10.9 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8992

Kilaj merr mbështetje në Drenoc, Carrallukë, Shkarashnik dhe Tërpeza e Ulëta

0

SONY DSCKandidati i PDK-së në Malishevë, Isni Kilaj, ka marrë mbështetje nga banorët e fshatrave Drenoc, Shkarashnik, Carrallukë dhe Tërpezë e Ulët.

Hapësirat e shkollave nuk ishin të mjaftueshme për t’i nxënë të gjithë të banorët që kishin dalë të marrin pjesë në këto takime dhe për të dhënë mbështetje të fuqishme Isni Kilaj dhe kandidatëve të PDK-së për Asamblenë Komunale.

Në këto takime, të pranishëm ishin edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, Halit Krasniq dhe Hasime Mazreku-Krasniqi, veprimtari Hamzë Morina, prof.dr.Ramiz Hoti, Naser Krasniqi dhe shumë veprimtar të kësaj ane, të cilët i dhanë mbështetje të fuqishme PDK-së dhe Isni Kilajt për kryetar të Malishevës.
Prof.dr.Ramiz Hoti, nga Carralluka, e quajti parti të vlerave PDK-në dhe kryetarin Kilaj.

Po ashtu edhe veprimtari Hamzë Morina, kërkoi që të votohet Kilaj, pasi është një person që tërë veprimtarin e tij politike, ia kushtoi këtij vendi dhe është njeri i fjalës e i besës.

Ndërsa Naser Krasniqi, njëri nga protagonistët e rastit “Kleçka”, tha se PDK, është parti e vlerave dhe e cila i mbron vlerat e vërteta të UÇK-së. Po ashtu sipas Krasniqit, Isni Kilaj, është njeriu i cili ka realizuar të gjitha premtimet, por edh njeriu i cili ka përkrahjen më të madhe nga Qeveria e Republikës së Kosovës dhe kryeministri Thaçi.
Edhe deputetët Hasime Mazreku-Krasniqi dhe Halit Krasniqi i dhanë përkrahje Isni Kilajt dhe të gjithë kandidatëve të PDK-së./PrizrenPress.com/

Shehu: Do të punoj për Rahovecin

0

shehu rahovecKandidati i LDK-së për kryetar të Rahovecit Fahredin Shehu, ka zhvilluar takimet elektorale me banorët e fshatit Dobidol dhe Denjë.

Shehu në Dobidol premtoi se do të rregullojë rrugët,trotuaret dhe rrethojën e shkollës. “Këto nuk janë dëshira, por nevoja që patjetër duhet t’i realizojmë”, tha Shehu.

Edhe në fshatin Denjë, Shehu ka premtuar investime dhe një angazhim më të madh për të përmisuar jetën e qytetarëve të Komunës së Rahovecit.

“Kam ardhur në Dejnë që të fitojmë së bashku dhe të punojmë për këtë vend, dhe jo qe t’a shkatërrojmë siç po ndodhe tani”,tha Shehu./PrizrenPress.com/

IQPM: Qeveria e Kosovës dhe PDK-ja po i bëjnë presion qytetarëve të Malishevës

0

IQPM-logoIniciativa Qytetare Për Malishevë, ka akuzuar PDK-në për ushtrim të presionit që po iu bëhet përkrahësve të kësaj iniciative

“Këto ditë iu kanë nënshtruar një presioni të pa parë nga Dega e PDK-së në Malishevë, kabineti i Qeverisë së Kosovës dhe nga strukturat e larta të PDK-së .Dega e PDK-së, në Malishevë duke e pa humbjen e ka humbur durimin dhe orientimin e saj. Ajo e gjendur për ballë kësaj krize , ka marrë masa presioni duke filluar nga kërcënimet e deri tek keq përdorimi i mjeteve publike dhe administratës, për blerjen e votës”, thuhet në komunikatën e IQPM-së .

Sipas kësaj iniciative Dega e PDK-së në Malishevë e mbështetur nga qendra ka angazhuar të gjitha strukturat jo formale të cilat në mënyrë të tërbuar po trokasin derë me derë tërë natën për të friksuar e kërcënuar qytetarët më të vetmin qellim, për të penguar dhe ndryshuar vullnetin e qytetareve të Malishevës.

”IQPM duke pa këtë gjendje kërkon nga institucionet e Republikës së Kosovës monitorim më të fortë të fushatës zgjedhore në Malishevë. Po ashtu ne , bëjmë thirrje organizatave ndërkombëtare të cilat janë të angazhuara për të monitoruar zgjedhjet e nëntorit , qysh nga tash të marrin masat për të pasur monitorim dhe vëzhgim sa më të madh të zgjedhjeve në Malishevë pasi që shihet qartë se pushtetarët aktual në Malishevë nëpër mes grupeve jo formale po përpiqen me çdo kusht të mbajë pushtetin. Qytetarët e Malishevës kanë vetëm një kërkesë, largimin e Isni Kilajt nga pushteti dhe këtë duhet ta kuptojë edhe z, Hashim Thaçi, sa do që mundë t’i duket e pa pranueshme kjo do të ndodhë me 03 nëntor 2013 sepse ky është vullneti qytetareve të Malishevës”./PrizrenPress.com/

Kryeziu: Fitoren nuk do t’ia falim askujt

0

kryeziu lotoglavKandidati i LDK-së për kryetar të Prizrenit, Eqrem Kryeziu tha në fshatin Lutogllavë se fitorja e këtij subjekti politik varet shumë nga beteja në Prizren. Ai i ka ftuar të gjithë banorët e këtij fshati që të mos rrinë duarkryq.

“ Ky është momenti i krenarisë sonë . Gjasat janë shumë të mira për ta arritur këtë. Unë jo rastësisht jam këtu me ju për t’iu treguar juve e ju të tjerëve se ne nuk jemi për inat të askujt në garë,por ne këtu jemi si fitues dhe fitoren tonë nuk ja falim askujt”, tha Kryeziu.

Ai tha se fitorja e përgjithshme e Lidhjes Demokratike të Kosovës, varet shumë nga beteja në Prizren.

Këshilltari i AK-së, Fatmir Memaj, tha se ky lokalitet do t’i mbetet besnik Lidhjes Demokratike të Kosovë s. “Këtu u fol edhe për procesin e manipulimit të votave në 2009, si pasojë e të cilave pushteti aktual i PDK-së në mënyrë të pa merituar qeverisë edhe pak ditë Prizrenin. Pikërisht ishte Lutogllava që në afat rekord e patë zbulua formë e manipulimit të procesit zgjedhor”, tha Memaj./PrizrenPress.com/

Të shtunën “Ditët e poezisë shqipe Shas 2013” për Ibrahim Kadriun

0

poeziiiiiiKëshilli Nacional i Shqiptarëve në Mal të Zi në bashkëpunim me OJQ-në Harmonia, të shtunën, nesër, më 12 tetor, në Shas (afër Ulqinit) mbajnë manifestimin, tashmë tradicional, “Ditët e poezisë shqipe Shas 2013”.

Sipas njoftimit të organizatorëve, i ftuari kryesor i këtij manifestimi është poti nga Kosova, Ibrahim Kadriu, autor i mbi 50 veprave nga të gjitha gjinitë letrare, për të cilat ka marrë thuaja të gjitha çmimet që ndahen brenda trojeve shqiptare.

Për veprën poetike të Kadriut do të flasë kritiku letrar dhe njohësi i krijimtarisë së poetit, Ramadan Musliu.

Në këtë manifestim atraktiv letrar organizatorët kanë ftuar, përveç poeteve vendore, edhe poete nga hapësira kombëtare: Irena Gjoni, poete nga Saranda, Fatime Kulli, poete nga Tirana, dhe Shqipe Hasani, poete nga Prishtina

Vjet mysafir i këtij manifestimi ishte Preç Zogaj nga Tirana.

Një person arrestohet për haraç në Prizren

0

PoliciaKS-prangatI. E. (1959) me banim në fshatin Ramjan komuna e Vitisë, ka paraqitur rastin në stacionin policor të Vitisë se ai përmes thirrjeve dhe mesazheve telefonike për rreth 5 muaj rresht ishte i kërcënuar dhe shantazhuar nga një person i dyshimtë i cili kërkonte para në vlerë prej 1000 euro, ose në të kundërt atij do t`i ndodhe diçka e keqe,transmeton Tribuna.

Ismet Hashani, zëdhënës i policisë, tha se njësiti i hetimeve pas një pune mirë të organizuar operative kanë arritur që ta lokalizojnë të dyshimtin A. O. 26 vjeç me banim në fshatin Randobravë komuna Prizren. I dyshimti është arrestuar nga policia dhe është sjell në lokalet e stacionit policor të Vitisë ku është intervistuar. Gjatë intervistimit dhe kontrolleve që i janë bërë telefonit të tij janë gjet dëshmi të bazuara se i dyshimti është i përfshirë në këtë rast. Me urdhër të prokurorit të prokurorisë së krimeve të përgjithshme, rasti dërgohet në prokurori në procedurë të rregullt tha Hashani.

Arriti babadimri në Kosovë!

0

Bekri S. MurselajShkruan: Bekri S. Murselaj

Jo rastësisht po them kështu se te ne në Kosovë, babadimri, arriti këtë vit. Babadimri, te ne arrin çdo katër vjet.Kohëzgjatja e babadimrit, në Kosovë është një muaj që sjell dhurata nga më të ndryshmet.

Fushata elektorale i sjellë politikanët tanë, jo vetëm në qytetet dhe fshatrat por dhe në mahallët e Kosovës. Në kohën e fushatës vizitat e shumta që po bëhen në qytetet e Kosovës, si dhe prerja e shiritave, dhe përurimi i projekteve e ka filluar fushatën.

Politikanët tanë në këtë periudhë kohore, bëhen njejtë sikur babadimri, që u sjellë fëmijëve dhurata, por ata sjellin premtime .

Dallimi kryesor i babadimrit dhe politikanëve tanë është se babadimri vjen me thesë me dhurata, që i gëzon fëmijët, kurse politikanët vinë me vetura (xhipa) që sjellin vetëm premtime boshe.Në kohën e fushatës, në Kosovë gjithçka ndryshon, premtimet e politikanëve janë nga më të ndryshmet, që as vet që jeton këtu nuk mund t’i vren gjithë këto të mira.Kjo kohë, është kohë e lulëzimit të vendit me fjalë, premtime, projekte, punësim e gjithçka që dinë vetëm propaganda e politikanëve, t’i realizoj gjithë ato të mira.

Me plotëkuptimin e fjalës mund të themi se politikanët në këtë kohë bëhen sikur shkrimtari ynë i mirënjohur Naim Frashëri i cili me fjalët më të bukura e ka lulëzuar Shqipërinë.Premtimet e politikanëve, vinë në kohën kur kërkohet vota, për kinse interesin e qytetarëve të vendit e në realitet është vetëm interes i tyre.

Për mua, koha e fushatës elektorale, është e njejtë, me kohën kur fëmiut i tregon përralla në kohën e gjumit.Koha e fushatës, është kohë, e harxhimit të energjisë vetanake, të cilën politikanët e kanë fituar vetëm duke ndenjur nëpër zyre.

Premtimet në këtë kohë vinë sikur lulet e pranverës, ata gjatë kësaj kohe me fjalët dhe sjelljet e tyre bëhen miqtë dhe dashamirësit më të mëdhenj të popullit, por kjo dashamirësi kryet shpejtë, tani kur t’i marrin votat, jo vetëm që s’të njohin por ruajna Zot, dhe mund të të shkelin në rrugë, me veturat e tyre (xhipa).

Premtimet në fushatë të politikanëve, janë shumë të fuqishme me retorikë emocionale, që të krijojnë një pamje për momentin, se këta burra dhe gra, a thu kaqë shumë e dojnë vendin tonë, që në të vërtetë asgjë nuk ndryshojnë pasi t’i marrin votat.

Por kur e shikojmë në aspektin tjetër këtë kohë, mund të themi se shyqyr Zotit, që kemi fushatë elektorale, e po dalin këta politikanë prej zyreve dhe veturave për ta njohur vendin në çdo anë.

Mendojë që kjo kohë për politikanët, është e njejtë me eskuzionet e nxënësve sepse, shetitjet që i bëjnë këta, bile janë më të mira prej të nxënësve që shkojnë në mënyrë të organizuar grupore dhe financohen nga familja.

Kurse këta vinë si princa shteti, por me tatimin dhe votën tonë që e keqpërdorin popullin për interesa personale.Në fushatën elektorale njihemi për së afërmi me aftësitë e tyre komunikuese dhe me njohuritë e ashtuquajtura aristoteliane, që i shfaqin kinse hapur, për problemet me të cilat ne ballafaqohemi çdo ditë.

Por, jashtë kësaj kohe, sikur t’i bëjmë një pyetje vetes, se athu ku u tretën këto njohuri dhe aftësi, të këtyre njerëzve kinse të ditur?

Që edhe pas një e shumë mandateve i kemi të njejtat fjalë dhe premtime, por me njerëz tjerë, sepse politika vetëm i pasuron ata dhe populli do të mbetet ndoshta në të njejtën gjendje si kjo e fushatës elektorale sot!

PK-ja premton ambient të pastër në Prizren

0

RICIKLIMI I MBETURINAVEPartia Konservatore e Kosovës ka vazhduar aktivitetin e saj elektoral duke bërë vizitë në deponinë regjionale të mbeturinave në Landovicë.
Kryetari i partisë Munir Basha theksoi se tradita e asgjësimit të mbeturinave ende mbetet problem për qeverinë lokale, sepse trajtimi jo profesional i mbeturinave shkakton ndotje të ambientit dhe ndikon drejtpërsëdrejti në shëndetin e banorëve që jetojnë pranë deponive në komunën e Prizrenit.
“Duke u nisur nga ky shqetësim i qytetarëve sidomos të Landovicës ne në bashkëpunim me ekspertët e kësaj lëmie kemi përpiluar strategjinë dhe planin për rregullimin e këtij problemi, që do të bëhet me anë të riciklimit të mbeturinave”, tha Basha.

Kandidati për kryetar të Prizrenit Beni Kizolli tha ndërkaq se mbeturinat janë një problem i cili duhet të zgjidhet në kohën sa më të shpejtë. Ai premtoi se me qeverisjen e PK-së ato do të marrin vlerë. “ Ne nuk jemi për asgjësimin e thjeshtë të mbeturinave, por për trajtimin dhe riciklimin e tyre duke shmangur ndotjen e ambientit në një anë dhe duke krijuar vende të reja pune në anën tjetër. Riciklimi i mbeturinave është një afarizëm fitimprurës dhe subvencionohet nga institucionet relevante ndërkombëtare”, tha Kizolli.

Për këtë problem Kizolli ka vizituar edhe kryeqytetin e Turqisë, Ankaranë për sigurimin e mbështetjes për sistemin e trajtimit dhe riciklimit të mbeturinave duke premtuar përkrahjen e institucioneve të Turqisë në këtë drejtim.
“Deponimi i mbeturinave është i mundshëm edhe në vendin tonë dhe se do të fillojnë me materiale të ndryshme si letra, plastika dhe xhami. Ne themi se jemi për riciklimin e mbeturinave sepse me të mundësojmë mbrojtjen e ambientit dhe zhvillimin e ekonomisë, ndërsa me riciklimin e kandidatëve nuk mund të sigurojmë as të mira për shoqërinë e as për zhvillim të ekonomisë”, tha Kizolli.
Kandidati për Asamblenë Komunale nga lista e PK-së, Shend Kabashi tha se deri më tani nuk është bërë ndonjë analizë konkrete në këtë drejtim, pasi që mbeturinat në këtë deponi depërtojnë dhe kontaminojnë ujërat nëntokësore duke rrezikuar seriozisht shëndetin e banorëve të kësaj ane.

Partia Konservatore e Kosovës ka vizituar edhe Shoqatën e Bjeshkatarëve. “Aktiviteti juaj ka kontribuar dukshëm në sensibilizimin e bjeshkatarisë që është shndërruar në një rekreacion masiv duke grumbulluar njerëz nga të gjitha moshat dhe strukturat e shoqërisë dhe duke larguar të rinjtë nga dukuritë negative. Ju nderoni emrin e Haxhi Beda, nderoni qytetin e Przrenit dhe ne do tju nderojmë juve me ofrimin e mbështetjes institucionale për kontributin tuaj shembullor”, tha Nderim Pasuli, kandidat për Asamblenë Komunale të Prizrenit./PrizrenPress.com/

Muja: Lubizhda do jetë paralagje e qytetit të Prizrenit

0

Lubizhd mujaKandidati i PDK-së për kryetar të Prizrenit, Ramadan Muja, i ka premtuar banorëve të fshatit Lubizhdë se në mandatin e tretë do t’i bëjë pjesë e paralagjesë së Prizrenit. “Lubizhda dhe qytetarët e saj duhet të jenë të sigurt, se në mandatin qeverisës të ardhshëm të Partisë Demoratike të Kosovës, Lubizhdën do ta bëjm paralagje të qytetit të Prizrenit”, tha Muja.

Në Lubizhdë, Muja është shoqëruar nga ministri i Minitrisë së Punëve të Jashtmr të Republikës së Kosovës Enver Hoxha dhe bashkëpuntorët e tij.

Muja tha se Lubizhda vazhdimisht ka qenë në fukus të vëmendjes së qeverisë lokale të Prizrenit.“Në këtë fshat janë realizuar shumë projekte kapitale”, tha Muja.Sipas tij, disa nga projektet që janë realizuar në këtë fshat janë ndërtimi i qindra metrave rrugë të asfaluar, rregullimi i sisitemit të ujit të pijes, si dhe një projekt i rëndësisë së veqant për këtë vendbanim ndërtimi i qendrës kulturo sportive e cila i ka munguar deri më tani këti lokaliteti. Ky projetk kapital do jetë gati në gjashtë mujorin e parë të vitit të ardhshëm të “Qeverisë Muja”.

Ai foli edhe për projektin e rregullimit të Parkut të Biznesit, një hapsirë prej 84 hektarësh e cila do jetë në shërbim të invesitorëve të huaj dhe atyre vendor. “Ky projekt i cili është në faza të përparuar të zhvillimit do jetë një infuzion për zbutjen e papunësisë në komunën e Prizrenit dhe në veçanti për qytetarët e Lubizhdës”, tha Muja.

Ai ka ripërseritur vendosmërin e tij dhe të Qeverisë së Republikës së Kosovës, edhe për vazhdimin e mbështetjës me anë të subvensioneve për fermerët lokal. “Gjithashtu përkujdesi ynë, nuk ka munguar dhe s’do të mungoj edhe për subvencionimin e blegtorisë, por duke treguar kujdes të veqant edhe për bletarinë, perimtarinë e shumë veprimtari prodhuese në komunën e Prizrenit.Të gjitha këto nuk janë priemtime boshe, por janë pjesë e programit zgjedhor të cilin e ka Partia Demokratike e Kosovës”,tha Muja

Ministri Enver Hoxhaj,tha ndërkaq se Komuna e Prizrenit është model e qeverisjes së mirë. “ E them pa modesti se Komuna e Prizrenit është model i qeverisjes së mirë, transaprencës që në vëmendje ka pasur dhe vazhdon të ketë shqetësimit e qytetarit të saj”, tha Hoxhaj. Ai tha se PDK-ja, është parti e cila ka shtrirje nacionale.”Dhe padyshim se ka qen dhe vazhdon të mbetet partia më e madhe në vend”, tha Hoxhaj./PrizrenPress.com/

 

Rexhaj: Muja dhe Kryeziu paraqesin kërcënim për të ardhmen e Prizrenit

0

Rexhaj ne krushe te vogelKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexha tha në Krueshe të Vogël se kandidatët Ramadan Muja(PDK) dhe Eqrem Kryeziu(LDK) paraqesin kërcënim për të ardhmen e Prizrenit.

“Ramadan Muja dhe Eqrem Kryeziu janë sinonim i besimit tonë të tradhtuar. Rifutja në garë e tyre paraqet kërcënim që e kaluara e jonë të ribëhet në të ardhmen tonë. Një gjë e tillë është e papranueshme. Kjo është arsyeja pse qytetarët duhet ta zgjedhin ndryshimin dhe ky ndryshim bëhet vetëm me Lëvizjen Vetëvendosje!”, tha Rexhaj

Sipas tij, ka përfunduar koha kur qytetarët, mes të shumë të këqijave është dashur ta zgjedhin të keqën më të vogël.

Deputeti i VV-së në Parlamentin e Kosovës,Rexhep Selimi tha se kandidati për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, gëzon mbështetjen e plotë të Lëvizjes Vetëvendosje!. “Arbëri ka vullnetin, guximin dhe energjinë për ta bërë ndryshim e shumëkërkuar nga qytetarët e Prizrenit”, tha Selimi/PrizrenPress.com/.