8.5 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8988

PDK-ja, LDK-së në Has: Përgatitni elektoratin për humbjen që do të pësoni

0

PDK-logo8-07Partia Demokratike e Kosovës (PDK) në Has, kërkon nga LDK-ja që të jenë më dinjitoz dhe të mos i dëmtojnë apo largojnë afishet e subjektit të tyre politik. Ky subjekt politik, po ashtu kërkon nga LDK-ja që mirëmbahet nga humbja që do të pësojë në Has.

“PDK-ja pasi ka analizuar dhjetëditëshin e parë të fushatës zgjedhore në fshatrat e Hasit ka vlerësuar se fushata ka qenë e qetë dhe dinjitoze e PDK-së, por jo edhe subjekteve tjera politike, që kanë bërë fushatë në fshatrat e Hasit. Prandaj, i bëjmë thirrje të gjitha subjekteve politike që ta ruajnë qetësinë dhe me dinjitet të plotë të bëjnë fushatë e ta përgatisin elektoratin e tyre për fitoren e sigurt të PDK-së”, thuhet në komunikatën e PDK-së në Has.

PDK-ja në Has, gjithashtu, ka kërkuar nga subjektet tjera politike e në veçanti nga LDK, që të vetëpërmbahet dhe të mos i nxis simpatizantë
e saj për ta prishur imazhin e fushatës elektorale duke i shqyer posterat dhe njoftimet e subjekteve politike.

“PDK-ja gjykon sjelljen e militantit të LDK-së Ramiz Demiraj, i cili e ka larguar nga shtylla elektrike posterin e madh të kryeministrit Thaçi dhe të kryetarit të Komunës së Prizrenit Muja”.

PDK-ja në Has ka paralajmëruar se nëse LDK-ja vazhdon fushatën në këtë mënyrë, atëherë do t’i drejtohen policisë.

“Kemi fakte të mjaftueshme për sjellje jo-korrekte të simpatizantëve të LDK-së, të cilët me gjasë pasi e kanë kuptuar humbjen e thellë të subjektit të tyre në Has, kanë nisë të sillen në mënyrë jo-demokratike”./PrizrenPress.com/

 

Vataj premton uljen e taksave

0

vataj ne MolanKandidati i PDK-së për kryetar të Therandës, Ramë Vataj ka premtuar përmisimin e jetës së qytetarëve në Mohlan.“Do të bëjmë uljen e taksave për vendet malore, sepse nuk është e drejtë që vendet malore të paguajnë taksa njëjtë sikurse qyteti”, tha Vataj.Sipas tij, Komuna e Tharendës i ka taksat më të larta se sa komuna e Prizrenit. “ Të gjitha kërkesat që keni do të realizohen brenda afatit të paraparë kohor. Unë do të jem shërbyes i të gjithë qytetarëve pa dallime partiake”, tha Vataj. /PrizrenPress.com/

Dritëro Agolli mbush sot 82 vjeç, nuk po mbaroj veprën e jetës

0

DritëroAgolli-shkrimtarShkrimtari i madh Dritëro Agolli feston sot 82 vjetorin e jetës së tij. Pak para ditëlindjes së tij, shkrimtari i madh është nderuar në Itali edhe me çmimin “Carlo Levi”. Gjatë një interviste për Shqiptarja.com, Agolli kalon si nëpër skaner jetën e tij, sepse çmimi përkon edhe 82-vjetorit e lindjes së tij.

Në një intervistë për gazetën Shqiptarja, Agolli rrëfen jetën që kur iku nga fshati Menkulas deri në çastin më mbresëlënës të karrierës së tij. Në një gjendje jo të mirë shëndetësore, shkrimtari thotë se vijon të shkruaj dhe ka në sirtar dhjetëra dorëshkrime, përfshi dhe rrëfimet nga jeta e tij…

“Kam kënaqësi që e mora këta çmim, se ndoshta ky çmim ma shton frymëmarrjen, që kur të zbres e të ngjitem nga shkallët të mos thyej ndonjë këmbë…”, u shpreh Agolli.

Prizreni premton trefishin në kulturë

0

Prizreni9-18Më shumë se trefishim të buxhetit premtojnë kandidatët për kryetar të komunës së Prizrenit, në projektet kulturore për katër vitet e ardhshme të mandatit të tyre, kjo po që se do ta fitojnë atë.

Secili prej tyre thotë se mundësitë për t’i menaxhuar punët e kulturës në këtë qytet janë aq të mëdha saqë edhe festivalet apo në përgjithësi organizatorëve të kulturës së Prizrenit do t’u jepen mundësi të paparashikuara në vlerë monetare. Kandidati për kryetar të komunës së Prizrenit Zafir Berisha nga Bashkimi Demokratik, për “Zëri” ka thënë se me marrjen e mandatit, menjëherë do të trefishohet buxheti për kulturë.

“Ne fillimisht do të formojmë një bord të veçantë i cili do të merret me prioritetet e sferës së kulturës në qytetin tonë duke i mbështetur festivalet dhe projektet që tashmë kanë marrë formë ndërkombëtare” ka thënë kryetari i BD-së. Ai ka vënë në theks edhe shtëpinë e kulturës, që sipas tij, kjo është një mundësi e vogël për prizrenasit. “Prizreni ka një shtëpi të kulturës që nuk i plotëson kërkesat e një fshati e jo më të një qyteti e me këtë dua të them se edhe kjo është në planin tonë menjëherë pas marrjes së pushtetit”, ka thënë ai.

Mirëpo, Zafir Berisha ka shtuar se do të realizojë edhe një bibliotekë në hapësirat e të ashtuquajturës “Internad” (Terzi Mahalla) dhe sipas tij, edhe kthimi i kinemasë funksionale në këtë qytet. “Natyrisht se pas daljes si fitues në zgjedhjet e 3 nëntorit, BD-ja do të kthejë shikuesit e kinemasë që momentalisht ka mbetur me një punëtor e kjo çfarë i ka ndodhur kësaj kinemaje nuk është normale aspak” ka përfunduar Berisha.

Ndërsa për ish kryetarin e Prizrenit dhe kandidatin të sërishëm nga radhët e LDK-së, Eqrem Kryeziu, komunës së Prizrenit do t’u kthehet një mori evenimentesh kulturore, që sipas Kryeziut ato jo që kanë munguar, por janë në duart e njerëzve që për qëllim kanë përfitimet e tyre vetjake.

Kryeziu ka thënë se primare për të është mbrojtja e trashëgimisë kulturore. “Kryesisht përveç projekteve jetësore të kësaj komune, LDK ka për synim që edhe iniciativave qytetare për organizime të ndryshme kulturore “mos ta ndalin dorën”, vetëm e vetëm të u tregojmë edhe vendeve tjera që ne nuk mjaftohemi me diçka ekzistuese, por gjithnjë me gjëra të reja e të mira” ka thënë Kryeziu.

Kultura dhe organizimet e ndryshme gjatë kësaj fushate për kryetarin e koalicionit AAK-LDD në Prizren, Lulzim Kabashi dhe për krijimin e mundësive të këtij lloji të organizimeve, janë në pritje. Zyrtarë në këtë koalicion, në degën e Prizrenit thonë se jemi në “Underconstruction!” të portalit informativ për qytetarët e Prizrenit.

“I gjithë plani edhe për kulturë, sport, ekonomi e bujqësi dhe të gjitha mundësitë e platformës qeverisëse për Prizrenin në katër vitet e ardhshme do të jetë në faqen e internetit dhe do të ketë qasje për të gjithë pa asnjë kufizim” ka thënë anëtari i shtabit të AAK-së në Prizren Ramiz Llugaxhiu. Por një ditë më vonë, u mbajt premtimi, ngase kjo faqe u vu në funksion dhe të gjitha planet qeverisëse u publikuan. Zyrtarisht në faqen lulzimkabashi.com mund të shihet qeverisja e Prizrenit. “Organizimi i javës së diasporës, financimi i festivaleve ekzistuese, mbështetja e konferencave, simpoziumeve, panaireve dhe aktiviteteve tjera të kulturës” është njëra nga premtimet e të parit të qytetit nga koalicioni AAK-LDD.

Anëtari tjetër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje!, kandidat për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, organizimet kulturore në Prizren i sheh të pasuruara. Ai thotë se kultura në alternativën tonë qeverisëse hynë edhe si kulturë edhe si ekonomi. “Ne parashohim një sektor për zhvillimin e artistëve të rinj ku komuna për çdo vepër artistike të lëmive të ndryshme në vit parasheh ndarjen e 30 mijë eurove për një artist të ri, po ashtu parashohim rifunksionalizimin e projekteve madhore në këtë qytet duke i ndihmuar në mënyrë që realizimet e tyre të bëhen pa pengesa” ka thënë Arbër Rexhaj, dhe veçanërisht Rexhaj ka shtuar se do t’ia kthejë qytetarëve kënaqësinë e dikurshme të muzikës rok.

Edhe Naser Bresa nga radhët e AKR-së ka një plan për këtë qytet. Ai thotë se emri i programit është “Prizreni Qytet Eko-Turistik”. Sipas tij, kultura në Prizren nuk mungon, por ai thotë se duhet trajtuar në mënyrë adekuate. “AKR dhe programi qeverisës për Prizren, ka hartuar strategji gjithë përfshirëse në të gjitha nivelet e kulturës shumë-etnike, duke hapur perspektivë për të gjithë krijuesit e rinj pa dallim moshe, gjinie apo etnie, për të punuar lirshëm dhe komod në zhvillim dhe aftësim të mëtutjeshëm” ka thënë Bresa, duke shtuar se në kuadër të programit të AKR-së parashihet të ndërtohet lokacion përkatës për Qendër multi-kulturore, me salla, si koncertale, balet, drame etj.

Kurse planifikimet e ardhshme të PDK-së në Prizren, në krye me Ramadan Mujën, kanë një plan të ri gjatë këtij mandati. Kjo parti thotë se gjatë mandatit të ardhshëm do të ndërtojë projekte shumë të mëdha e mjaft të kushtueshme. Plani i tyre për kulturë është që të ndërtojnë një bibliotekë moderne universitare, që sipas tyre lokacioni është caktuar, studimi i fizibilitetit është bërë dhe projekti i bibliotekës gjendet në fazën e politikave të tenderimit. “PDK planifikon që në mandatin e ardhshëm qeverisës të rrisë mbështetjen për organizimin e ngjarjeve kulturore tradicionale siç janë: Doku Fest, Zambaku i Prizrenit, Festivali i këngëve për fëmijë Fluturat, për të rinj Rock-Live, Hasi Jehon, etj” ka thënë Samir Hoxha, sekretari PDK-së në Prizren.

Ndërsa Nisma Qytetare për Prizrenin në krye me kandidatin për kryetar të Prizrenit, Fadil Kryeziu, ofrojnë mundësi për të gjithë ata që e bartin votën e tyre për Nismën qytetarë për Prizrenit do të ketë ndryshime sa i përket kulturës dhe trashëgimisë historike, që sipas Kryeziut, Prizreni mos të mbetet vetëm në nivel të deklaratave si qytet i kulturës e historik, por të jetë edhe me punë konkrete. “Për dallim nga qeverisja aktuale dhe të mëparshmet ne do të kemi një përqendrim në ruajtjen e asaj çka është trashëgimi, në kultivimin dhe avancimin e asaj që e bën qytetin tonë të dallohet nga të gjithë qytetet tjera në Kosovë dhe ky vend të marrë vendin meritor që i takon edhe praktikisht” ka thënë Fadil Kryeziu.

Por Pajtim Kosova nga Partia e Drejtësisë thotë se prizrenasit e meritojnë të kenë gjithnjë ndryshime pas ardhjes së tij në pushtet. Ai thotë se me ta marrë Prizrenin në udhëheqje pas 3 Nëntorit do të bëhet një ndryshim rrënjësor. “Mos të japim premtime të kota por të gjitha premtimet do t’i përmbushi dhe nuk do të kursej asgjë” ka thënë Kosova, duke shtuar se është në gjendje të lejë anash një projekt që nuk është në dobi të qytetarëve për t’iu dhënë mundësi artistëve dhe qytetarëve që marrin iniciativa për zhvillim kulturor.

Beni Kizolli nga Partia Konservatore, gjithashtu kandidat për kryetar të Prizrenit ka parashikuar një projekt për kulturë. Ai ka thënë se programi i kulturës përbën pjesë të rëndësishme të platformës së tij politike dhe të hartuar nga Kabineti i Qeverisjes së Mirë.
Primare për të është Biblioteka e re komunale, subvencionimi i organizatave kulturore, promovimi i programit “Vizito Prizrenin” si dhe programi edukativ- “Mbroje Prizrenin”.

“Politika e verbër dhe jovizionare, kulturën e ka trajtuar vetëm si garë për bukuri dhe koncerte për fëmijë. Andaj, ne do të jemi për një kulturë e cila mbështetet në frymë tradicionale, që i çmon, edukatën, dijen dhe si e tillë është shtylla e shoqërisë së emancipuar” ka thënë Kizolli, i cili ka shtuar se programet edukative informuese do të përgatiten nga institucionet qeveritare si dhe do të inkurajohen shoqatat jo qeveritare.

Programi i Kabashit për zhvillimin ekonomik të Prizrenit

0

[000240]Kandidati i koalicionit AAK-LDD, për kreytar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi, programin e tij për zhvillimin ekonomik, e ka shpalosur para biznesmenëve të Prizrenit. Ai tha se nëse zgjedhet kryetar i Prizrenit, do të përqëndrohet në funksionalizimin e zonave industriale.

“Funksionalizimi i zonave industriale do të krijojë kushte të mira për punë, pasi që joshë investitorët vendor dhe ndërkombëtar”, tha Kabashi.

Ai premtoi se do të investojë edhe në sektorin e bujqësisë, turizmit dhe në atë të ndërtimit. “Sa i përket bizneseve, unë si kryetar i ardhshëm i Prizrenit, jo vetëm që do t’i përkrahi, por edhe do t’iu krijojë kushte të favorëshme per investim”

“Qëllim tjetër kam që bizneset e suksesshme t’i bëjmë edhe më të suksesshme, ndërsa bizneseve të vogëla t’iu japim përkrahje që të bëhen edhe më të mëdha dhe më të sukseshme”

Kabashi siguroi se AAK-LDD nuk do të bëjë koalicion me LDK-në dhe PDK-në. “PDK-në dhe LDK-në, do t’i lëmë në opozitë”.

Kryetari i Degës së AAK-së në Prizren, Famtir Kastrati, tha ndërkaq se Prizrenit i duhet ndryshimi. “ Ndryshimi do të ndodh më 3 nëntor, me fitoren e kandidatit për kryetar të Prizrenit, Lulzim Kabashi, dhe koalicionit AAK-LDD”/PrizrenPress.com/ .

 

“Pak mëshir” për shkollën muze ku dha mësim Migjeni, ka mbetur në mjerim

0

Shkollën muze ku dha mësim Migjeni“Pak mëshir”…Kjo është thirrja e Millosh Gjergj Nikollës (MIGJENI) që dhe sot në 102 vjetorin e lindjes së tij mbetet po aq aktuale, përball pluhurit të harresë dhe mungesës së përkujdesjes për poetin që pa ndrojë i thuri vargje mjerimit dhe heshtjes, që duket sikur e mbajnë të mbërthyer dhe sot.

I vetmi institucion ku është e përjetësuar vepra dhe jeta e poetit të ndritur është Shkolla ku poeti dha mesim në rrethin e Pukës. Kjo godinë, e kthyer në Muze, sot ka mbetur në mjerim, e mbuluar nga pluhuri i harresës dhe përkujdesja e Shtetiti. Vendi ku Millosh Gjergj Nikolla ngryste netët e acarta të Dimrit nën shoqërin e sëmundjes që si bëri dot ballë, sot jeton me kujtimet dhe veprat e tij në çdo cep të mbuluar nga lagështira dhe mungesa e përkujdesjes së shtetit.

Përgjegjësi i këtij muzeu, studiuesi Xhemal Meçi, i cili mban ende të hapur dyert e Shkollës MUZE tregon se edhe pse ky institucion është vizituar nga të gjithë krerët e qeverive të derisotme të vendit ai serish vuan nga harresa që dal nga dal po i tund themelet duke u shkatërruar dhe ajo çfarë ka mbetur. Nëse Institucionet e Shtetit nuk ndërhyn për të mirmbajtur objektin dhe atë cfar ka mbetur nga koha e poetit që sot është Nder i Kombit, atëhërë cdo gjë do të shkoj drejt një shkatërrimi të pakthyeshëm, thotë studiuesi i njohur.

Profesor Meçi tregon se ka bërë të gjithë hapat e duhura ligjor që ky institucion i trashëgimisë kulturore të kalojë nën juridiskionin e Ministris së Kulturës, por kjo e fundit gjithnjë ka kthyer përgjigje negative nën justifikimin e mungeses së fondeve.

“Kam besim se qeveria e re do ti kushtojë rëndësin dhe këtij objekti, i vetmi në përkujtim të poetiti të ndritur të Kombit ton”, shprehet Xhemal Meçi, transmeton BW, i zhgenjyer nga harresa që i është bërë këtij Muzeu prej shumë vitesh.

Institucioni i vetëm në nderim të poetit Millosh Gjergj Nikolla, (MIGJENI), Nderit të Kombit Shqiptar, sot lëngon nga harresa që po venit ngadalë atë çfarë ka mbetur, por përball harresë që shpesh të duket jo e paqëllimt në këto 20 vite, përballë tentativës për të anashkaluar këtë emër të madh, ajo që flet është vepra e MIGJENI-t, e cila më madhështin e saj nuk është mposhtur kurrë.

Koncepti i filozofisë politike

0

Ali HerticaAli Hertica

Është e kuptueshme gjithnjë më pak se çfarë është filozofia politike. Shumica e politikanëve të kufizojë nocionin e filozofisë politike të një reagim i disa lloj memorizuar nga “ata që erdhën para.” Të tjerët janë të kufizuar në formula të tilla si parti “demokratike sociale” duhet të jetë një “të mbajtur njerëzit.” Ai dukej Filozofia nuk është diçka që përcaktohet lehtësisht, përndryshe ne kemi marrë përkufizimin nga fjalori dhe, nuk do të ketë nevojë për dhjetëra mijëra libra. Një përkufizim minimal duhet megjithatë të jetë pa barriera për fjalorin.
Filozofia Politike, larg nga të qenit një pengesë për veprim është i gjallë dhe fryma dinamike dridhjen pyetje themelore në lidhje me shtetin, qeverinë, politikë, lirisë, drejtësisë, prona, të drejtat, ligjet dhe imponimi i një kodi ligjor nga autoriteti: çfarë janë , pse ata janë, në qoftë se ato janë të nevojshme, çka e legjitimon një qeveri, ajo që të drejtat dhe liritë e tyre duhet të jenë të mbrojtura dhe pse, çfarë forme duhet të marrë dhe pse, çfarë është ligji që qytetarët kanë dhe çfarë detyrat Detyrimet duhet një qeveri legjitime, kur ata mund të përmbysej. Para se të shohim filozofinë politike një model shkencor, ne duhet të shohim dallimet e opinionit, impotencë luftë, një dëshirë për të afirmuar një strukturë të kapitalit. Filozofia politike nuk japin përgjigje ndaj problemeve të momentit, duke ofruar në vend të një shoqërie nga një ëndërr të përsosur, ka konflikte të brendshme. Me fjalë të tjera, “Filozofia politike”, i referohet kryesisht një pikëpamje e përgjithshme ose të një besimi të caktuar, qëndrim, Etikë, relative ndaj politikave që nuk do ti përkasin disiplinës teknike e filozofisë. Puna e parë e madhe në veprat klasike të filozofisë politike është Republika e Platonit, e ndjekur nga politika e Aristotelit.

Republika është një letër e shkruar nga Platoni në rreth 365, ndoshta punën e tij më të mirë. Për shkak se ky libër ka disa që përputhen shoqërinë e sotme, unë duhet të them një fjalë në lidhje me të. Në librin e parë, dy përkufizimet e drejtësisë janë propozuar, por konsiderohet si të papërshtatshme. Kthehu borxhin, dhe të ndihmuar miqtë duke bërë armiqtë e keqe janë përkufizimet e një sens të përbashkët që ekspozon Sokrati, por janë të pamjaftueshme në rrethana të jashtëzakonshme, dhe në këtë mënyrë të kërkojë një përkufizim. Por ai nuk e ka tërësisht idenë se secili shpreh një ndjenjë të përbashkët të drejtësisë, dhe që flet Sokrati rreth regjimit të tij përfshin të drejtën e librit të dytë .

Në fund të librit të parë, Socrates pajtohet me Polemarchus, drejtësia përfshin miq të ndihmuar, por thotë se drejti nuk do të dëmtojë askënd. Thrasymachus beson se Sokrati e ka kspozuara një dënim të padrejtë, duke e akuzuar personalitetin dhe reputacionin e njerëzve të pranishëm, pasi që as Sokrati do të besoj se duke e bërë armiqë është e padrejtë. Thrasymachus do të thotë një drejtësi “më e mirë është për të fortë”, duke iu referuar atyre në pushtet. Sokrati gjen në të një përkufizim të paqarta, dhe të fillojnë të bëjnë pyetje të Thrasymachus. Sipas Thrasymachus, udhëheqësit janë burim i drejtësisë në çdo qytet, dhe ligjet e tyre janë të drejta dhe ndoshta ata janë marrë vetëm për të mirën e tyre. Sokrati pastaj pyet atë nëse shoferi do të bëjë një gabim duke miratuar një ligj që redukton mirë është ende një lider në këtë përkufizim Kjo marrëveshje i lejon Sokrati për të minuar përkufizimin e rreptë të Trasymachus, krahasuar shoferët me njerëz me profesione të ndryshme. Thrasymachus pajtohet me pohimin e Sokratit që një artist është dikush që bën mirë punën e tij dhe është i njohur për një punë të veçantë që u lejon atyre për të përfunduar punën. Kështu, Thrasymachus është i detyruar të pranoj se një udhëheqës miraton një ligj që nuk është e mirë, nuk është një shofer në vetvete. Në çdo rast, ajo është larg që të jetë një përkufizim i kënaqshëm i drejtësisë.
Në fillim të librit të dytë, dy vëllezërit e Platonit, Sokrati shkakton për të përcaktuar drejtësinë në njeriun, dhe madje në qoftë se përcaktimet e parashikuara në Librin ,,Unë janë të shkurtër dhe të thjeshtë,, konceptimi i tyre i drejtësisë janë të pranishëm në të dy fjalime të ndryshme. Fjalimi Glaucon e përsërit të drejtën e Tharsymachus IDEA-së, duke filluar me miti i Gyges cilët zbuluan një unazë që dha pushtetin të bëhen të padukshme.

Glaucon përdor legjendë të argumentojnë se askush nuk do të jetë si në, qoftë se ata kishin shans për të bërë ndonjë padrejtësi do të ketë pasoja. Me fuqinë për të të jetë i padukshëm, Gyges në pallatin pa u vënë re seduces të, mbreti dhe mbretëresha vret mënyrë që të marrin mbretërinë. Glaucon shpjegon në mënyrë që çdo burrë, të drejtë ose të gabuar, do të bëjë të njëjtën gjë qoftë se ata kishin fuqinë për heqjen e dënimit. Arsyeja e vetme që një njeri është si ajo është për shkak të frikës së ndëshkimit, ose pasojat. Ligji është produkt i një kompromisi midis individëve. Glaucon përdor këtë argument për të sfiduar Sokratit them kështu një jetë të ndershme është më mirë se një i padrejtë.

Premtimet e Kilajt

0

SONY DSCKandidati i PDK-së për kryetar të Malishevës,Isni Kilaj ka shpalosur programin e tij në fshatin Balincë, Llozicë dhe Vërmicë. Ai tha se në katër vitet e ardhshme do të realizojë edhe shumë projekte të të tjera. “ Projektet tona e kanë përkrahjen edhe nga kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi”.

“Ne kemi kaluar fazën e nevojave të domosdoshme, duke rregulluar infrastrukturën, si shkolla, rrugë, ujësjellës, kanalizime, por tani ka ardhur koha që të fokusohemi në zhvillimin ekonomik, për çka kemi projekte korrekte, përmes se cilave krijohen kushtet për zhvillim ekonomik dhe hapje të vendeve të reja të punës”.

Banorëve të Balincë, Kilaj, iu premtoi rregullimin e trotuarit përgjatë rrugës që qon në shkollën e fshatit, ujësjellësin dhe infrastrukturën përcjellëse përgjatë autostradës që tash kalon nëpër Balinëc.

Ndërsa për Llozicën, Kilaj premtoi se fushatën e ardhshme, do ta bëjnë në Palestrën Sportive të shkollës, e cila do të ndërtohet, pa anashkaluar investimet tjera.

Në Vërmicë, përveç shkollës, që tashmë është para përfundimit, premtoi përfundimin rrugëve e kanalizimit në çdo lagje. /PrizrenPress.com/

Kryeziut i vjen marre të kritikojë “Qeverinë Muja”

0

2 KKandidatit  të LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem  Kryeziut,  i vjen marre  të kritikojë “Qeverinë  Muja”.  Ai tha se ky pushtet ka punuar aq keq sa që nuk ia vlenë  as të kritikohet. “Pushteti lokal në Prizren është marre të kritikohet. Ka punuar  aq  keq  sa që nuk ia vlen të kritikohet ky pushtet. Po ta kritikojmë ata gëzohen, sepse mendojnë se punët tjera i kanë kryer mirë”, tha Kryeziu.

Sipas tij, investimet e këtij pushteti sot kushtojnë dhjetëfish më shtrenjtë se sa që kanë kushtuar në kohën kur ka qeverisur ai  me Prizrenin.

Kandidati Kryeziu është takuar me Nëndegëne e LDK-së “2 Korriku”  në Prizren. Ai kërkoi që të mobilizohen në zgjedhje  dhe të ruajnë  votën. “Secili  duhet të jemi kujdestar  të votës. Ai që vjedh  shtëpinë e vet, do të vjedh çdo kund ku i jepet mundësia, pse jo edhe votën”.

Kryeziu u shpreh i kënaqur me lëvizjet që po bëhën në LDK. “Atë që kemi ruajtur si shpresë, ajo nuk u fik,  por ka marr hov. Unë në këtë fushatë po shoh se Lidhja Demokratike e Kosovës po lëvizë, dhe kjo lëvizje po shihet çdokund  në çdo lokalitet ku do ku po shkojmë, natyrshëm edhe tek ju”. /PrizrenPress.com/

 

Kizolli: Numri i çerdheve në Prizren, i pamjaftueshëm

0

Kizolli-çerdhjaABCKandidati i Partisë Konservatore për kryetar të Prizrenit, Beni Kizolli ka vizituar çerdhen e fëmijëve “ABC“ në qytet. Ai ka premtuar kushte më të favorshme për këtë veprimtari.

Kizolli tha se mungesa e çerdheve publike mbetet një ndër problemet më të mëdha, prandaj projektet në këtë drejtim do të kenë prioritet për kabinetin e tij qeverisës.

“Nga statistikat për çerdhet dhe arsimin parashkollor del se qyteti i Prizrenit ka vetëm një çerdhe publike përderisa vendet e tjera më të vogla se qyteti ynë kanë nga tre, katër e më shumë. Në qytetin tonë funksionojnë edhe çerdhet private por megjithatë numri i tyre është i pamjaftueshëm përballë kërkesave të prindërve, dhe se çmimet e larta për regjistrimin e fëmijëve në çerdhet private shpesh janë të papërballueshme”, tha Kizolli.

Duke shtuar, Kizoli tha se në qeverisjen e PK-së çerdhet private do të lirohen nga pagesat për veprimtarinë afariste.

“Platforma politike e bazuar në rekomandimet për planin zhvillimor komunal ka paraparë që deri në muajin maj të vitit 2014 të vlerësohen hapësirat për çerdhet në kuadër të shkollave publike. Deri në gusht të vitit 2014 do të realizohet plani i detajuar ekonomiko – financiar për investime i cili pas diskutimeve do të përfshihet në planifikimet buxhetore të vitit 2015. Në këtë mënyrë në qeverinë tonë çerdhet private do të lirohen nga pagesat për veprimtarinë afariste”, tha ai.

Ndërkaq, kandidatja për Asamblenë komunale nga lista e PK-së, Bedrije Baxhaku-Berisha, tha se nënat sot kanë problem të sigurojnë një vend pune.

“Nënat sot kanë dy probleme. Së pari të sigurojnë një vend pune, dhe e dyta edhe nëse punësohen kanë problem se ku ta lënë fëmijën gjatë orarit të punës. Problem për të janë edhe pagat e ulëta të cilat shpesh nuk mundësojnë mbulimin e shpenzimeve për strehimin e fëmijëve nëpër çerdhe”, tha ajo.

Bazhaku-Berisha më tutje shtoi se çerdhet private deri diku kanë lehtësuar punën e nënave por megjithatë projektet e çerdheve publike janë të domosdoshme për edukimin parashkollor të fëmijëve dhe se në këtë mënyrë do të rregullojmë edhe një problem shumë të rëndësishëm për familjet tona./PrizrenPress.com/