Home Blog Page 892

Fundjava vjen me spektakël në botën e boksit, Joshua sfidon Dubois për titullin IBF

0

 

Joshua do të synojë të bëhet tre herë kampion bote në peshën e rëndë kur të sfidojë Dubois për titullin IBF, transmeton GazetaBlic Sport.

Dubois do të bëjë mbrojtjen e parë të rripit pas fitores ndaj Filip Hrgovic, ndërsa dy boksierët britanikë luftojnë në stadiumin ikonik, Wembley.

Ky meç do të zhvillohet të shtunën rreth orës 23:00, kurse po atë natë, Liam ‘Beefy’ Smith përballet me Josh Kelly, ndërsa Anthony Cacace mbron titullin e tij botëror në peshën super të lehtë në IBF kundër Josh Warrington.

Përballjet e tjera që do të zhvillohen po në atë natë: Tyler Denny kundër Hamzah Sheeraz, Joshua Buatsi kundër Willy Hutchinson dhe Mark Chamberlain kundër Josh Padley janë gjithashtu të planifikuara për kartën masive.

 

Guardiola pas barazimit ndaj Interit: E dua ekipin tim

0

“Unë e dua ekipin tim, më pëlqeu gjithçka, por ekipi që kishim përballë nuk janë rastësisht kampionët e Italisë, janë një skuadër e shkëlqyer që luan shumë mirë në kundërsulm dhe që mbrohen mirë”. Me këto fjalë e nisi Pep Guardiola konferencën për shtyp pas barazimit ndaj Interit.

Strategu spanjoll është i kënaqur se ekipi i tij luan bashkë në sulem dhe mbrojtje, derisa përmendi edhe pesë rastet e krijuara për gol.

“Kemi luajtur më mirë se sa në finalen e Stambollit. Në pjesën e dytë kishim të paktën 4-5 raste për gol, ndërsa ata vetëm një rast në fund me Lautaron. Nuk kishte asgjë që nuk më pëlqeu në këtë ndeshje. Jam shumë i lumtur që mund të sulmoj me 11 lojtarë, të gjithë sulmojnë, mbrojnë, rikuperojnë topa. Në nivele të tilla nuk mund të krijosh 20 raste për gol, në krijuam 5, luajtëm mirë, por nuk fituam”, ka deklaruar Guardiola.

LDK-ja në Prizren e zhgënjyer me qeverisjen e deritanishme të kryetarit Totaj

0

Qeverisja e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj përgjatë 33 muajve të shkuar është vlerësuar si zhgënjyese nga grupi i këshilltarëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Kuvendin e Komunës.

Shefi i këtij grupi, Haziz Hodaj ka theksuar se Totaj nuk e ka përmbushur zotimin për një Prizren të zhvilluar në aspektin ekonomik.

“I kam thënë disa herë, nuk e di se me çfarë do të mbaheni në mend kur shkoni nga qeverisja e Prizrenit. Sigurisht që ka nevojë qyteti e rrethina për infrastrukturë, kanalizime, për ujëra, etj., mirëpo kjo i ngjan buxhetit të viteve të emergjencës kur realisht qytetarët nuk kanë pas asnjë gjë nga infrastruktura. Tash pas 25 vitesh të merremi ende me këto gjëra elementare dhe mos të merremi me projekte kapitale, që do ti mbesin Prizrenit si nevojë, kjo vërtetë është e çuditshme”, ka thënë Hodaj për Telegrafin.

Sipas tij, nuk është zbatuar asnjë projekt i mirëfilltë për lumin e qytetit.

“Do ta lakmonte secili qytet ta kishte një Lumbardh, një lum midis qytetit, por të cilit nuk i kushtohet rëndësi në asnjë mandat, në asnjë qeverisje. Është viti i 25-të. Në kohën e Titos kur është bërë shtrati i lumit dhe nuk është prekur. Do të ishte një atraksion turistik, një bukuri që do ta hijeshonte qytetin e Prizrenit rregullimi i shtratit të Lumbardhit”, është shprehur Hodaj.

Ai ka shtuar se nuk ka pasur jetësim as të projekteve për teleferikun, parkingjet nëntokësore, apo varrezat e reja të qytetit.

“Do të thotë janë këto projekte kapitale që do të duhej të merrej kryetari në radhë të parë  dhe ti kishte prioritet. Sigurisht që jemi të zhgënjyer në këtë drejtim. Përndryshe nëse themi se është punuar, po është punuar, vende vende edhe pa nevojë, sepse hiq kubëza ndërto kubëza, hiq trotuar bën trotuar, qyteti i Prizreni ka pas trotuare dhe nuk kemi nevojë çdo dy tri vjet që ti ndërrojmë kubëzat nëpër trotuare, nëpër rrugë, sepse ka nevoja edhe tjera që i përmenda. Kështu që nuk jemi të kënaqur me trendin që qeverisja e ka aplikuar gjatë këtyre viteve”, ka deklaruar Hodaj për Telegrafin.

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, mandatin e ka marrë në dhjetor të vitit 2021, dhe në janar të vitit 2022 ka emëruar drejtorët e Ekzekutivit lokal. Ai pat premtuar qeverisje të mirë në shërbim të qytetarëve. /Telegrafi/

/https://telegrafi.com/ldk-ja-ne-prizren-e-zhgenjyer-qeverisjen-e-deritanishme-te-kryetarit-totaj/

Tragjike në Has: Banesa përfshihet nga zjarri, vdesin nënë e bir

0

Nënë e bir kanë humbur jetën tragjikisht gjatë natës, pasi banesa e tyre u përfshi nga flakët në fshatin Nikoliq të Hasit, në Shqipëri.

Viktimat janë R.L., dhe nëna e tij F.L., raportojnë mediat në Shqipëri, transmeton Sinjali.

Siç raportohet, djali pasi arriti të nxjerrë nga banesa bashkëshorten e tij, u kthye për të shpëtuar nënën që kishte mbetur e bllokuar mes flakëve.

 

 

Por fatkeqësisht, për shkak të flakëve, mbeti i bllokuar dhe humbi jetën bashkë me të.

“Rreth orës 02:00, në fshatin Nikoliq, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në banesën e shtetasit R. L. Si pasojë e zjarrit, kanë humbur jetën shtetasi R. L. dhe nëna e tij, shtetasja F. L., ndërsa bashkëshortja e shtetasit R. L., shtetasja A. L., ka mundur të dalë nga banesa.

Grupi hetimor, në drejtimin e prokurorit, po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit”, thekson policia në njoftimin zyrtar.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Posta e Kosovës nderon periudhën e artë të pop-rokut kosovar të viteve ’80-ta

0

Gjatë viteve të ’80-ta, në Kosovë u formuan disa grupe muzikore të njohura, si: “Gjurmët”, “Ilirët”, “403”, “Telex”, “Minatori”, “Fisnikët”, “Seleksioni 039”, “Menkis” dhe “Babilon”.

“Këto grupe krijuan këngë që vazhdojnë të jenë të dashura për publikun. Disa prej tyre përmes këngës kanë shprehur revoltin ndaj gjendjes sociale, censurës dhe situatës politike të kohës”, thuhet në njoftim.

Tutje thuhet se përveç ritmeve të muzikës folklorike dhe këngës së vjetër qytetare që ishin frymëzim për këto grupe, periudha e viteve të ’80-ta është e njohur edhe për baladat e paharrueshme të muzikës rok. Këto ritme dhe ndikime kanë kontribuar në krijimin e një trashëgimie të pasur muzikore në rajon.

“Posta e Kosovës është e nderuar të përjetësojë këtë periudhë të artë të pop-rokut kosovar me imazhin e dy pullave postare, duke ofruar edhe një mundësi të shkëlqyer për koleksionistët, bizneset dhe adhuruesit e muzikës për të ruajtur këtë trashëgimi të çmuar”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Një delegacion nga Komuna e Suharekës viziton Senatin Amerikan dhe zhvillon takime të rëndësishme në SHBA

0

Një delegacion nga Komuna e Suharekës,gjatë qëndrimit të tyre në SHBA,vizitoi Senatin Amerikan dhe zhvilloi një takim me Kongresisten Lisa McLain, e cila njihet për ndikimin e saj të madh në mbështetjen e kauzës shqiptare në Kongresin Amerikan.

Përveç takimit me Kongresisten McLain, delegacioni u takua edhe me Kongresistin John Moolenaar, një mik i komunitetit shqiptar, i cili shprehu dëshirën dhe gatishmërinë për të vizituar Suharekën.

Ata zhvilluan gjithashtu një takim edhe me Senatorin Todd Young.

“Miqësia e ndërtuar nga Berat dhe Valdete Gegaj është një shembull i shkëlqyer i forcimit të marrëdhënieve ndërmjet SHBA-së dhe komunitetit shqiptar, duke krijuar ura bashkëpunimi dhe mbështetje të ndërsjellë”, njofton Komuna e Suharekës.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Moti sot: Me diell dhe vranësira të pakta, temperaturat deri në 21 gradë Celsius

0

Sot mbi Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të pakta.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, këto vranësira gjatë ditës vende-vende parashihen të sjellin riga shiu.

Siç njofton IHMK-ja, temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 8 dhe 11gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 17 dhe 21gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë deri mesatare.

Bashkimi nënshkruan me Jayveous McKinnis

0

KB Bashkimi ka njoftuar sot nënshkrimin e Jayveous McKinnis, një lojtar të njohur në botën e basketbollit.

McKinnis, i cili ka luajtur së fundmi me Apollon Nicosia në Qipro, ka pasur një sezon të jashtëzakonshëm, duke regjistruar mesatarisht 15.4 pikë dhe 13.3 kërcime për ndeshje.

Ky përforcim do të kontribuojë në ambiciet e klubit për të arritur sukses në sezonin e ardhshëm./PrizrenPress.com/

Malisheva pëson humbjen e parë këtë sezon

0

Skuadra e Malishevës ka regjistruar humbjen e parë këtë sezon në Superligën e Kosovës në futboll.

Drita ishte ekipi që ia shkaktoi Malishevës disfatën e parë, pasi e mposhti në ndeshjen e mbetur të xhiros së parë.

Në duelin e luajtur të mërkurën në stadiumin me bari sintetik në Gjilan, Drita triumfoi me rezultatin e ngushtë 2:1.

Një gol në pjesën e parë dhe një tjetër në të dytën, i mjaftuan Dritës për të regjistruar fitoren e dytë në elitën e futbollit kosovar pas tri ndeshjeve të luajtura.

Rezultati i takimit u zhbllokua në minutën e 24-të kur Besnik Krasniqi realizoi nga penalltia për ta kaluar Dritën në epërsi 1:0.

Drita e dyfishoi epërsinë në minutën e 59-të me golin e shënuar nga Veton Tusha pas asistimit të Iljasa Zulfiut.

Krejt çka arriti Malisheva të bëjë deri në fund të takimit ishte ta ngushtoj rezultatin në 2:1, falë golit të Altin Aliut në minutën e 79-të.

Me këtë fitore, Drita ka tubuar 6 pikë, katër më pak se Malisheva që ka dy ndeshje më shumë të luajtura se skuadra nga Gjilani.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Shënohet 25 vjetori i Komunës së Prizrenit

0

Në sallën e mbledhjeve të Kuvendit të Prizrenit, të mërkurën u kremtua 25-vjetori i themelimit të komunës, ku morën pjesë përfaqësues të institucioneve, veteranë dhe ish-ushtarë të UÇK-së, familjarë të dëshmorëve, studentë dhe profesorë.

Ceremonia u hap nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Antigona Bytyçi, e cila falënderoi të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e shtetit, veçanërisht gjatë periudhës së luftës. Ajo theksoi se organizime të tilla na motivojnë për të vazhduar punën në të mirën e vendit.

Ish-kryetari i Komunës së Prizrenit, Kadri Kryeziu, ndau përvojat dhe sfidat e tij si kryetari i parë i komunës pas luftës. Në fjalën e tij, ai vlerësoi përpjekjet për ndërtimin e institucioneve lokale dhe sfidat me të cilat përballeshin në atë kohë.

Ramë Buja, ish-ministër i Departamentit për Marrëdhënie Publike dhe Administrim Civil në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës pas luftës, foli për entuziazmin me të cilin u ndërmorën hapat e parë për emërimin e kryetarëve të parë të komunave në vend.

Në përfundim të ceremonisë, Kadri Kryeziu ndau mirënjohje për individët që kontribuuan në ndërtimin e shtetit dhe forcimin e institucioneve lokale. Aktivitetet për shënimin e 25-vjetorit përfunduan me një koktej rasti për të gjithë të pranishmit./tv prizreni/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve