28.7 C
Prizren
E mërkurë, 2 Korrik, 2025

“Nata e Romancës Shqiptare”, me zërin e Kastriot Tushës

KastriotTusha-tetove“Skena e Muzikës Serioze Shqiptare” është festivali, që ka mbledhur në Tetovë jo pak yje të muzikës shqiptare. Mes tyre në Natën e Romancës Shqiptare nuk mungon dhe tenori i njohur shqiptar Kastriot Tusha, raporton Sotnews. Ky është edicioni i dytë i këtij aktiviteti, dhe ka marrë shumë vëmendjen e artistëve shqiptarë për tu prezantuar në netët e këtij festivali.

Tenori Kastriot Tusha merr pjesë në këtë festival pas disa vlerësimeve gjatë këtij sezoni, por dhe koncerteve ku ka marrë pjesë. Ndër vite me krijimtarinë e tij, pranë solistëve të Teatrit të Operës dhe Baletit, ai realizoi shumë projekte me pjesëmarrje në shumë role në operat shqiptare dhe të huaja, me koncerte të ndryshme, me repertor të pasur. Debutoi në shumë opera me role si Alfredo në “La Traviata”, role në “Rigoleto”, “Trovatore”, “Berberi i Seviljes”, “Paliaci”, “Peshkatarët e Perlave” etj. Këndoi ndër të tjera edhe nën shoqërimin e Orkestrës së Re të Filarmonisë. Koncertet e tij shumë të njohura janë: “Kastriot Tusha me Miqtë”, “Latino American Classic”, “Vikena Kamenica & Kastriot Tusha”, “Tre Tenorët” etj.

Për publikun shqiptar ai vijon të mbetet një nga zërat e vlerësuar lirikë.

Më Shumë

AKP shpall qiradhënien e 105 njësive në Prizren

Agjencia Kosovare e Privatizimit ka hapur shpalljen publike për qiradhënien e 671 njësive të cilat përfshijnë asete atraktive që gjenden në pesë rajonet e...

Dy persona kapen me marihuanë në Fortesë të Rahovecit

Policia ka trajtuar një rast të posedimit të paautorizuar të narkotikëve në fshatin Fortesë të Rahovecit, ku dy persona janë kapur me substancë të...

Lajmet e Fundit