19.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8940

Muharremaj beson se do të fitojë në balotazh

0

bali muharremiKandidati i AAK-së për kryetar të Suharekës, Bali Muharremaj, beson se në balotazh do të sigurojë fitoren.“Unë jam i sigurt se ne do te jemi fitues ne keto zgjedhje. Puna, aktiviteti dhe të arriturat tona na bejnë të besojmë fuqishëm se ne do të udhëheqim Suharekën edhe në mandatin e ardhshëm”, shkruan Muharremaj në Facebook.

Kandidati i AAK-së për Suharekën, Bali Muharremaj në zgjedhjet e 3 nëntorit ka mbetur në balotazh me kandidatin e LDK-së, Sali Asllanaj. Muharremaj kërkon nga strukturat e AAK-së që të vazhdojnë aktivitetet për të fituar Suharekën.

“Kërkoj nga ju që të vazhdojmë punën tonë të përbashkët. Të vazhdojmë aktivitetet tona dhe të tregojmë se dijmë, duam dhe do të qeverisim me Komunën e Suharekës”.

Ai ka falënderuar të gjithë votuesit dhe mbështetësit e AAK-së.
“Dua të shpreh falënderimin tim të gjithë votuesve të programit tim,por edhe atyre që kanë menduar ndryshe dhe kanë votuar për kandidatët e tjerë”./PrizrenPress.com/

Linku i rezultateve për Suharekë

http://82.114.76.26/NightResults/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=25&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

 

Të kënaqur

0

PK mbledhjePartia Konservatore e Kosovës (PK) në Prizren, ka vlerësuar dhe analizuar procesin zgjedhor të 3 nëntorit. Kryetari i PK-së, Munir Basha tha se edhe përkundër pritjeve më të mëdha, ky subjekt politik ka arritur t’i sigurojë 2.500 vota dhe dy ulëse në Asamblenë Komunale në Prizren.

“Një ditë pas zgjedhjeve,Kryesia e Partisë Konservatore është takuar për të analizuar mbarvajtjen e zgjedhjeve të 3 nentorit. Edhe përkundër pritjeve tona më të mëdha, 2 ulëse në Kuvendin e Prizrenit dhe rreth 2.500 vota të kandidatiti tonë për kryetar të Komunës, Beni Kizolli,u vleresua si një e arritur që siguron zhvillimin e metutjeshëm të Partisë Konservatorë të Kosovës”, shkruan Basha në Facebook./PrizrenPress.com/

Humbës dhe krenarë

0

Hashim Thaci ne fushatE kanë humbur Malishevën e ka gjasa ta humbin edhe Gjilanin e Vitinë. Pavarësisht kësaj, drejtues të Partisë Demokratike të Kosovës, e konsiderojnë të suksesshëm rezultatin e fituar nga zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Ata mburren se vazhdojnë të jenë partia e parë në vend me mbi 10 mijë vota diferencë nga partia ndjekëse, LDK. Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Blerand Stavileci, ka thënë se PDK është fituese në këto zgjedhje dhe se PDK në nivel vendi prin në shumicën e komunave si dhe ka rritje të votave krahasuar me zgjedhjet e kaluara. Sipas Stavilecit, kjo parti ka rritje të votave në të gjitha nivelet, shkruan Tribuna.

“Po ashtu PDK është në balotazh në numrin më të madh të komunave”, ka thënë Stavileci, duke shtuar se kjo vërteton se PDK është partia më madhe në vend. Ndërsa, ai mohon që përçarjet që kanë ndodhur në degët e kësaj partie në Gjilan, Viti dhe Malishevë, të kenë ndikuar në rënie të votave në këto komuna.

Lunacek: Zgjedhjet në Kosovë shënojnë një përparim

0

UlrikeLunacekZgjedhjet në Kosovë, me përjashtim të veriut, kanë qenë shumë më të mira se ato të mëparshmet, thekson në intervistë ekskluzive për DW, Ulrike Lunacek, raportuese e posaçme e Parlamentit Evropian për Kosovën.

DW: Zonja Lunacek, si i vlerësoni zgjedhjet e sapopërfunduara lokale në Kosovë? A mund të quhen ato të lira dhe demokratike?

Lunacek: Në përgjithësi, nëse i krahasojmë këto zgjedhje me ato të vitit 2010, në pjesët jugore të lumit Ibër, janë shënuar përparime të mëdha. Këto zgjedhje kanë qenë shumë më të përgatitura, si në aspektin njerëzor ashtu edhe teknik. Edhe në këto zgjedhje ka pasur përpjekje për frikësimin apo influencimin e zgjedhësve, por strukturat kanë qenë shumë më të përgatitura dhe më të organizuara. Në terren ka pasur rreth 50 prokurorë, të cilët kanë ndërhyrë në rastet e nevojshme dhe kanë mbajtur nën masa arresti dhjetra persona të dyshuar për parregullësi të ndryshme. Kjo ka funksionuar shumë mirë dhe për këtë jam e gëzuar.

DW: Do të thotë: që tani zgjedhjet në pjesët e tjera të Kosovës, përveç në veri, mund të quhen si të lira dhe demokratike, apo duhet të priten edhe vlerësime të tjera?

Lunacek: Unë do të prisja vlerësimet përfundimtare të misionit të Bashkimit Evropian, por kur i krahason këto zgjedhje me ato të fundit, mund të thuhet se ato janë organizuar shumë më mirë. Kjo ka të bëjë edhe me faktin që në vendvotime kanë qenë prezentë edhe përfaqësuesit e të gjitha partive politike, pra edhe të opozitës. Vëzhguesit kanë qenë shumë të përgatiur dhe kjo është shumë pozitive.

DW: Në këto zgjedhje nuk janë regjistruar vërejtje serioze të partive politike, madje as prej atyre që kanë shënuar rezultate më të dobëta…

Lunacek: … e vërtetë dhe kjo më ka befasuar pozitivisht, sepse asnjë parti politike nuk e ka kontestuar rezultatin e zgjedhjeve. Në shumë komuna do të ketë balotazh, por interesante është që jo në të gjitha komunat kanë fituar kandidatët për të cilët është menduar se do të fitojnë. Ky është një proces i domosdoshëm demokratik që dëshmon se shumë gjëra janë organizuar më mirë se sa më parë.

DW: Megjithatë një hije të rëndë mbi këto zgjedhje e kanë hedhur incidentet në veri të Kosovës, ku grupe ekstremistësh serbë kanë ushtruar edhe dhunë në vendvotime. Çfarë do të raportoni për këto ngjarje në Bruksel?

Lunacek: Unë edhe vet kam qenë në veri të Mitrovicës dhe i kam vizituar disa vendvotime. Fakt është që një numër i zgjedhësve ka dalë në votime. Sipas disa vlerësimeve deri në ora 15:00 kishin votuar mes 12 e 14 % të votuesve. Eshtë pritur që të ketë edhe më shumë votues, deri në 20 %, që do të thotë se ka serbë të cilët janë të gatshëm të marrin pjesë në zgjedhjet e Kosovës dhe të jetojnë në këtë vend. Për fat të keq, ajo që ka ndodhur në mbrëmje, ku disa radikalë kanë sulmuar vendvotimet me gaz lotësjellës dhe me dhunë fizike i kanë dëmtuar kutitë e votimeve e ka dmëtuar rëndë procesin zgjedhor në këtë pjesë. Po të mos ishin këto incidente, pjesëmarrja në votime do të ishte edhe më e lartë. Kjo duhet të sqarohet deri në fund, sepse pak a shumë dihet se kush janë këta persona. Ata janë pjesëtarë të strukturave kriminale në veri, të cilat janë krijuar vitet e fundit, si pasojë e mungesës së veprimit të organeve të shtetit juridik. Shpresoj se ata do të kapen dhe do të arresohen dhe se gjëra të tilla nuk do të përsëriten kurrë.

DW: Identifikimi dhe arrestimi i tyre është në duart e organeve të sigurisë, por aktualisht nuk dihet se si do të veprohet me votimet në veri. Si mund të zgjidhet ky problem?

Lunacek: Zgjedhjet janë zhvilluar nën kontrollin e OSBE, e cila ka kumtuar se KQZ-ja duhet të marrë vendim nëse zgjedhjet në këto vendvotime duhet të përsëriten. Zgjedhjet nuk janë mbajtur deri në fund ndërkohë që as listat zgjedhore nuk kanë qenë të sigurta. Vëzhguesit dhe personeli në vendvotime është larguar me shpejtësi, për shkaqe sigurie, që do të thotë se zgjedhjet në këto vendvotime nuk kanë qenë të rregullta. Mendoj se një prej mundësive do të ishte të thuhet që zgjedhjet duhet të përsëriten në këto vendvotime në veri të Mitrovicës, në ditën kur mbahet balotazhi në komunat e tjera. Por kësaj radhe me një siguri më të madhe për zgjedhësit. Kjo do të ishte një prej mundësive, të cilën do ta dëshiroja edhe unë. Por këtë vendim duhet ta marrin KQZ-ja dhe OSBE-ja.

DW: Zonja Lunacek, më konkretisht: a kanë dështuar zgjedhjet në veri të Kosovës?

Lunacek: Unë do të thosha se zgjedhjet kanë dështuar vetëm në këto vendvotime në veri të Mitrovicës, atje ku janë ndërprerë me dhunë. Në vendet e tjera zgjedhjet janë zhvilluar relativisht mirë. Ndaj në vendet e tjera, sipas informacioneve të deritanishme që kam, zgjedhjet mund të shpallen legale dhe të vlefshme. Pra nuk do të thosha se zgjedhjet kanë dështuar në tërë veriun e Kosovës. Në Mitrovicë po.

DW: Ju do të raportoni tani në Bruksel për ato që keni parë këtu. Cilat do të jenë sugjerimet tuaja: a duhet të vazhdojnë Kosova dhe Serbia procesin e afrimit me BE-në, apo duhet të pritet edhe më gjatë?

Lunacek: Ne do të bisedojmë në Bruksel nesër (05.11.2013) për këtë çështje. Negociatat me Kosovën për nënshkrimin e MSA-së duhet të vazhdojnë patjetër, sepse zgjedhjet këtu kanë kaluar shumë më mirë se sa më parë. Kjo është edhe një dëshmi e pjekurisë demokratike të këtij vendi. Ndaj natyrisht që negociatat me Kosovën duhet të vazhdojnë. Sa i përket Serbisë, parimisht jam për vazhdimin e negociatave të BE-së me Beogradin. Por Serbia duhet të apelojë shumë qartë për pjesëmarrjen e serbëve të veriut në zgjedhjet e Kosovës, nëse arrihet deri tek përsëritja e tyre. Ajo që Vuciq, Vulin dhe Daciq kanë bërë gjatë fushatës së kaluar në Gracanicë dhe Shtrpce është mirë, sepse pjesëmarrja e serbëve të atjeshëm në votime ka qenë e lartë. Por ata duhet të kërkojnë pjesëmarrje në zgjedhjet e Kosovës edhe prej serbëve në veri të Kosovës. Ata duhet t’ua shpjegojnë rëndësinë e pjesëmarrjes në zgjedhje edhe atyre që kërkojnë bojkotimin e tyre. Kjo është detyrë e Beogradit dhe jo Prishtinës. Por mendoj se procesi i afrimit të Kosovës dhe Serbisë me BE-në duhet të vazhdojë, sepse i gjithë ky proces tregon se ka përparime në normalizimin e raporteve mes këtyre dy vendeve. Edhe fletëvotimet në veri kanë pasur vulat e Republikës së Kosovës, që do të thotë se disa gjëra më në fund po shkojnë në drejtim të duhur.

Berisha: Ja kënd do ta mbështes në balotazh

0

Zafir berisha 123Zafir Berisha do ta përcaktojë se kush do ta udhëheq Prizrenin: Ramadan Muja apo Eqrem Kryeziu. Ai ka arritur të marrë të dielën 13 përqind të votave, duke u bërë kështu njeriu që do ta përcaktoj Kryetarin e kësaj komune.

Zafir Berisha, kandidati i Bashkimit Demokratik, ende nuk e di se cilën parti do ta mbështesë, PDK-në apo LDK-në.

Thot se është shumë herët të vendosë për këtë punë.

Por, sqaron se pasi të dalin rezultatet finale dhe pasi të merret vesh se sa ulëse në Kuvendin Komunal i ka siguruar partia, ai me bashkëpartiakët do të mblidhen e të kuvendojnë për këtë çështje. Do të vendosin se a do ta përkrahin Ramadan Mujën e PDK-së apo Eqrem Kryeziun e LDK-së, të cilët sipas rezultateve të deritashme do të shkojnë në balotazh për ta marrë Prizrenin.
“Është herët të flasë për këtë edhe nuk e di se a do të duhet që pas këtij procesi jo fer dhe ku rezultatet nuj janë pasqyrë e vërtetë e vullnetit qytetarë që unë ta mbështes dikë”, ka thënë Berisha vetëm një ditë pas zgjedhjeve për Express.

Por si do që të jetë, sqaron se është shumë herët për të fol se kë do ta mbështesë e kë jo.

“Se a mbështesim dikë apo nuk e mbështesim askënd do të vendosim pasi të mblidhemi e të flasim me partinë”.

Megjithëse thotë se prej dy të këqijave të mëdha, i bie qe ai dhe partia ta mbështesë të keqën më të vogël.

Pavarësisht se nuk e kemi diskutuar këtë. A ja vlen ta mbështesim ndonjërin prej atyre që kanë shkuar në balotazh, do të vendoset pasi ta mbledhim këshillin e partisë”, ka sqaruar Berisha.

E gjithëçka sipas tij do të kuptohet pasi të certifikohen rezultatet dhe të merret vesh se kush, ku është. Të dilën Berisha ka marrë mbështetjen e 12,49 përqind qytetarëve të Prizrenit. Me këtë përqindje ai shpreson se ka siguruar afër gjashtë ulëse në Kuvendin Komunal.

Beqiri: PDK na mundi në Prizren me turqit

0

IsmetBeqiriSekretari i Përgjithshëm i LDK’së, Ismet Beqiri është shprehur i befasuar me rezultatin e zgjedhjeve në Prizren.

“Ne prisnim që të kemi rezultat më të mirë, realisht”, ka thënë Beqiri, gjatë një interviste për Klan Kosova.

“Ndoshta në këtë kanë ndikuar vizitat e shpeshta të Thaçi atje dhe premtimet absurde të tij. Por më shumë se sa kjo, mendoj se kanë ndikuar turqit, pra koalicioni i Thaçit me komunitetet pakicë në Prizren”, ka shtuar ai.

Beqiri ka thënë se beson se LDK është partia e parë për nga numri i votave të proporcionalit. Njëherësh ai ka thënë se edhe një deputet së shpejti do t’’i bashkohet LDK’së në Parlamentin e Kosovës duke e çuar në 30 numrin e deputetëve të kësaj partie.

Isni Kilajn nuk e mbështeti as vendlindja

0

IsniKilaj-malishevaTë garosh me bashkëfshatarin për të njëjtën komunë është e rrezikshme.

Kjo i ka ndosh edhe Isni Kilajt, kandidat i Partisë Denokratike të Kosovës për kryetar të Malishevës.

Ai u mbështet më pak nga fshati i tij i lindjes, Libizhda, në krahasim me Salih Morinën kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, nga po i njëjti fshat, shkruan Express.

Morina këtë herë mori plot 100 vota më shumë prej bashkëfshatarëve të tij në krahasim me Kilajn që është kryetar i komunës së Malishevës.

Prej afër 600 shtëpive sa numron fshati Lubizhdë, Morina mori 300 vota, derisa Kilajn e mbështetën vetëm 200 bashkëfshatar.
Vendin e tretë e zuri Inciativa e Malishevës me vetëm 55 vota.

I njëjti fat e përcolli Kilajn edhe në fshatrat e tjera përreth Malishevës. Derisa në zgjedhjet e kaluara ai arriti të zgjidhet kryetar komune, kësaj here me votat që aktualisht ka publikuar KQZ-ja, prin Ragip Begaj kryetar i Inciativës Qytetare të Malishevës. Kilaj mori 6 mijë e 384 vota, derisa Begaj mori 10 mijë e 435.

Kryeprokurori i Shteitit: Janë hapur 21 raste

0

IsmetKabashi-kryeprokurori shtetitKryeprokurori i Shteitit, Ismet Kabashi bëri të ditur se janë hapur 21 raste me 36 persona ku prej tyre 31 janë ndaluar me urdhër të prokurorit ndërsa 4 janë shoqëruar në stacione policore. Ndërkaq prej personave të paraqitur persona zyrtarë janë tetë, 3 komisioner dhe dy menaxher shkollash dhe tre vëzhgues, të gjithë këta ndërlidhen me veprat penale kundër të drejtave të votimit.

Kryeprokurori Ismet Kabashi sot paraqiti detaje lidhur me veprimet e prokurorëve kujdestarë gjatë ditës së djeshme të cilët kanë punuar në teren dhe janë marrë me rastet të cilat kanë pasur të bëjnë me veprat penale të cenimit të drejtës së votimit. Sa i përket veriut të vendit dhe rasteve që kanë të bëjnë me demolimin e vendvotimeve në dy shkolla, Kabashi sqaroi se në veri të Mitrovicës janë hapur dy raste për persona të panjohur.

“Policia e Kosovës ka bërë vend-shikimin dhe për masat e ndërmarra ka njoftuar prokurorin e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë”, tha ai, transmeton RTK.

Kryeprokurori i Shteitit Ismet Kabashi bëri të ditur se gjithsej janë hapur 21 raste me 36 persona ku prej tyre 31 janë ndaluar me urdhër të prokurorit ndërsa 4 janë shoqëruar në stacione policore. Prej tyre persona zyrtarë janë tetë: 3 komisionerë, dy menaxher shkollash dhe tre vëzhgues. Kryeprokurori Kabashi bëri të ditur se memorandumi i nënshkruar lidhur me zgjedhjet lokale 2013, do të jetë në fuqi edhe për balotazh, ku do të veprohet sërish sikurse dje.

Krasniqi i kënaqur me rezultatin

0

Jakupkrasniqi10-6Kryeparlajmentari Jakup Krasniqi është i kënaqur me rezultatin e arritur të Iniciativës Qytetare për Malishevën, por thotë se edhe në Drenas nuk është pak.

Në një bisedë të shkurtër për Indeksonline, kryeparlamentari Krasniqi thotë se, kur analizohen të gjitha rrethanat, mundësit tona, jam shumë i kënaqur.

“Ndonëse nga Drenas kam pritë më shumë, unë i falënderoj ata qytetarë që ia dhanë besimin Iniciativës Qytetare për Drenasin dhe i dhanë mundësi një mendimi ndryshe”, ka thënë Krasniqi, duke shtuar se edhe kaq nuk është pak.

Jakup Krasniqi e Fatmir Limaj, u kanë dhënë mbështetje të madhe dy Iniciativave Qytetare në Malishevë e Drenas. Në Malishevë, IQ ka marrë mbi 42% të votave, ndërsa në Drenas mbi 24 %.

PDK 178 mijë vota – LDK 165 mijë

0

PDK-logo8-07Sipas rezultateve nga rreth 700 mijë vota të numëruara, partia Demokratike e Kosovës në nivel vendi si parti ka marrë rreth 178 mijë vota, apo 27.6 %.

Në këto rezultate të siguruara nga Reporteri.net, LDK-ja e ndjek PDK-në me rreth 165 mijë vota, apo 26.2 %.

Nëto janë votat që kanë marrë për asamble. AAK ka marrë rreth 90 mijë vota apo 14.1%, Vetëvendosje rreth 50 mijë vota apo 8% dhe AKR ka marrë rreth 34 mijë vota apo 5.2%, transmeton reporteri.

.Këto rezultate përbejnë 90 % të votave të përgjithshme të regjistruara. Kanë mbetur edhe rreth 70 mijë vota për t’u numëruara.