Home Blog Page 894

Kryetari i Malishevës merr pjesë në “Lutjet e Mëngjesit” në New York

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara, pjesë në ceremoninë zyrtare të “Lutjeve të Mëngjesit” në New York.

Gjatë qëndrimit, Kastrati, së bashku me Naser Nikën, Qytetar Nderi i Malishevës, zhvilloi një takim me anëtarin e Këshillit, David Carr, me të cilin u dakorduan për fillimin e procesit të binjakëzimit mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island.

Kryetari Kastrati theksoi rëndësinë e mbështetjes që Shtetet e Bashkuara ofrojnë për popullin shqiptar dhe shprehu mirënjohjen për këtë mbështetje.

Arrestohet kampioni i boksit Oleksandr Usyk

0

Kampioni absolut i botës në boks, ukrainasi Oleksandr Usyk (37), u arrestua në aeroportin e Krakovit, ndërsa video e arrestimit u shfaq në rrjetet sociale.

Sipas ESPN amerikane, Usyk planifikoi të fluturonte për në Valencia (Spanjë) ku dëshiron të përgatitet për revanshin kundër Tyson Fury (36) në Riad më 21 dhjetor (Arabia Saudite).

Ukrainasi u ndalua në rrethana të paqarta dhe më pas u deklarua se ishte një keqkuptim. Një video e publikuar në rrjetet sociale tregon Usikun duke u larguar me pranga nga oficerët e policisë.

Edhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ndërhyri menjëherë në këtë rast, pas së cilës Usyk u la i lirë.

“Kishte një keqkuptim. Gjithçka u zgjidh shpejt. Faleminderit të gjithëve që u kujdesën. Faleminderit diplomatëve ukrainas për mbështetjen e tyre efektive”, shkroi Usyk në Twitter, por nuk zbuloi pse u arrestua.

 

Boshnjaku: Festivali i Këngës në RTK do ta dërgojë Kosovën edhe në Eurovision

0

Radio Televizioni i Kosovës po organizon edicionin e dytë të Festivalit të Këngës. Këngët konkurruese tashmë janë përzgjedhur, derisa po punohet në detajet e fundit për këtë event i cili më datat 24,25 dhe 26 tetor do të transmetohet drejtpërdrejtë në RTK.

Drejtori artistik i festivalit, Florent Boshnjaku, ka shpalosur detajet për edicionin e sivjetmë. Ai  ka thënë se në një moment ky festival do ta dërgojë këngën edhe në Eurovision.

Boshnjaku, tha se sivjet janë në konkurrencë 18 këngë.

“Sikurse vitin e kaluar edhe këtë vit kemi jo vetëm artistë nga Kosova por dhe  edhe nga Shqipëria edhe nga Maqedonia e Veriut dhe kudo që ka shqiptarë”, tha ai.

Me gjithë sfidat për organizimin e një ngjarjeje të këtij niveli për tri ditë radhazi, Boshnjaku tha se festivali do të shkëlqejë në formën të cilën tashmë e ka marrë.

“Ky festival do ta dërgojë këngën edhe në Eurosong, mirëpo edhe për artistë qoftë të rinj apo ata të cilët janë në skenë është një platformë më ndryshe ku e shfaqin talentin e tyre para publikut”.

Për organizimin e festivalit të RTK-së po kontribuojnë edhe institucionet qendrore e lokale.

“Memorandumi është nënshkruar për disa vite me Ministrinë e Kulturës, Komuna e Prishtinës dhe Pallati i Rinisë me të gjitha mundësitë që i ka pasur që të organizohet si është më së miri përkundër të gjitha sfidave që i kemi pasur”, tha ai.

Derisa përgatitjet po shkojnë nga përfundimi, Festivali i Këngës në RTK do të mbahet më 24, 25, dhe 26 tetor./RTK/

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari i Malishevës zhvillon vizitë zyrtare në SHBA – nisin bisedimet për binjakëzimin me Staten Island

0

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, po qëndron në një vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku ka marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York.

Gjatë vizitës së tij, Kastrati zhvilloi një takim pune me anëtarin e Këshillit të New Yorkut, David Carr, në ambientet e Bashkisë së New Yorkut. Në këtë takim u dakorduan për të nisur sa më parë procesin për binjakëzimin mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island, përcjell PrizrenPress.

Në një postim, Kastrati u shpreh:

“Në vizitë zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, për të marrë pjesë në ceremoninë e lutjeve të mëngjesit në New York. Gjatë qëndrimit tim këtu, sot në ambientet e Bashkisë së New Yorkut, së bashku me z. Naser Nika, kam zhvilluar një takim pune, me anëtarin e Këshillit, z. David Carr, me të cilin u dakorduam për të filluar sa më parë procesin për binjakëzimin mes Komunës së Malishevës dhe Staten Island në New York.

Vendi më përkrahës i popullit shqiptar janë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, dhe për këtë ne përjetësisht u jemi mirënjohës.” /PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Restaurohet shtëpia e familjes Vetimi në Prizren, ministri Çeku: Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit

0

Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku, ka njoftuar se ka përfunduar procesi restaurues në shtëpinë e familjes Vetimi, e cila gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit.

Ministri Çeku me anë të një shkrimi në “Facebook” ka bërë të ditur se pas restaurimit ky objekt është i gatshëm për banim.

“Edhe një projekt i përfunduar. Shtëpia e familjes Vetimi që gjendet në Qendrën Historike të Prizrenit tashmë është restauruar dhe e gatshme për banim.

Vazhdojmë ta mbrojmë në mënyrë efektive trashëgiminë kulturore të vendit tonë”, ka shkruar Ministri Çeku.

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Kryetari i LDK-së në Prizren, Driton Selmanaj, priti veprimtarë nga Zvicra

0

Kryetari i Degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Prizren, Driton Selmanaj, së bashku me bashkëpunëtorët e tij, priti për vizitë veprimtarët shqiptarë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër.

Në këtë takim morën pjesë kryetari i Nëndegës së LDK-së në Burgdorf, Refki Kryeziu, i cili është edhe anëtar i Kryesisë së Degës “Qendra” në Zvicër, si dhe anëtarët e kryesisë së Nëndegës në Burgdorf, Ali Basha dhe Halit Latifi.

“Gjatë takimit u diskutuan çështje të shumta që kanë të bëjnë me situatën aktuale në vend, si dhe rëndësia e angazhimit për zgjedhjet e 9 shkurtit 2025, ku synohet që Lidhja Demokratike e Kosovës të dalë fituese”, njofton LDK-ja në Prizren./PrizrenPress.com

Marketing

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

 

Ballkani emëron Avni Bytyqin si udhëheqës të departamentit të skautingut

0

FC Ballkani ka zyrtarizuar emërimin e Avni Bytyqit në pozicionin e udhëheqësit të departamentit të skautingut.

Klubi njoftoi se Bytyqi ka qenë gjithmonë një mbështetës i afërt i ekipit, edhe në periudhat kur nuk ka mbajtur një rol zyrtar, përcjell PrizrenPress.

“Lokalizimi i futbollistëve kualitativë të të gjitha gjeneratave, vëzhgimi i tyre dhe nënshkrimi me ta, do të jetë më i lehtë tani sepse FC Ballkani beson fuqishëm në profesionalizmin e Bytyqit”, theksoi klubi, në deklaratën e tyre.

Me këtë emërim, FC Ballkani synon ta bëjë më efikas procesin e rekrutimit të talenteve të reja për ekipin./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve


Arkivi Publik i Lumbardhit sjell kujtimet e Kosovës në festivalin e filmit në Berlin

0

Më datë 19 shtator, Bengi Muzbeg dhe Nafis Lokvica së bashku me disa nga themeluesit platformës ARchipelago, Clarissa Thieme, Kaya Behkalam do të jenë pjesë e festivalit për arkivin e filmit “Arsenal” në Berlin.

Muzbeg dhe Lokvica do të paraqesin pjesë të Arkivit Publik të Lumbardhit me koleksionin e familjes Lokvica, që zë fill prej vitit 1975 e vijon der në vitet ‘99 duke paraqitur rituale, aktivite kulturore dhe shoqërore si dhe dokumentime të dorës së parë të luftës në vitin 1999 dhe tensionet e mëtejshme. E gjithashtu do të flitet më në detaje lidhur me procese dhe arkiva të tjera të Arkivit Publik të Lumbardhit pamje nga të cilat mund t’i shihni dhe në këtë postim.

Instituti për Film dhe Video “Arsenal” në Berlin zhvillon për të tretin vit radhaz Archival Assembly nën temën Resounding Archives: The Politics of Listening to the Moving Image me fokus në kuptimin e tingullit dhe gjuhës në arkivimin dhe paraqitjen e historisë së filmave ndërkombëtarë. Programim synon të vërë në pyetje dominancën e imazhit në studimin e mediumit të filmit gjë që ndikon në diskutimet mbi trashëgiminë e filmit.

Nëse jeni në Berlin, ju ftojmë të ndiqni këtë panel që do të mbahet në Sinema Trastopia, më 19 shtator prej orës 15:00./PrizrenPress.com/

Shitet banesa me çmim të volitshëm në Prizren

“Eli –Edona”, mobilieria me oferta më të mira në Prizren

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

“Adi-Plast” në Prizren, një emër i njohur në tregun e Kosovës dhe ndërkombëtar për vendosjen e dyerve dhe dritareve

Gazeta franceze për Pashko Vasën: Njeriu i duhur në vendin e duhur

0

Nga Aurenc Bebja*, Francë –  11 Gusht 2017

Gazeta franceze, « Journal des débats politiques et littéraires – Paris », ka botuar, të mërkurën e 16 majit 1883, në faqen n°2, një shkrim në lidhje me emërimin e Pashko Vasës guvernator të Libanit.

Lideri shqiptar njihej në mjediset politiko–diplomatike osmane dhe perëndimore si një njeri i talentuar për të drejtuar poste me përgjegjësi të lartë.

Shkrimi në vijim, sjellë në shqip nga Aurenc Bebja – Blogu « Dars (Klos), Mat – Albania » – dëshmon qartësisht se sa i vlerësuar ka qenë atdhetari shqiptar tek të huajt :

Na shkruajnë nga Konstandinopoja, 8 maj :

« Sot, supozojmë të marrë fund, dhe seriozisht kësaj here, çështja e Libanit. Nga mbledhja e organizuar më parë, diçka do të dalë në dritë, dhe Vasa Efendi me shumë mundësi do të marrë në mënyrë unanime votat e ambasadorëve, sepse ai është kandidati i propozuar.

Të shtunën, Arif Pasha, Ministër i Punëve të Jashtme, thirri në një takim të jashtëzakonshëm në Portën e Lartë krerët e misioneve dhe i njoftoi se kandidati i propozuar ishte Vasa Efendiu.

Përfaqësuesit e Francës, Austrisë, Italisë dhe Gjermanisë pranuan, pa hezitim, e pa u vonuar, këtë kandidaturë. Vetëm, ambasadori i Rusisë dhe i ngarkuari me punë i Anglisë dëshironin një ‘ad referendum’ (mendimin e qeverive të tyre) ; Por besojmë se udhëzimet që ata do të marrin do të jenë të favorshme për këtë emërim ; Pra, Vasa Efendiu do të jetë pasardhësi i Rustem Pashës.

Vasa Efendiu është shqiptar. Këshilltar i vilajetit të Adrianopojës, prej disa vitesh, ai ka fituar simpatinë e të gjithë qytetarëve të saj, si myslimanë dhe të krishterë. Autor i dalluar dhe madje poet në gjuhën shqipe, Vasa Efendiu është gjithashtu një administrator  i ndershëm, i zgjuar, plot meritë, vendosmëri dhe energji, dhe me padyshim, ai do t’i përmbushë detyrat e tij të reja për të mirën e të gjithëve ; Ai është, ashtu siç thonë anglezët : « The right man in the right place » (Njeriu i duhur në vendin e duhur). Kjo zgjedhje është më e mira nga çdo këndvështrim ; Shqiptarët ishin krenarë dhe të lumtur që sulltani zgjodhi njërin prej tyre për të përmbushur këto funksione të rëndësishme. Mënjanimi i Bib Dodës i pati zhgënjyer disi. Vasa është ende njëri prej tyre, dhe ata vetëm se mund të krenohen për këtë zgjedhje. Pra, incidenti libanez mori fund, Rustemi u zëvendësua, kandidati i sulltanit u pranua dhe shqiptarët janë të kënaqur ; Secili prej tyre është i kënaqur : vetëm anglezëve u vjen keq për Rustemin ; Ata kanë shumë kënaqësi të tjera si kompensim. » / KultPus.com