8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8990

Mustafa Nano: Pse sot nuk mendojmë se tosku Kadare “grindet” me gegën Qosja

0

MustafaNano-une jam gegeMustafa Nano nuk i druhet debatit që sapo ka filluar mbi librin “Unë jam gegë”. Një libër që provokon qysh në kopertinë e që për një gegë si Primo Shllaku, ka lujt gurët e themelit të marrëdhënieve mes gegëve dhe toskëve të Shqipërisë

“Ti me këtë libër ke lujt gurët e themelit”… Kur gegë Primo Shllaku ia tha këtë toskës Mustafa Nano, ky i fundit ishte shumë larg mendimit se libri i tij “Unë jam gegë” do të provokonte debat. Nëse do ta kishte menduar kështu që krye të idesë, me siguri që do të kishte gjetur një mijë e një arsye për të mos shkelur në territorin neutral që ka ekzistuar mes banorëve nën dhe mbi Shkumbin. Por Nano është nga ata që sa herë që ka një shqetësim a një qëndrim për të kumtuar, nuk nguron. Ndaj, në një intervistë për gazetën Mapo, vendosi të flasë për “ndasinë” gegë e toskë . Megjithatë është treguar po aq i kujdesshëm sa paraardhësit e tij, aq sa në gjithë librin kur ka vënë përballë gegët dhe toskët nuk ka përdorur në asnjë rast fjalën “ndarje”, por me shumë elegancë ka zgjedhur të përdorë termin akademik “dikotomi”. Por pavarësisht këtij kujdesi, opinioni publik nuk e shmang dot perceptimin se mund të provokojë ndasi.“Këtë perceptim që më thoni, nuk e kisha menduar që libri do të provokonte ndasi. Ngacmimi i parë ishin debatet që po zhvilloheshin mbi standardin e gjuhës. Unë thjesht doja t’i jepja zë një shqetësimi timin sepse vë re se herë pas here dikotomia toskë-gegë ngre krye dhe debati mbi standardin e gjuhës e evidentoi këtë.”

Ndaj ai si autor ka treguar dukshëm kujdes që të jetë sa më i balancuar kur ka folur mbi toskët dhe gegët. “Nuk është se e kam kërkuar. Është një balancë që vjen vetiu kur merr e analizon marrëdhëniet historike që kanë ekzistuar mes toskëve dhe gegëve”. Madje as titulli nuk është se e anon. Një toskë që deklarohet gegë është thjesht një metaforë, e padyshim një gjetje e Mustafa Nanos që provokon lexuesin që në titull.

Një toskë si Mustafa Nano provokon me titullin “Unë jam gegë”, por kur lexon librin vë re se jeni treguar shumë i ekuilibruar kur flisni për toskët dhe gegët?

Nuk është se e kam kërkuar. Vetë historia e marrëdhënieve mes tyre e ka këtë balancë. Edhe vetë titulli, një toskë që deklaron se është gegë, është një barabitje në vetvete.

Ngacmimi fillestar cili ishte, se për të fundit keni folur në libër…?

Ishte debati mbi standardin e gjuhës.

Me sa kuptohet, ju mbështesni Ardian Vehbiun që si zgjidhje jep riafirmimin e gegërishtes, por jo krijimin e një standardi të dytë të shqipes, siç p.sh mendon Primo Shllaku…

Personalisht më duket më e arsyeshme kjo zgjidhje, por edhe tezës së Primo Shllakut i jap të drejtë sepse është injoruar gegnishtja me të cilën është bërë letërsi për 50 vjet dhe letërsi e mirë. Sigurisht edhe në toskërisht, por në këtë dikotomi ajo që është injoruar është gegnishtja. Dhe problemi nuk qëndron se përse u zgjodh toskërishtja si bazë për standardin, problemi është se u varros gegërishtja. U kall në arkiv. Pas kaq vitesh nuk është çudi që të kemi shkodranë që janë standardizuar e nuk lexojnë dot as Fishtën e tyre. Por, pavarësisht se e shoh si pretendim të drejtë atë të Shllakut, e konsideroj të rrezikshme si tezë. Krijimi i një standardi të dytë vërtet do të ishte një gjë e drejtë për gegët, por kjo do të përjetësonte përçarjen mes toskëve dhe gegëve, ndaj e shoh si të rrezikshëm.

Po në perceptimin e parë nuk e keni menduar se edhe libri juaj mund të provokojë një lloj ndasie mes toskëve dhe gegëve, qoftë dhe duke folur mbi këtë çështje?

Këtë nuk e kam menduar se libri në vetvete mund të provokojë një lloj ndarjeje. Unë mendoj se po të flasim për cenet që kemi, do të dimë si të çlirohemi prej tyre.

Unë thjesht i jap zë një shqetësim timit, sepse vë re se dikotomia toskë-gegë herë pas here ngre krye. Debati mbi gjuhën e evidentoi këtë. Por edhe në diskutimin politik ajo është e pranishme edhe pse elita politike dhe intelektuale mundohet ta fshehë. Veriorët e kishin identifikuar veten me pushtetin e Berishës sepse e shihnin atë si të tyrin, ashtu siç toskët e identifikuan veten me pushtetin e Fatos Nanos. Nuk e di ç’do bëhet me Ramën, sepse Rama është një personazh toskë-gegë.

Ju thoni se u ngacmuat nga debatet për gjuhën, por në fakt libri trajton marrëdhëniet gegë-toskë përgjatë historisë?

Edhe pse ideja fillestare ishte për të thënë mendimin tim mbi debatin për gjuhën gjatë rrugës libri mori këtë formë që ka sot lexuesi në dorë, një vështrim historik mbi dikotominë toskë-gegë. Nga kërkimet e mia më rezultoi se ndër shekuj ishte shmangur diskutimi mbi toskët dhe gegët. Pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore nuk u fol fare dhe në këtë rrugë kanë ecur edhe historianët shqiptarë që mendoj se kanë qenë më shumë patriotë, sesa shkencëtarë në ato pak raste që iu janë referuar gegëve dhe toskëve. Mendoj se mund të flasim për toskët e gegët po aq lirshëm sa ç’mund të flasim për vajzat dhe djemtë. Kjo nuk provokon përçarje, ky libër është thjesht konstatim historik mbi marrëdhëniet që kanë ekzistuar mes toskëve dhe gegëve.

Një tezë që provokon është dhe se shqiptarët e njëmendtë e të pastër duhen kërkuar në gegë…

Kjo është teza e antropologut Antonio Baldacci, me të cilin po, unë bie dakord.

Antropologët nëse duan shqiptarin e pastër, të shkojnë në malësitë e Veriut, sepse kjo ka qenë historia e tyre. At kanë jetuar më të panakatosur me qytetërimin. Otomanët në jug u ulën këmbëkryq, gjë që nuk ndodhi në veri. Por të gjitha këto janë konstatime që i kanë nxjerrë autorë të huaj.

Në fakt ju e evidentoni në libër faktin se kanë qenë të huajt ata që kanë folur mbi toskët dhe gegët e Shqipërisë?

Po, dhe kjo ishte ajo që më bëri përshtypje. Të huajt kanë folur lirshëm mbi ndarjet toskë- gegë, ndërsa autorët shqiptarë i janë shmangur këtij argumenti. Por ajo që më ka magjepsur ka qenë kujdesi që ka treguar elita kulturore shqiptare e viteve ‘30 në komunikimin mes tyre. Unë jam i sigurt që Fishta ka patur plot vërejtje për Konicën, mirëpo në asnjë rast nuk është atakuar me të, ndërkohë me Nolin që e kishte të vetin (toskë), grindej.

E shembuj të tillë sillen shumë në libër…por pak më vonë kemi dhe përplasjet mes tyre. Dhe këto ju i sillni si për të ruajtur balancën një toskë e një gegë…

Kjo marrëdhënie mirëkuptimi mes tyre ka ekzistuar deri në momentin që ata menduan se tani e ndërtuan atë që donin, Unitetin, dhe mund t’ia lejonin vetes ndonjë kritikë të ndërsjellë. Por ndërsa atëherë kjo “grindje” shihej si mes një toske e një gege, sot për shembull nuk bën përshtypje që tosku Kadare “grindet” me gegën Qosja. Ajo që shohim është se dy intelektualë shqiptarë “grinden” për idetë e tyre. Kjo tregon se jemi në rrethana të tilla ku kombi është i unifikuar.

Si ka qenë raporti juaj me autocensurën kur keni shkruar këtë libër?

Është një nga pak rastet ku e kam lënë mekanizmin e autocensurës të veprojë.

Pse?

Sepse është delikate si çështje. Por edhe pse e kam lënë mekanizmin vetëcensurues të veprojë, sërish ka një perceptim se libri provokon duke sjellë në vëmendje ndarjen gegë-toskë. Në fakt libri është krejt tjetër. Ata që do ta lexojnë, do ta konstatojnë këtë.

I druheni debatit?

Jo aspak, unë jam një njeri që mbaj qëndrime publike, ndaj nuk i druhem debatit. Dikush ma shprehu këtë kur më tha “ty të ka interesuar debati që do të provokojë” Në fakt nuk më ka interesuar kjo. Unë thjesht doja të thosha mendimin tim lidhur me këtë temë. Debati pastaj është konsekuencë.

Libri i ardhshëm, një tjetër “provokim”

Vetëm pak ditë nga botimi ka nisur diskutimi mbi librin “Unë jam gegë”. Tezat e Mustafa Nanos sipas jo-lexuesve të blogjeve e kanë ndezur atë. Por ende pa u shuar ky debat, Mustafa Nano po shëtit nëpër mendje idenë e një libri tjetër. Ky po që do të provokojë! Ai kësaj radhe do të shkruajë për identitetin fetar të shqiptarëve. “Kjo është ajo që unë konsideroj problem të madh e për të cilin duhet të shqetësohemi”. Deri tani shqiptarët me besime të ndryshme kanë bashkëjetuar në harmoni njëri me tjetrin. Por tani që njerëzit janë të lirë e identitetet fetare po theksohen janë prodhuar edhe fragmente talebane. Nëse bashkëjetesa e deridjeshme na del jashtë, rrezikojmë ta ç’bëjmë kombin. Ndaj duhet treguar kujdes. Në këtë frymë do të jetë libri i ardhshëm.

Mos i kërkoni libra, Nano nuk është aq bujar

Nëse do t’i kërkoni Mustafa Nanos që t’ju huazojë ndonjë libër nga biblioteka e tij, mos pritni që ai të tregohet aq bujar. Jo sepse nuk ka besim se ai libër nuk do t’i kthehet më bibliotekës, është tjetër arsyeja që nuk mund t’i huazojë librat as miqve të ngushtë. E zbuloi këtë “sekret” gjatë kësaj interviste. Janë vërtet mbresëlënëse referimet e shumta që autori Mustafa Nano sjell në librin “Unë jam gegë”, referime nga autorë të huaj dhe vendas. E pyetja e parë që të vjen është: Kushedi sa shumë kohë të është dashur të hulumtosh për të shkruar këtë libër?. “Në fakt nuk më është dashur shumë. Më mjaftoi vetëm një ditë që unë të shfletoja librat e bibliotekës sime për të nxjerrë referimet nga burime historiografike nga autorë shqiptarë dhe të huaj.”

Vetëm në një ditë?!… Po, në një ditë ato që kam hulumtuar në shumë vite lexime. “Sa herë që lexoj unë mbaj shënime anash librave. Në të njëjtën faqe libri mund të gjesh me dhjetëra shënime se çfarë kanë thënë autorë të ndryshëm për gegët, toskët, myslimanët, katolikët etj., etj. Po në faqet e librit mund të gjesh dhe qëndrimin tim për teza të ndryshme për të cilat bie ose jo dakord. Ndaj m’u desh vetëm një ditë shfletimi që unë të nxirrja këto kërkime, që në fakt janë bërë në kohë të ndryshme”./Mapo/

Berisha, Hoxhajt: Mos u merr me Prizrenin, shikoi diplomatët e dehur nëpër Evropë

0

ZafirBerisha-kobajëKandidati i Bashkimit Demokratik për kryetar të Prizrenit, Zafir Berisha, ka komentuar përkrahjen që Ministri i Punëve të Jashtme, Enver Hoxhaj, çdo ditë po ia bënë kandidatit të PDK-së, Ramadan Mujës. Ai ka sugjeruar Ministrin Hoxhaj, që t’i shikojë diplomatët që po dehën nëpër vendet e Evropës, e jo qytetin e Prizrenit. “Nuk i shikon punët e jashtme të Kosovës dhe diplomatët të cilët po dehën nëpër vendet e Evropës, e po ia dëmtojnë imazhin e Kosovës, por vjen në Prizren dhe e përkrah të pandehurin Ramadan Muja, i cili gjithnjë e më shumë po torturon qytetarin e respektuar të Prizrenit”, tha ai.

Sipas tij, ministri Hoxha e ka humbur rrugën në oborr. Berisha së bashku me kandidatët për Kuvendin Komunale të Prizrenit, është takuar me qindra banorë të fshatit Kobajë .

Ai në këtë takim bëri apel te qytetarët që të marrin pjesë në mënyrë masive në zgjedhje “dhe në mënyrë demokratike të dënojnë klasën e korruptuar politike që është në pushtet”.

Ai iu premtoi banorëve të fshatit Kobaj, se do të kenë mbështetje të fuqishme dhe subvencione në bujqësi dhe blegtori, si segmente të rëndësishëm të ekonomisë familjare.

“Pjesëmarrja masive e juaj nëpër takime elektorale është edhe një stimulim shtesë, për ne, që të jemi më të vendosur në rrugëtimin tonë për të mundësuar një jetë më të mirë për të gjithë qytetarët e Prizrenit, dhe për këtë garancia dhe shpresa e vetme është numri 74 dhe Bashkimi Demokratik”. /PrizrenPress.com/

 

LDK-ja në Malishevë e bindur në fitore

0

LKD-gurebardh te MalishevesDega e Lidhjes Demokratike të Kosovës në Malishevë ka organizuar takim me banorët e fshatit Gurbardh të Malishevës.

Kandidati i LDK-së për kryetar të Komunës së Malishevës, Salih Morina tha se do të angazhohet për një qeverisje të drejtë.

“Si kryetar Komune do të angazhohem për një qeverisje të drejtë, për zhvillim ekonomik dhe mirëqenje sociale, arsim kualitativ”, tha Morina, duke ju premtuar banorëve të fshatit Gurbardh se të gjitha prioritetet e paraqitura nga ata do ta ken përkrahjen nga ai dhe do të realizohen në mandatin e tij qeverisës.

Ndërkaq, kryetari i Degës së LDK-së në Malishevë, Januz Kastrati, tha se LDK-ja në Malishevë do t’i fitojë zgjedhjet lokale në krye me kandidatin e saj Salih Morina. Ai bëri thirrje që të mobilizohen dhe të dalin në zgjedhje sepse në këtë mënyrë fitorja e LDK-së do të jet e thell dhe pa balotazh.

Kurse, kryetari i nëndegës së LDK-së në Gurbardh, Haxhi Berisha, njëherit edhe kandidat për asamble komunale, shpalosi para të pranishmëve objektivat dhe prioritetet e nëndegës së LDK-së në Gurbardh./PrizrenPress.com/

Fakt i ri historik: Migjeni ka lindur më 30 shtator 1911 dhe jo më 13 tetor

0

Besi Bekteshi- datelindja MigjenitHyri vrullshem në letërsinë shqipe dhe me po të njëjtin vrull vazhdon të jetë aktual edhe sot.

I quajtur “Poeti i mjerimit” Millosh Gjergj Nikolla- Migjeni sipas të gjitha dokumenteve më 13 tetor shënon 102 vjetorin e lindjes, por cila është data e saktë e lindjes së tij.

Këtë e vërteton historiani i Muzeut Historik të Shkodrës, Besi Bekteshi, me dokumentin që ndryshon gjithë historinë e mësuar deri më tani, transmeton abcnews.

Migjeni ka lindur me 30 shtator të vitit 1911 e jo me 13 tetor siç jemi mësuar ta festojmë. Kjo deshmohet ne gjendjen civile te asaj kohe. Migjeni kerkoi vete ndryshimin e datës së lindjes.

Midis dokuemnteve të kohës, jo të sakta, është edhe një pasaportë e Migjenit e vit lindjes në 1909. Të gjitha tashmë janë të ruajtuara dhe të ekspozuara për publikun dhe studjuesit.

Në këtë muze ruhet në origjinal e shkruar me doreshkrimin e tij e gjithë proza e Migjenit, si dhe stilografi me të cilin ka shkruar kryeveprat e letërsisë shqipe.

Migjeni vjen në ditët e sotme edhe pas 102 viteve të lindjes së tij si një nga autorët që ngjallë më së shumti kurreshtje për lexuesit dhe studjuesit.

Muzeu Historik i Shkodrës ruanë artefakte që kanë vlerë të madhe, ku çdo studjues mund të lexoj në origjinal nga dorëshkrimi i tij veprat e Migjenit dhe të mësoj për jetën e tij.

Ndër artefaktet më interesante është edhe kërkesa për vazhdimin e lejes së pushimit rreth 20 ditë para vdekjes, kërkesë që se ka përfunduar asnjëherë.

PDK-ja largon afishet e LDK-së në Drenoc

0

LDK DrenocLidhja demokratike e Kosovës( LDK) në Malishevë, ka akuzuar PDK-në për heqjen e afisheve në fshatin Drenoc. “Në ditën e mbajtjes së tubimit të tyre në fshatin Drenoc kanë hequr posterat e kandidatit për kryetar të Komunës Salih Morina si dhe të kandidatit për Asamble Komunale nga radhët e LDK-së Durim Krasniqi”, thuhet ne reagim të LDK-së.

“Heqja e posterëve të LDK-së nga njerëzit e PDK-së tregon frikën e tyre për humbjen e sigurtë me 3 nëntor në Malishevë. Nëndega e LDK-së në Drenoc është më përgaditur se asnjëherë më parë që me 3 nëntor të dalë fituese në këtë fshatë”.
LDK-ja në Malishevë kërkon nga organet përgjegjëse që të marrin masa konkrete në pajtim me Ligjin për zgjedhjet lokale, në mënyrë që këto veprime të mos përseritën më në Malishevë./PrizrenPress.com/

 

Synon zhvillimin ekonomik të Prizrenit

0

luli47Kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi është takuar mbrëmë elektoratin e nëndegës “ 28 Nëntori “.

Kabashi, para antarëve dhe simpatizantëve të koalicionit, duke prezantuar programin e tij qeverisës, tha se platforma e tij qeverisëse, synim kryesor ka zhvillimin ekonomik, të bazuar në katër shtylla kryesore:

“Funksionalizimin e zonave industriale, investimet në sektorin e bujqësisë, investimet në turizëm, dhe në sektorin e ndërtimtarisë, shtylla këto që do të ndikojnë në hapjen e vendeve të reja të punës”, tha Kabashi.

Ai premtoi elektoratit të koalicionit, se mirëqeverisja gjatë katër viteve të ardhshme, do të ndjehet tek secili qytetarë i Prizrenit, dhe në familjet prizrenase.

“Zhvillimi ekonomik, me investimet në këto shtylla kryesore, do të na mundësojë që gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, çdo familje në komunën e Prizrenit, të ketë së paku një të punësuar”,.

Ai tha se nuk do të mungojnë investimet edhe në sektorët tjerë, dhe si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, do të luftojë korruspionin prej vetvetës e deri tek punëtorët e administratës.

“ Unë nuk do të jem i korruptuar, e derisa unë s’do të korruptohem, as ekipa ime qeverisëse e as punëtorët e administratës sdo të lejojë të korruptohen. Në këtë takim elektoral, u bë edhe prezantimi i kandidatëve të Asamblesë Komunale nga kjo nëndegë, dhe kandidatëve tjerë që ishin prezentë në këtë takim”./PrizrenPress.com/

 

Rexhaj premton vetëm angazhim

0

arbri rexhaj5Kandidati i  VV-së për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka marrë pjesë në një tubim me banorë të fshatit Arbanas. “Këto tubime nuk kemi filluar t’i bëjmë vetëm tani, me rastin e fushatës. Në ndryshim nga partitë e tjera, të cilat i pyesin qytëtaret se  ç’problem kanë dhe më pas i premtojnë zgjidhje pa marrë në konsideratë mundësitë e realizimit të tyre, Lëvizja Vetëvendosje! nuk premton gjë tjetër përveç angazhimit të saj të plotë në përpjekje për të realizuar çfarë është e mundur. VV-ja  nuk është shpresa e fundit, por e vetmja”, tha Rexhaj.

Ai tha se ndër objektivat kryesorë për t’u realizuar në Prizren, VV parasheh rritjen deri në 10% të buxhetit për bujqësi në kohështrirjen e katër viteve.”Hapjen e dy zyrave të posaçme për kërkim fondesh për bujqësinë dhe turizmin kulturor. Transparencën financiare e cila do të paraqitet online. Rikthimin i Asamblesë në funksionin e saj të mëparshëm si qendër kulturore”.

Pjesëmarrës në këtë takim ishte edhe deputeti i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Afrim Kasolli. “Kjo klasë politike ende ne pushtet, nuk ka nevoje per shtet; çdo problem shëndetësor apo arsimor, e zgjidhin jashtë vendit. Jemi ne ata që kemi nevojë për shtet”, tha Kasalli./PrizrenPress.com/

 

 

Vepra e plotë postum e Ali Podrimjes prezantohet në Tiranë

0

AliPodrimja-vepratGati një vit pas vdekjes së poetit Ali Podrimja, Akademia e Shkenca dhe e Arteve të Kosovës boton veprën e tij të plotë që e prezantoi dje në Tiranë në një mjedis të mbyllur akademikësh.

Janë vargje të Ali Podrimjes nga libri “Drejtpeshimi”, botuar nga “Rilindja” në një vit të rëndësishëm për Kosovën, 1981. Po të mos ishte zëri i Ema Andreas do besonim se është një rekuiem morti që vjen i paketuar nga Prishtina për në Tiranë.

Në fakt është vepra e plotë e Podrimjes që hartuesit, Akademikët nga Prishtina, ua prezantojnë akademikëve në Tiranë.

Botimet e para të viteve 60 dhe të fundit në vitet dymijë, vëllimet poetike “Thirrje”, “Dhimbë e bukur”, “Sampo”, “Hija e tokës”, “Torso”, “Lum Lumi”, tregimet dhe publicistika, janë opusi që hyn në pak kopje në bibliotekën e Akademisë Shqiptare.

Sa për praninë e këtyre teksteve në Shqipëri, komunikimi i Podrimes me lexuesin dhe botimet e këtushme është aq pak saç është për Azem Shkrelim, Anton Pashkun, Esad Mekulin, krijimtari 50-vjeçare që në shkollat tona konsiderohen autorë të Kosovës.

Kryeziu në Has: LDK-ja nuk premton komuna për vota

0

eqa ne romajKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu tërthorazi ka ‘thumbuar’ vendimin e kryeministrit të Kosovës, Hashim Thaçit, për themelimin e komunave në Has.Ai në fshatin Romaj dhe Planejë të Hasit, tha se LDK-ja nuk premton komuna për vota. “Ne nuk premtojmë komuna për vota, por ofrojmë shërbime për qytetarët”. Kryeziu premtoi se LDK-ja do të realizojë të gjitha kërkesat që vijnë nga Hasi. “Shumë projekte në Has i kemi realizuar atëherë kur buxhetin e kemi pasur minimal dhe do t’i realizojmë edhe tash kur buxheti i Komunës së Prizrenit është i dhjetëfishuar”.

Ai kujtoi se në kohën kur ka qenë kryetar i Prizrenit, ka pas zëra nënçmues për investimet që bënte në Has.

“Bile na patën akuzuar se këtë po e bëjmë për vota. Por, jo për vota sepse Hasi ishte dhe mbeti me Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe s’kishim nevojë të mashtronim askënd. E vërteta ishte dhe mbetet se ato investime në Has i bëmë për shkak të diskriminimit shekullor që pushtetet paraprake ia bënë Hasit”, tha Kryeziu.

Ai tha se në Has punët emergjente janë kryer para vitit 2007. ”Tani do të vazhdojmë bashkërisht të punojmë për modernizmin e Hasit”. /PrizrenPress.com/

 

Premtimet e Kabashit

0

kabashi arkivKandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, në kuadër të fushatës zgjedhore ka vizituar Arkivin Ndërkomunal, Shkollën e Muzikës “ Lorenc Antoni” dhe Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren. Kabashi në këto takime është njoftuar nga afër për preblemet me të cilat ballafaqohen këto institucione.“Gjatë mandatit të ardhshëm katërvjeçar, Komuna e Prizrenit do të ndërtojë një objekt të ri për arkivën e Prizrenit”, premtoi Kabashi.

Edhe gjatë vizitës në shkollën e muzikës “ Lorenc Antoni “, Kabashi premtoi ndërtimin e një objekti të ri për këtë institucion arsimor. “Ky projekt do të realizohet në kaudër të zhvillimit ekonomik dhe turizmit, përmes hartimit të projekteve dhe ivnestimeve nga donatorët”.

Kandidati i koalicionit AAK-LDD, Lulzim Kabashi, ndërkaq në Qendrën për Shëndetësi Mendor premtoi se nëse zgjedhet kryetar i Prizrenit, do të shtojë një kujdesë të veçant për këtë institucion. /PrizrenPress.com/