8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8989

Mustafa në Therandë: LDK-ja sot, si ajo e Ibrahim Rugovës

0

IsaMustafa-suharekeKryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Isa Mustafa, tha të shtunën në tubimin e parazgjedhor në Therandë (Suharekë) se nga fushata e deritanishme po e sheh qartë rikthimin e fuqisë që e ka pasur LDK-ja në kohën e Ibrahim Rugovës. Ai theksoi se fitorja e kësaj partie në zgjedhjet e ardhshme është e sigurt edhe në Therandë, në Prizren, në Rahovec dhe në Malishevë.

“Kjo LDK, të cilën po e shoh sot këtu është LDK-ja e Ibrahim Rugovës, janë qytetarët e përkushtuar ndaj veprës së Ibrahim Rugovës, të cilët e nderojnë punën e Ukë Bytyçit, prandaj, në këtë atmosferë, me këtë vullnet tuajin për LDK-në, ju ftoj që më 3 nëntor të vendosim në interes të Kosovës, që edhe në këtë komunë të qeverisë LDK-ja”, tha Mustafa.

Sipas tij, është e rëndësishme që LDK të shënojë fitore të ndjeshme në Therandë, në Prizren, në Rahovec e në Malishevë, që të zhvillohet bashkëpunimi ekonomik me Shqipërinë dhe të përshpejtohet integrimi shqiptar.

Mustafa, i cilësoi si punëtorë të mëdhenj qytetarët e Therandës, duke theksuar se e tërë Kosova krenohet me punën dhe sukseset e tyre, si brenda, ashtu edhe jashtë vendit.

“Këtu ne e ndjejmë zhvillimin, sepse ju keni qenë të zotët që ta zhvilloni vendin. Ne mburremi me punën tuaj dhe të atyre që jetojnë jashtë Kosovës. Njerëzit që jetojnë nga puna e tyre, që e ndërtojnë Therandën, janë njerëzit me të cilët krenohemi. Janë të pakorruptueshëm, sepse jetojnë nga puna e tyre dhe ky qytetërim është filozofia politike e LDK dhe ju e keni vendin në LDK”, u tha kryetari Mustafa qytetarëve të Therandës. Sipas tij, vota për LDK-në në Therandë dhe në tërë Kosovën është besim në perspektivën zhvillimore të vendit, qeverisjen e përgjegjshme dhe transparente.

“Fitorja jonë në këto zgjedhje na e siguron edhe fitoren në zgjedhjet e ardhshme nacionale dhe mundësinë për ta qeverisur Kosovën, ashtu siç e meritojnë qytetarët e Kosovës”, theksoi Mustafa.

Kandidati i për kryetar të LDK-së në Therandë (Suharekë), Sali Asllanaj, ndërkaq, u shpreh i bindur se LDK-ja do të jetë sërish bastion i kësaj partie dhe ndjekëse e filozofisë politike të Presidentit Ibrahim Rugova për qeverisje në funksion të interesave të qytetarëve.

“Përparësitë e programit tonë qeverisës qëndrojnë në zhvillimin e një administrate efikase dhe profesionale, në avancimin e politikave biznesore, qasjen kreative ndaj të rinjve, shërbimet efikase shëndetësore, arsimin cilësor dhe përmbajtjesor, stimulimin dhe subvencionimin e bujëqsisë, si dhe në prosperimin e kulturës e të sportit, duke mos lënë anash as infrastrukturën dhe mbrojtjen e ambientit”, tha Asllanaj. Ai tha se do ta respektojë në tërësi filozofinë politike të LDK-së që biznesin ta stimulojë përmes politikave fiskale, duke i shkelur, sikur tha ai, “manitë qeverisëse të haraqit e të tenderëve politikë që e ngulfasin zhvillimin tonë ekonomik”.

“Çdo i ri nën moshën 30-vjeçare që hap një biznes do të lirohet për dy vjet nga çfarëdo takse komunale, si lehtësim për mëkëmbjen e biznesit të tij”, tha Asllanaj. Ai u premtoi qytetarëve të komunës së Therandës se kriteri i punësimit përmes politikës do të zëvendësohet me kriterin e aftësive profesionale e pedagogjike në sistemin tonë arsimor.

Asllanaj tha se në mandatin e tij qeverisës, fermerëve do t’u ofrojë lehtësira në zhvillimin e veprimtarive të tyre përmes stimulimit dhe subvencionimit me 2 milionë euro.

“Lidhja Demokratike e Kosovës dhe unë me bashkëpunëtorët e mi, do t’ju oforjmë gjatë mandatit të ardhshëm, një qeverisje që nuk bazohet në krim e në haraq, në tenderë politikë e korruptivë, por në zhvillim cilësor në funksion të përmirësimit të jetës së qytarëve”, tha Asllanaj.

Në tubimin parazgjedhor të LDK-së në Therandë u prezantuan edhe kandidatët për këshilltarë komunalë, të cilët janë të profileve të ndryshme, të përgjegjshëm dhe të përkushtuar për t’u shërber qytetarëve. /PrizrenPress.com/

Zhvillimi i bujqësisë, prioritet i VV-së në Korishë

0

Rexhaj-korishëKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Komunës së Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka takuar banorët e fshatit Korishë. Në kuadër të planit për zhvillimin ekonomik të Prizrenit, Rexhaj tha se nevojitet krijimi i kushteve më të favorshme për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë.

“Për këtë arsye është i nëvojshëm subvencionimi i fermerëve në farë dhe karburant”, tha Rexhaj.

Ai, më pas ka shprehur vizionin e tij për Komunën publike që realizohet nëpërmjet transparencës së plotë financiare.

“Prizrenit nuk i mungojnë donacionet, për të cilat do të nevojitet krijimi i dy zyrave të posaçme që do të funksionojnë për mbështetje ekonomike”, tha Rexhaj. Duke shtuar, ai foli edhe për rolin e Asamblesë, të cilës do t’i rikthehet funksioni i saj i mëparshëm si qendër kulturore e zhvillimit.

Ndërkaq, deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Afrim Kasolli, ka shprehur vullnetin e Lëvizjes Vetëvendosje! për krijimin e shtetit social, që ka për qëllim zbutjen e pabarazive shoqërore.

“Barazia sociale është parakusht për krijimin e shtetit të së drejtës”, tha Kasolli.

Ai theksoi se VV-ja parasheh krijimin e Bankës Bujqësore për t’u mundësuar fermerëve marrjen e kredive pa kamatë, si dhe uljen e TVSH-së për prodhimet bujqësore.

Në fund, Kasolli i ka porositur korishasit se “duke votuar Arbër Rexhaj do të ndryshojë Prizreni”./PrizrenPress.com/

Kryeziu: Unë kryetar jo politik i Prizrenit

0

eqaaaaaKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu beson se do të fitojë betejën për Prizrenin. Ai tha se pas 3 nëntorit, do të jetë kryetari jo politik i Prizrenit. ”Unë do të jem kryetari jo politik i Prizrenit”.

Kryeziu të shtunën është takuar me banorët e lagjes “11 Marsi” në Prizren. Ai në këtë lagje është pritur nga shumë simpatizantë dhe anëtar të LDK-së. “Ndihemi mirë që ju shoh kaq shumë. Kjo është forca e arsyjes që na motivon të punojmë”, tha Kryeziu.

Ai ftoi të gjithë që t’i bashkohen LDK-së. “Me ne qytetari ndihet i sigurt. Në qeverisjen tonë do t’i trajtomë të gjithë njëjtë pa përjashtim”.

Kryeziu premtoi se gjatë qeverisjes së tij një kujdesie të veçanet do t’i kushtohet rinisë.

“Edukimi i rinisë do të jetë prioritet i yni. Ne nuk kemi rini për eksport, por një rini konkurrues me rinin evropiane dhe profesionalisht e përgatitur për proceset integruese”./PrizrenPress.com/

Sfida zgjedhore e Vetëvendosjes në Prizren

0

vvvvvvvvvKandidati i VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, sfidë të zgjedhjeve të nëntorit e sheh krijimin e besimit dhe ruajtjen e votës.

“Krahas pjesëmarrjes në zgjedhje për ta fituar besimin e qytetarëve mbi aktivistët e Lëvizjes Vetëvendosje! rëndon edhe barra e ruajtjes së votës së qytetarëve”, tha Rexhaj.

Sipas tij, në zgjedhjet e kaluara, partitë politike kanë treguar se deri ku janë në gjendje të shkojnë vetëm e vetëm për të fituar edhe një votë, pavarësisht mënyrës. “Po ashtu edhe aktivistët e VV-së kanë treguar se çka janë në gjendje të bëjnë për ta mbrojtur qoftë edhe një votë. Përballja jonë me manipuluesit e zgjedhjeve me 3 nëntor, nuk do të jetë e lehtë. Por sigurisht se do të përfundoj me disfatën e tyre”./PrizrenPress.com/

Dritëro Agolli merr “Carlo Levi” në prag të ditëlindjes së 82-të

0

DritëroAgolli-shkrimtarPak ditë para ditëlindjes së 82-të, shkrimtari i madh Dritëro Agolli sërish nderon Shqipërinë me veprën e tij. Fjalët magjike të Agollit janë nominuar në Itali me Çmimin Kombëtar për Letërsinë “Carlo Levi”. Në edicionin e tij të 16-të të Çmimit Kombëtar për Letërsinë “Carlo Levi” u shpallën fitues autori shqiptar Dritëro Agolli, autorët italianë, Guido Conti dhe Enzo Vinicio Alliegro, si dhe francezi Andre Vauchez.

Çmimi u shoqërua me motivacionin “Poet, gazetar dhe shkrimtar”, ngushtësisht i lidhur me traditën dhe rrënjët e tij nga vendlindja, duke venë gjithnjë në pah me krenari origjinën e tij, transmeton Oranews. Vargjet e tij i japin jetë një thirrjeje prekëse, në të cilën të gjithë elementet e jetës gërshetohen e shkrihen tek njëri tjetri për të ravijëzuar një identitet i cili është femijëri, punë, dhimbje, beteja, dashuri, përhumbje dhe shpëtim.

Në romanet e tij “Shkëlqimi dhe rënia e shokut Zylo” dhe “Njeriu me Top”, me kurajo të admirueshme, Agolli i jep jetë kritikës sarkastike ndaj burokracisë tek i pari, dhe përkujtimit epik dhe ironik të heroizmit partizan në luftën kundër nazifashizmit tek i dyti. Dritëro Agolli, edhe pse në rolin e tij për njëzet vjet President i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve dhe më pas anëtar i Parlamentit, gëzon një famë të tejskajshme në vendin e tij, që e ka dashur dhe e do me mjaft dhembshuri”.

Ceremonia e dhënies së Çmimit për fituesit u mbajt në datën 5 tetor në Aliano, pranë Auditoriumit të Komunës në Aliano në Itali, në praninë e kryebashkiakut të Alianos Luigi De Lorenzo, Presidentit të Parkut Letrar “Carlo Levi” Antonio Colaiacovo, Presidentit të Këshillit Krahinor të Bazilikatës, Vincenzo Santochirico, Presidentit të Rrethit Kulturor “Nicola Panevino”, Pietro Dilenge, si dhe shkrimtarit dhe mikut të Shqipërisë Raffaele Nigro i cili intervistoi fituesit në vijim të ceremonisë.

Emocione të vecanta ngjallën tek të pranishmit fjalët e përshëndetjes së Dritëro Agollit, të lexuara nga vajza e tij Elona, e cila në vetvehte shprehte edhe një herë magjinë e fjalës së Agollit. Në përshëndetjen e Agollit thuhej: “Të nderuar miq, unë sot duhet të isha atje mes jush, por jam një kalë që i kanë dalë brinjët dhe i kanë rënë patkonjtë nga udhëtimi i gjatë, megjithatë, këtij kali patkonjtë e trurit ende i mbajnë. Por, të mos bëhem i mërzitshëm si personazh parlamenti, falenderoj Jurine e Edicionit të XVI të Çmimit Kombëtar për Letërsinë “Carlo Levi” dhe veçanërisht Rafaele Nigron, mikun e mirë dhe shkrimtarin e shquar, vepra e të cilit tanimë është njohur dhe pritur në Shqipëri me dashuri dhe vlerësim nga lexuesit e shumte dhe kritika letrare.

Unë ndiej një kënaqësi të madhe të marr një çmim me emrin e Carlo Levit, piktorit, publicistit dhe shkrimtarit të shquar, luftëtarit Antifashist dhe ëndërrimtarit për një botë të re pa varfëri, padrejtësi shoqërore dhe pa luftra. Sikur të ndodhte një mrekulli që Carlo Levi të më shtrëngonte dorën, vetëm kjo gjë do të ishte çmimi më i madh që do të merrja ndonjëherë. Letërsia shqiptare që në fillimet e saj është ushqyer nga letërsia, arti dhe kultura italiane, sepse jemi fqinj dhe, siç thonë, na ndan vetëm një mur uji dhe mbi këtë mur uji siç fluturojnë pulëbardhat në brigjet tona, ashtu fluturon poezia, proza, muzika dhe të gjitha artet e tjera. Edhe njëhere, nëpërmjet kësaj përshëndetjeje të lexuar e të përcjellë nga vajza ime Elona, ju falenderoj për nderin dhe emocionet që më dhatë me Çmimin “Carlo Levi”.

Pleqtë dhe fëmijët u gëzohen çmimeve.

Ndërsa Fatmir Toçi, deputet dhe botues i “Toenës”, në fjalën e mbajtur në ceremoninë e dhënies së çmimit, ka falenderuar kreun e Bashkisë së Alianos, Luigi De Lorenzio dhe jurinë, që “kthyen sytë nga letërsia e vendit përballë dhe të vlerësojë me çmimin e këtij viti një prej penave më të ndritura të letërsisë shqipe bashkëkohore, poetin, shkrimtarin, publicistin, mendimtarin, personalitetin dhe mbi të gjitha, intelektualin e një kohe të trazuar për Shqipërinë dhe shqiptarët, Dritëro Agolli”.
Gjatë pasdites, u shfaq një Videoklip mbi jetët e autorëve të vlerësuar me çmim, dokumentari “Kine-turizëm nëpër vendet ku ka jetur Carlo Levi”, si dhe një përshëndetje nga Grupi Polifonik i Krahinës së Vlorës.

Çmimi Kombëtar Italian për Letërsinë “Carlo Levi” konsiderohet sot si një takim i rëndësishëm në lëmin e kulturës italiane dhe është padyshim së bashku me Parkun Letrar kushtuar autorit pjemontez, një tribut që komuniteti i Alianos i njeh Carlo Levit, i cili është një piktor, publicist, si dhe shkrimtar shumë i njohur italian. Në 1931, i bashkohet lëvizjes antifashiste “Drejtësi dhe Liri”. Për veprimtari antifashiste, në vitin 1934, Levi arrestohet, dhe një vit me pas, pas një arrestimi të dytë, dënohet me internim në fshatin lukez të Grassanos, e më tej transferohet në Aliano. Nga kjo përvojë do të lindë dhe romani i tij më i famshëm “Krishti u ndal në Eboli” (në roman, fshati quhet Gagliano duke imituar shqiptimin e vendasve). Ky roman, në 1979 përshtatet edhe për kinema dhe televizion nga Gillo Pontercorvo dhe Francesco Rosi.

Krasniqit ia “vjedhin” planin për Malishevën

0

Bubavec 4Kandidati i VV-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Alban Krasniqi,ka shpalosur të shtunën alternativën për qeverisjen lokale në fshatin Bubavec. “Malisheva është keqqeverisur dhe shkatërruar nga një klasë e korruptuar e njerëzve që pushtetin e kanë parë vetëm për klanin e tyre, dhe jo për qytetarin. Pikërisht si rezultat i kësaj, jemi në këtë gjendje të mjeruar sot. Andaj, për të ndryshuar këtë gjendje, duhet të kemi guxim për t’u ballafaquar dhe triumfuar mbi të keqen”, tha Krasniqi.

Ai tregoi se VV-ja ka plan konkret se si të nxjerrim Malishevën nga kjo gjendje. “Ne kemi hartuar programin qeverisës lokal, dhe jemi i vetmi subjekt që kemi një plan të shkruar. Në njëfarë mënyre, përderisa nuk kanë kurrfarë alternative dhe vizioni, është mirë që edhe subjektet e tjera po vjedhin nga plani ynë për bujqësinë, turizmin rural, punësimin, arsimin e shëndetësinë. Por, fatkeqësia është se subjektet e tjera e kanë pasur mundësinë, por nuk kanë pasur as plan e as guxim për të realizuar politika të drejta, në dobi të qytetarit, sepse midis drejtësisë dhe interesit personal, ata kanë zgjedhur këtë të fundit, e pikërisht për këtë arsye sot Malisheva është nga komunat më të varfra në vend, ku njerëzit vdesin ende nga insektet”.

Sipas tij, sloganet ‘Malisheva evropiane’, dhe asfaltet me cilësi shumë të dobët të fushatës, nuk e mbulojnë dot keqqeverisjen. “Malisheva në gjithë këto vite, ka qenë e harruar dhe e shfrytëzuar nga partia në ikje prej pushtetit. Këtë mënyrë arrogante sjelljeje me qytetarët, do ta ndalim pas datës 3 nëntor, me votën dhe fuqinë e votës tuaj”.

Krasniqi në Bubavec është shoqëruar nga bartësi i listës për Kuvendin Komunal, Muhamet Bytyçi, anëtari i Kryesisë së Lëvizjes, Gani Krasniqi, dhe kandidatët për Kuvendin Komunal, Riza Bytyçi, dhe Asman Kryeziu.

Ish-kryetari i Komunës së Malishevës, Gani Krasniqi Vetëvendosje! është subjekti i vetëm politik që ka plan se si të nxirret Malisheva nga kjo gjendje e keqe .”Ne do të mbrojmë votën dhe do të fitojmë, sepse askush nuk do të vjedhë më vullnetin e qytetarëve të Malishevës”.

Pasi bëri një përmbledhje të aktiviteteve të qendrës, Muhamet Bytyçi tha se “Lëvizja Vetëvendosje ! zotohet që do të merret me të kaluarën e dyshimtë të qeverisjes në ikje, dhe se të gjitha dëmet që i janë bërë Malishevës do të denoncohen nga qeverisja e re. Ndërsa, njerëzit e PDK-së, dhe atyre rreth saj, që kanë fituar miliona në transaksione me pronat dhe tenderët publikë, do të ballafaqohen me ligjin”./PrizrenPress.com/

Mushnikova me rëndësi të veçantë për PDK-në

0

MushnikoveKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit,Ramadan Muja i shoqëruar nga Ministri i Punëve të Jashtme Enver Hoxhaj dhe kandidatët për Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka vazhduar fushatën elektorale në Mushnikovë.

Muja me banorët e këtij fshati ka bashkëbiseduar për të arriturat e këtij fshati dhe në përgjithësi për fshatrat e Zhupës.

“Përkrahja e banorëve të Mushikovës ka një rëndësi të madhe për PDK-në, sepse me ndihmën dhe përkrahjen tuaj do të jemi edhe më të fuqishëm në realizimin e të gjitha premtimeve”.

Ministri i Punëve të Jashme, Enver Hoxha, ndërkaq kërkoi me ngulm që të votojnë për PDK-në dhe kandidatin e saj Ramadan Muja.

Ai premtoi se në këtë fshat do të investojnë edhe disa ministri të Qeverisë së Kosovës e ndër investimet e para do të jetë ngritja e shkollës edhe në një kat.

Ndërsa kandidati i këtij fshati Sedat Bajrami pasi ka falënderuar kryetarin Muja ka theksuar se “ puna e drejtë dhe e sinqertë e Qeverisë Muja më ka nxitur që të bëhem kandidat i PDK-së”.

“ Të gjitha kërkesat e banorëve kanë hasur në mirëkuptim dhe janë përmbushur . Andaj po e shprehi edhe vullnetin e qytetarëve tjerë se Mushnikova është e përcaktuar për PDK-në”.

Ai ka numëruar disa nga projektet e realizuara siq janë kanalizimi i fshatit, renovimi i shkollës, ndërtimi i qendrës kulturo – sportive , rrugët që lidhin fshatin me shkollë janë vetëm disa nga projektet që na bëjnë të ndihemi më mirë në fshat. /PrizrenPress.com/

 

Thaçi në Vërri: Dilni sa më shumë në zgjedhje

0

thaci ne hoq te qytetitKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi iu ka bërë thirrje banorëve të fshatit Hoçë e Qytetit që të dalin masofikisht në zgjedhje dhe të votojnë kandidatin e PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja.

“Vërrini ka qenë, është dhe do të mbetet bastion i PDK-së, sepse PDK-ja është e vetmja parti politike, e cila i përmbush kriteret e qëllimeve dhe idealeve të Vërrinit ”, tha Thaçi.

Ai premtoi se të gjitha kërkesat për realizimin e projekteve që ka nevojë Hoqa e Qytetit dhe fshatrat tjera të Vërrinit do të bëhen realitet. “Pa Vërri nuk do të ketë Prizren të fuqishëm”.

Kandidati i PDK-së, Ramadan Muja, ndërkaq ka falënderuar për pjesëmarrje banorët e Hoqës së Qytetit. Ai kërkoi që bashkërisht t’i vazhdojnë projektet për Prizrenin Europian.Muja tha se deri më tash në Vërri janë realizuar shumë projkete/PrizrenPress.com/

Premtojnë përkrahje për Hasin

0

Thaci dhe MujaKryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është takuar të shtunën me banorët e Hasit. Ai premtoi se edhe hasjanët do të kenë një përkrahje nga kryetari Ramadan Muja dhe Qeveria e Kosovës.

“Hasjanët dje ishit të gjithë të inkuadruar në UÇK-së, ndërsa sot të gjithëve na ka hije që të jemi në PDK, sepse vetëm me këtë subjekt politik ju jeni dhe do jeni të përkrahur dhe të mbështetur ashtu siç e meritoni”, tha Thaçi.

Ai falënderoi kryetarin e Komunës së Prizreni, Ramadan Mujën për të gjitha investimet që Komuna i ka realizuar në fshatrat e Hasit.

“Hasi ka qenë porta e lirisë dhe tash e meriton t’i shfrytëzoj frutat e kësaj lirie”.

Thaçi premtoi të gjitha kërkesat dhe projektet që do të dalin nga Hasi dhe kryetari Muja, do ta gëzojnë përkrahjen e tij. Kandidati i PDK-së, për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, tha ndërkaq se hasjanët do ta kenë përkrahjen e vazhdueshme të Komunës së Prizrenit.

Në këtë takim kanë marrë pjesë nënkryetari i parë i PDK-së, Kadri Veseli, Enver Hoxhaj, Ministër i Punëve të Jashtme dhe shumë struktura të PDK-së.

Kandidati për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar edhe fshatin Zym. Ai në këtë fshat përuroi disa projekte. ”Në ditën kur banorët e Zymit kanë festë për mbajtjen e Takimeve Tradicionale të Gjeqovit, po përurohen disa nga punimet e kryera nga Komuna e Prizrenit. Kjo më së miri dëshmon se sa shumë është e angazhuar Qeveria komunale në përkrahjen e kërkesave dhe të projekteve për banorët e fshatrave të Hasit”. Muja premtoi se në Zym do të investojmë edhe në të ardhmen./PrizrenPress.com.

Tahiri premton hyrjen e Prizrenit në UNESCO

0

Edita ne pzKryetarja e Alternativës Demokratike të Kosovës(ADK) Edita Tahiri tha se qyteti i Prizreni ka potencial të mëdha turistike si në planin e trashëgimisë kulturore ashtu edhe në bukurit natyrore.

“Prandaj, ADK-ja ofron një program vizionar për ta bërë Prizrenin margaritar të turizmit botëror ”, tha Tahiri.

Dega ADK-së në Prizren mbajti të shtunën një tryezë për turizmin me temën “Turizmi një sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë komunale”. Në këtë tryez ishte e pranishme edhe kryetarja e këtij subjekti politik Edita Tahiri

“ Duke marrë parasysh lidhjet tona të fuqishme me faktorët relevant ndërkombëtar që kemi do të angazhohemi që Prizreni të hyjë në UNESCO”, tha Tahiri.

Ajo tha se ADK-ja konsideron se turizmi është një sektor strategjik për zhvillimin e ekonomisë komunale. “Programi i ADK-së për turizmin ka për bazë vlerat e veçanta turistike të komunës së Prizrenit”./PrizrenPress.com/