12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8993

Krasniqi: Jemi bashkë me Limajn

0

Limaj-KrasniqiJakup Krasniqi, në një intervistë për emisionin “Rubikon” në KTV, ka folur për shumë gjëra që janë duke ndodhur në Kosovë momentalisht.

Temë kryesore e diskutimit ka qenë subjekti i tij i ri, dhe largimi nga PDK. Krasniqi ka thënë se, megjithëse është një ndër themeluesit të PDK-së, kjo parti ka degraduar.

Ai ka përmendur edhe Iniciativat që janë formuar së fundmi, por ka thënë se ecja e tij politike nuk do të varet nga këto Iniciativa.

“Unë do të vazhdoj të mendoj se qytetarëve të Kosovës i duhet një organizim, që është më i përgjegjshëm dhe që nuk e ndjen veten që është i pozicionuar mirë, se ka kushte të mira, se partitë politike nuk formohen për të qenë në një pozitë të mirë kryetarët e partive”, është shprehur Krasniqi.

Kryekuvendari i Kosovës ka thënë se duhet të formohen parti “për të krijuar favore për të gjithë qytetarët, për të ngrit kualitetin e jetës për të gjithë qytetarët”.

“Ne mendojmë që në Kosovë duhet të bëhen ndryshime cilësore. Demokracia duhet të zhvillohet. Duhet të respektohen zgjedhjet e lira, dhe rezultati i atyre zgjedhjeve duhet të jetë vullneti i qytetarëve, e jo i komisionarëve”, u shpreh Krasniqi, citon Zëri.

Ai ka akuzuar partitë politike në skenën kosovare se nuk janë të gatshme të respektojnë sundimin e ligjit. “Pa zgjedhje të lira, pa sundim të ligjit… Kosova e ka vështirë për të krijuar një bazament të sigurt për tu integruar në strukturat euro-atlantike”.

Duke folur rreth organizimit të tij të ri politik, Krasniqi ka thënë se është bashkë me Fatmir Limajn.

“Realisht ne jemi bashkë, jemi duke biseduar me njerëzit”, ka thënë Krasniqi.

Ai ka thënë se nuk e di kur do të formojë subjektin e tij politik, duke pretenduar se do të formojnë një subjekt politik që do të jetë respektues i sundimit të ligjit.

Krasniqi ka thënë se ka shumë të interesuar për të ndryshuar skenën politike, si nga deputetët, ashtu edhe nga qytetarë tjerë.

Palmer: Do të vëzhgojmë, por nuk do të ndërhyjmë

0

EU-flamuriPeter Palmer, zëvendësshef i Ekipit Vëzhgues të Zgjedhjeve i Bashkimit Evropian, thotë se ekipi i tij do ta vëzhgojë procesin e zgjedhjeve të 3 nëntorin, në aspektin gjithëpërfshirës, por në asnjë mënyrë nuk do të ndërhyjë në proces. Në një intervistë për Radio Kosovën, Palmer ka thënë se BE-ja e ka dërguar këtë mision për shkak se ka përgjegjësi të veçantë për Kosovën.

RK: Zoti Palmer, a ka filluar të sistemohet në terren Misioni Vëzhgues për Zgjedhje i Bashkimit Evropian?

PETER PALMER: Deri më tani jemi vetëm ekipi qendror që jemi të vendosur në Prishtinë. Ky është ekipi i ekspertëve, ekspertë të fushave të ndryshme. Vëzhguesit tanë afatgjatë do të vendosen nëpër të gjithë Kosovën dhe do të shpërndahen në të gjitha pikat përgjegjëse dhe do të punojnë gjatë vikendit.

RK: Cili është roli i misionit tuaj në Kosovë?

PETER PALMER: Roli ynë është vetëm vëzhgimi, që nënkupton vëzhgim të të gjitha aspekteve të zgjedhjeve, përfshirë edhe kampanjën, për të parë nëse të gjithë pjesëmarrësit në zgjedhje kanë mundësi për të bartur mesazhet e tyre tek votuesit. Ne do t’i vëzhgojmë të gjitha përgatitjet për zgjedhje, si në nivel qendror – po ashtu edhe në nivel rajonal, në krejt Kosovën. Ne do të monitorojmë të gjitha raportimet që do të bëhen në medie, për të parë nëse të gjitha subjektet politike kanë mundësi për të paraqitur mesazhet e tyre në zgjedhje. Dhe, po ashtu, do të bëjmë evaluimin e kornizës ligjore. Por, ajo për të cilën ne nuk jemi këtu – është që të ndërhyjmë. Kemi një kod të mirësjelljes që thotë se ne nuk mund të ndërhyjmë në procesin zgjedhor, në praktikë kjo nënkupton që ne nuk mund t’ju themi njerëzve se çfarë të bëjnë, nuk mund të zgjidhim ndonjë problem dhe as të këshillojmë se çfarë duhet të bëjnë. E tëra që mund të bëjmë është të vëzhgojmë dhe pastaj të raportojmë. Disa ditë pas zgjedhjeve në do të nxjerrim të gjeturat preliminare dhe pas përfundimit të misionit do ta hartojmë raportin tonë final, ku do të paraqitet puna jonë totale, dhe po ashtu, rekomandimet që mund të sugjerojnë përmirësimet në zgjedhjet e ardhshme.

RK: Kemi hyrë në javën e dytë të fushatës zgjedhore. Cilat janë përshtypjet tuaja deri më tani, nga ajo që keni pasur mundësi të shihni deri tani?

PETER PALMER: Deri më tani kemi arritur t’i përfitojmë përshtypjet e para. Kemi zhvilluar takime me akterët kryesorë. Tani ne jemi në kontakt me Komisionin Qendror Zgjedhor dhe kemi zhvilluar takime me shumë parti politike. Është shumë herët të japim vlerësime. Prandaj, ne nuk do të bëjmë komente gjatë periudhës zgjedhore.

RK: Pse është e nevojshme prezenca e një Misioni Vëzhgues për Zgjedhje i Bashkimit Evropian, duke marr parasysh që BE-ja, për herë të parë dërgon një mision të tillë në Kosovë?

PETER PALMER: Të kemi vëzhgim të zgjedhjeve, në përgjithësi – është një ide e mirë. Në Evropë dhe botë është mjaft normale që zgjedhjet të vëzhgohen nga komuniteti ndërkombëtarë, po ashtu edhe nga organizatat vendore. Prandaj, ne mendojmë se kjo është diçka mjaft e dobishme. Shpresojmë që prezenca jonë këtu do të ndikojë që njerëzit të fitojnë më shumë besim në procesin zgjedhor. Është shumë e dobishme për Kosovën, por edhe për vendet tjera, që të keni vëzhgues të jashtëm, të cilët i vëzhgojnë, i komentojnë dhe pastaj japin rekomandime të cilat ndikojnë në përmirësim të gjendjes.

RK: Misioni që ju drejtoni është ftuar në Kosovë nga autoritetet vendore. Në anën tjetër – në zgjedhjet e kaluara janë shënuar keqpërdorime të votave nga subjektet politike. A shihni ndonjë lidhshmëri, a mendoni se prezenca juaj këtu i bënë më të besueshme këto zgjedhje për qytetarët?

PETER PALMER: Në fakt është e pazakontë që BE-ja ka zbarkuar një mision vëzhgues për zgjedhje lokale. BE-ja, normalisht, nuk vepron kështu, por kjo nuk besoj që ka lidhje me zgjedhjet e kaluara. Kjo vetëm demonstron angazhimin që ka BE-ja në Kosovë. Është e qartë që ka pasur disa zhvillime gjatë këtyre muajve të fundit, procesi negociues midis Kosovës dhe Serbisë, në të cilin BE-ja ka pasur rol kyç, dhe, po ashtu, që për herë të parë zgjedhjet lokale organizohen në tërë territorin e Kosovës. Prandaj, mendoj se BE-ja ndien që ka përgjegjësi të veçantë për Kosovën, që të jetë këtu për t’i vëzhguar këto zgjedhje.

RK: Ku e shihni lidhshmërinë midis zgjedhjeve lokale dhe bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë?

PETER PALMER: Lidhshmëria ekziston, sepse Kosova për herë të parë organizon zgjedhje në gjithë territorin e saj. Sa i përket ekipit tonë – ne do t’i vëzhgomë zgjedhjet në bazë të metodologjisë sonë. Ekipi ynë nuk do ta vëzhgojë vetëm veriun, por tërë Kosovën.

RK: Siç e përmendët më herët edhe ju, Kosova për herë të parë organizon zgjedhje në tërë territorin e saj, edhe në veri. A jeni ju prezent në komunat veriore të Kosovës?

PETER PALMER: Qëllimi ynë është që të kemi 10 ekipe vëzhguese që do të shpërndahen në të gjithë vendin. Po ashtu, do të jetë një ekip i cili do të fokusohet vetëm në veri.

RK: Zoti Palmer, nuk e di nëse keni pasur rastin të vizitoni veriun, por nëse po – cilat janë përshtypjet e para që i keni nga ajo pjesë e Kosovës?

PETER PALMER: Kemi pasur një numër takimesh së bashku me kryetarin e ekipit vëzhgues, të premten e kaluar, dhe ishte një ditë shumë e ngarkuar, sepse përfshinte vizitën në veri dhe disa takime të dobishme me autoritetet, dhe, siç e ceka më lartë, në këtë fazë nuk jam në gjendje të jap ndonjë përfundim, sepse është shumë herët.

RK: Në ditën e zgjedhjeve, më 3 nëntor, ku do të jetë prezent Misioni Vëzhgues për Zgjedhje i Bashkimit Evropian?

PETER PALMER: Në ditën e votimeve ne do të kemi një numër edhe më të madh të vëzhguesve dhe ata do të mbikëqyrin në të gjitha komunat.

RK: Mendoni se prezenca juaj në veri do t’i motivojë qytetarët që të dalin në zgjedhje?

PETER PALMER: Nuk e di se çfarë motivimi mund të kenë njerëzit, ose nëse ne do të mund t’i motivojmë edhe më shumë, por besoj që zgjedhjet janë shumë të rëndësishme, pasi që njerëzit mund t’i zgjedhin autoritetet e tyre, dhe mendoj se është gjë e mirë që njerëzit të marrin pjesë në zgjedhje. Nëse ata mendojnë se prezenca jonë do të ishte e mirëpritu – do të më vinte shumë mirë.

RK: Gjatë vikendit, disa medie kosovare kanë publikuar një lajm, se në ueb-faqen tuaj ishte i pranishëm edhe flamuri i Kosovës. Vetëm pak kohë pas këtij lajmi, flamuri ishte hequr nga portali juaj zyrtar. Pse?

PETER PALMER: Ishte një gabim teknik. Politika e BE-së nuk ka ndryshuar. Do të thotë se ky mision, si edhe në dokumentet tjera, nuk do ta vendos flamurin e Kosovës.

RK: Ka qenë e motivuar politikisht?

PETER PALMER: Për çështjet politike nuk mund të flas më shumë, sepse, siç e ceka, ky mision ka detyra të veçanta.

RK: Në fillim theksuat se vetëm pas zgjedhjeve do ta keni një raport preliminar, dhe pastaj, ndoshta në fillim të vitit tjetër, do t’i publikoni edhe rekomandimet tuaja. Çfarë në fund të këtij procesi?

PETER PALMER: Ne e kemi mbikëqyrur tërë procesin, që do të thotë që edhe pas ditës së zgjedhjeve ne do të vazhdojmë të mbikëqyrim, sepse mund të ketë ankesa dhe ne do ta mbikëqyrim procesin deri në fund. Në fund do ta bëjmë një raport ku do t’i përshkruajmë të gjitha të dhënat për tërë procesin, dhe gjithashtu, do të përfshijmë rekomandimet tona të cilat mund të ndihmojnë në përmirësimin e çfarëdo gabimi. Ky raport në fund do të prezantohet nga mbikëqyrësi ynë kryesor këtu në Kosovë.

Gullboci dhe Plloqica përkrahin fuqishëm IQPM-në

0

limaj ne fshatraIniciativa Qytetare për Malishevën ka vazhduar aktivitetin e saj parazgjedhor në fshatrat Gullboc dhe Plloqicë. Kandidati i IQPM-së për Kryetar të Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka qenë i shoqëruar nga Fatmir Limaj dhe bashkëpunëtorët e tij.

“Në këto fshatra kemi gjetur gatishmëri për mbështetje të fuqishme”. Ragip Begaj potencoi në fshatrat Gullboc dhe Plloqicë se IQPM është produkt i qytetarëve dhe në qeverisjen tonë te ardhshëm pushteti do të jetë i qytetarëve dhe jo i pushtetarëve. Ne synojmë që të ndalohet politizimi nëpër shkolla”, thuhet në një komunikatë të IQPM-së.

Bëhet e ditur se Fatmir Limaj në fillim të fjalës i përshëndeti të pranishmit për mbështetjen e dhënë gjatë proceseve te cilat ka kaluar gjatë këtyre viteve ai. “Edhe këto dy fshatra duhet t’i dhënë mbështetje të fuqishme IQPM-së dhe ndryshimet duhet të ndodhin në komunën tonë, sepse kërcënimeve dhe shantazheve duhet t’iu vjen fundi. Punëtorët dhe qytetaret duhet të marrin frymë lirshëm”, tha Limaj, duke u bërë apel qytetarëve që masovikisht të dalin në zgjedhje dhe të ruajnë qetësinë dhe të mos bien pre e provokimeve.

Kabashi premton përkrahje për zejtarët dhe fëmijët e paralizuar

0

luliKandidati i koalicionit AAK-LDD, për kryetar të Prizrenit, Lulëzim Kabashi ka realizuar një takim me zejtarët. “Ne kemi ardhur t’ju vizitojmë që të njihemi për së afërmi me kërkesat tuaja në mënyrë që gjatë mandatit të ardhshëm qeverisës, unë si kryetar i Prizrenit, t’ju përkrahi dhe mbështes që të ruani biznesin tuaj, dhe kjo traditë e zejeve të vjetra të vazhdohet edhe në të ardhmen, u tha Kabashi, zejtarëve”, tha Kabashi.

Zejtarët kanë kërkuar heqjen e taksave komunale, mbajtjen e seminareve dhe trajnimeve për të ndikuar në vazhdimin e prodhimit të zejeve të vjetra, si dhe krijimin e një vendi të posaçëm dhe të veçantë për të gjithë zanatlinjtë. “Të gjitha këto kërkesa do të futen në programin qeverisës”, premtoi Kabashi.

Kabashi me bashkëpunëtorë të tij, sot ka vizituar edhe Shoqatën e Paraplegjikëve dhe Paralizës së Fëmijëve të Kosovës.

Adriana Sylbiu, edukatore në këtë shoqatë, e njoftoi Kabashin, me hallet dhe problemet me të cilat po ballafaqohen si shoqatë. Ajo, gjithashtu njoftoi edhe për aktivitetet që organizohen nga kjo shoqatë.

Kabashi, premtoi se nesër zgjidhet kryetar i Prizrenit,, do të përkujdeset që të rrisë buxhetin e Drejtorisë për Mirëqenie Sociale./PrizrenPress.com/

Muja premton uljen e taksave komunale

0

Vite ne ABI -ELIF (2)Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka vizituar industrinë prodhuese ushqimore “ABI & ELIF”.

Muja, ka dëgjuar me vëmendje menaxhmentin udhëheqës për të gjitha sukseset dhe rezultatet e arritura, por edhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar kjo kompani vendore.” Jam këtu me bashkëpunëtorët e mi për të treguar përkushtimin serioz të komunës së Prizrenit, por edhe të Partisë Demokratike të Kosovës, përkujdesje ndaj bizneseve prodhuese të komunës sonë, duke i cilësuar këto si shembujt më të mirë të zhvillimit ekonomik lokal”, tha Muja.

Ai është shprehur i lumtur që kjo kompani prodhuese është duke përparuar. ”Andaj me vazhdimin e mandatit të ardhshëm katër vjeçar, prioritet i qeverisë lokale do jetë, ulja e taksave komunale, për të gjitha veprimtaritë prodhuese në komunën tonë u shpreh kryetari Muja, para menaxhmentit të firmës prodhuese ABI- ELIF”” tha Muja.

Afrim Arzurallxhiu, njëri nga bashkëpronarët e këti biznesi, ka njoftuar Mujën, me ecurinë e punëve në këtë veprimtari prodhuese. “Në këtë veprimtari janë të punësuar 600 punëtorë”, tha Arzurallxhiu

Sipas tij, “ABI – ELIF” është ndër të paktat biznese prodhuese jo vetëm në Prizren, por edhe në Republikën e Kosovës, e cila eksporton produkte jashtë vendit në shumë vende të Bashkimit Evropian dhe më gjërë./PrizrenPress.com/

Skena kulturore e Kosovës, pjesë e veçantë e festivalit “CultureScapes”

0

Krasniqi-Benita OrtweinKosova do të jetë pjesë e edicionit të sivjetmë të festivalit të kulturës në Zvicër, “CultureScapes”. Ky edicion i kushtohet kulturës në Ballkan dhe nga Kosova atje do të marrin pjesë artistë të shumtë. Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit (MKRS) është një nga mbështetësit e këtij festivali, me konkretisht mbështetë financiarisht pjesëmarrjen e artistëve tanë në këtë festival, që fillon nga data 19 tetor.

Për të koordinuar hapat e ardhshëm dhe për të biseduar edhe për zgjerim të bashkëpunimit, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Memli Krasniqi ka pritur sot në një takim Benita Ortwein, shefe e produksionit në “CultureScapes”.

Ministri Krasniqi tha se pjesëmarrja e artistëve tanë është një hap tjetër shumë i rëndësishëm që po bëhet në promovimin e skenës sonë kulturore në botë, pas pjesëmarrjes në këto dy vjet në ngjarjet më të rëndësishme të kulturës në botë. Ai ka falënderuar fondacionin “CultureScapes” për bashkëpunimin e ofruar. Ministri tha se ky festival është një mundësi shumë e mirë që artistët nga Kosova të promovojnë punën e tyre por edhe të zgjerojnë bashkëpunimin me artistë nga e mbarë bota. Ai shtoi se artistët nga Kosova do të jenë padyshim një prezantim i veçantë në këtë festival. Në ceremoninë e hapjes së këtij festivali do të paraqitet edhe kori i shkollës së muzikës “Prenk Jakova” nga Gjakova.

Diplomacia kulturore, tha Ministri Krasniqi, ka qenë dhe do të mbetet një prioritet në kulturë i MKRS-së duke shprehur kështu edhe një herë iniciativën e ministrisë që të mbështesë pjesëmarrjen e artistëve tanë në shumë evenimente të kulturës në botë, por padyshim edhe sjelljen e artistëve nga shumë vende këtu në Kosovë. Në këtë drejtim, Ministri Krasniqi shfaqi gatishmërinë që bashkëpunimi mes “CultureScapes” dhe institucioneve kulturore në Kosovë të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Benita Ortwein ndërkaq ka falënderuar Ministrin Krasniqi për mbështetjen e vazhdueshme të ofruar në këtë edicion. Ortwien vlerësoi faktin se MKRS ka qenë ndër mbështetësit e parë të këtij edicioni. Ajo ka njoftuar për përgatitjet që janë bërë për këtë edicion, në veçanti me programin për Kosovën por edhe të vendeve të tjera. Ortwein tha se kjo është një mundësi e mirë që të zgjerohen hapësirat e bashkëpunimit dhe tha se ata tashmë kanë krijuar kontakte të rregullta edhe me artistë nga Kosova, me synimin që të ketë realizim të sa më shumë projekteve të përbashkëta.

“CultureScapes” llogaritet si një nga festivalet me të rëndësishme të kulturës në Zvicër por edhe në Evropë. Në çdo vit ky festival organizon edicion për skenën kulturore të një vendi ose regjioni të caktuar. Këtë vit është Ballkani. /PrizrenPress.com/

NQP-ja premton angazhim në të gjitha sektorët e jetës

0

FadilKryeziu-nqpKandidati i Nismës Qytetare për Prizrenin, Fadil Kryeziu ka mbajtur takim
qytetarët e fshatit Randobravë.

Kryeziu tha se NQP-ja do të angazhohet në përmisimin e kualitetit të arsimit, shërbimeve shëndetësore, sportit të bizneseve të reja dhe ekonomisë së vogël dhe familjare.

“Nëse NQP-ja merrë votat, kultivuesit e frutaperimeve do të lirohen nga taksat gjatë ditës së tregut për ekspozimin dhe shitjen e produkteve të tyre”, premtoi Kryeziu.

Ai tha se çdo biznes i ri, i cili punëson mbi dy punëtorë të rregullt do të lirohet nga taksat komunale për dy vjet. “ Ndërkaq të gjitha bizneset duhet të paguajnë vetëm një taksë komunale”

Kryeziu premtoi se NQP-ja do të mbështesë shoqatat e dala nga lufta nga buxheti komunal për zhvillimin e aktiviteteve të tyre.

Ai iu premtoi banorëve të këtij fshati se do të angazhohet për ndërtimin e rezervarit të ujit të pijshëm për të eliminua mungesën e tij.

Kandidati për Asamblenë Komunale Dr. Sejran Abdushi, ndërkaq shpalosi aspektet shëndetësore të programit. Ai theksoi nevojën imediate për ngritjen e kualitetit të shërbimeve shëndetësore.

Kandidati tjetër, Bujar Hasani në këtë takim shpalosi programin ekonomik të NQP.

Në takim aspektet arsimore i shprehu z. Islam Bajrami, derisa Venera hasani u ndal kryesisht në angazhimet për rininë dhe kulturën. Ata thanë se NQP do të jetë e përgjegjëshme dhe gjithnjë në shërbim të qytetarëve, ndryshe nga subjektet tjera të cilat vrapojnë vetëm pas pushtetit.

Në fund iu ba thirrje të gjithë të pranishmëve që të votojnë Nismën Qytetare për Prizrenin, e cila është e renditur në numrin 85, kandidatin e saj për Kryetar dhe kanddatët për Kuvend Komunal. Kishte solidarizim të theksuar të banorëve dhe NQP pret rezultat të mirë në këtë vendbanim./PrizrenPress.com/

Krasniqi: VV do t’ia kthejë perspektivën Lladrocit

0

Krasniqi-Lladroc-MalisheveKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Malishevës, Alban Krasniqi, ka shpalosur Alternativën për Qeverisjen e Malishevës edhe në fshatin Lladroc. Ai i shoqëruar nga përfaqësuesit tjerë të VV-së, ka folur për alternativën lokale, për projektet për Malishevën dhe për Lladrocin.

Krasniqi deklaroi se VV-ja do të ndihmojë me projekte dhe do të zhvillojë turizmin rural, si një mundësi te re për punësim.

“Keqqeverisja aktuale ia ka mohuar Malishevës të drejtën e zhvillimit të qëndrueshëm. Ne do t’ia kthejmë perspektivën Lladrocit, dhe Malishevës në përgjithësi, duke sjellë më shumë zhvillim, barazi dhe mirëqenie. Vetëvendosje!, me punën dhe aktivizimin e deritashëm, ka dhënë mjaft shembuj se ka aftësi dhe guxim për të ndalur të keqen që na keqqeverisur, dhe për të filluar punët për së mbari. Ne e shohim ndryshimin përmes dhe për ju qytetarët e Malishevës. Fitorja jonë, nuk është tjetër veçse fitore e të gjithë njerëzve të ndershëm, vullnetmirë dhe punëtorë, që e duan Malishevën dhe Kosovën të zhvilluar”, tha Krasniqi.

Projektet që Vetëvendosje! ka shpalosur para qytetarëve te Lladrocit, ishin: administrata funksionale, e përgjegjshme dhe jopartiake; subvencionet për bujqësinë, me qëllim hapjen e vendeve të reja të punës dhe rritjen e prodhimit; investime për mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e infrastrukturës. /PrizrenPress.com/

Hodaj: Pushteti në ikje, po i keqpërdorë taksat për fushatë zgjedhore

0

Konferenca 10.10.2013LDK-ja në Prizren, ka akuzuar kryetarin e Komunës, Ramadan Muja për premtimet që po i jep gjatë fushatës si kandidat i PDK-së. Nënkryetari i LDK-së, Haziz Hodaj tha se premtimet e Mujës po përsëriten nga viti 2007.

“Po vazhdon paturpësisht arroganca e pushtetit në ikje duke i keqpërdor mjetet e taksapaguesve të ndershëm të Prizrenit.

Premtimet boshe që përsëriten pothuajse të njëjta me ato të vitit 2007 në 2009,njëjtë vazhdohen edhe tani. Në Lugishtë të Hasit në Kobajë e ku do tjetër iu premtuan ujë atëherë ,ujë premtojnë tani, infrastrukturë moderne atëherë , ashtu edhe tash vazhdon i njëjti. Në Lugishtë të Hasit gjatë këtyre punimeve elektorale duke u tentuar të mashtrohet kinse po punohet në infrastrukturë, “punë kryesi” elektoral ka dëmtuar edhe kanalizimin e ujërave të zeza”, tha Hodaj

Sipas tij, ky nuk është rasti i vetëm i këtyre investimeve elektorale pa procedura tenderuese dhe zotim të mjeteve. “Kështu vazhdohet edhe sot me disa rrugë ku shtrohen me kupëza betoni në fshatrat Zojz, Landovicë, Muradem dhe në disa rrugë brenda qytetit .Të gjitha këto bëhen jashtë planifikimit buxhetor, në kundërshtim me ligjin e prokurimit publik pa procedura tenderuese pa oferta konkurruese. Kjo është pafytyrësia e një pushteti në ikje i cili për shkelje të ligjit, për keqpërdorime të ngjashme vazhdon të ballafaqohet me organet e drejtësisë, edhe kjo le të jetë një provë ma shumë për këto organe”, tha Hodaj.

Ai iu ka bërë thirrje organeve kompetente, inspektoratit të punës, policisë së krimeve ekonomike, që rastet e tilla ti hulumtojnë dhe t’i procedojnë në prokurorinë e shtetit,

“Në këtë kohë fushate edhe keqpërdorimi flagrant i automjeteve të Komunë së Prizrenit për tubime elektorale është shqetësim në vete ku dihet se kjo administratë komunale vetëm për gjashtë mujorin e parë të këtij viti, atëherë kur s’kemi qenë në kohë fushate, për karburante ka shpenzuar hiq më pak se 113 mijë euro kurse për kategorinë e ashtuquajtur të drekave zyrtare 46 mijë euro, kur sot jemi në kohë fushate dhe ku automjetet shfrytëzohen për këtë qëllim shfrytëzohen 24 orë, a thua sa do të jetë kjo faturë që do ta paguajnë qytetarët e varfër të Prizrenit,”, tha Hodaj/PrizrenPress.com/

.

Shkrimtarja 82-vjeçare fituese e çmimit Nobel për Letërsinë

0

Alice MunroShkrimtarja kanadeze Alice Munro, është fituesja e çmimit nobel për letërsinë për vitin 2013. Ky çmim iu dha shkrimtares 82 vjeçare me motivacionin si mjeshtre e prozës kontemporane.

Alice Munro është njëkohësisht edhe fituese e çmimit Man Booker Prize në vitin 2009.

Shumë prej librave të Munro përqendrohen në vendlindjen e saj, kontene Huron të Ontarios, në Kanada, teksa fokusimi i saj rajonal është një prej aspekteve kryesore të rrëfimeve të saj.

Shumë kritikë e krahasojnë peisazhin që ajo përshkruan me atë të shkrimtarëve të pjesës jugore të Shteteve të Bashkuara.