11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8978

Kryeziu: Buxheti i Prizrenit është rritur, por edhe vjedhur

0

EqremKryeziu9-26Kandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu në kuadër të fushatës zgjedhore,  është  takuar me elektoratin e lagjes “Jeta e re” dhe fshatit Arbanas.

Në të dy tubimet, Kryeziu është pritur nga shumë simpatizantë. Kryeziu tha se LDK-ja me 3 nëntor do të dalë fituese.“ Kemi qene në pushtet 7 vjet dhe pa buxhet dhe pa kompetenca kemi bërë mrekullira. Sot buxheti është shtatfish më i madh, por problemi sot është se po vidhet buxheti. Ne do të kemi para të mjaftueshme, sepse para ka gjithmonë , nëse nuk  vjedhet”, tha Kryeziu.

Sipas tij,  LDK-ja në shtat vitet që ka qeverisur është dëshmuar  për punë të mira që ka bërë. “Populli tashmë  ka vendosur në fitoren e së drejtës, në fitoren  LDK-së”.

Kryeziu votësbesimin e ka kërkuar edhe në lagjen e “Jeta e Re”.Banorët  në këtë lagje kanë kërkuar që me 3 nëntor të ndodh ndryshimi në Prizren. “Shpresën për këtë ndryshim po e shohim në Lidhjen Demokratike të Kosovës”.

Kandidati i LDK-së ,Eqrem Kryeziu, tha ndërkaq  se me fitoren e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prizren hapet rruga për fitoren e madhe të LDK-së në krejt Kosovën. “Ndryshimi po vjen, LDK-ja ia ofron rastin secilit qytetar të bëhet pjesë e ndryshimit” , tha  Kryeziu./PrizrenPress.com/

Mazrreku është përcaktuar me kohë për PDK-në

0

PFK MazrrekKandidatët për Kuvendin e Prizrenit nga fshatrat e Hasit, Shukri Çuni, Halil Cikaj, Gëzim Duraj, dhe Sherife Balaj, kanë organizuar një tubim elektoral me banorët e fshatit Mazrrek.

Në këtë tubim banorët e Mazrrekut  janë deklaruar se ardhmëria e tyre është e sigurt vetëm me PDK-në.
Kadri e Halil Karavidaj, Sadri e Tahir Duraj kanë bërë thirrje që të mos hamenden për ta votuar numrin 99, sepse vetëm me këtë partia do të shpresojnë për rregullimin e infrastrukturës në fshatin Mazrrek.

“Ne e kemi kuptuar që Hasi e ka të të sigurt ardhmërinë vetëm me PDK-në , andaj edhe në zgjedhjet e 3 nëntorit siç u shprehën ata kemi vendosur që të votojmë për PDK-në që na ka mundësuar të bëhemi komunë dhe me investimet e bëra ta shijojmë lirinë si të gjithë qytetarët”.

Kandidati  për Asamblenë Komunale, dr.Halil Cikaj  tha se hasjanët kanë shumë arsye që në zgjedhjet e nëntorit të votojnë PDK-në. Sipas tij, PDK-ja është i vetmi subjekt politik që ka mbajtur dhe realizuar premtimet që ka dhënë në fushatat zgjedhore. “ PDK-ja është subjekti i vetëm politik që ka premtuar se Hasi do të jetë komunë më vete. Ky premtim tashmë është bërë realitet falë kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit”.

Ndërsa  kandidati tjetër, Shukri  Çuni, pasi i ka falënderuar qytetarët e Mazrrekut për besimin që ia kanë dhënë gjatë dy mandateve të shkuara, ka theksuar se PDK-ja nuk jep premtime se do të bëjmë mrekullia,” por premtojmë për ato projekte që na ndihmojnë të rregullojmë jetën tonë. Në këtë tubim, ka folur edhe kandidatët tjerë”.

Në këtë tubim kandidatët për kuvend të Prizrenit kanë shpalosur edhe programin zgjedhor të PDK-së për fshatrat e Hasit, program ky që do të bëhet realitet vetëm nëse votohet numri 99 dhe kandidatët e PDK-së. /PrizrenPress.com/

Drenusha Zajmi me “Krrokamat” shfaqet në Tiranë

0

Romani i Drenushes“Me rënien e “perdes së hekurt”, një komb i ndarë theu kufirin. Për fat të keq, më parë se njerëzit dashamirës dhe idealistë, u bashkuan njerëzit e krimit në vallen e tyre djallëzore”, kështu thuhet në librin më të ri të autores prizrenase Drenusha Zajmi Hoxha.“Krrokamat” titullohet libri më i ri i autores Drenusha Zajmi Hoxha i cili ka dalë nga shtypi. Libri është botuar nga Shtëpia Botuese “ Uegen” Tiranë dhe, siç raporton kultplus, pritet së shpejti t’i ofrohet lexuesit në Kosovë dhe Shqipëri.

Autorja ka bërë të ditur për KultPlus.com se libri është një dramë, në të cilën gërshetohen shumë elemente psikologjike e sociale dhe disa histori rrënqethëse e tragjike, të cilat, pas një kthese të madhe e të papritur në fund, ndërthuren në një të vetme.

Me rënien e “perdes së hekurt”, një komb i ndarë theu kufirin. Për fat të keq, më parë se njerëzit dashamirës dhe idealistë, për të cilët toponimet “Kosova” e “Shqipëria” kishin tingëllim mitik, u bashkuan njerëzit e krimit në vallen e tyre djallëzore. Kjo është edhe tema bosht e këtij romani ku autorja Zajmi- Hoxha paraqet fate të trishtueshme njerëzish, andej e këndej kufirit, të cilët, ndonëse jeta s’i kishte përkëdhelur as më parë, në kulmin e ëndërrave dhe ndjenjave të tyre të dëlira, bëhen pre e degradimit të shoqërisë së pasluftës, jetës tragjike politike dhe fenomeneve të këqia e njerëzve të pamëshirshëm.

Ky roman paraqet përpjekjet e personazheve që përkundër mizorive të përjetuara , pabesisë e goditjeve jetësore, të ruajnë të paprekur substratin e qenies së tyre njerëzore: – dhembshurinë, dinjitetin dhe dashurinë, thuhet në sinopsisin e këtij libri”Krrokamat” është edhe një klithje, një pamflet shoqëror, i cili do ti shërbejë popullit shqiptar, në procesin e rigjetjes së vetvetes, ka bërë të ditur autorja lidhur me përmbajtjen e botimit të saj më të ri.

Drenusha Zajmi Hoxha ka lindur në Prizren në vitin 1970 dhe është cilësuar si një ndër zërat më bashkëkohor e të guximshëm të letërsisë shqipe.

Pos këtij romani, ka botuar katër libra, nga të cilat një roman:” Engjëjt vdesin ndryshe”, një përmbledhje me poezi : “ Më duaj pa më njohur” dy libra edukativo humoristik për fëmijë: “ Vishe botën me buzëqeshje” dhe “ Eko Librus dhe Misioni për shpëtimin e planetit”, si dhe është bashkëautore në disa antologji letrare. Zajmi Hoxha është në prag të botimit të librit të ardhshëm për fëmijë, ndërsa po shkruan edhe romanin e saj të tretë. Ajo është laureate e shumë çmimeve kryesore letrare.

“Trirema e Poezisë Joniane” mbledh në Sarandë edhe shkrimtarë nga Kosova

0

SarandaShkrimtarët nga Kosova: Ibrahim Kadriu, Agim Vinca, Sabit Rrustemi dhe Sarë Gjergji do të jenë pjesë e edicionit të shtatë të Manifestimit Ndërkombëtarë të Poezisë “Trirema e Poezisë Joniane”,që  nis sot  në Sarandë dhe vazhdon edhe nesër.

Ky manifestim. që tashmë është bërë tradicional, në bosht ka promovimin e librit të të Timo Mërkurit “Kur flasim për Artin Jonian”, sikurse që do të ketë edhe prezantime të poetëve nga vende të ndryshme, pjesëmarrëse në këtë manifestim.

Po ashtu, siç transmeton kultplus, është paraparë që poetët e mbledhur në këtë ngjarje të madhe kulturore të bëjnë edhe një vizitë te varri i poetit disident Bilal Xhaferi, sikurse që do të ketë edhe vizita turistike, duke përfshirë edhe atë në qytetin antik dhe parkun natyror të Butrintit.

Veprat e Anton Nikë Berishës prezantohen në Itali

0

Anton berisha“Gjin Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar”, që në italisht është botuar me titull “La sete pietrificata” (Etja e gurëzuar) , me botues Pellegrini Editore, Cosenza 2013 dhe “Cascata di luce nel cuore”, liber poetik që i kushtohet Nënë Terezes, janë veprat e Nikë Berishës që janë prezantuar në letërsinë italianeDy botime të Anton Nikë Berishës së fundi janë prezantuar në Formia të Italisë nëpërmjet një manifestimi, ku është nderuar vepra e këtij autori shqiptarë.

“Gjin Bardhela i arbëresh & Etja e gurëzuar”, që në italisht është botuar me titull “La sete pietrificata” (Etja e gurëzuar) , me botues Pellegrini Editore, Cosenza 2013 dhe “Cascata di luce nel cuore”, liber poetik që i kushtohet Nënë Terezes, janë veprat e Nikë Berishës që janë prezantuar në letërsinë italiane.

Ndërkaq, për romanin me protagonist Gjon Bardhelen, në Itali janë botuar shkrime nga autorë të njohur. Në mesin e tyre është edhe shkrimtari dhe eseisti i njohur i letrave italiane Sergio (Serxho) Paolo Foresta i cili, pos tjerash, shpreh edhe këtë mendim për romanin e Antonit: “Në rrafshin letrar është një shtegtim homerik, virgjilian, dantesk, pushkian, sipas Edgar Lee Masters. Është një përpjekje e rimarrjes (rikthimit) të indeve të jetës së atyre që na kanë paraprirë, të të parëve, të paraardhësve dhe të jetës sonë nëpërmjet të tyre. Është kërkimi i ecjes drejt tokës së premtuar, ku janë ëndrrat, dashuritë, idealet që na kanë ndihmuar të rritemi. Mirë? Keq? Ose kemi mbetur të ngatërruar në “camusano” të mitit të Sizifit? Të mbërthyer nga një fat i lutjes së Tantalos. Ose në fund e kemi mbërritur atë që kemi dëshiruar? Ndoshta jo, ose ndoshta tepër vonë për atë që kemi qenë të shqetësuar (Nuk është i rastit epigrami i Lesingut i vënë në fillim të romanit)”, thuhet në mes të tjerash në vështrimin e Foresta.

Çeku: Po vazhdon shkatërrimi i trashëgimisë kulturore në Prizren

0

Hajrulla ÇekuZgjedhjet lokale të nëntorit 2013 më së shumti po e dëmtojnë Qendrën Historike të Prizrenit. Njerëz të papërgjegjshëm janë duke e shfrytëzuar hutinë dhe dalldisjen e zyrtarëve shtetëror e partiak pas votave, për të rrënuar objekte brenda zonës së mbrojtur me ligj të Prizrenit.
Drejtori  Ekzekutiv i OJQ-së ‘Ec Ma Ndryshe”, Hajrulla Çeku,tha se brenda vetëm dy dite janë shkatërruar dy objekte me rëndësi të madhe të trashëgimisë kulturore në rrethin e parë të zonës së mbrojtur të Prizrenit. “Rasti i parë ka të bëj me djegien e tërësishme të shtëpisë së familjes Shehu në lagjen Tabakhane, në rrethana ende të pasqaruara nga organet përgjegjëse, ndërsa i dyti me rrënimin e tërësishëm të objektit të –ish-Jugobankës, përballë Urës së Gurit”, tha Çeku.

Sipas tij, në rastin e shtëpisë së djegur, dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.”Kjo kërkon hetim të menjëhershëm nga Prokuroria, ndërsa rasti i objektit të rrënuar është shkelje e rëndë ligjore, pasi që investitori ka qenë i pajisur vetëm me leje dhe pëlqim për restaurim dhe asesi për rrënim të objektit”.

Të dyja këto raste po ndodhin në të njëjtën kohë kur Raporti i Progresit i Komisionit Evropian për Kosovën në mënyrë eksplicite ka konstatuar se “interesat biznesore shpesh herë mbizotërojnë kundruall interesave të trashëgimisë kulturore” dhe ka bërë thirrje për “veprime të fuqishme për të ndaluar aktivitetet ilegale dhe degraduese si dhe korrigjimin e atyre ndërtimeve që kanë tejkalime”.
“EC Ma Ndryshe’ shpreh keqardhjen për humbjet më të fundit të vlerave të trashëgimisë kulturore në Prizren. “Në të njëjtën kohë, ne shprehim shqetësimin tonë për mundësinë e paraqitjes së rasteve të tjera të ngjashme gjatë gjithë kohës sa do të zgjasin fushata dhe zgjedhjet lokale”, tha Çeku.

Ai iu ka bërë  thirrje autoriteteve lokale dhe qendrore qeveritare dhe atyre të gjyqësisë që sa më parë t’i nisin hetimet për këto dy raste. “Në të njëjtën kohë, apelojmë për veprime të menjëhershme dhe konkrete për të parandaluar përsëritjen e skenarëve të tillë në pjesë të tjera të Qendrës Historike të Prizrenit”./PrizrenPress.com/

Nisin rrënimet në Prevallë

0

Prevalla, rrenimetMe kërkesën e Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor sot nisin rrënimet pa leje të ndërtuara deri më tash në Prevallë.

MMPH-ja, kohë më parë ka paralajmëruar të gjithë ndërtuesit atje, që të nisin e t’i rrënojnë këto objekte pa leje. Në të kundërtën ka sqaruar se rrënimin do ta bëjnë edhe vet.

Sipas një komunikate për media, MMPH ka urdhëruar pronarët, që t’i largojnë objektet ilegale në zonën e kampingut veror në Prevallë.

Vendimi i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor urdhëron që në afat prej 15 ditësh të bëhet largimi i të gjitha objekteve montazhë, të rrënohen të gjitha ndërtimet përcjellëse në kamp, të bëhet pastrimi i zonës së kampingut nga mbeturinat ndërtimore dhe të rehabilitohet sipërfaqja e degraduar natyrore konform peizazhit ekzistues në ngastrat 182, 2371, 2354, 2355, etj. të Zonës Kadastrale Gornjasellë.

Në rast se nuk i largon objektet brenda afatit të caktuar, MMPH do t’i rrënoj të gjitha objektet dhe shpenzimet do t’i bartin pronarët e objekteve. Pas vendimit për ndërprerjen e të gjitha aktiviteteve në zonën e Prevallës, ministri i MMPH-së Dardan Gashi ka formuar dhe një task forcë e cila po merret veçmas me këtë çështje.

Kabashi: Autostrada Prizren-Tetovë, lehtëson jetën e banorëve në Lubinjë të Epërme

0

kabashi ne jeta e reKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi me bashkëpunëtorë të tij ka shpalosur programin qeverisës para qytetarëve të fshatit Lubinjë e Epërme.Fokusi kryesor i tij në këtë takim ishte zhvillimi i  blegtorisë dhe bimëve industriale mjekësore.

Kabashi, shprehu gatishmërinë e tij, se  gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, do të bashkëpunojë ngushtë me banorët e Lubinjes së Epërme në realizimin e kërkesave të tyre.

Një ndër priorietet kryesore ku banorët e fshatit Lubinjë e Epërme do të jenë përfitues të drejtëpërdrejtë, është ndërtimi i autostradës Prizren – Tetovë, projekt ky i porpozuar nga  Kabashi para katër vitesh. “Ky projekt tani është në tavolinat e Qeverisë së Kosovës, Shqipërisë, dhe të Maqedonisë. Ky project do të fillojë të ndërtohet pasi të përfundojë autostrada Prishtinë – Han i Elezit”, tha Kabashi.

Edhe eksperti i bujqësisë, Asim Thaçi, i cili njëherit është edhe kandidat për Asamble Komunale, elaboroi në detaje programin për blegtori që qeveria e ardhshme komunale e udhëhehqur nga  Kabashi dhe ekipi i tij qeverisës, do ta realizojë në këto treva.

Kabashi në fund të takimit u bëri apel qytetarëve të Lubinjes së Epërme të mos bien pre e premtimeve të rrejshme. Ai kërkoi që të votojnë numrin 62 .
Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Fatmir Kastarti tha ndërkaq se koalicioni është I sigurtë në fitoren e 3 nëntorit.Koalicioni AAK-LDD platforëm zegjore e ka prezantuar edhe në lagjen “Jeta e Re”. Edhe në këtë takim, kandidati i koalicionit, Lulëzim Kabashi kërkoi nga banorët që të votojnë numrin 62. /PrizrenPress.com/

Veteranët në Therandë, të revoltuar me dënimin e Qëndrim Rexhajt

0

Veteranet therandDënimi i Qëndrim Xhemajl Rexhaj nga Papazi I Therandës ka bërë që Shoqatat e dala nga Lufta e UÇK-së të reagojnë ndaj këtij vendimi. Ata kanë paralajmëruar për ditën e sotme edhe një protestë për të kundërshtuar vendimin e gjykatës së EULEX-it, e cila ka dënuar Rexhajn me 5.6 vjet burg.

Në një njoftim për media thuhet se Shoqata Veteranëve të Luftës së UÇK-së, shoqatës së Familjeve të dëshmorëve të Luftës së UÇK-së, ajo e Invalidëve të Luftës së UÇK-s dhe Shoqata e të burgosurve Politikë të Kosovës, degët në Therandë reagojnë ashpër ndaj vendimit të gjykatës së EULEX-it, e instaluar për dënime të shqiptarëve në Kosovë.

“Reagojmë ashpër dhe me indinjatë si dhe ndihemi shpirtërisht të lënduar e të shqetësuar për arrestimin, burgosjen si dhe dënimin me 5.6 vjet burg të veprimtarit Qendrim Xhemajl Rexha nga Papazi, fëmijën e veprimtarit të çështjes kombëtare, përkatësisht Dëshmorit të UÇK-së –Xhemajl Rexha nga Papazi”, thuhet në reagim. Atë për ditën e sotme kanë paralajmëruar edhe një protestë.

Po cenohet sovranitetit i Kosovës

0

AhmetIsufi-AAKNënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, ka deklaruar se vizita e ministrit serb në veri, i ngarkuar për Kosovën, Aleksandër Vulin, paraqet cenim të sovranitetit të Republikës së Kosovës.

Ai për gazetën Epoka e re ka thënë se vizita të tilla nuk duhet të lejohen në Kosovë, sidomos në kohën e fushatës elektorale.
Isufi ka vlerësuar se Beogradi është duke i përdorur serbët e Kosovës si marrionetë.
“Serbia vazhdimisht ka tentuar t’i përçaj serbët e Kosovës”, ka thënë Isufi.