11.9 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026
Home Blog Page 8979

Limaj: Djemtë dhe vajzat e Malishevës guxojnë me besu

0

LImaj ne tubimIsh-Nënkryetari i PDK’së, Fatmir Limaj ka vazhduar betejën për të fituar Malishevën me kandidatin për Kryetar të kësaj komune nga Iniciativa Qytetare për Malishevën, Ragip Begaj. Kështu, Limaj ka thënë se kjo iniciativë është shndërruar në lëvizje dhe se do të fitoj jo vetëm në Malishevë, por edhe në krejt Kosovën. Ai ka thënë se ka shumë arsye se pse ka ardhur deri në këtë pikë raportet e tij me PDK’në dhe përkrahja për IQM’në.

Sipas tij, arsyeja vendimtare për të ecur ndaras me PDK’në është besimi i të gjithëve se mund të bëhen ndryshime për të mirë në Malishevë.

“Kjo ka ardhur deri këtu për arsye se djemtë dhe vajzat e Malishevës guxojnë me besu. Ne momentin kur kemi besuar se mund ta çlirojmë vendin tonë Serbia e ka humbur Kosovën”, ka thënë Limaj, në një fshat të Malishevës

“Sot, ne jemi duke ndërtuar besimin dhe kemi bërë hapa të guximshëm për të ndërtuar vendin tonë”, ka shtuar Liamj, në videon, e cila është publikuar në faqen zyrtare të IQM’së në Facebook.

Ai ka hedhur kritika në drejtim të pushtetit lokal dhe qendror, duke thënë se qeverisja në të dy nivelet ka degradua.

“Kam dëgjuar, ju e dini, se për tri vite e gjysmë s’kemi qenë aktiv. Për tri vite e gjysmë ka pasur deformim në qeverisjen e nivelit lokal, por edhe më tutje. Këto informacione i kemi marrë nga bashkëpunëtorët tanë”, ka shtuar ai, transmeton express.

Limaj pas fitores së betejës gjyqësore në “Rastin Kelçka” ka nisur aktivitetet politike në përkrahje të Iniciativës Qytetare për Malishevën.

Ai, në secilin tubim, po kërkon të mos votohet PDK’ja, të cilën e kishte themeluar bashkë me Hashim Thaçin, Jakup Krasniqin dhe disa ish-udhëheqës të UÇK’së.

Lideri i PDK’së para pak ditësh tha se disa zyrtarë të PDK’së e mira i ka qu peshë, duke aluduar në pakënaqësitë e disa prej zyrtarëve të partisë.

Raportet e Limajt dhe Kryetarit të PDK’së kanë pësuar thyerjen e fundit kur Kryeministri në një bisedë telefonike u referohet përkrahësve të Limajt në Malishevë si “zagarë”.

Në aferën “pronto”, Thaçi dëgjohet duke thënë se nuk dëshiron të vizitojë Malishevën për shkak se mund të gjendet përballë ndonjë situate jo të mirë nga “zagarët e Limajt”.

Në zgjedhjet e fundit, Limaj dhe Jakup Krasniqi kanë humbur edhe pozitat udhëheqëse në PDK, derisa kanë mbetur vetëm anëtarë Kryesia, pozita këto të falura nga udhëheqja aktuale.

TKOB përkujton 80-vjetorin e lindjes së Agron Aliajt

0

52156_8Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit do të përkujtojë në 80-vjetorin e tij të lindjes, mjeshtrin e koreografisë Agron Aliaj.

Mbrëmjen e datës 18 tetor, solistët e TKOB-së, kori dhe Trupa e Valleve e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, do të sjellin për publikun koncertin “Udhëtim mes valleve të Agronit nëpër Shqipëri”. Pas këtij koncerti, TKOB premton një tjetër mbrëmje gala, që këtë herë do të jetë e ndërtuar me koreografinë në balet të mjeshtrit Aliaj.

Agron Aliaj është një nga emrat më të vlerësuar të skenës shqiptare, me një krijimtari të pasur në vallet popullore, por dhe në baletin klasik. Aliaj u nda nga jeta në maj të vitit që shkoi, në moshën 79 vjeçare, duke lënë pas veprat e tij si pjesë autentike e TKOB-së. Jeta e baletmaestros Agron Aliaj ishte dedikuar plotësisht artit të baletit. ./bw/

PDK: Do të fitojmë bindshëm në Malishevë

0

veseli ne malisheveNë degën e Partisë Demokratike të Kosovës në Malishevë, për një vizitë të shkurtër pune kanë qëndruar zëvendëskryetari i parë i PDK-së, Kadri Veseli dhe zëvendës kryeministri i vendit, Hajredin Kuqi, të cilët janë takuar me kryetarin e tashëm Isni Kilaj dhe aktivistët e PDK-së dega në Malishevë, prej ku dërguan mesazhe për “fushatë të qetë dhe pjekuri në ditën e zgjedhjeve”.
“Do të fitojmë më bindshëm se çdo herë tjetër në Malishevë me kryetarin Isni Kilaj dhe për këtë jemi të sigurt, duke parë gatishmërinë dhe përkrahjen e qytetarëve të Malishevës ”, tha Veseli.

Ai më pas bëri thirrje “për fushatë të qetë, për maturi e pjekuri në ditën e zgjedhjeve, pasi fitorja do të jetë bindëse në Malishevë”

Thaçi nuk dyshon në fitoren e Mujës

0

thaqi atmaxhKryetari i PDK-së Hashim Thaçi, nuk dyshon në fitoren e kandidatit të subjektit të tij politik, për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja. Sipas tij, Muja në dy mandate ka qeverisur mirë me Prizrenin. “Puna e mirë e Ramdan Mujës, është garanci e kësaj fitore bindëse me 3 nëntor”, tha Thaçi.

Sipas tij, askush nuk mund të dëmtojë PDK-në në Prizren. “Nëse mendon dikush nga kjo trevë që mund ta dëmtojë PDK-në e ka gabim, sepse ai do ta dëmtoj vetën. Nëse dikush vjen në këtë trevë për t’ua kërkuar votën duhet t’i pyesni se çfarë kanë bërë për këtë trevë para gjashtë vitesh, ndryshimet epokale që kanë ndodhur nga mirë qeverisja e kryetarit Muja, janë garancia më e fort se pse duhet votohet PDK-ja dhe profesori i nderuar Ramadan Muja”.

“Vota juaj për kryetarin Muja është votë dhe besim edhe për mua”, thaThaçi. Sipas tij, Muja me 3 nëntor do të fitojë bindshëm në Prizren.

Thaçi, i shoqëruar edhe nga Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramdan Muja, sot kanë bërë përurimin e rrugës Atmaxhë, Grazhdanik, Kobaj, dhe Vlashnje. Kjo rrugë është investuar nga Komuna e Prizrenit dhe kapë vlerësn 500 mijë euro. Gjatësi e rrugës është 4.2 kilometra.

“Ky është njëri ndër shumë investimet kapitale të realizuar nga ana e qeverisë lokale të Prizrenit e cila udhëhiqet nga kryetari aktual dhe i ardhshëm i Prizrenit, Ramadan Muja”, tha Thaçi.

Kryetari i Komunës Ramadan Muja, tha ndërkaq se ndihet tepër mirë që së bashku me Kryeministrin e vendit sot përurojë këtë rrugë. “Ne edhe në të ardhmen do vazhdojmë me politika të tilla publike të cilat kanë në interes përmirësimin e jetës së qytetarëve të komunës sonë ka than kryetari Muja”.

Gjithashtu gjatë ditës së sotme, është mbajtur edhe një tubim elektoral me banorët e kësaj treve me banorët e fshatrave, Atmaxhë, Grazhdanikë, Nashec, Vlashnje, Kobaj, Poslishtë dhe Morademë, ku mijëra qytetar të entuziazmuar kanë mirëpritur Kryeministrin e vendit dhe kandidatin e PDK-së Ramdan Muja./PrizrenPress.com/

 

Kabashi vizitoi “ ABI- Elif-in“

0

Kabashi abi ElifKandidati i koalicionit AAK-LDD për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi vizitoi Industrinë  Ushqimore  “ ABI-Elif”.

Ai edhe në këtë takim foli për platformën e tij zgjedhore. Kabashi tha se fokusi kryesor i programit të tij qeverisës për mandatin e ardhshëm katër vjeçar  është zhvillimi ekonomik, i cili do të realizohet përmes funksionalizimit të zonave industriale, investimeve dhe subvencionimeve në sektorin e bujqësisë, në atë të turizmit dhe në sektorin e ndërtimtarisë.

“ Me zhvillimin ekonomik të vendit, do të përfitojnë qytetarët e komunës së Prizrenit, pasiqë do të krijohen mundësi për hapje të reja të vendeve të punës, por përfitues do të jenë edhe bizneset, sepse qëllimi jonë është që bizneset e mëdha ti përkrahim dhe ti bëjmë edhe më të forta, por nuk do të mungojë mbështetja dhe përkrahja edhe për bizneset e vogla”, tha Kabashi.  Në këtë takim ka marrë pjesë edhe kryetari i Degës së AAK-së,Fatmir kastrati

Ndërkaq Afrim Arzuallxhiu, drejtor i  Industrisë Ushqimore “ ABI – Elif “ duke folur për historikun e kësaj industrie, tha se reparti i qumështores është në ndërtim e sipër dhe pasi të vëhet në funksion, do të përpunohen deri në 50 mijë litra qumësht.

Përpos aktivitetit të suksesshëm, kjo fabrikë përballet edhe me vështirësi të tjera në konkurencën jolojale me prodhuesit e rajonit. Arzuallxhiut  tha se  kanë lehtësira të veçanta në taksa dhe në produktet, si sheqeri dhe amballazhi. “Ndërsa tek ne akoma paguhet dogana në paisjet e prodhimit dhe përpunimit, dhe kjo shkon në dëmë të investitorëve si vendor, ashtu edhe tek ata të huaj”./PrizrenPress.com/

Vataj premton vende të reja pune

0

Vataj ne nishorKandidati i PDK-së për kryetar të Therandës Ramë Vataj, ka vazhduar fushatën e tij zgjedhore në fshatin Nishor.Ai në këtë fshat shpalosi programin qeverisës për katër vitet e ardhshme.

“Programi qeverisës i PDK-së për Therandën, është hartuar nga grupe  të ekspertëve të fushave të ndryshme duke bërë një program për kërkesa të qytetarëve”, tha Vataj.

Sipas tij, të gjitha nevojat dhe kërkesat që i ka ky fshat janë të arsyeshme. Ai tha se me ardhjen në krye të udhëheqjes komunale këto kërkesa do të realizohen shumë shpejtë.

Vataj  para banorëve u zotua edhe për ndërtimin e shkollës së re në këtë fshat brenda afatit qeverisës si dhe duke bërë bartjen e nxënësve me transport publik prej lagjeve të ndryshme deri në shkollë.
Ai premtoi se  bujqësia do të jetë prioritet i tij.  “Përmes subvencioneve dhe granteve të ndryshme do të rrisim mirëqenien sociale për qytetarët e komunës së Therandës”.

Vataj tregoi se Plani i tij që  është hartuar për këtë sektor, parasheh  500 vende të punës të përhershme dhe 100 vende pune sezonale.” Realizmi i këtij plani parashihet përmes hapjes së serave, fermave, ku ne do të japim disa hektar tokë për punë qytetarët me qëllim të mbjelljes së bimëve të ndryshme, ku për këtë sektor ne kemi projekte ide për realizimin e këtyre projekteve”.PrizrenPress.com/

Kizolli prezanton platformën për zgjidhjen e komunikacionit rrugor

0

Kizolli transpoetiPartia Konservatore e Kosovës(PK) e  vlerësoi si mjaft të rëndë gjendjen e komunikacionit rrugor në qytetin e Prizrenit.Sipas PK-së kjo gjendje është shkaktuar nga mungesa e parkingjeve, infrastrukturës së dobët rrugore, bllokimi i trotuareve dhe nga niveli i ulët i shërbimeve në transportin publik.

Partia Konservatore e Kosovës në plan -programin zhvillimor ofron trajtimin dhe zgjidhjen e problemit të transportit urban, mungesës së parkingjeve dhe hapësirave për automjete.

Kandidati i PK-së për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli tha se problem i madh janë edhe mungesat e vend -pritjeve, mungesa e informimit adekuat të qytetarëve, pritjet e zgjatura dhe çmimi i lartë i transportit publik.

“Në qeverisjen tonë çelësi i suksesit do të jetë modeli i ri i menaxhimit të komunikacionit rrugor me fokus të veçantë ndaj transportit publik. Me menaxhim të suksesshëm do të eliminohen pritjet e gjata, do të rregullohen dhe racionalizohen linjat e transportit publik, do të sigurohen vend pritjet cilësore sipas standardeve moderne duke lehtësuar pritjet e qytetarëve në një anë dhe duke shkarkuar komunikacionin rrugor në qytet në anën tjetër. Me këtë do të pakësohen edhe nevojat për parkingje në qytet”, tha Kizolli.

Ai tha se Partia konservatore është e përkushtuar që të lehtësojë lëvizjet dhe shërbimet e transportit urban edhe për personat me nevoja të veçanta, pasi qe deri më tani nuk është siguruar qasja e lirë për këta qytetar të Prizrenit. “Me një investim të vogël është e mundur që automjetet e transportit urban publik të adaptohen edhe për këta nevojtarë”.

Nderim Pasuli, kandidat i PK-së për Asamblenë Komunale të Prizrenit,tha se linjat aktuale të transportit urban publik nuk janë të mjaftueshme pasi që nuk mbulojnë tërë qytetin por vetëm lagjet kryesore dhe ato që janë më profitabile. “Është e domosdoshme që të sigurohet qasja e të gjithëve në këto shërbime dhe të organizohen linjat në çdo lagje ku ka mundësi të integrohet sistemi i qarkullimit urban. Nëse krijohet një rrjet i suksesshëm dhe efikas atëherë qytetarët nuk do të kenë nevojë që të shërbehen me alternativa të tjera më të shtrenjta për transportimin e tyre, sepse është vërejtur se në çdo shtet të zhvilluar më së tepërmi përdoret transporti urban publik për qarkullim të brendshëm në një qytet. Këtë do të realizojmë edhe në Prizren”, tha Pasuli. /PrizrenPress.com/

Malisheva, një votë dy zgjedhje

0

Jeton Zulfaj 123Shkruan: Jeton Zulfaj

Nëse keni menduar se Malisheva është komunë e vogël, e pazhvilluar, e varfër, e me të papunë, keni të drejtë, megjithatë shprehja “e vogël por sherrin e madh” i shkon më së shumëti kësaj komune e cila kohëve të fundit ka fituar vëmendje të madhe mediale. Edhe pse në qendër të Kosovës, më shumë se gjysma e popullsisë nuk dinin se ajo ekzistonte si vendbanim deri në vitin 1998 kur u bë e njohur pas ishtabi qendror i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) u vendos shumë afër saj, në Kleçkë, dhe pasi një ndër politikanët kryesor të pasluftës që ishte edhe komandant i një brigade tejet të rëndësishme vinte nga Malisheva.

Pothuajse çdo qytetar që pyesni sot se çka din për Malishevën, dy përgjigje do t’i merrni të sigurta; njëra se ajo ka qenë “zonë e lirë ku jepeshin pashaporta gjatë luftës” dhe dy, se Fatmir Limaj është prej Malisheve. E para jo rrallë përdoret edhe për t’i tallur qytetarët e kësaj ane për nonshalancë dhe patriotizëm të tepruar. E verteta qendron se për shkak të fronteve të UÇK-së në pjesët hyrëse të Malishevës nga Kijeva, Rahoveci, Bllaca dhe nga Llapushniku, Malisheva kishte mbetur përkohësisht “zonë e lirë” ku biznesi lulëzoi për shumkënd për një kohë të shkurtë së bashku edhe me një liri të shtrënguar, të tjerat janë ekzagjerime.

Pas përfundimit të luftës, ajo që e vendosi atë shpeshherë në qendër të politikës në Kosovë ishte fakti se Fatmir Limaj, ish komandant i brigadës 121, vinte nga Malisheva dhe ishte bërë pjesë qendrore e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) e njëkohesisht edhe e politikës së pas luftës. Në zgjedhjet e para të pasluftës LDK kishte arritë të fitonte zgjedhjet ne Malishevë, sikurse kishte bërë në shumicën e Kosovës, por kur LDK u dobësua, PDK zuri primatin si parti e parë për shkak të reputacionit politik të Fatmir Limajt dhe sot në sy të shumëkujt ajo konsiderohet të jetë bastion i PDK-së.

Për PDK-në, mbështetja e Limajt ka qenë thelbësore në përcaktimin e rezultatit të zgjedhjeve në Malishevë, por gjërat kanë dryshuar kohëve të fundit. Menjeherë pas daljes nga procesi i fundit gjyqësor në rastin Kleçka, Limaj perkrahi një grup të PDK-së që ishte ndarë nga partia dhe kishte themeluar Iniciativën Qytetare për Malishevë.

Ky veprim është cilësuar si hap i ngutshëm e i pamenduar që më shumë ka ngritë pikëpyetje se sa ka dhënë përgjigje për rrugën që do të ndjekë Limaj. Megjithatë, ky hap është bërë, pra mbështetja e iniciativës shënon një kthesë ne lidhje me raportet tradicionale të Limajt me PDK-në. Nga ky hap nuk ka kthim prapa dhe beteja në përkrahjen e iniciativës duhet çuar ne fund duke i kthyer zgjedhjet lokale në Malishevë në një referendum për të konfirmuar apo jo mbështetjen e Malishevës për Fatmir Limajn.

Limaj nuk është kandidat për kryetar komune, por ai është pjesë e këtyre zgjedhjeve po aq sa vet kandidati “i tij”. Për Limajn në këto zgjedhje teorikisht ekzistojne dy “fitore”, Për të parën, e që konsiderohet lehtë e arritshme, mjafton qe PDK të humbë, pra të mos fitoj pushtetin çka do të nënkuptonte se humbja vjen si rezultat i mos mbështetjes së tij, kurse e dyta është fitimi i pushtetit ngakandidati i tij.

Natyrisht synimi duhet të jetë fitimi i zgjedhjeve pasi nuk është në pyetje vetëm fitorja e kandiadit, por kjo është betejë për të matur realisht popullaritetin e tij në Malishevë, pra vota për iniciativën është detyrimisht votë për Limajn dhe karrierën e tij politike çka e bënë fitoren të pa alternativë.

PDK konsiderohet të ketë humbur teren e të jetë “djegur” në Malishevë, ne fakt atë konsiderohet ta ketë djegur vetë lideri i saj, Kryeministri Hashim Thaçi kur në një video-inçizim që doli në publik, ishte dëgjuar t’u referohej strukturave të PDK-së në Malishevë si “zagarë”. Kjo ishte një fyerje ndaj strukturave dhe ndaj vetëqytetarëve të Malishevës që kishin votuar tri herë radhazi PDK-në.

Në këtë drejtim Thaçi e ka të vështirë fushatën në Malishevë dhe tashmë janë të shumtë ata që ironizojnë, se ata që në Malishevë i shkojnë prapa Thaçit janë“zagarë”. Si lider i partisë, Thaçi është pergjegjës edhe për ruajtjen e unitetit në parti, që nënkupton se paknaqësitë duhet adresuar dhe jo mbytur, por mospëlqimi i tij ndaj Limajt dhe ndaj Jakupit ishte bërë i qartë si kristal në këtë video-inçizim. Mbështetja që Limaj i ka bërë iniciativës më shumë duhet parë në këtë drejtim, pra si përpjekje për ndalim të talljes me votën dhe votuesit në Malishevë nga ana e PDK-së dhe liderit të saj, si një përpjekje për rikthim të integritetit dhe pronësisë në vendimmarrje.

Thaçi, edhe pse kishte fyer malishevasit, ai nuk hezitoi që Malishevën ta quante “vendlindjen e tij të dytë” në një takim ekzaltues me arsimtarë, ku kandidati itij e shpalli atë “njeriu i shekullit”, vetëm se nuk u bë e qarë se për cilin shekull bëhet fjalë. Ekzaltimi i kandidatit i gjendur pranë liderit “shekullor” është i kuptueshëm, pasi lideri kërkon brohoritje, duartrokitje dhe fjalë të mira ani pse ai nuk mendon kshtu kur fletë n’telefon për Malishevasit.

Fitorja megjithatë nuk është e qartë qoftë për iniciativën e Limajt apo për PDK-në eThaçit. Historiku i zgjedhjeve të deritashme tregon se në zgjedhjet lokale në Malishevë më 2007 PDK kishte fituar 49% të votave, kurse LDK 32%, ndërsa në vitin 2009, PDK kishte marrë 52%, kurse LDK 34%. Një llogaritje e thjeshtë tregon se ndarjae elektoratit të PDK-së në dysh do t’i bëjë humbës edhe iniciativën edhe PDK-nëkarshi LDK-së. Kësisoj parashikimi i rezultateve të zgjedhjeve bëhet sa ivështirë po aq interesant pasi elektorati tradicional i PDK-së do të jetë i pamjaftueshëm që të shënoj fitore qoftë njeri apo tjetri krah. Këtu duhet shtuar edhe faktin se në lojë kanë hyrë edhe forca tjera partiake që nuk kanë marrë pjesë më herët në zgjedhje lokale sikurse Vetvendosje e cila mund të arrij të fitojë mjaftë vota sa për ta vështirsuar kalkulimet e partive tjera.

Në ketë situatë, iniciativa duhet të synojë patjetër të inkurajoj votuesit pasiv që kanë abstenuar zgjedhjet e kaluara për të arritur rezulatet që kërkon. Për të arritë këtë ajo duhet të bëjë një fushatë aktive që do të depertojë tek një pjesë e madhe e qytetareve të cilët ende nuk janë përcaktuar se ku të hedhin votën.

Përparësi për iniciativën dhe partitë tjera është se PDK nuk pritet që të rrisë rezultatin e zgjedhjeve, kjo për faktin se ka qenë në qeverisje në tri mandate të njëpasnjëshme dhe në demokraci kjo quhet lodhje nga qeverisja dhe nevoja për ndryshim vjen natyrshëm tek qytetarët. Iniciativa në këtë drejtim paraqitet si “parti” e re dhe e paprovuar por për të arritur rezultat e ka të domosdoshme përkrahjen e Limajt.

Duke përjashtuar kalkulimet dhe detajet e shumëta në këtë proces, nëse thjeshtohet teper, beteja për Malisheven kësaj radhe është betejë për mbështetjen e Limajt ne politikën qëndrore, beteje që kjo komunë e vogël të ruaj ndikimin aty ku percaktohen projektet e mëdha, ku orientohet zhvillimi dhe politikat e ku pesha politike e Limajt ka qenë e rëndesishe që Malisheva të jetë përfituese.

Në fund të fundit se a do të vazhdojë të mbetet Malisheva e varfër, pa ndikim dhe e pazhvilluar varet më shumë nga niveli qendror se sa ai lokal dhe edhe pse një kryetar komune mund të ndryshojë shumë pamjen e qytetit dhe të përmirësojë shërbimet publike, duke mos pasur biznese të mëdha që gjenerojnë taksa për komunën, roli i tij është i zvogëluar në zbutjen e papunësisë, në investimin e projekteve kapitale e në orientimin e investitorëve të huaj, pasi këto politika hartohen dhe drejtohen nga niveli qendror.

Limaj i duhet Malishevës që të jetë në politikën qendrore derisa liderë tjerë nga Malisheva të formohen dhe të fitojnë peshën e duhur politike, parandaj këto zgjedhje lokale janë të një rendësie të veçantë pasi qytetarët e Malishevës me një votë mud të bëjnë dy zgjedhje; zgjedhin kandidatin e Iniciativës për Kryetar Komune dhe përkrahin, afirmojnë dhe forcojnë Limajn në politikën qendrore të Kosovës.

(Autori është Student në studime pas-universitare për “Çështje Europiane” në Univerzitetin Lund në Suedi dhe mbajtës i Bursës “Swedish Institute Scholarships” nga Instituti Suedez)

Kurti kërkon mbështetje në Gjonaj për Rexhajn

0

VV-gjonaj-hasKryetari i Lëvizjes Vetëvendosje! Albin Kurti, kërkoi në Gjonaj të Hasit, që të mbështetet kandidati  për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj. “Vetëm e reja mund ta përmbysë të vjetrën e padrejtë”, tha Kurti.

Sipas tij, VV-ja do të krijojë kushte dhe ambient më të mirë që investimet dhe remitancat e shqiptarëve jashtë shtetit, të jenë në funksionin të zhvillimit të gjithëmbarshëm shoqëror dhe ekonomik.

Deputeti i Kuvendit të Kosovës Afrim Kasolli tha se  një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Gjonajt, si pasojë e kushteve të rënda ekonomike janë detyruar të largohen nga vendi për një jetë më të mirë. “Pavarësisht kësaj, ata asnjëherë nuk e ndalën kontributin e tyre për Hasin dhe Kosovën. Remitancat si burim kryesor i të ardhurave për këtë rajon, si rezultat i mungesës së një politike mbështetëse nga pushteti, vazhdojnë të humbin mundësitë për zhvillim. Me Lëvizjen Vetëvendosje ! anashkalimi, injorimi dhe mospërfillja e juaj do të merr fund”, tha  Kasolli.

Ndërsa kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj tha se  mbështetja e Lëvizjes Vetëvendosje! është zgjidhja e vetme për problemet e përditshme që e brengosin qytetarin e Komunës së Prizrenit. “Deri më tani ne ishim zëri juaj jashtë institucioneve të pushtetit lokal. Përmes angazhimit dhe kritikës tonë jemi munduar që ta denoncojmë padrejtësinë dhe t’i mobilizojmë qytetarët kundër saj. Tani kërkojmë besimin tuaj që të bëhemi zëri dhe vullneti juaj edhe brenda institucioneve. Sepse vetëm bashkë është e mundshme!”, tha  Rexhaj./PrizrenPress.com/

Berisha vizitoi fshatin Zhur

0

zafa zhurKandidati i BD-së për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha në kuadër të fushatës zgjedhore është takuar me disa familje  të fshatit Zhur. Në këto takime Berisha prezantoi platformën e Bashkimit Demokratik.”Platforma e BD-së u përkrah edhe nga kryefamiljarët e familjeve që u vizituan”.

Pas vizitave nëpër familje kryetari Berisha me bashkëpunëtor mori pjesë në një tryeze e cila ishte organizuar nga intelektualët e Zhurit. Ai në këtë tryezë mbështeti nismën e intelektualëve të Zhurit për organizimin e olimpiadës së diturisë “Eshref Ademaj”. Olimpiada fillimisht do të ketë karakter regjional pastaj komunal e më gjerë.

Qëllimi i Olimpiadës është nxitja e të rinjve për të nxënë dhe studiuar shkencat ekzakte, në veçanti matematikën, njëkohësisht ky aktivitet bëhet edhe për të nderuar veprën e profesorit të madh tashmë të ndjerë akademik “Eshref Ademaj”. /PrizrenPress.com/