19.4 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8939

Ashton: Incidentet në veri të hetohen pa vonesa

0

ashtonShefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton, ka përgëzuar votuesit kosovarë për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale, të cilat i ka cilësuar si vendimtare për të ardhmen e Kosovës.Ajo po ashtu ka falënderuar misionin OSBE-së për lehtësimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës, si dhe misionin vëzhgues të Bashkimit Evropian.

Ashton, në të njëjtën kohë, ka dënuar incidentet e dhunshme në vendvotimet në veri të Mitrovicës.

“Të gjithë votuesit kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje, në një ambient të sigurt dhe pa dhunë. Incidentet duhet të hetohen pa vonesa”, ka thënë Ashton përmes një deklarate për media.

Kryediplomatja evropiane po ashtu ka konfirmuar se të mërkurën, më 6 nëntor, do të presë kryeministrat e Kosovës dhe të Serbisë, Hashim Thaçi dhe Ivica Daçiq, për një rreth të ri bisedimesh.

“Do të diskutojmë hapat e ardhshëm në procesin zgjedhor, si dhe hapat e ardhshëm në zbatimin e Marrëveshjes së Prillit”, ka thënë Ashton.

Nuk ngutet

0

Lulzim Kabashi LDDKoalicioni AAK-LDD në Prizren ende nuk ka vendosë se cilin nga dy subjetet politike (PDK) dhe (LDK), do të mbështes në balotazh. Lulëzim Kabashi nga koalicioni AAK- LDD thotë se ka kërkesa nga të dyja palët për lidhjen e një koalicioni për balotazh.

“Ende nuk kemi fillur të bisedojmë për një koalicion të tillë”, tha Kabashi për “PrizrenPress”.

Koalicioni AAK-LDD në zgjedhjet e 3 nëntorit ka marrë 8.49 për qind të votave.

Kabashi thotë se nuk do të nguten të bëjën koalicion. “Jemi në pritje të rezultatit përfundimtar. Pasi t’i marrim rezultatet do të shikojmë se si do të veprojmë. Ne do t’i shqyrtojmë të gjitha ofertat”, tha Kabashi. /PrizrenPress.com/

15-vjetori i rënies së dëshmorëve të kombit në Rahovec

0

XhelalHajda-Toni dhe Slejadin Mullabazi-MiciMe rastin e 15-vjetorit të rënies së dëshmorëve të kombit; Xhelal Hajda-Toni, Slejadin Mullabazi-Mici, Hamdi Hajrizi, Nezir Ymeri e Bektesh Haliti, organizohet tubim përkujtimor (homazhe dhe kurora lulesh), në vendrënien e tyre në afërsi të fshatit Apterushë.

Homazhet mbahen në orën 12:00, ndërsa në orën 13:00 në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec organizohet aktivitet përkujtimor e kulturor nga nxënësit e shkollës së mesme “Xhelal Hajda-Toni”.

Aktiviteti organizohet në kuadër të ditës së kësaj shkolle. /PrizrenPress.com/

Zhogar: Raundi i parë i zgjedhjeve lokale, i suksesshëm

0

Zhbogar6-13Përfaqësuesi i posaçëm dhe shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar ka vlerësuar se raundi i parë i zgjedhjeve lokale në Kosovë ishte i suksesshëm dhe ka paralajmëruar mundësinë që zgjedhjet të përsëriten në tri vendvotime në Mitrovicën e veriut në të cilat, siç është shprehur, huliganët shkatërruan materialin zgjedhor.

Zhbogar konsideron se votimi ka kaluar me sukses edhe në në komunat me shumicë serbe në verë të Kosovës, ku zgjedhjet janë zhvilluar për herë të parë nga shpallja pavarësisë së Kosovës. Ai ka deklaruar për TV slloven se në zgjedhjet lokale edhe në pjesën veriore të Kosovës pjesëmarrja e votuesve ka qenë e mirë.

Zgjedhjet lokale në gjithë territorin e Kosovës që janë mundësuar në dialogun e Beogradit dhe Prishtinës paraqesin “kthesë” në “procesin e pakthyeshëm” të integrimit të Kosovës dhe heqjes së strukturave paralele gjyqësore dhe policore në veri dhe garantojnë një zhvillim pozitiv të rrugës evropiane të Serbisë dhe Kosovës.

PDK-ja e dëshiron në koalicion Zafirin

0

Zafir berisha 123Partia Demokratike e Kosovës (PDK), dëshiron që në balotazh në Prizren, ta ketë në krah Bashkimin Demokratik të Zafir Berishës. Kryetari i BD-së, Berisha pranon se ka pasur kërkesë nga PDK-ja që të bisedojnë për të hyrë në koalicion për balotazh.

“Kam pasur kërkesë nga zyrtarët e PDK-së në Prishtinë, që të bisedojmë për koalicion“, tregon Berisha për “PrizrenPress”.

Bashkimi Demokratik i Zafir Berishës në zgjedhjet e 3 nëntorit ka dal forca e tretë politike në Prizren.

Kryetari i BD-së, Zafir Berisha tha ndërkaq se nuk do të merr vendim për koalicion pa u shqyrtuar ankesat që BD-ja i ka bërë për 20 kuti të votave.

“Ne kemi bërë tetë ankesa dhe jemi në pritje të përgjigjjes së tyre. Konsiderojmë se kemi fituar 12 mijë vota, dhe jo sa janë publikuar nga KQZ-ja”, tha Berisha.

Ai tha se BD-ja në këto zgjedhje nuk ka pasur asnjë komisioner. “Ne nuk kemi pasur komisioner dhe nuk kemi pasur mundësi të ruajmë votën si duhet”.

Kryetari Berisha tha se pasi të sqarohen të gjitha ankesat, Kryesia e BD-së do të shqyrtojë ofertat për koalicion. “ Për këtë çështje do të vendosë Kryesia dhe Këshilli i Partisë”, tha Berisha.

Zëdhënësi i PDK-së në Prizren Samir Hoxha tha ndërkaq, se ende nuk kanë filluar të bisedojnë për koalicion me asnjë subjekt politik.

“PDK-ja nuk do të merr asnjë veprim pa u certifikuar rezultatet”, tha Hoxha për “PrizrenPress”. Ai tha se PDK-ja në Prizren ka dal e kënaqur me rezultate e 3 nëntorit. /PrizrenPress.com/

Më 1 dhjetor balotazhi

0

Zgjedhje-kosove-logoKryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, ka konfirmuar se balotazhi për 24 komunat tjera do të mbahet më 1 dhjetor. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në mbrëmjen e së hënës ka shpallur rezultatet preliminare të zgjedhjeve lokale të 3 nëntorit për 24 komuna të vendit, por jo edhe për katër komunat në veri të Mitrovicës.

Më 1 dhjetor garën në balotazh do ta vazhdojnë: Prishtina, Gjakova, Gjilani, Dragashi, Klina, Kamenica, Mitrovica, Lipjani, Novobërda, Obiliqi, Rahoveci, Peja, Prizreni, Shtërpca, Suhareka, Ferizaj, Vitia, Vushtrria, Malisheva, Juniku, Graçanica, Parteshi, Ranillug dhe Kllokoti. Dhjetë komunat fituese në rundin e parë janë: Deçani, Skenderaj, Gllogoci, Podujeva, Shtimja, Kaçaniku, Hani i Elezit, Fushë-Kosova, Istogu dhe Mamusha.

Në bazë të rezultatit preliminar për asambletë komunale, PDK-ja ka fituar shumicën e komunave, duke dalë e para në 13 komuna, e dyta në 6 komuna, e treta në 9 komuna. LDK-ja për asamble komunale ka dalë e para në 11 komuna, e dyta në 10 komuna dhe e treta në 6 komuna. Ndërsa AAK-LDD prin në 3 komuna, e dyta në 7 komuna, e treta në 8 komuna. Vetëvendosje! është e dyta vetëm në Prishtinë dhe e treta në dy komuna, kurse AKR-ja është e dyta në një komunë dhe e treta në një komunë tjetër.

Kryetarja e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valdete Daka, gjatë publikimit të rezultateve për kryetarë komunash dhe asamble komunale ka thënë se ende nuk ka rezultate se cila parti ka fituar në nivel vendi. Ajo e ka vlerësuar të suksesshëm procesin zgjedhor, duke thënë se Kosova e ka kaluar provimin e demokracisë. “Shteti i Kosovës të dielën ka dëshmuar se di të organizojë zgjedhje të mira, të lira dhe demokratike. Natyrisht, duke përjashtuar parregullsinë në një qendër të votimit në Mitrovicën e veriut. I tërë procesi zgjedhor është për t’u përshëndetur dhe deri më tani askush nuk ka dalë ta kontestojë ditën e djeshme dhe të raportojë për ndonjë manipulim të votave apo diçka të tillë. Ky fakt na gëzon dhe jam shumë optimiste se rezultatet do të jenë të pranueshme për të gjithë”, ka deklaruar Daka, shkruan Epoka e re.

Sa i përket Qendrës së Votimit “Shen Sava”, në veri të vendit, ku të dielën ka pasur incidente, Daka ka thënë se fillimisht materiali zgjedhor do të vlerësohet, verifikohet, numërohet, pastaj KQZ-ja do të dalë me një vlerësim. Në këtë kontekst, ajo ka thënë se roli i OSBE-së nuk ka dështuar në veri. “OSBE-ja ka pasur rol lehtësues në veri, nuk ka pasur rol të sigurisë. Nuk ka dështuar OSBE-ja në veri sepse janë katër komuna në veri dhe vetëm në një qendër është ndërprerë votimi për shkak të sulmit të bërë nga bandat në veri. Institucionet e sigurisë e kanë për obligimin ofrimin e sigurisë. Materiali zgjedhor nga veriu ka ardhur në QNR dhe pas procedurave do të dalim me një informatë se cilat komuna janë dëmtuar. Ne kemi informacione se në tri komuna ka dëmtim të materialit zgjedhor”, ka deklaruar Daka.

Musine Kokalari, emblema e disidencës shqiptare

0

MusineKokalariPër Musine Kokalarin është folur e shkruar shumë këto vite. Edhe këtë gusht, në 30-vjetorin e shuarjes së saj, pati një ritual përkujtimor, duhet thënë rutinë, kur mund të ishte një ceremoni me të tjera përmasa e jo me tridhjetë vetë në sallën e Ministrisë së Kulturës, sa ç’mblidhen kur promovon vjershat një letrare e re. Për më tepër, shkruan “Shqip”, krahas gjërave me vlerë rreth saj, vijon të thuhet tek-tuk dhe ndonjë pasaktësi, ku për ta goditur regjimin e djeshëm sa më në asht, i vishen atij dhe ca “flluska” të këqijash që nuk kanë ndonjë peshë dhe nuk bindin askënd. Sikur të mos mjaftonte odiseja politike që hoqi në kurriz kjo figurë emblematike e elitës shqiptare të shekullit XX. Ndodh njëfarësoj si dikur më heronjtë partizanë, që iu mbushej biografia me hollësira “domethënëse”, kur ata kishin bërë më të madhen, kishin dhënë jetën për lirinë. Musineja kishte sakrifikuar gjithçka për lirinë e ndërgjegjes, kësisoj asgjë nuk shton në figurën e saj të martirizuar për së gjalli “fakti” se demek në ditën e vdekjes ajo i kishte pasur duart të lidhura me tela me gjemba (!?) çka është e pavërtetë. Por qëllimi ynë nuk është të ngjallim ndonjë debat të panevojshëm, thjesht na intereson të shkruhet e vërteta rreth shkrimtares dhe politikanes dhe jo teprimet, që në thelb i bëjnë dëm historisë. Kodet e qytetit mirditor me Musinenë.

Shqiptarët tashmë e njohin historinë e saj tronditëse, pa droje do të hynte në librin e disidencës së krejt Lindjes komuniste, ku shëmbëlltyra e saj mbase do të ishte më e përkryera për një memorial me simbolikën e rezistencës gjatë Luftës së Ftohtë. E doktoruar në Itali për letërsi, shkrimtare e parë shqiptare, idealiste e kulluar, që donte ta bënte politikën socialdemokrate jo sipas ideologjisë komuniste, një divë e iluminizmit dhe mirësisë njerëzore. Dihet se si u soll regjimi i kaluar me këtë kategori intelektuale të dorës së parë, që, kur nuk e asgjësoi fizikisht, e kalbi nëpër burgje e internime për gjithë jetën. Por përtej regjimit ka pasur dhe një qëndrim qytetar, ndryshe nga ai i zyrave të shtetit. Është e njohur tashmë se Musineja dhe Rrësheni, qyteti ku ajo qëndroi në internim për 22 vite, e kishin një gjuhë të fshehtë mes tyre, sado memece në dukje. Njerëzit e qytetit, që asokohe nuk ishin vetëm mirditorë, nuk e tanonin në punë, rrugë, kinema, bibliotekë, ashtu si ajo nuk i “provokonte” me agjitacion e propagandë kundër pushtetit. Ajo agjitonte sa mundej vetëm për kulturimin dhe emancipimin e njerëzve që e rrethonin, pa qenë ndonjë misionare. Kuptohet që Komiteti i Partisë dhe Sigurimi i Shtetit ishin vigjilentë ndaj çdo lëvizjeje të saj në 24 orë, kontrollonin gjer ç’libra lexonte dhe ç’filma shihte. Por nuk mbahet mend ndonjë përplasje funksionari shtetëror me Musinenë, çka është domethënëse. Ishte në të vërtetë personaliteti i saj tejet rrezatues që e kishte fashitur nga sytë e tyre pamjen e saj “armike”, aq sa të mos e urrenin e stigmatizonin. Ishte po ashtu dhe natyra e fisme mirditore kundrejt të ardhurve, cilët do të ishin ata, ndoshta dhe nga statusi i mikut. Shkurt, kishte një marrëveshje të pashkruar, të heshtur, të dyanshme. Ajo si e internuar nuk mund të shkonte në shtëpitë e tyre dhe as ata në shtëpinë e saj, pos rasteve sporadike, pasi kjo ishte e ndaluar nga regjimi, ama njerëzorja shtrihej përtej këtij kontakti gjysmë të munguar. Kjo soj etike ka funksionuar dhe me të internuarit e tjerë në Rrëshen, që nuk kanë qenë të paktë dhe të mos kërkojmë më shumë nga ajo kohë!

Musineja ishte një zonjë që dinte ta gjente vendin dhe fjalën, të shmangte incidentet e mundshme me regjimin. Kishte për zemër sidomos fëmijët, por sillej me ta me takt e elegancë, pa u shkrirë mes tyre si ndonjë masovike. Këshillonte të rinjtë për leximin e librave a shikimin e filmave, pa u shtyrë në opinione. Po ashtu ajo u fliste grave, sidomos atyre që i psikologjiste se e mirëkuptonin. Ajo nuk e bënte këtë për të fituar ndonjë pozitë favorizuese, pasi e dinte se ishte e pamundur, por thjesht nga edukata dhe formimi solid që kishte. Sidoqoftë mëkati ndaj saj ishte. Siç kishte fëmijë që nënat e tyre i çonin në shtëpinë e Musinesë me një copë bukë misri, ashtu ndodhte që dikush t’i thoshte vajzës së vet se ajo gruaja është një “shtrigë”, vetëm që vogëlushja të mos e adhuronte “armiken e popullit”. Sidomos në punë, në ndërtim, ajo ishte e kursyer në fjalë, se aty popullata ishte më heterogjene dhe mundësia e provokimit për një armike të klasës ishte më e madhe. Vetë Musineja në ditarin e saj nuk ka shkruar asgjë të rezervuar për njerëzit e qytetit, të cilët më e pakta nuk donin t’i bënin keq. Asnjë akuzë, dënim a ridënim aty, asnjë dëshmitar kundër saj. Asgjë e kësaj natyre. Dhe nuk qëndruan pak bashkë Rrësheni dhe Musineja, por rreth një çerekshekulli, nga shkelja për herë të parë aty pas daljes nga burgu e deri në shuarjen e saj në vitet ‘80. Ndonëse gruaja e paepur rronte në një banesë që notonte mes ujërave të ndenjura dhe mizerjes.

Rrëshen, që u rrite në krahët e mi…

Ky është një varg poezie i Musinesë. Por dhe fati i saj fort i bjerrë. Kur zonja e internuar vajti aty, qyteti nuk ishte as 15-vjeçar. Musineja e ndërtoi me duart e veta. Ajo dinte gjithçka që lidhej me ata njerëz dhe ata dinin gjithçka që lidhej me të, kush më shumë e kush më pak, pasi ishte një pëllëmbë vend e një grusht njerëz. Informacioni i marrë nga ata në veçanti dhe i përmbledhur nga ne në këtë shkrim, ndërton njëfarësoj përditshmërinë e saj, që ishte dhe përvitshmëria, apo gjithëkohësia e saj e privuar. Rronte e vetme, në një dhomë të amortizuar, në një shtëpi përdhese në moçalishte, bashkë me dy-tri familje të tjera të persekutuara. Për të hyrë në atë banesë të mjerë duhej të vije dy-tre tulla dhe ndonjë dërrasë që të mos binte këmba në ujë. Aty ishte shtrati i saj dhe një raft rrobash, pak libra dhe një dorë revistash në gjuhë të huaj që vazhdonin t’i vinin nga jashtë. Punonte në ndërtimin e pallateve, përziente llaç për ustallarët gollobordas, ngrinte qytetin që nuk i jepte një strehë për të futur kokën. Kishte dhe ndonjë grua tjetër si ajo e persekutuar që gjithashtu përziente llaç dhe ngrinte tulla mbi krahë. Musineja shihte si regjimi kafshonte të vetët dhe një ditë pranë saj do të punonte punëtore dhe e bija e ish-ministrit të Mbrojtjes, Beqir Ballaku me të shoqin, një profesor i nderuar universiteti. Kjo ishte paraditja e mundimshme sizifiane saj, kurse pasditja ishte “mondane”. Vishej me shije të hollë si ato zonjat e rënda, shkonte në kinema, bibliotekë dhe sidomos nuk harronte kurrë atë xhiron e saj të famshme, nga qyteti deri në periferi tek Ura e Fanit, sa shpesh identifikohej me atë xhiro. Nxënësve u thuhej se ajo ishte Emira Velo e romanit “Para Agimit” të Shevqet Musarajt. Si dhe paraqitej rregullisht në sportelin e Degës së Brendshme. Jeta asaj nuk i afronte asgjë bujare, megjithatë ajo kishte arritur të mbijetonte, të ishte një personazh në sytë e qytetit, mund të harroheshin të gjithë një ditë, por jo Musineja. Njerëzit nuk e dinin biografinë e saj me hollësi, nuk dinin sidomos se ajo kishte qenë shkrimtare, por as ajo nuk e tregonte këtë anë. As që kishte pyetur ndonjëherë nëse në bibliotekën e atij qyteti ishte ndonjë nga librat e saj, çka do të kishte shkaktuar befasi te vendësit, por ajo ishte një bibliotekë me fond të ri të pasluftës, ndërsa librat e saj ishin botuar më parë. Është Rrësheni që e rindërton biografinë e disidentes antikomuniste, si dhe ditari i saj. Rrësheni, me praninë dhe mungesën, me dëgjesën dhe me heshtjen e tij, është i vetmi dëshmitar i vdekjes së Musinesë, ashtu si dhe i jetës së saj për njëzet e dy vjet, ndaj nuk mund të shpërfillet ai në këtë histori.

Musinesë i bën nder vetëm e vërteta

Mikja më e ngushtë e saj ishte vetmia. Vetmia e një gruaje të bukur plot ndjesi njerëzore. Pas gjithë atij kalvari të mundimshëm, duke bërë bilancin e trishtë të jetës së saj, Musineja shkruante si nga fundi i dëshpërimit: “Nganjëherë them me vete se nuk fitova gjë që mbeta gjallë. Ndoshta do të ishte më mirë të kisha mbyllur sytë njëherë e përgjithmonë. Kështu merrnin fund dhe vuajtjet, me gjithë gjendjen tragjike”. Dhe prapë ajo do të kthehej mes sokakëve të saj e pavdekshme. Do të linte porosi që sendet që gjendeshin në valixhen e saj prej druri të dërgoheshin në muzeun e Gjirokastrës. Gjithsesi, asaj i mjafton qëndresa e vet morale e pazakontë, për afro një gjysmëshekulli, ndaj nuk e kupton pse duhet t’i vishet diçka që nuk kanë ngjarë me të. Në Wikipedia shkruhet: “Musineja vdiq e vetme dhe u varros nga varrmihësit. Kur e zhvarrosën vite më vonë, u pa se duart e saj ishin të lidhura me tela me gjemba”. Nuk kishte arsye as mosarsye të ndodhte një gjë e tillë. Në historinë e njerëzimit, në asnjë popull nuk ka ndodhur që i vdekuri të lidhet as për çështje besëtytnish. Nuk bëhet më tragjike jeta e Musinesë duke shtuar diçka monstruoze për të. Asnjëri nga varrmihësit e paktë nuk dëshmon për “pranga” në duart e saj të kryqëzuara mbi gjoks. Përkundrazi, ata e kundërshtojnë fort këtë si një sajesë. Musinenë zyrtarisht e ka varrosur Komunalja, por kanë qenë komshinjtë e saj, njerëz të persekutuar si ajo, që e kanë kryer atë varrim. Ndaj nuk është drejtë që figura të tilla të shoqërohen sot nga legjendat urbane. Të vërtetës i duhet vetëm ajo që ka ndodhur dhe jo shtesat a dënesat. Se ka ngjarë kështu kemi sot një histori të gjymtuar. Ky është problemi. Besojmë se biografët e Kokalarit do të peshojnë çdo të dhënë rreth figurës së saj, larg qasjes ideologjike të asaj kohe. Agim Haruni, fqinji më i afërt i saj, njëherësh njeriu që ka organizuar varrimin deklaron sot e gjithë ditën: “Nuk është e vërtetë që në duart e Musinesë ka pasur tela me gjemba për së vdekuri!” Është tjetër gjë të thuhet se si do të duhej të ishte varrimi i saj, por kjo do të dilte jashtë realitetit të asaj kohe. A mund të kërkohej sadopak vëmendje mortore për këtë zonjë të madhe, kur në atë kohë regjimi varroste ish-Kryeministrin e vet legjendar me një grusht njerëz, pa asnjë protokoll?!
P.S.: Akti i vdekjes e ka të shënuar emrin e vendlindjes së Musinesë në Turqi, Andona (?), kur dihet që është Adana, që besohet të jetë një gabim teknik i Gjendjes Civile të viteve ’60, kur Kokalari pati ardhur për herë të parë në Rrëshen. Musineja vdiq me 13 gusht 1983 në këtë qytet dhe jo me 14, siç del në ndonjë botim, çka paraqitet dhe në certifikatën përkatëse.

Zbulohen 1500 piktura të grabitura nga nazistët

0

Pikaso-pikturaDoganierët gjermanë kanë bërë një zbulim të madh në banesën e një plaku 80-vjeçar në Munih të Gjermanisë. 1500 piktura të mjeshtërve më të mëdhenj botërorë, klasikë dhe modernë, që deri më tani ishin menduar të zhdukura janë gjetur në koleksionin e pazakonshëm të fshehur në një banesë të zakonshme.

Bëhet fjalë për vepra, të cilat nazistët i kishin grabitur koleksionistëve hebrenj në Gjermani para dhe gjatë Luftës së Dytë Botërore.

Në mesin e punimeve të gjetura aty bëjnë pjesë edhe ato të piktorëve si: Pablo Picasso, Henri Matisse, Marc Shagall, Emil Nolde etj.

Sipas revistës “Focus”, ndjekësit kishin gjetur “prenë” në banesën e plakut që në fillim të vitit 2011. I zoti i banesës u ishte dukur i dyshimtë atyre, kur, disa muaj para kësaj, i kishin bërë një kontrollim gjatë rrugës me tren nga Zvicra në Gjermani. Pikturat e konfiskuara ndodhen tashmë të siguruara në doganën e Bavarisë, në Garching afër Munihut.

Pronari i këtij thesari nuk kishte bërë rezistencë gjatë kohës sa ishin zhvendosur pikturat nga banesa e tij.

Thaçi-Daçiq, nesër takohen në Bruksel

0

Hashim Thaci me Dacicin 2Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi,dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, do të takohen nesër në Bruksel. Lajmin e ka bërë të ditur zëvendës ministri i Jashtëm, Petrit Selimi, në rrjetin social Twitter.

Pritet që subjekt i bisedimeve të jenë zgjedhjet lokale përkatësisht incidentet në veri të Mitrovicës.

Takimi ndërmjet tyre vjen pas zgjedhjeve lokale në Kosovë, në të cilat morën pjesë edhe serbët e pjesës verioret të Kosovës, por ku në fakt edhe u shfaqën probleme, ndryshe nga pjesa tjetër e vendit ku ato u karakterizuan me atmosferë të qetë e respektim standardesh të pranueshme.

Italianët e nisën “Prishtina Jazz Festival”

0

Prishtina Jazz FestivalMe moton “Së bashku është më e mirë!”, ka nisur mbrëmë edicioni i nëntë i Prishtina Jazz Festival”. Ilir Bajri, drejtor i këtij festivali për “KultPlus”, ka thënë se është një kombinim i muzicientëve, ku njëkohësisht është edhe një tentim i yni i vjetër për të provuar që t’i stimulojmë muzicientët tanë vendor me ata ndërkombëtarDy artistët italianë Roberto Cherillo dhe Kekko Fornarelli, kanë performuar të hënën në mbrëmje para publikut të shumtë në natën e hapjes së edicionit të nëntë të Prishtina Jazz Festival, që mbahet nga sonte deri më 9 nëntor të këtij muaji në Teatrin “Oda”.

Për gjashtë net me radhë ky edicion i “Prishtina Jazz Festival” do të sjellë për publikun në kryeqytet emra të njohur të muzikës jazz. Me moton “Së bashku është më e mirë!” i tërë koncepti i edicionit të sivjetshëm në këtë festival është lidhja dhe tejkalimi i pengesave për të komunikuar dhe bashkëpunuar artistët dhe muzikantët e rajonit. Kështu ata i hapin rrugë njëri-tjetrit për të eksploruar në krijimtarinë muzikore dhe idetë e tyre i shfaqin në një kuptim më të gjerë.

Ilir Bajri, drejtori i këtij festivali, ka deklaruar për “KultPlus”-in se për arsye të zgjedhjeve lokale në vend, festivali kushtuar muzikës jazz “Prishtina Jazz Festival” nuk ka filluar në datën e saj tradicionale.

“Zakonisht edicionet e këtij festivali i fillojmë më 1 dhe 2 nëntor, por këtë vit kemi nisur me katër nëntor për shkak të zgjedhjeve lokale, të cilat u mbajtën të dielën. Festivalin e hapëm me performancën e duos italiane, kurse sonte do ta prezantojmë projektin e mikut tonë të festivalit, kompozitorit slloven Robert Jukiç, ku do të jetë i ndihmuar së bashku nga tre artistë të tjerë si: Greg Tardy, Femi Temoëo dhe Ernesto Simpson”, ka thënë Bajri, duke premtuar se edicioni i dhjetë që do të mbahet vitin e ardhshëm do t’i ketë dhjetë net me performanca të ndryshme nga artistë që i takojnë muzikës jazz.

Ai gjatë hapjes së festivalit ka bërë thirrje para të pranishmëve që të ndihmohet me të holla tarabukxhiu “i njohur” në Prishtinë Dino, për ta blerë një tarabuk të ri. Vetë Dino ishte edhe mysafir në hapjen e këtij festivali.

Në natën e tretë të “Prishtina Jazz Festival”, që mbahet të mërkurën, më gjashtë nëntor, pianisti i njohur belg Ivan Paduart, shfaq projektin e tij artistik të titulluar “Ibiza”, së bashku me Philippe Aerts dhe Jan de Haas.

Kurse të enjten, më shtatë nëntor, shfaqet projekti i disa muzicientëve shqiptaro-turk “Pristanbul”, ku organizatori i këtij festivali, Ilir Bajri për këtë bashkëpunim është shprehur se ka qenë një ide e kamotshme e tyre.

“Është një kombinim i muzicientëve, ku njëkohësisht është edhe një tentim i yni i vjetër për të provuar që t’i stimulojmë muzicientët tanë vendor me ata ndërkombëtar. Në bashkëpunim me katër muzicientë që vinë nga Stambolli, kemi bashkëdyzuar emrat e qytetit të Prishtinës me atë të Stambollit duke i quajtur Pristanbul” tha Bajri.

Ndërkohë, në mbrëmjen e datës tetë nëntor, vjen nga Bostoni për të performuar bassisti i njohur shqiptar me trion e tij, Ervin Dhimo.

“Prishtina Jazz Festival” përfundon të shtunën mbrëma, më nëntë nëntor me performancën e violinistit Visar Kuçi së bashku me trion e tij.