orës 18:00 dhe 20:00.

Pritet dalje e ulët në rivotim!

0

Zgjedhjet-ksAngazhimi maksimal i institucioneve vendore e ndërkombëtare, si dhe i shtetit serb që 23 mijë qytetarë me të drejtë vote të dalin në rivotim në Mitrovicën veriore, duket që nuk do të jetë i suksesshëm. Kështu të paktën presin njohësit e rrethanave politike në atë pjesë të Kosovës.

Sipas analistëve kosovarë, numri i votuesve do të jetë më i madh se sa në votimet e 3 nëntorit, megjithatë ky numër nuk pritet ta kalojë dhjetë përqindëshin e daljes në zgjedhje.

Analisti Azem Vllasi ka deklaruar se me rëndësi është që procesi të jetë korrekt, ndërsa se sa do të dilet në votime është çështje e rendit të dytë.

“Do të merren të gjitha masat që të mos ndodhin eksese, sepse kjo është e rëndësishme që procesi të jetë korrekt, e pastaj se sa do të votohet është çështje e dorës së dytë. Nuk pres që do të ketë dalje masive në rivotime në ato tri qendra të votimit, madje mendoj që nuk do ta kalojë dhjetë përqindëshin”, ka deklarua ai.

Më tej Vllasi ka shtuar se për vendin më e favorshme do të ishte fitorja e një kandidati shqiptar, sepse në të kundërtën një kryetar serb do të ishte më i lidhur me Beogradin se sa me Prishtinën.

“Më e favorshme do të ishte që kryetar i Komunës së Mitrovicës Veriore të jetë Agim Deva, sepse në këtë mënyrë ai do të ishte afërt me Prishtinën dhe do të ishte në shërbim të vendit, në të kundërtën, një kryetar serb gjithsesi do të ishte në shërbim të Serbisë”, ka thënë ai

Partia e Zafirit mbështet kandidatin e LDK-së edhe në Dragash

0

BD.2Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës, në balotazhin e 1 dhjetorit, do të mbështes edhe në Dragash, kanidatin e LDK-së, Fatmir Mehmetin.

Koalicioni mes këtyre dy subjekteve politike do të zyrtarozohet sot ne ora 14:00 në Hotel “Tharanda” në Prizren.

“Lidhja Demokratike e Kosoves, Dega në Dragash, për balotazhin e 1 dhjetorit nënshkruan marrëveshje për bashkëqeverisje me Bashkimin Demokratik”, njofton LDK-ja. /PrizrenPress.com/

 

 

Griselda Qosja, letërsi për heronjtë e çdo dite

0

Griselda-Qosja-150x150Një nga promovimet  në stendën “Toena” ishte libri me tregime “Pendimi i Mihail Zolait”, i autores së re Griselda Qosja. Griselda është diplomuar për Drejtësi në UET, me një bursë studimi të ndërmjetme në SHBA dhe aktualisht vazhdon studimet në Gjermani, me letërsinë një pasion të hershëm. “Tregimet që janë përfshirë në libër kam nisur t’i shkruaj rreth dy vite e pak më parë, kur studioja në Amerikë. Atje nisa të ndryshoja mendim mbi atë çka letërsia duhet të ishte, e nisa ta shoh më së shumti si një mënyrë për të treguar, jo mbi heronjtë e jashtëzakonshëm, por mbi përditshmërinë dhe heronjtë e çdo dite”,- thotë Griselda.

Libri përmban 12 tregime, ndër ta dhe “Pendimin e Mihail Zolait”. Autorja flet për vështirësitë që një autor i ri ka sot në tregun e botimeve. “Për mua, të jesh nga Shqipëria dhe të duash të shkruash është fatkeqësi dhe bekim njëherazi. Fatkeqësi sepse është vështirë të publikohesh dhe sepse gjykohesh përpara se të lexohesh, sepse ne në Shqipëri kemi natyrë shumë mosbesuese, se duhet të jesh ose i vdekur prej vitesh dhe koha dhe mosqenia të zbusë mosbesimin, ose të kesh dalë në televizor e të njihesh, o ndonjëherë të njohësh njerëzit e duhur, por kur vjen nga anonimati, apo për dikë që nuk ka asnjë nga këto e vjen nga hiçi… sa e vështirë që është! Pastaj është bekim se Shqipëria nuk është kurrë e vakët, është e paparashikueshme, është plot ngjyra dhe në çdo çast gjen ndodhi, njerëz, për të cilët mund të shkruash e të tregosh”, thotë Qosja.

“Pendimi i Mihail Zolait”, i marrë përsipër nga Shtëpia Botuese “Toena”, është libri i parë i Griselda Qoses.

Hapen vendvotimet

0

zgjedhjet5Të gjitha vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës janë hapur me kohë dhe materiali ka arritur pa ndonjë incident, edhe pse nën masa të rrepta të sigurisë.
Rivotimi në pjesën veriore të Mitrovicës, gjegjësisht, në tri vendvotime, dhe atë në shkollën e mjekësisë, shkollën teknike dhe shkollën Shën Sava, vjen si rezultat i sulmeve të këtyre qendrave të votimit nga ana e huliganëve serb, dhe shkatërrimit të pjesshëm të materialit zgjedhor, gjatë 3 nëntorit,transmeton Indeksonline.

Institucionet e Kosovës dhe bashkësia ndërkombëtare, ka kërkuar nga banorët serb të Mitrovicës, të tregojnë maturi dhe të dalin të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike.
Beogradi zyrtar ka përsëritur të shtunën thirrjet për pjesëmarrëje në zgjedhje, duke thënë se ato janë opsioni i vetëm për serbët e veriut të Kosovës.
Njëzetetremijë qytetarë të kësaj pjese kanë të drejtë të hedhin votën për të zgjedhur udhëheqësit komunalë.