6.5 C
Prizren
E shtunë, 25 Prill, 2026
Home Blog Page 8948

“Mikey Boy”, filmi që shfaq cilësitë e mira të shqiptarëve

0

Film-MikeyBoyE përditshmja amerikane “Daily News” ka shkruar rreth aktorit hollivudian me origjinë shqiptare, Mikel Dusi, ylli i filmit “Mikey Boy”, premiera e të cilit do të shfaqet në Nju Jork ditën e sotme.

Filmi gjysme autobiografik, tregon se talenti dhe vullneti i madh i tij e shndërroi në një nga picierët legjendarë shqiptaro-amerikanë. Në film paraqitet çiltërsia, humori dhe përzemërsia e Mikelit, duke nxjerrë kështu në pah disa nga karakteristikat kryesore të kulturës shqiptare.

Filmi ka tërhequr vëmendjen e të gjithë shqiptarëve në Amerikë, të cilët presin me padurim të shohin premierën e tij. Mikel Dusi shprehet se që i vogël ka ndihmuar prindërit në picerinë që kishin hapur në Amerikë, duke i bërë ata të ndiheshin gjithnjë e më krenarë për djalin e tyre.

Ajo çfarë e karakterizon më së shumti këtë film është se dalin në pah elementë pozitivë të shqiptarëve, pasi në përgjithësi filmat e realizuar nga të huajt për Shqipërinë, si për shembull “Taken”, kanë errësuar imazhin e Shqipërisë duke i përshkruar shqiptarët si rrëmbyes dhe kriminelë.

Mikel Dusi është takuar edhe me Presidentin e Shqipërisë, Bujar Nishani, dhe nuk habitet aspak nga mbështetja e shqiptarëve, pasi kështu është natyra e vërtetë e tyre.

Latifi apelon për pjesëmarrje në zgjedhje

0

SmajlLatifi10-5Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, ka vlerësuar mbarëvjatjen e fushatës elektorale si të qetë. Gjithashtu, Përmes një letre drejtuar qytetarëve, gjithashtu ai ka kërkuar që qytetaret të kenë durimin e mjaftueshëm për të përmbyllur me sukses një proces zgjedhor demokratik.

“Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit, më lejoni që përmes kësaj letre t’ju drejtohem dhe t’ju uroj zgjedhjet lokale të 3 nëntorit. Gjatë një muaji ne kemi qenë shumë shpesh pranë njëri-tjetrit, por komunikimi nuk na ka munguar as më parë. Besoj se nuk jeni mërzitur dhe se më 3 nëntor do të keni durimin e mjaftueshëm për të përmbyllur me sukses një proces zgjedhor demokratik. Fushata ka qenë kryesisht e qetë dhe ju keni pasur mundësinë të dëgjoni prezantimet e kandidatëve për kryetar të Komunës, të vlerësoni programet dhe projektet që janë prezantuar në opinion, duke ju ndihmuar juve që të merrni vendim më lehtë”, shkruan Latifi.

Latifi ka apeluar te qytetarët e Komunës së Rahovecit që të dalin të gjithë ata që kanë të drejtë vote dhe të shprehin vullnetin e tyre për njerëzit që dëshirojnë të jenë në shërbimin e tyre për katër vitet e ardhshme.

“Dalja në zgjedhje është obligim qytetar, prandaj ju bëj thirrje që të dilni të gjithë ju që keni të drejtë vote dhe të shprehni vullnetin tuaj për njerëzit që dëshironi të jenë në shërbimin tuaj për katër vitet e ardhshme. Mendoj se ju jeni ata që dini të vlerësoni më mirë dhe më drejt. Vullneti juaj do të respektohet pa asnjë diskutim, ndërsa vota juaj do të jetë obligim për ata që arrijnë të fitojnë besimin tuaj për kryetar të komunës së Rahovecit dhe për anëtarë të Kuvendit të Komunës.

Duke besuar në qartësinë e përcaktimit tuaj dhe në ndjenjën e përgjegjësisë qytetare, ju ftoj që më 3 nëntor të shfrytëzoni të drejtën tuaj ligjore për të marrë pjesë në zgjedhje dhe të shprehni vullnetin tuaj të lirë. Duke abstenuar në zgjedhje nuk i bëhet shërbim i mirë demokracisë, ngase me votë ju e përcaktoni vetë se me kë do të udhëtoni në katër vitet e ardhshme”, shkruan Latifi. /PrizrenPress.com/

PK-ja vlerëson pozitivisht mbarëvajtjen e fushatës

0

Kizolli-perfundimi i fushatesPartia Konservatore e Kosovës konsideron se fushata elektorale për zgjedhjet komunale ka rrjedhur në një atmosferë të qetë, në frymën demokratike dhe pa probleme serioze. Sipas PK-së, vërejtjet kryesore kanë të bëjnë me largimin, mbulimin dhe shqyerjen e disa materialeve propaganduese të postuara nëpër vende të ndryshme nëpër qytet.

Kandidati i Partisë Konservatore të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli, duke vlerësuar zgjedhjet lokale si historike për qytetin e Prizrenit, ka apeluar te qytetarët e Komunës që të dalin në këto zgjedhje në mënyrë masive.

“Në emër timin personal dhe të Partisë Konservatore të Kosovës, të anëtarësisë, simpatizantëve dhe qytetarëve të Komunës së Prizrenit, për mbështetjen dhe përkrahjen e vazhdueshme si dhe për konsideratën e mediave lokale ndaj aktiviteteve të Partisë në kuadër të fushatës parazgjedhore, ju drejtohem të gjithë qytetarëve të komunës së Prizrenit që të dalin në këto zgjedhje në mënyrë masive, duke vlerësuar si zgjedhje historike për qytetin tonë. Ju thërras të gjithëve dhe secilin votues që të ktheni buzëqeshjen dhe shpresën tuaj të humbur, sepse ju keni merituar më shumë nga qeveria komunale. Keni merituar që të keni një jetë të lumtur me dinjitet dhe që të trajtoheni ndryshe nga qeveritë e mëparshme lokale. Prandaj, adresa juaj e vetme është Partia Konservatore e Kosovës, është numri 63 dhe janë kandidatët nga Partia Konservatore e Kosovës dhe votoni për më të mirët”, tha Kizolli.

Ndërsa, kandidati për kuvendin komunal të Prizrenit, Nderim Pasuli, tha se fushata e Partisë Konservatore të Kosovës ishte e dinjitetshme dhe e kuptimplotë.

“Fushata jonë ishte e dinjitetshme dhe e kuptimplotë. Kemi dëshmuar se si bëhet një fushatë moderne dhe demokratike. Kemi dëshmuar se si edhe me një buxhet të vogël e të pamjaftueshëm mund të arrihet maksimumi dhe rezultati i suksesshëm duke fokusuar energjinë dhe aktivitetet tona në çështjet kryesore në bazë të planifikimit strategjik. Prandaj, kjo dëshmon se Partia Konservatore e Kosovës është ndryshe, jemi sjellë ndryshe dhe me mbështetjen e qytetarëve do të sjellim ndryshime në skenën politike të Prizrenit”, tha Pasuli./PrizrenPress.com/

Westerwelle: Zgjedhjet, kriter matës për demokracinë në Kosovë

0

GuidoWesterwelleMinistri i Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Guido WesterWelle, e ka përshëndetur mbajtjen e zgjedhjeve që për herë të parë mbahen në tërë territorin e Kosovës.

Në një deklaratë për shtyp ai u ka bërë thirrje të gjithë qytetareve të Kosovës që të marrin pjesë në këto zgjedhje.

“Të gjithë personat me përgjegjësi politike do të duhet të angazhohen për një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Zgjedhjet janë një kriter matës i rëndësishëm për zhvillimin demokratik të Kosovës”, thuhet në deklaratën e Westerwelles.

LDK e Malishevës kërkon ndihmën e studentëve në Prishtinë

0

ldk prishtinKandidati për kryetar të Komunës së Malishevës nga radhët e LDK-së, Sali Morina është takuar me studentë në Prishtinë.

Të pranishmit i përshëndeti me një fjalë rasti kryetari i Degës Januz Kastrati i cili tha se “si profesor që kam qenë, Salih Morina është dalluar në mësime, pastaj si bashkëpunëtor është dalluar në politikë, dhe kam bindjen e plotë se do të dallohet për të mirë edhe në udhëheqjen e komunës së Malishevës mbas 3 nëntorit”

Deputetja e Kuvendit të Kosovës Hikmete Bajrami theksoi se LDK-ja në këto zgjedhje ka njerëzit më të mirë për kandidat për kryetar komune.

Kandidati për kryetar komune Salih Morina shprehu kënaqësinë e tij që gjendej para studentëve të Malishevës të shpalosë programin qeverisës të LDK-së e në veçanti programin për të rinjtë./PrizrenPress.com/

Dilni në zgjedhje!

0

Seremb Gjergji italiShkruan:  Seremb Gjergji

Zgjedhjet duhet të jenë të lira, të qeta dhe demokratike. Qytetarët e shtetit tonë të ri duhet maturuar dhe duhet reflektuar vlera të demokracisë.
Demokracia fillon me lirinë e shprehjes, lirinë e lëvizjes dhe lirinë e besimit. Prandaj institucionet e Republikës së Kosovës duhet ta forcojnë këtë demokraci sa më shpejtë e jo ta shtyjnë në pafundësi.

Thërras të gjithë qytetarët e Kosovës që të dalin dhe të votojnë për kandidatët e tyre që të fitoi Kosova. T’i dëgjohet zëri secilit? Ta kenë në dorën e tyre fuqinë e ndërtimin të shtetit. Mos rrinin ne shtëpi! Dashakqinjtë dëshirojnë që Ju me 3 nëntor të mos dilini në zgjedhje.

Këto zgjedhje janë refleksion i fuqisë së institucioneve tona dhe janë të parat që duhet të mbahen në tërë territorin e Kosovës. Këto janë zgjedhjet të cilat i kemi pritur dhe kërkuar nga dita e çlirimit të Kosovës me 12 qershor 1999. Këto do të jenë zgjedhjet e para që do të mbahen sipas ligjeve dhe rregullave të shtetit të Kosovës dhe duhet të jenë më standard ndërkombëtarë.

Nuk duhet t’i shohim zgjedhjet vetëm si kusht të bisedimeve, apo kusht i marrëveshjes së 19 prillit, por si hap që tregon se Populli i Kosovës ka në zemrën dhe shpirtin e tij vlerat demokratike që do t’i shfaqë të dielën me 3 nëntor. Zgjedhjet e suksesshme, nënkupton normalizim, avancim dhe integrim për popullin tonë – andaj t’ia japim shancën Demokracisë dhe jo Totalitarizmit!

Qytetarët e Kosovës dëshirojnë që vota e tyre të mos manipulohet, të mos vidhet, të mos keqpërdoret, por t’u jepet njerëzve për të cilët ata vërtetë kanë votuar. Le të fitoi më i miri.

Zgjedhjet do të jenë të monitoruara dhe vëzhguara nga monitoruesit vendorë, BE-së dhe Komuniteti Ndërkombëtarë në tërësi, andaj të reflektojmë se vërtetë dëshirojmë të bëjmë Shtet të së Drejtës dhe Shtet Demokratik.Shihemi në votime.(Autori është kandidat i pavarur për President të Kosovës)

BD-ja përmbyll sot fushatën në “Shatërvan”

0

BashkimiDemokratik-logoBashkimi Demokratik në Prizren, përmbyllë sot fushatën zgjedhore. Tubimi mbahet në sheshin “Shatërvan” në ora 16:00.

Kandidati  për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha i ka ftuar të gjothë qytetarët që të bëhen pjesë e fitores së Bashkimit Demokratik.

” Shpresa për Prizrenin po vjen,prandaj ftoj të gjithë qytetarët që të marrin pjesë në karvanin e fitores”, tha Berisha.  /PrizrenPress.com/

Kabashi: Prizreni po kërkon ndryshime

0

DSC_0450Kandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, ka zhvilluar një takim me banorët e fshatit Qëndresë. Ai ka kërkuar nga banorët e këtij fshati që me 3 nëntor të votojnë kundër keqqeverisjes.

“Është momenti i duhur që të dënohet keqqeverisja e deritashme, dhe të bëhen ndryshime në Prizren. Këto ndryshime do të ndodhin pas fitores së koalicionit”.

Kabashi tha se  platforma e tij qeverisëse,  përveç zhvillimit ekonomik, i cili do të realizohet përmes funksionalizimit të zonave industriale, investimeve në bujqësi dhe nënsektorët tjerë të bujqësisë, investimeve në turizëm dhe ndërtimtari, do të realizohen edhe shumë projekte të tjera në të mirë të qytetarëve të komunës së Prizrenit. “Prizreni po kërkon ndryshime”. Ai premtoi se edhe në këtë fshat do të rregullohet komplet infrastruktura rrugor.

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren Fatmir Kastrati, gjatë takimit që u mbajt me banorët e fshatit Qëndresë, kërkoi nga ata, që me 3 nëntor të dalin në votime dhe të votojnë Aleancën për Prizrenin”

“Nuk ka kandidatë të tjetë më të mirë se  Kabashi për të menaxhuar qytetin e Prizrenit dhe për të kthyer qeverisjen e Prizrenit në binarë të duhur, duke sjellur mirëqeverisje dhe zhvillim ekonomik të vendit”.

Edhe kandidati i koalicionit AAK-LDD, për Asamblenë Komunale, Sylejman Osmani,  i cili vie nga ky fshat, kërkoi  nga bashkëvendësit që të votojnë Kabashin për kryetar të Prizrenit. /PrizrenPress.com/

Afrim Spahiut çmimi i parë për fotografi në Festivalin e Filmit në Tiranë

0

138Janë ndarë çmimet e edicionit të 11-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Tiranë. Në ceremoninë përmbyllëse ishin të pranishëm kryeministri Edi Rama dhe kryetari i PD-së, njëherësh edhe kryebashkiaku i Tiranës, Lulzim Basha.Me vjen për mbarë dhe pohoj, besoj një të vërtetë kur them se Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Tiranë përfaqëson një manifestim të vitalitetit dhe fuqisë së filmit si krijim artistik, si një nga mënyrat më origjinale dhe më popullore për të rrëfyer histori dhe ngjarje, për të rrëfyer botën e njeriut – deklaroi Basha, i cili i dorëzoi çmimin e publikut Bekim Gurit me filmin “Silence”.

Një nga çmimet e “Tirana internacional Film Festival” u lançua nga kryeministri Edi Rama. Dhe ishte pikërisht filmi “Humus” i autorit francez Frederik La Bond .

Çmimi u tërhoq nga ambasadorja Franceze Kristin Monro, e cila falënderoi organizatorët e festivalit për vlerësimin e dy artistëve francezë.

Çmimet e tjera, ishin ai i medias, ku e fituan dy filmat: “Generator dhe Demokracia”. Ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro Furxhi ndau çmimin e filmit më të mirë, i cili u fitua nga Julim Sula me filmin “Unë deti, shiu dhe…”

Aktorja më e mirë u përzgjodh Sabina Limani, ndërsa Endri Keko fitoi çmimin e karrierës pas vdekjes, çmim që iu dorëzua të birit të tij, Ilir Keko.

Afrim Spahiu nga Kosova fitoi çmimin e fotografisë.

PDK-ja në Prizren, përmbyllë sot fushatën zgjedhore

0

KOSOVO-VOTEPartia Demokratike e Kosovës(PDK) në Prizren përmbyllë sot fushatën zgjedhore. Tubimi mbahet  në Qendrën Sportive “Sezair Surroi” në Prizren. Zëdhënësi i PDK-së, Samir Hoxha ka ftuar të gjithë qytetarët që në mënyrë masive të marrin pjesë në  tubimin përmbyllës të këtij subjekti politik.

“Andaj i ftojmë të gjithë simpatizantët e PDK-së që të premten me 01 nëntor të marrin pjesë masivikisht në përmbylljen e fushtës parazgjedhore të PDK-së, e cila do të mbahet në qendrën sportive “Sezai Surroi”në ora 14:00 . Ardhja juaj në mënyrë dinjitoze dhe masovike do të dëshmon edhe një herë për fitorën e sigurt të PDK-së dhe për përcaktimin që Prizreni të jetë qytet evropian me një civilizim europian”/PrizrenPress.com/