2.8 C
Prizren
E shtunë, 20 Prill, 2024

IQPM: Partitë mos të tentojnë të devijojnë vullnetin e qytetarëve

IQPM-109Iniciativa Qytetare për Malishevën bën thirrje që të gjitha subjekteve politike pjesëmarrëse në zgjedhjet e 3 nëntorit 2013, të ruajnë procesin zgjedhor dhe mos të tentojnë të devijojnë vullnetin e qytetarëve.

“Të nderuar qytetarë ju kanë gënjyer, kur ju kanë thënë se do të ofrojnë miliona për Malishevën, ju kanë gënjyer kur kanë thënë Malisheva evropiane, sepse Malisheva evropiane nuk është me kërcënime, me diferencim, me ndarje të qytetarëve me shkatërrim të pronave publike, me keq menaxhim të buxhetit, me qeverisje nga grupet jo formale dhe me degradim të çdo vlere morale e me shkelje të ligjeve për çdo ditë nga pushtetarët. Malisheva Evropiane nuk është retorikë, por duhet të jetë tolerancë mirëkuptim dhe zhvillim”, thuhet në një kumtesë të tyre.

“Demokracia nuk është klientelizëm korruptiv dhe familjar, por duhet të jetë mundësi për shanca të barabarta për të gjithë, demokracia nuk është dekoratë për pushtetin, por mundësi dhe gjithëpërfshirje e përgjegjësi e përbashkët.
Demokracia është një proces që do t’i shërbejë të gjithë qytetarëve njëlloj, pavarësisht bindjeve të tyre politike”.

“Jemi dëshmitarë që pushteti, i ka dehur udhëheqësit aktual të cilët janë vardisur duke keqpërdorur pozitën udhëheqëse dhe mjetet që i ofron pushteti për të ndikuar në çdo formë tek qytetarët për të grabitur votat, ne u themi se kjo është gabim dhe dështim të cilin do ta marrin nga vetë qytetarët e Malishevës të cilët janë lodhur nga këto klane udhëheqëse.”

Iniciativa Qytetare për Malishevën i bënë thirrje qytetarëve të votojnë për ndryshimin e vërtetë, të votojnë për IQPM-në, dhe për kandidatin për kryetar të Komunës, Ragip Begaj.

“Ne jemi të hapur, për një qeverisje të qytetarëve, për qytetarët e cila ofron respekt, barazi, drejtësi dhe siguri për të gjithë. Me qeverisjen e Ragip Begaj në Malishevë do të vendoset sistemi i meritokracisë, vlerave dhe i tolerancës dhe ky sistem do të jetë rregullatori i jetëve tona”, përfundon kumtesa. /PrizrenPress.com/

Më Shumë

Policia shqipton mbi një mijë e 500 gjoba në trafik brenda 24 orëve

Policia e Kosovës ka bërë me dije se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 1501 gjoba në trafik. Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore...

Promovohet libri “Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin”

Libri " Fotografitë që pavdekësuan Prizrenin" i autorit Salajdin Krasniqi u promovua mbrëmë në Prizren . Libri është vlerësuar lartë. Redaktori Dr. Nexhat Çoçaj tha se...

Lajmet e Fundit