19.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8941

NATO mbështet Kosovën

0

Rexhepi-Richard FrohMinistri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi ka pritur në takim pune përfaqësuesin e lartë për Operacione në kuadër të Shtabit të Përgjithshëm të Aleancës Veri-Atlantike (NATO), Richard S.F. Froh. Në këtë takim është diskutuar mbi gjendjen e përgjithshme të sigurisë në Republikën e Kosovës, mbarëvajtjen e procesit zgjedhor dhe rishikimin e sektorit të sigurisë në Republikën e Kosovës, njofton kumtesa nga MPB.

Froh ritheksoi mbështetjen e NATO-s në kuadër të KFOR-it, për institucionet e sigurisë të Republikës së Kosovën, në ofrimin e sigurisë në të tërë territorin e Republikës së Kosovës dhe përgëzoi Policinë e Kosovës për profesionalizmin e dëshmuar në ofrimin e sigurisë gjatë procesit zgjedhor, për marrjen e përgjegjësive në ruajtjen e trashëgimisë kulturore, etj.

Zgjedhjet e Kosovës kanë zënë vend në shtypin gjerman

0

zgjedhjet 2013Zgjedhjet lokale në Kosovë, me theks të veçantë në veri kanë zënë sot një vend me rëndësi në shtypin gjerman. Pothuaj të gjitha mediat qendrore, ato të shkruara dhe elektronike njoftojnë sot sidomos për dhunën që u përdor në veri nga grupet ekstremiste serbe. Si rezultati i këtyre zhvillimeve të dhunshme, thonë mediat gjermane, është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e të gjithë procesit zgjedhor në veri.

Zgjedhjet lokale në Kosovë ishin një test për procesin e integrimeve evropiane, shkruan revista prestigjioze Der Spiegel, e cila thekson se dhuna në veri gati sa nuk ka dështuar procesin zgjedhor në këtë pjesë të Kosovës. “Ekstremistët serbë kanë sulmuar qendrat e votimin dhe kanë rrahur zgjedhësit dhe komesionerët, ndërsa kanë shkatërruar edhe kutitë e votimit”. Der Spiegel thekson se “zgjedhjet komunale duket qartë se u kanë penguar ekstremistëve serbë. Një grup i maskuar ka sulmuar një dyzinë të lokaleve zgjedhore. Ata shkatërruan kutitë e votimin kurse kanë hedhur edhe gaz lotsjellës”. Sipas revistës, “në një qendër zgjedhore janë gjetur edhe mjetë eksplozivi”. Si pasojë e dhunës Organizata për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë ka qenë e detyruar të tërhiqte bashkëpunëtorët e saj që ishin në rolin e lehtësuesve të zgjedhjeve, ndërsa “për shkak të vandalizmit është dashur ndërhyrja me autoblinda e policisë së Euleksit.”, shkruan Der Spiegel, transmeton RTK.

Agjencia gjermane e lajmeve DPA, ndërkaq, thekson se “kërcënimet masive dhe veprimet vandale kanë vënë në pyetje procesin zgjedhor në katër komunat në veri. Votuesit serbë që kanë treguar guxim të votonin, janë kërcënuar, sharë dhe filmuar nga ekstremistët serbë. Për pasojë shumica e minoriteti serb në veri nga frika ka bojkotuar daljen në votime”. DPA njofton se veprimet e nacionalistëve serbë janë cilësuar si akte të huliganizmit nga OKB. Agjencia gjermane e lajmeve DPA gjithashtu njofton se veprimet e dhunshme nga nacionalistët serb në veri janë dënuar ashpër edhe nga sekretari i përgjithshëm i OSBE-së Lamberto Zanier. DPA ndërkaq, citon edhe kryeministrin serb Ivica Dacic të ketë thënë se “Për fatin e serbëve të Kosovës duhet të vendosin vetë ata dhe jo ekstremistët e djathtë të cilët po i çojnë serbët e Kosovës drejt katastrofës”

Për zgjedhjet k raportuar edhe televizioni kryesor publik gjerman ARD. Në kronikët e emituar thuhet se “sabotuesit e zgjedhjeve, ekstremistët serbë kishin zënë pozicione para çdo qendre votimi duke kërcënuar ata që donin të votonin, fillimisht me megafon dhe pastaj edhe me përdorimin e dhunës”. Nga dhuna dhe vandalizmi janë goditur 16 nga 33 vendvotimet në veri të Mitrovicës. ARD thekson se “si rezultati i këtyre zhvillimeve të dhunshme është vënë në pikëpyetje vlefshmëria e të gjithë procesit zgjedhor në veri”. ARD, citon kandidatin për kryetar të komunës së Mitrovicës Kersitmir Pantiq të ketë thënë se “Zgjedhjet në veri duhet të anulohen dhe në afatin sa më shkurtër të shpallet mbajta e zgjedhjeve të reja lokale”. ARD citon edhe kandidatin tjetër për kryetar të komunës së Mitrovicës veriore, Oliver Ivanoviq, të ketë thënë se “Dhuna e huliganëve dhe ekstremistëve politikë nuk guxon të tolerohet” Ai pret që autoritet zyrtare në bashkëpunim me trupat e KFOR-it dhe policinë e Euleksit në bashkëpunim me policinë lokale të arrestojnë dhe të nxjerrin para gjyqit të gjithë përgjegjësit e këtyre veprimeve.

Një gazetë tjetër “Osnabrücker Zeitung” vlerëson megjithatë se përkundër të gjithave, “një sukses i vogël është arritur, për shkak se këto zgjedhje lokale u mbajtën për herë të parë në gjithë territorin e Kosovës dhe se për mbajtjen e tyre kanë qenë të interesuara në të njëjtën masë si Qeveria në Beograd ashtu dhe ajo në Prishtinë”. Sidoqoftë, një bashkëjetesë paqësore në veri të Kosovës, pas kësaj që ndodhi, duket se është ende larg. Dhe jo vetëm kaq. “Rruga deri të një shtet ligjor, me demokraci të gjallë dhe një ekonomi tregu funksionale, duket se është një rrugë akoma e gjatë për Kosovën”, thuath aty.

Fajdexhiu!

0

Avdi IbrahimiShkruan: Avdi Ibrahimi

(Në fund të viteve të 90-ta për personat privat që jepnin hua me kamata përdorej fjala Fajde. Në fjalorin e gjuhës shqipe fjala fajde është në kuptimin e kamatës në vendet kapitaliste si pjesë e fitimit që merr shteti ose banka për llogari të një kredie atë një ndihme të dhënë dikujt.)

Shtegtimi jeton në lagjen periferike të qytetit,ai kohë më pare ka lënë peng banesën e tij,një fajdesxhiu për të cilin nuk kishte ditur asgjë të jashtëzakonshme,por megjithatë ai kishte ndjerë një neveri të padurueshme për fajdexhiun me emrin e quajtur Grykësi,nga i cili kish marrë pesë mijë euro që ju kishin dashur për rastë sëmundje për ta dërguar vajzën e tij në një Klinik Kirurgjike Private në kryeqytet për shërim,dhe rrugës kthei në kafene.kërkoi një kafe pa sheqer dhe ashtu ulur ishte zhytur në mendime të pazakonta i vlonin në kokë…në historin e popullit shqiptar që nga periudha e Ilirisë e gjer më sot i dukej se është e vetmja periudhë kohore,ku fajdexhiu,hajduti dhe mashtruesi,”nacional politik”,nuk jetonë në gjirin e shoqërisë si çdo shtresë tjetër shoqërore,por arrin të bëhet sundues i shoqërisë… fajdexhi Grykësit ja lashë peng banesën nëse në afatin prej një muaji nuk ja kthejë paratë e marrura me dhjetë përqind kamatë mujore,dhe ky mendim e shqetësoi sa vete e më shumë.

Të thuash mu aty afër tij në tavolinën tjetër rrinte një njeri me rroba punëtori,të cilin më sa duket nuk e njifte fare dhe në atë çastë as që i kujtohej,me të ishte edhe një ish-komandant i luftës çlirimtare tëcilin pak a shum e njifte dhe kishte dëgjuar se ai kishte mbetur pa punë.Ata të dy ishin ulur aty që të pinin nga një çaj.Ai përnjëherësh dëgjoi se punëtori po i tregonte ish-komandantit për fajdexhi Grykësin duke treguar hollësi të ndryshme për të.

– Është ky një meso burrë,me kokën tullace,-fliste punëtori,- prej tij mund të marrësh para kur të duash.Është i pasur si Ebre,mund të të jape përnjëherë dhjetë mijë e më shumë euro,e nuk refuzon ta marrë pengun që kushton vetëm disa euro.Dhe punëtori po fliste se ky Grykësi është i ligë dhe i pa kompromis e po u vonove vetëm një ditë të ja paguash kamatën,- e patë ajo gjë që i ke lënë peng.Ta vlerëson katër here më pak se sa vlenë pengdhënia e të merrë dhjetë për qind interes në muaj për shumën e parave të marrura prej tij,e ky është idiotizëm dhe krim i paparë.

– Ti pra,po thua se është idiotizëm?- foli ish-komandanti.Ja ku po ta them atë fajdexhi dhe soj-sorollapin e këtill do t,i dënoja me burgim të përjetshëm,pa kurrfarë brejtje të ndërgjegjës-shtoi ish-komandanti me afsh.

– Shiko pra,ky fajdexhiu i pavlerë e i ligë,cili si duhet as kujt.e aq më pak shoqërisë njerëzore,është i dëmshëm për të gjithë,i cili as vetë nuk e di se përse jeton me djersën e hallexhiut.

– Mirë të kuptoj,-tha ish-komandanti dhe e shikoi me kujdes punëtorin i cili sa vete e më tepër nxehej.

– Shiko sa të rinj e të reja,po shkatërrohen së koti duke pritur për tu punësuar,ata bredhin rrugëve,ose duke ikur jashtë atdheut për një jetë më të mire,vetëm se nuk kanë përkrahje institucionale.Dhjetra vepra e ndërmarrje të mira mund të bëheshin me paratë e fajdexhiut!Qindra jetë do të drejtoheshin nga e mbara,me dhjetra familje do të shpëtonin nga varfëria.Nga paratë që vidhen nga hajnat dhe nga fajdexhinjtë,do të ndihmoheshin këta të varfër dhe do të hapeshin me mijëra vende pune.Nga ky krim që bënë hajni dhe fajdexhiu sikur me forcën e ligjit të dënoheshin këta njerëz të krimit,mund të bëheshin dhjetra vepra të mira?Për një jetë të hajnit dhe fajdexhiut-do të shpëtoheshin me dhjetra jetë të tjera nga s,kamja dhe mjerimi.Një denim i ligjshëm për hajnin e fajdexhiun,jo me fjalë po me vepra,do të zëvëndësonte dhe shpëtonte dhjetra jetë të pafajshme punëtorësh.Jeta e këtij fajdexhiu të marrë dhe të ligë,e cila nuk vlenë aspak më shumë se jeta e një punëtori të varfër,përkundrazi ky fajdexhi është i dëmshëm për ligjin dhe shoqërin.

– Natyrisht ai nuk e meriton të jetë i lire,-tha ish komandanti,-por kjo është jeta në të cilën jetojmë.

– Eh,vëllaçko,jetën e ndreqin dhe e drejtojnë njerëzit.

Shtegtimi nga bisedimi që dëgjoi mbeti shumë i emocionuar.Natyrisht këto ishin bisedime më të zakonshme qytetare,të cilat ky i kishte dëgjuar disa here,por në mënyra të tjera dhe me tematik tjetër.Por mbeti i habitur kur degjoi bisedën e tillë mu tani kur atij në kokë i kishin lindur?Kjo çuditërisht i dukej si konnçidencë rrethanash ku jetojmë sot.Kjo bisedë kefeneje i bëri një ndikim,në zhvillimin e pastajmë të punës dhe jetës,thuajase nga këtu ishte për të njëfarë paradestinimi udhërrëfyes për një jetë më dinjitoze.

Çitaku sot viziton Preshevën

0

Vlora CitakuuMinistrja e Integrimit Evropian, Vlora Çitaku, do të vizitojë sot Preshevën. Sipas një njoftimi nga kjo Ministri, në kuadër të kësaj vizite ajo do të takohet me kryetarin e Komunës së Preshevës, Ragmi Mustafa, do të vizitojë shkollën fillore “Selami Hallaçi” si dhe do të ketë një takim me të rinjtë nga shoqëria civile.

Kjo është vizita e saj e parë në Preshevë në cilësinë e Ministres.

KFOR-i ndërhyri në veri me kërkesë të EULEX-it

0

Kfori-veriForcat ndërkombëtare në Kosovë, KFOR-i, ka ndërhyrë mbrëmë pas sulmeve të ekstremistëve serbë në vendvotimet në pjesën veriore të Mitrovicës, ka bërë publike sot KFOR-i përmes një komunikate. “Dje, në orët e hershme të pasditës pjesëtarët e KFOR-it kanë ndërhyrë me shpejtësi pas sulmeve në vendvotime në pjesën veriore të Mitrovicës. Me kërkesë të EULEX-it, forcat e KFOR-it, paraprakisht të sistemuara në veri të Kosovës me qëllim që të kontribuojnë për një ambient të sigurt e të parrezikshëm si dhe për të siguruar lëvizje të lirë gjatë zgjedhjeve, menjëherë kanë ndërhyrë”, thuhet në komunikatën e tij.

Brenda 15 minutash KFOR-i me kërkesë të EULEX-it ka sistemuar në pjesën veriore të Mitrovicës forcat për reagim të shpejtë të njësisë së specializuar multietnike të karabinierëve (MSU).

Brenda një orë, njësitë rezervë të Batalionit taktik rezervë manovrues (KTM) të KFOR-it po ashtu janë sistemuar në zonat problematike të Mitrovicës dhe në këtë mënyrë kanë mbështetur njësitet e KFOR-it të sistemuara në terren.

Veç kësaj KFOR-i ka reaguar edhe në rastin e sulmit në Zveçan duke vendosur edhe në atë terren rend, shton komunikata.

Më vonë, gjatë natës, KFOR, po ashtu me kërkesë të EULEX-it, ka organizuar siguri dhe ambient të sigurt si dhe lëvizje të lirë në rrugët nëpër të cilat u bë transporti i materialit zgjedhor në Qendrën e numërimit të votave.

KFOR-i, siç thekson komanda, do të vazhdojë të ushtrojë detyrat e veta pa anshëm, me kujdes dhe vendosmëri me qëllim që të ofrojë ruajtjes së ambientit të sigurt për të gjithë qytetarët e Kosovës.

Pas incidenteve, në pjesën veriore të Mitrovicës automjete të karabinierëve janë vendosur përballë urës kryesore mbi Ibër.

Po ashtu gjatë natës raportohet se ka pasur edhe fluturime të theksuara helikopterësh të KFOR-it.

E errëta e piktorit Tahir Emra

0

piktoriRrugëtimi i artit të pikturës në Kosovë nga një prej emrave më të njohur të tij, Tahir Emrës. Në 75-vjetorin e artistit, Akademia e Shkencave të Kosovës boton një monografi të hartuar nga piktori Kujtim Buza, ndërsa gazeta “Shqip” sjell një vështrim.Gruaja e ulur në kolltuk ka veshur një fustan të gjatë të zi, ndërsa vështrimin e ka humbur tej. Dhoma në të cilën ajo ndodhet është krejtësisht e errët dhe është vetëm drita që vjen përtej dritares ajo që dallon siluetën e saj në dhomë. “Në kolltuk”, kështu e ka titulluar Tahir Emra tablonë e realizuar më vitin 1965. Në Kosovën e pritjeve të gjata, piktori i ri në atë kohë dashuron të errëtën. Fytyra e pritjes duket dhe në portretin e një modeleje që ai ka vizatuar në vitin 1958. Në vitin 1972, “Sharraxhiu” në pikturën e tij nuk mund t’i ketë ngjyrë tjetër rrobat, përveçse të zeza. Kjo është ngjyra që Emra ka zgjedhur për të shprehur shtypjen dhe persekutimin e gjatë që i bëhet intelektualëve në një vend, i cili ende nuk ia zgjedhur raportet me historinë. Kur në vitet 1960 ai udhëtoi drejt Beogradit për të studiuar për pikturë, i kërkonte me ngulm ngjyrat në tablotë e tij. Imazhet e femrave që kërkonte të hidhte në tablo nuk mund të ishin të lumtur. As personazhet që ai zgjidhte për t’i sjellë në portret në atelienë e studentëve. Kosova ishte gjithnjë brenda tij, dhe merrte formë në ngjyrat që ai hidhte në telajo. Profesori i njohur i artit serb Nedelko Gvozdenovi, do të shihte tek pikturat e të riut shqiptar mendimin. Një pikturë nuk mund të jetë e bukur nëse nuk ka mendim. Raportin mes ngjyrave dhe vetvetes është një raport gati-gati intim, që gjen zbërthim vetëm në telajo. Por pas kthimit në Kosovë në vitin 1967, kur nisi punë si profesor në Katedrën e Arteve Figurative në Prishtinë, duke u bërë ndër të parët ligjërues të shkollës së pikturës, ai përpiqej të deshifronte gjithçka tek studentët. Atë kohë në Katedër jepnin mësim prof. Muslim Mulliqi, prof. Gjelosh Gjokaj, prof. Svetomir Arsiq dhe prof. Hilmija Qatoviq.

Tahir Emra ishte shqiptari i tretë i “Treshes së artë” siç quhej atëherë, e cila nxori kuadra të para, dhe e cila zhvilloi dhe afirmoi artet figurative të Kosovës në përmasa kombëtare dhe ndërkombëtare. Më 1974, zgjidhet Docent për vizatim dhe pikturë në Akademinë e porsathemeluar të Arteve Figurative të Universitetit të Prishtinës. Ka qenë docenti dhe prodekani i parë shqiptar i Akademisë së Arteve Figurative, pastaj shef katedre në dy mandate etj. Emra i përket atij brezi artistësh, emri i të cilit lidhet ngushtë me historinë e pikturës në Kosovë. Vetëm pak kohë më parë Akademia e Shkencave të Kosovës, prezantoi monografinë kushtuar jetës së tij nga piktori i njohur Kujtim Buza, me rastin e 75-vjetorit të lindjes së Tahir Emrës. Përtej aktiviteteve që kjo akademi mbajti, ajo çfarë mbetet është kjo monografi, e cila të shpalos fletë pas flete jetën e një pasionanti të madh të artit, dhe një njeriu që diti të shihte përmes së zezës. “Në Kosovë shkonim si mësues dhe ktheheshim si nxënës. Nxënës të mësimit patriotik, por edhe kulturor e profesional. Mbanim ligjërata për traditat e artit tonë kombëtar, hapnim ekspozita dhe zhvilloheshin tubime edhe pse mbi kokë rëndonte mugëtira e pushtimit në njërin krah dhe kallëpet standarde burokratike në anën tjetër. Takoheshim me intelektualë të shquar të të gjitha fushave: të shkencës, të letërsisë, të artit, akademikë dhe profesorë, artistë dhe pedagogë të kualifikuar dhe me eksperiencë. Tahir Emra renditej në mesin e tyre. E njoha qysh në vitin 1972 me rastin e hapjes së të parës ekspozitë të artit që vinte nga Tirana në Prishtinë. Burrë fisnik, piktor i veçantë dhe një ndër themeluesit e shkollës së lartë të arteve figurative. Bisedonte lirshëm pa marrë parasysh rrethanat e asaj kohe. Ai dhe të tjerë kanë luajtur rol të rëndësishëm në emancipimin e shoqërisë kosovare si dhe afrimin ndërmjet dy pjesëve të trungut të ndarë padrejtësisht. Miqësia ndërmjet nesh, sikundër thotë edhe Tahiri “mbeti e përhershme, e përjetshme”, kujton Buza. Me vështrimin e një artisti që e njeh mirë pikturën, ai bën një rrugëtim në artin e Emrës, që në vizatimet e tij të para me laps e thëngjill (1955-1959) kur ishte nxënës i shkollës së artit në Pejë.

“Duke marrë lëndën nga kontaktet direkte, nga ngjarjet përreth, përmes emocionesh figurative ai risillte në jetë gjithçka që seleksiononte dhe e intrigonte me formën, lëvizjen, shkapërdredhjen groteske që veç talentit dhe virtuozitetit plot fantazi shprehte pjesë nga biografia e tij”, thotë Buza. Ndërtimi grafik me pikturat bardhezi përbën themelin e pikturës së Tahir Emrës. Zhvillimet në Kosovë kanë qenë pjesë e pashmangshme e artit të tij. Vizatimi në letër “Fortuna” mbledh kruspull një figurë që mezi përcaktohet dhe duket sikur fundoset në atë blozë, në mëshirën e fatit. Vizat e lakuara mbi një të bardhë që xhiron në hapësira të paditura ngrihet mbi “gropën e errët” si një shtëllungë rrotulluese tornadoje. Të njëjtin emocion të krijon dhe vizatimi “Pa titull”. Por dy vizatimet “Masakra I”, “Masakra II” nuk janë më një peizazh sado fantastik dhe i trazuar qoftë ai, por dy punime me përmasa humane të cilat e ngrenë artistin në piedestalin e një mjeshtri me nivel profesional, e që me virtuozitetin e tij, konturon, pikturon me të errëta, thekson në penelin e tij atë çfarë pa e përjetoi në ato ditë tragjike. Tahir Emra në pikturat e tij është i ndjeshëm, por dhe i pamëshirshëm ndaj dhunës dhe mizorisë. Por ai nuk është aq i butë dhe lirik, kur ia dikton motivi dhe gjendja e tij shpirtërore, shpërthen në vizatime tragjike dhe shumë prekëse. Ai ka forcë të kalojë nga butësia e mështeknave në humnerat e peizazheve plot stuhi, plot eleganca figurash që pozojnë në britma, thirrje e vaje. Seria e vizatimeve të Tahir Emrës përbën një opus të veçantë në krijimtarinë e tij e përmbledhur me kujdes do kishte përmasat e një cikli me vlera në vazhdë të traditës me “kapriço” të mjeshtërve të njohur. Në vitet 1964-1965 ai solli në pikturë silueta dyqanesh me pak dritë të përthyer, të përhime si afreske.

Pas viteve ‘80 ai kalon në një pikturë mbështetur në natyrë, interpretuar me një lojë ngjyrash të papritura. Në vazhdën e këtyre peizazheve qëndrojnë edhe “Natyrat e qeta” konceptuar në sfonde të qarta apo me ngjyra të mbyllura që lëvizin dhe ndërthuren me intonacione shumë të pëlqyeshme. Interesante është dhe cikli i pikturave të tij “Rekuiem për të zhdukurit” (2001) ku re të errëta mbulojnë të vërtetën. Ai pikturon mjegullën mashtruese që ende mashtron. Lufta ka lënë gjurmë tek artisti, i cili ditët më të vështira të saj i kaloi në atelienë e tij, në mbrojtje të veprës dhe vazhdimin më tej të procesit krijues. Sensi i ngjyrës së piktorit Emra i kontribuon bukurisë së imazheve të tij. Kjo është diçka që nuk mund të mësohet. Është diçka e lindur dhe ka të bëjë me klimën dhe traditat folklorike të Kosovës. Çdo njeri duhet të fillojë nga diku, thoshte Pikaso. Emra fillon prej botës ku është rritur dhe mundohet të na tregojë gjërat që i ka përjetuar dhe i ka parë.

Artan Shabani: Njohja ime me Edi Ramën, që në Institutin e Arteve

0

75376I qetë, i qeshur, plot energji dhe ide të pafundme! Ky është Artan Shabani, piktor nga profesioni, e prej pak ditësh në krye të Galerisë Kombëtare të Arteve. Ana profesionale le të mbetet tagër i kritikëve, pyetja që shtrohet sot për të është: a do të dijë ta menaxhojë ai Galerinë Kombëtare? Idetë nuk i mungojë. Tashmë, ai i ka hedhur ca prej tyre në letër. Një Galeri Kombëtare që merr shembull “Moma Museum” në New York ose si “Pompidu” e Parisit, ky është synim i tij. Në intervistën e vet për “Gazeta Shqiptare”, Shabani tregon punët e para që dëshiron të bëjë dhe rrugëtimin nga fëmijëria drejt detyrës së tanishme.

Keni marrë detyrën në krye të Galerisë Kombëtare prej pak ditësh. Çfarë mendoni se mund të ndryshoni në këtë institucion?
Si çdo strukturë e kulturës, mendoj se është e domosdoshme të shihet mënyra se si duhet rivitalizuar, për t’i dhënë oksigjen të freskët e të ri, në mënyrë që të shtohet në maksimum prania e artdashësit shqiptar dhe atij të huaj, siç janë turistët.

Si mund ta bëni këtë?
Duke kuruar në mënyrë të veçantë marketingun muzeal, duke njohur pikat e forta e të dobëta të galerisë, duke njohur e testuar publikun dhe kërkesat e tyre: çfarë duan ata që të ndryshojë këtu, çfarë duan të shohin të re, ndryshe nga ajo që kanë parë deri tani.
Galeria ka disa fonde me vepra të mbledhura këtu ndër vite.

A është menduar që këto fonde të risillen para artdashësve për ata që nuk e njohin atë art dhe autorët që s’janë më?
Është një ndër pikat kyçe të këndvështrimit tim, mënyra se si veprat e fondeve të galerisë (me mijëra) të jenë të pasqyruara për artdashësin. Veprat janë bërë që të shihen, të jenë të prekshme. Në mënyrë graduale, sepse nuk mund t’i nxjerrim të gjitha në bllok, pasi nuk ka hapësira, fondet do të nxirren nga aty ku janë. Jo të gjitha janë në gjendje të mirë, megjithatë publiku nuk do të përballet me ajër misteri mbi artin e vet. Ato vepra që janë të restauruara, do të jenë të ekspozuara dhe pse jo, një pjesë e tyre mund të shëtisë në muzeume botërore, mund të krijohen binjakëzime mes Galerisë Kombëtare dhe muzeumeve serioze. Këto do të bëhen me konsultime të vazhdueshme me Ministrinë e Kulturës.
Ju keni një eksperiencë të madhe ekspozimi në disa galeri e muze të rëndësishme të kulturës në Europë.

Cilin prej tyre do të merrni si shembull për Galerinë Kombëtare?
Ne si institucion do të kemi si model tonin disa prej tyre. Me modesti e përulje, këtë punë që kemi filluar do ta çojmë deri në fund. Puna kërkon pasion, dashuri e seriozitet, por kërkon që edhe të jesh i azhornuar me çfarë ndodh me skenarin botëror të artit që të jemi në të njëjtat përmasa. Do të aplikojmë eksperiencën e mbledhur ndër vite, duke pasur si shembuj: “Moma Museum” në New York, qendrën “Pompidu” në Paris, galerinë e artit modern në Torino, kështjellën e Rivolit, muzeumet e Venecias, apo ngjarjet e kulturës në Pragë.

Kur u prezantuat, kryeministri Rama premtoi reformë rrënjësore në art. Sa do iu ndihmojë ai juve, meqenëse vini nga e njëjta ‘familje’ e artit?
Më lejoni që ta falenderoj kryeministrin për vitalitetin që ai ka, për vëmendjen, për vizionin që ka zoti Rama kundrejt të gjitha strukturave të shoqërisë shqiptare. Ai vjen nga kultura dhe kjo është e dukshme, por jo nga shqiptarët. Është një model ndërkombëtar, pasi Edi Rama di të shikojë përtej dhe kjo është ndjeshmëria e një njeriu me përmasa europiane, përmasa qytetare dhe përmasa kulturore individuale. Brenda anatomisë së tij, Edi Rama ka një estetikë për sa i përket urbanizimit, peizazhit dhe asaj që stonon në natyrë; asaj që krijon kërcitje. Rama, për mendimin tim, është fat i madh dhe mbështetje. Kjo, jo vetëm shqiptarët dhe emigrantët që duan të kthehen në Shqipëri për të gjetur një situatë normale. Që të bësh një vend normal, është një punë që na përket të gjithëve ne. Është mbështetje morale e madhe, jo vetëm për kulturën, por edhe për institucionet, për t’i kthyer këtij vendi dinjitetin që meriton. Vendin e bëjnë njerëzit, transformimin jemi ne që mund ta shëmtojmë, kërcënojmë ose shpëtojmë.

Ju, prej sa kohësh e njihni kryeministrin Rama, që nga koha e Institutit së Arteve?
Kam vite që e njoh dhe ndjek metamorfozën e ndryshimit, ndiej figurën e politikanit artist, si rast unik dhe ndryshimet e dukshme në procesin e imazhit të vendit dhe elegancën e tij unike, kam bindjen dhe entuziazmin tim që kjo do perceptohet në shoqërinë shqiptare e cila e besoi totalisht, e votoi dhe përditë teston ndryshimin rrënjësor.

Sa ka ndryshuar Rama që nga koha e Akademisë e deri tani?
Në fakt këtë përgjigje e ka të qartë çdo shqiptar që ka jetuar në Shqipëri. Për mua që kam jetuar shumë vite – mbi 23 vjet jashtë Shqipërisë – e kam vizionin mbi këtë figurë me një respekt të veçantë, pasi e kam ndjekur në distancë, por e kam kuptuar shumë mirë vizionin e tij europian. Çdo njeri ka metamorfozën e vet që është produkt i eksperiencës së akumuluar dhe të jetuar. Unë, për herë të fundit e kam takuar kryeministrin gjatë prezantimit që m’u bë para pak ditësh. Isha shumë i emocionuar dhe kjo është shumë njerëzore. Në ato momente kryeministri Rama më ka dhënë besim dhe unë dua t’ia kthej 100-fish me përkushtimin tim ndaj detyrës që më është caktuar, është një përgjegjësi e madhe të cilën unë e përjetoj me shumë seriozitet.

Si ka qenë rrugëtimi i Artan Shabanit nga Akademia e Arteve deri më sot?
Po e nis që më herët, në fillore, ku unë mësoja violonçel e më vonë studiova për pikturë. Në vitet 1990 jam larguar nga Shqipëria për në Itali, ku jetova shumë kohë. Ka qenë një ikje normale, pa sens tragjik, kam ikur me pasaportë në një varkë në nëntor të vitit 1991. Ishte largim mëse normal në një kohë anormale. Kam qenë në Pulia si fillim, ku aplikova edhe talentin tim dhe pata ekspozitat e para. Më pas shkova në Trentino, në San Remo dhe më vonë u stacionova në Torino, që është kryeqytet i kulturës dhe i aristokracisë italiane
.
Kam jetuar edhe në Nicë, në jug të Francës, ku kam bërë rreth 40 ekspozita në pjesën e principatës së Montekarlos. Së fundmi atje ekspozova për 9 muaj “Imazhe të Shqipërisë”, ku portretizova figurën shqiptare. Kam ekspozuar edhe në Kanë, në Paris, Spanjë, Finlandë, Pragë, Athinë, Prishtinë, Stamboll, etj., etj. Në Bienalen e Pragës financova pavijonin shqiptar dhe kosovar, ku bëra bashkë për herë të parë artistët tanë. Nuk kërkova asgjë nga Shqipëria e Kosova, doja vetëm të bëja bashkë artistët kombëtarë. Një ndër projektet e para të GKA është një ekspozitë e artistëve historikë shqiptarë në galerinë e Prishtinës.

Cilat janë gjërat më të para që do bëni në GKA?
Çdo institucion kur shihet me sy të freskët vëren nevojën për të bërë diçka tjetër. Sigurisht, paraardhësi im ka bërë më të mirën e mundshme, por unë e shoh me një tjetër këndvështrim.

Do filloj nga pjesa e ndriçimit të jashtëm. Po punoj për të siguruar një sponsorizim nga një studio arkitekture italo-shqiptare për një ndriçim profesional që të shkëlqejë fasadën. Do rishihet struktura e galerisë dhe do të propozojmë një degë të marketingut muzeal, pasi kjo galeri ka shumë nevojë të gjenerojë ekonomi. Kjo duhet bërë që GKA të jetë autonome e të mos ketë nevojë që për çdo gjë të trokasë në dyer të tjera. Me një strategji të zgjuar, do të krijojmë mundësi për të thithur fonde nga donatorët, artistët e dashamirësit e artit. Duhen krijuar binjakëzime që galeria të bëhet e njohur edhe jashtë./bw/

Rezultatet e zgjedhjeve në Prizren

0

Ura e gurit ne prizrenKomisioni Qendror Zgjedhor (KQZ), ka publikuar rezultatet preliminare nga komunat e Kosovës duke mos përfshirë pjesën veriore të vendit, pas incidenteve të ndodhura atje. Në Prizren udhëheq Ramadan Muja me 37.8%, kurse kandidati i LDK-së, Eqrem Kryeziu e ndjek me 25.22%.

Linku i rezultateve për Prizren

http://82.114.76.26/NightResults/Results.aspx?RaceID=1&UnitID=21&IsPS=0&Turnout=0&LangID=2

Shumica e komunave shkojnë në balotazh

0

zgjedhjet5Shumica e komunave më të mëdha të Kosovës pritet t’i nënshtrohen garës së balotazhit në zgjedhjet për kryetarët e rinj. Rezultatet preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (të publikuara online) kanë nxjerr si përfundim vazhdimin e garës për kryetar në komunat si Prishtina, Gjakova, Prizreni, Mitrovica, Peja, Gjilani, Malisheva, Suhareka, Rahoveci e komuna tjera.

Në Prishtinë, balotazhi pritet të zhvillohet ndërmjet kandidatit të LDK-së, Isa Mustafa dhe atij të Vetëvendosjes, Shpend Ahmeti.

Në Gjakovë, Mimoza Kusari – Lila e Aleancës Kosova e Re do të jetë në balotazh me Pal Lekajn e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës.

Një garë interesante pritet edhe në Prizren, ndërmjet kandidatit të Partisë Demokratike të Kosovës, Ramadan Muja dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Eqrem Kryeziu.

Në Pejë, ndërkaq, sipas rezultateve preliminare, balotazhi pritet të zhvillohet ndërmjet Gazmend Muhaxherit të LDK-së dhe Ali Berishës së AAK-së.

Balotazhit, pritet t’i nënshtrohen edhe kandidatët për kryetar të Gjilanit, Lutfi Haziri i LDK-së dhe Qemajl Mustafa i PDK-së.

Edhe për Mitrovicën e Jugut, pritet të ketë balotazh ndërmjet kandidatit të PDK-së, Avni Kastrati dhe atij të AKR-së, Agim Bahtiri.

As komuna e Ferizajt nuk ka zgjedhur në raundin e parë kryetarin. Për të parin e Ferizajt, votuesit e kësaj komune do të kenë mundësinë të votojnë për kandidatin e PDK-së, Agim Aliu dhe atë të LDK-së, Muharrem Svarça.

Po ashtu, balotazh, pritet të ketë edhe në Malishevë, ku ndërmjet kandidatit, Ragip Begaj nga iniciativa qytetare për Malishevën dhe Sali Morina nga LDK-ja.

Edhe Rahoveci, pritet të shkoj në balotazh me kandidatët, Idriz Vehapi i PDK-së dhe Smajl Latifi i AAK-së.

Garës së balotazhit pritet t’i nënshtrohen edhe komuna tjera.

Një risi në këto zgjedhje paraqet edhe lista serbe, subjekt ky i sponsorizuar nga Beogradi zyrtar, e cila ka siguruar balotazh në komunat me shumicë serbe të cilat në mandatin e kaluar janë udhëhequr nga subjekte politike lokale ndaj shtetit të Kosovës.

Gara e balotazhit për kryetarët e komunave pritet të zhvillohet më 1 dhjetor.

Sipas KQZ-së, në zgjedhjet e sivjetme lokale morën pjesë 814.780 votues nga rreth 1.8 milion sa ishin të regjistruar, ose 45.79 për qind. Ky numër i votuesve, sipas KQZ-së, është rritur për rreth 100 mijë.

Analistët: Zgjedhjet në veri dështuan

0

Mitrovice-veriiProcesi i zgjedhjeve komunale të 3 nëntorit në Kosovë, përjashtuar katër komunat veriore, sipas analistëve në Prishtinë, konsiderohen të jenë zhvilluar në rrethana normale dhe mund të cilësohen të suksesshme.

Por, sa i përket zgjedhjeve në komunat në veri, analistët e konsiderojnë proces të dështuar.

Sipas tyre, i tërë procesi zgjedhor në komunat në veri është zhvilluar në një atmosferë aspak të këndshme dhe jo demokratike

Naimi Rashiti, nga Grupi Ballkanik për Politika, në një prononcim për Radion Evropa e Lirë thotë se zgjedhjet në përgjithësi janë zhvilluar në rrethana normale, por ky vlerësim nuk mund të jetë për komunat në veri të banuara më shumicë serbe.

“Ajo çka i karakterizoi këto zgjedhje ishte një tentativë e mirë për të mbajtur zgjedhje në veri, për të cilët ishin bërë shumë pak përgatitje. Situata gjatë tërë ditës tregonte një atmosferë aspak të këndshme, jo demokratike dhe jo fer. Situata e sigurisë ishte jo e mjaftueshme për të mbajtur zgjedhje të lira në veri dhe kjo konkludojë në fund me dështimin masiv të tyre në pjesën më të madhe të veriut”, thekson ai.

Sipas Rashitit në komunat veriore, pas incidenteve të ndodhura mund të ketë humbur shumë material zgjedhor, që realisht, siç thotë ai, i kualifikon zgjedhjet të diskredituara dhe të pamjaftueshme për të krijuar institucione.

“Zgjedhjet në veri në pjesën më të madhe janë të dështuara, në qendrën më të madhe në veri kutitë dhe votat janë shkatërruar, po ashtu janë dëmtuar vota dhe kuti në Qendrën e Fakultetit Teknik kështu që procesi i zgjedhjeve në veri ka dështuar”, vlerëson Rashiti.

Në anën tjetër, analisti Ismajl Hasani zgjedhjet komunale të 3 nëntorit i konsideron historike për Kosovën për faktin, siç thotë ai, për herë të parë në Kosovë organizohen zgjedhje të nivelit lokal në tërë Kosovën, sipas ligjeve dhe Kushtetutës së Kosovës.

Megjithatë sipas tij, procesin zgjedhor e kanë dëmtuar incidentet në komunat veriore.

“Në pjesën veriore të Kosovës është dëmtuar rëndë procesi dhe trendi është kah degradimi total që do të thotë zhbërja e procesit në atë pjesë të Kosovës”, thekson ai.

Sa i përket pjesëmarrjes së votuesve në zgjedhjet komunale, analisti Ismajl Hasani konsideron të jetë një përqindje e kënaqshme.

“Përqindja është më e lartë se sa që realisht do të duhej të ishte, marr parasysh kualitetin që subjektet politike kanë ofruar në nivel zgjedhor. Megjithatë qytetarët e kanë ndjenjën e qytetarisë shumë të zhvilluar në Kosovë, pa marrë parasysh që kandidaturat kanë lënë për të dëshiruar në nivel të komunave. Qytetarët po i përgjigjen detyrimit që kanë, pra që të shfrytëzojë të drejtën e votës”, thotë Ismajli.

Përndryshe, zgjedhjet e sivjetme lokale nga përfaqësuesit e lartë ndërkombëtar janë vlerësuar si test i demokracisë dhe rrugës evropiane të Kosovës.

Një dimension i veçantë i këtyre zgjedhjeve ishte organizimi i tyre për herë të parë edhe në komunat veriore të banuara me shumicë serbe. Ky fakt, nga institucionet e Kosovës është cilësuar si fillim i vendosjes së sovranitetit edhe në atë pjesë.