9.8 C
Prizren
E premte, 29 Mars, 2024

Përkundër marrëveshjes Serbia nuk ka kthyer asnjë regjistër kadastral

Regjisteri kadastralNë shtator 2011 Kosova dhe Serbia me ndihmën e ndërmjetësit të Bashkimit Evropian Robert Cooper kishin arritur marrëveshje për kthimin rreth 3000 regjistrave kadastral në Kosovë. Marrëveshja përfshinte që pranimin dhe verifikimin e këtyre regjistrave ta bënte Agjencia Kosovare e Pronës, e cila deri tash ka trajtuar kontestet pronësore gjatë viteve të luftës 1998 dhe 1999 në Kosovë.

Gjithashtu në këtë proces një rol domethënës ishte paraparë edhe për Zyrën e Përfaqësuesit të Bashkimit Evropian në Kosovës që do të ishte pjesë e ekipit verifikues. Megjithatë dy vjet pas kjo është marrëveshja e vetme nga e cila nuk është realizuar pothuajse asgjë.

Valbona Dhomi nga Agjencia e Pronës i ka thënë Radio Kosovës se projektligji që i jep kompetencë kësaj agjencie nuk është aprovuar ende nga Kuvendi dhe si rezultat kjo agjenci nuk ka ende mandat të merret me ketë çështje.

Elementi kyç i kësaj marrëveshje, ligji për Agjencinë për Krahasim dhe Verifikim të Pronës, sipas Jeton Oruçit, koordinator i Zyrës Ligjore në Kryeministri tashmë është dërguar në Kuvend.

“Ne kemi kryer punën tonë si Qeveri. Nuk mendoj që ka ndonjë problem tani ngase ligji është në procedurë në Kuvend”, ka thënë Oruçi, transmeton RTK.

Shefi i Agjencisë Kadastrave të Kosovës, Murat Meha thotë se kthimi i regjistrave kadastral do të ndihmoj qartësimin e shumë kontesteve pronësore, sidomos abuzimeve në vitet gjatë dhe pas luftës.

“Serbia e ka për obligim të na i dorëzoj librat kadastralë. Kthimi i regjistrave kadastral është shumë i rëndësishëm sepse do të zgjidh shumë probleme. Ato ngatërresa që i kanë krijuar, kushdoqoftë që i ka krijuar ato qëllimisht, do të dalin në shesh dhe sigurisht që nuk do të mundet askush t’i mbuloj”, ka thënë Meha.

Marrëveshja për regjistrat kadatsralë është njëra nga shtatë marrëveshjet e arritura në bisedimet e ashtuquajtura teknike midis Serbisë dhe Kosovës me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Më Shumë

Kërkohet ndihmë financiare për 48-vjeçaren nga Prizreni, duhet të bëjë transplant të veshkës

48-vjeçarja Bedrije Dullaj nga Komuna e Prizrenit ka nevojë për ndihmën e qytetarëve. Bedrijes i duhet të bëjë transplant të veshkës. Operimi duhet të bëhet...

Vdes në vendin e punës mërgimtari nga Malisheva

Nazmi Morina nga Lubizhda e Malishevës, ndërroi jetë një ditë më parë në vendin e tij të punës në Itali. Lajmi u bë i ditur...

Dhimbja

Lajmet e Fundit