Home Blog Page 893

Dragashi ndërton impiantin për përpunimin e ujit: Fabrika do të furnizojë me ujë 15 fshatra

0

Komuna e Dragashit ka nisur punimet për ndërtimin e Impiantit të ri të përpunimit të ujit, i cili do të furnizojë me ujë të pijshëm 15 fshatra dhe qytezën e Dragashit.

Ky projekt, me një vlerë prej afërsisht 900,000.00 euro, është plotësisht i financuar nga Buxheti i Komunës së Dragashit, përcjell PrizrenPress.

“Vlera e Fabrikës është afër 900,000.00€ dhe të gjitha mjetet janë të siguruara nga Buxheti i Komunës së Dragashit”, njoftoi Komuna e Dragashit.

Ky investim pritet të përmirësojë ndjeshëm cilësinë dhe furnizimin me ujë për banorët lokalë, duke siguruar një infrastrukturë më të qëndrueshme për të ardhmen./PrizrenPress.com/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Historia e panjohur e shkencëtares që u pushkatua nga Enver Hoxha

0

Artikulli ‘Regjimi komunist dhe studiuesi’: rasti i biologes Sabiha Kasimati, ka si qëllim të paraqesë aspekte thelbësore të veprimtarisë së Sabiha Kasimatit, si intelektuale dhe studiuese, të vendosura në kontekstin historik të kohës.

Analiza në radhë të parë synon, t’i japë përgjigje pyetjes, se kush ishte dhe çfarë përfaqësonte Sabiha Kasimati, para vendosjes së regjimit komunist, për të kuptuar në vijim sjelljen e regjimit karshi saj. Paraqitja në disa këndvështrime e personazhit, ndihmon lexuesin të kuptojë deri në çfarë mase sjellja e regjimit ndaj intelektualit, kushtëzohej nga veprimtaria shkencore, tiparet e profilit psikologjik, apo marrëdhënia me drejtuesit e lartë komunistë, në rastin e Sabiha Kasimatit me vetë Enver Hoxhën.

Materiali është konceptuar në një qasje kronologjike, ndërkohë që aspektet problemore, bëhen pjesë e kronologjisë përkatëse. Burimet kryesore arkivore të shfrytëzuara në përpilimin e profilit të Sabiha Kasimatit, janë: dokumentet e Arkivit Qendror të Republikës së Shqipërisë, pjesë e fondeve të Ministrisë së Arsimit, Liceut Kombëtar të Korçës, Institutit Mbretëror të Studimeve Shqiptare, fondeve të Partisë (Strukturat dhe Organet Udhëheqëse), Kryeministrisë; dokumentet e dosjes së hetuesisë së të akuzuarve për bombën në Legatën Sovjetike dhe ato të dosjes formulare, të Eqrem Çabejt, konsultuar pranë Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e ish-Sigurimit të Shtetit (AIDSSH). Të vlefshme për këtë punim, kanë qenë materialet e revistës së Institutit të Studimeve/Instituti i Shkencave; literatura mbi totalitarizmin, mbi komunizmin në Shqipëri dhe vendosjen e bombës në Legatën Sovjetike.

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Te Ferrari besojnë te titulli: Edhe ne mund të shpallemi kampionë këtë sezon

0

Në Azerbajxhan, Ferrari iu afrua fitores së dytë radhazi, por në fund ishte McLaren ai që triumfoi. Megjithatë, Frederic Vasseur konfirmon përshtypjen se “kokëkuqja” ishte makina që duhej mposhtur në Baku dhe kërkon fitoren këtë fundjavë në Singapor. Jo vetëm kaq, por ai mendon se disavantazhi prej 51 pikësh nga McLaren, që udhëheq renditjen, është plotësisht i rikuperueshëm.

“Historia mund të jetë ndryshe në Singapor, sepse lloji i këndeve do të jetë i ngjashëm, por me shumë më tepër forcë. Pas Singaporit do të kemi një pushim para Austin”, ka thënë Vasseur. “Dua një rezultat të mirë në Singapor, siç bëmë vitin e kaluar. Jemi në një moment të mirë dhe duhet të vazhdojmë kështu për të mbledhur sa më shumë pikë”, ka shtuar shefi i Ferrarit.

“Do të ketë ulje-ngritje deri në fund të sezonit. Ajo që ka rëndësi është të fitosh kur je në formë të mirë, por edhe të marrësh pikë kur nuk je. Në këtë kemi dështuar në Kanada, Angli dhe Austri. Ne jemi sërish të aftë dhe në gjendje të luftojmë për pole dhe fitore çdo fundjavë. Ka ende 300 pikë në dispozicion. Gjithçka është e mundur, do të jetë një luftë e gjatë”, ka deklaruar Vasseur.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

U.D. kryeprokurori i Prizrenit priti në takim drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit

0

U.D. Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka pritur në takim pune Drejtorin e Policisë Rajonale të Prizrenit, Faton Alija, së bashku me komandantët e stacioneve policore për rajonin e Prizrenit, si dhe bashkëpunëtorët e tyre.

Gjatë këtij takimi u diskutua lidhur me ngritjen e bashkëpunimit në mes Prokurorisë Themelore në Prizren dhe Policisë, për problemet dhe vështirësitë me të cilat përballen gjatë ushtrimit të detyrave të tyre.

U.D. Kryeprokurori Kryeziu, kërkoi koordinim dhe ndërmarrje të veprimeve të përbashkëta sa i përket luftimit të kriminalitetit në përgjithësi, dhe në fokus të veçantë të jetë trajtimi i rasteve të dhunës në familje, korrupsionit, krimet kundër ambientit, fajdeja etj., me qëllim të parandalimit dhe ofrimit të sigurisë për qytetarët e vendit.

Drejtori Alija, gjatë këtij takimi njoftoi U.D. Kryeprokurorin Kryeziu, për situatën e sigurisë në rajonin e Prizrenit, dhe veprimet policore që po ndërmerren në vazhdimësi për të ofruar rend dhe siguri në këtë rajon.

Në fund të takimit, palët vlerësuan bashkëpunimin e deritanishëm dhe shprehën gatishmëri për bashkëpunim të mëtutjeshëm.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

E trishtë/ Ndahet nga jeta legjenda e futbollit

0

Ditën e sotme, është ndarë nga jeta ikona e futbollit italian, Salvatore Schillaci, i njohur nga të gjithë si Totò. Ai ka mbyllur sytë përgjithmonë në moshën 59-vjeçare.

Totto vuante nga kanceri i zorrës së trashë dhe ishte operuar dy herë. Ai kishte fituar shumë beteja, brenda dhe jashtë fushës. Por këtë herë 59-vjeçari nuk ia doli, duke humbur betejën me sëmundjen e rëndë.

Ish-sulmuesi i Interit dhe Juventuesit, ka lindur në Palermo më 1 dhjetor 1964 dhe u martua dy herë, me Ritën dhe Barbarën. Ai la pas tre fëmijë, Jessica, Mattia dhe Nicole.

Më së shumti ai spikati në kampionatin botëror të zhvilluar në vitin 1990 në Itali, duke qenë golashënuesi dhe lojtari më i mirë i edicionit.

Lëvizja Vetëvendosje në Prizren: Qeveria Totaj, qeverisje e dështimeve

0

Qeverisja e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përgjatë 33 muajve të shkuar është cilësuar si e dështuar nga grupi i këshilltarëve të Lëvizjes Vetëvendosje në Kuvendin e Komunës së Prizrenit.

Shefi i këtij grupi opozitar, Karanfil Haxhillari ka vlerësuar se kryetari Totaj nuk i ka përmbushur premtimet e dhëna gjatë fushatës paraelektorale të vitit 2021.

“Vet fakti që pothuajse të gjitha premtimet elektorale të cilat i ka dhënë në vitin 2021, dhe asnjë nuk e ka realizuar, me të vërtetë asnjë, kjo nënkupton se çfarë qeverisjeje kemi pasur për katër vite me radhë. Pra shumë thjeshtë, një qeverisje e dështimeve, ku edhe fjalët e veta nuk ka arritur që ti mbajë. Shumë e thjeshtë”, ka thënë Haxhillari për Telegrafin.

Sipas tij edhe projektet që janë realizuar nuk kanë qenë të planifikuara në mënyrë të duhur, ngase disa herë është intervenuar në to.

“Të gjitha ato projekte infrastrukturore, të cilat i kanë filluar dhe i kanë realizuar të gjitha kanë qenë të marra për dore themi nga tri herë për ti punuar. Shtro asfalt, prish asfalt, shtro asfalt. Hiq kubëza, vendos kubëza, prapë shtro kubëza. Pra kjo është vetëm nëpërkëmbje e buxhetit dhe e parave të taksapaguesve të Komunës së Prizrenit”, ka deklaruar Haxhillari për Telegrafin.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal. Ai pat premtuar qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Avdyli: Në televizionet serbe ende zhargoni i njëjtë si i viteve 90-ta

0

Deputeti nga radhët e GP të Lëvizjes Vetëvendosje, Haxhi Avdyli, ka kritikuar mediumet serbe për dhënien e mundësisë liderit të Partisë Radikale Serbe, Vojislav Sheshel. Ky i fundit, ka qenë i dënuar nga Gjykata e Hagës për krime lufte.

Deputeti Avdyli ka thënë se në televizionet e Serbisë, është ende zhargoni i viteve të 90-ta.

“Në TV Serbe zhargoni i njëjtë si viteve 90ta. Shesheli i njëjti protagonist thotë që shqiptarët kerkojnë pavarësi të plotë, e ne kontroll të Kosovës dhe si kompromis iu japim një autonomi. Por për këtë duhet të ndërrohet pushteti atje, dhe duhet të vijnë tjerë politikanë që janë të gatshëm për këtë kompromis. Ata që kuptojnë Serbishten, vlerësone vetë ku ka mrri shizofrenia Serbe, dhe ku mbajnë shpresat akoma këta të mjerë”, ka shkruar ai në Facebook.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Ambasadori Hargreaves dhe kryetari Totaj shqyrtojnë idetë për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

0

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Jonathan Hargreaves ka shprehur dëshirën që niveli i bashkëpunimit ekonomik me Kosovën të rritet. Idetë për këtë çështje i ka diskutuar të mërkurën me kryetarin e Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj.

Pas takimit të zhvilluar në Komunën e Prizrenit, Hargreaves ka theksuar se ky qytet ka potencial për tërheqjen e investitorëve britanikë në turizëm, në sektorin e Teknologjisë Informative, por edhe në fusha tjera, raporton Telegrafi.

“Aktualisht kemi një grup të vogël të biznesmenëve britanikë që po qëndrojnë për vizitë në Kosovë. Sektorët për të cilat ata janë të interesuar më konkretisht janë TI-ja, me ide të sofistikuara për të përdorur TI-në për gjëra të ndryshme që mund të aplikohen në rajon dhe Evropë, por edhe në fushat më tradicionale si prodhimtaria, ndërtimtaria, etj. Shpresoj se mund të rrisim nivelin e tregtisë dhe investimeve ndërmjet Mbretërisë së Bashkuar dhe Kosovës, që për momentin janë në nivele të ulëta. Këtij grupi dhe të tjerëve do ti them që Prizreni është vend fantastik për investime”, ka thënë Hargreaves.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka theksuar se sjellja eventuale e investitorëve britanikë është pozitive për imazhin e qytetit, gjithnjë duke marrë parasysh edhe peshën e Parkut të Inovacionit dhe Trajnimeve (ITP) për sektorin e TI-së, raporton Telegrafi.

“Për ato biznese që janë të interesuara për investime në Teknologjinë Informative, i propozova ambasadorit që të vijnë dhe të shkojmë bashkë në ITP, për shkak se aty ka infrastrukturë, ka kushte, lokacioni është i mirë, dhe mënyra se si udhëhiqet ITP-ja është diçka që neve na inkurajon për të ardhmen. Po qe se arrijmë të sjellim investitorë britanikë këtu, duke pasur parasysh fuqinë ekonomike por edhe reputacionin besoj që do të jetë një mesazh shumë i mirë që pastaj të vazhdojnë të vijnë edhe bizneset tjera jo vetëm nga Britania e Madhe”, ka deklaruar Totaj.

Në të njëjtën kohë, Totaj është zotuar se qeverisja lokale në kuadër të kompetencave që është e gatshme që ta ul në minimum burokracinë për të lehtësuar ardhjen e veprimtarinë e investitorëve britanikë. /Telegrafi/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Vdes një 12-vjeçar nga Tërpeza e Poshtme e Malishevës

0

Një 12-vjeçar ka vdekur sot nga fshati Tërpezë e Poshtme, komuna e Malishevës.

Lajmi është bërë i ditur në faqen në Facebook të fshatit Tërpezë e Poshtme.

“Njoftohen Familjar, miq, shokë, dashamirë…

Se Bleart Bekim Krasniqi në moshën 12 vjeçare ka ndërruar jetë! Varrimi i të ndjerit bëhet sot më datë 18.09.2024 në orën 16:00, në varrezat e fshatit Tërpezë e Poshtme. Me pikëllim të thellë familja Krasniqi!”, thuhet në njoftimin e fshatit.

Telegrafi mëson se i njëjti kishte probleme shëndetësore me zemër.

Në media u raportua se i riu Blerat Krasniqi ka vdekur pasi ishte rrëzuar. Por, burime të Telegrafit nga institucionet shëndetësore thonë se lëndimi nga rrëzimi ishte sipërfaqësor dhe jo serioz, ndërkaq ka vdekur si pasojë e komplikimeve nga problemet me zemër./Telegrafi/

Kampioni i botës në boks, Oleksandr Usyk u arrestua në Poloni – presidenti Zelensky u desh të ndërhynte për lirimin e tij

0

Kampioni absolut i botës në peshat e rënda në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq të gjitha në rrjetet sociale.

Boksieri 37-vjeçar planifikoi të fluturonte për në Valencia të Spanjës ku dëshiron të përgatitet për revanshin kundër Tyson Fury (36 vjeç) për ndeshjen në Riad (Arabia Saudite) më 21 dhjetor.

Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Një video e postuar në rrjetet sociale tregon Usykun duke u larguar me pranga nga policia.

U desh që presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky të ndërhynte urgjentisht në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efikase”, shkroi Usyk në Twitter, por nuk zbuloi pse u arrestua.

Mirëpo, mediat raportojnë se ai ka pasur problem të hipte në fluturimin në të cilin ishte me gruan e tij pas një udhëtimi 14 orësh nga Kievi. Për shkak të pengesës gjuhësore dhe zemërimit dhe reagimit të Usyk, ai u arrestua përfundimisht.

Usyk është ndoshta boksieri më i famshëm ukrainas dhe është një hero kombëtar në atdheun e tij.

Në shtator të vitit 2021, ai u bë kampion bote në versionet IBF, IBO, WBA dhe WBO dhe në maj të këtij viti fitoi edhe rripin WBC pasi mposhti Tyson Fury dhe u bë kampion i padiskutueshëm i botës. /Telegrafi/