12.4 C
Prizren
E mërkurë, 22 Prill, 2026
Home Blog Page 8994

Karplus, Levitt dhe Warshel marrin çmimin ”Nobel” në Kimi

0

74037Çmimi ”Nobel” në Kimi 2013 iu dha sot Martin Karplus austro-amerikan, Michael Levitt britaniko-amerikan dhe Arieh Warshel izraelito-amerikan, si njohës të modelimit të reaksioneve kimike.

Të tre hulumtuesit janë shpërblyer ”për zhvillimin e modeleve multishkallë për sistemet kimike komplekse”, bëri të ditur juria në një komunikatë për shtyp.
Karplus, 83 vjeç, Levitt 66 vjeç dhe Warshel 72 vjeç i janë referuar në studimin e proceseve kimike fizikës së Njutonit së bashku me fizikën kuantike, që i përgjigjet rregullave kryesore.

Martin Karplus zotëron një post në Universitetin e Strasburgut (Francë).
”Kimistët kanë krijuar edhe më parë modelet e molekulave duke përdorur topa plastike dhe shkopinj. Sot, modelimi është kryer në kompjuter”, shpjegoi

Akademia Mbretërore e Shkencave në një deklaratë për shtyp.
”Modelet informatike që riprodhojnë jetën reale janë thelbësore për shumicën e hulumtuesve të sotëm të kimisë”, theksoi Akademia duke shpjeguar se sot kompjuteri është një mjet mjaft i rëndësishëm për kimistët sesa epruveta e dikurshme.

”Simulimet janë kaq realiste sa parashikojnë rezultatin e eksperiencave tradicionale. Në vitet 1970, Martin Karplus, Michael Levitt dhe Arieh Warshel kanë hedhur themelet për programe të rëndësishme që janë përdorur për të kuptuar dhe parashikuar procesin”, citoi Akademia.

Muja: E ndryshuam për të mirë Prizrenin

0

Muja zhurKandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit,Ramadan Muja,ka zhvilluar takime elektorale me qytetarët e lagjes “ Xhevdet Doda”, “Shaban Polluazha”, “ Gani Cavderbasha” dhe “ Dardania”.

Ai gjatë këtyre vizitave është shoqëruar nga nënkryetari i Partisë Demokratike të Ksovës, Enver Hoxhaj.Muaj në takime tha se për këto lagje janë ndarë milionë euro për investime kapitale në infrastrukturë.

“Ka një ndryshim rrënjësor me investime në Prizren nga ardhja jonë në qeverisje.Për qytetarin prizrenas ka ndodhur një mrekulli me ardhjen tonë në qeverisje, sikur që do të ndodhë mrekullia tjetër me vazhdimin e qeverisjes nga ana jonë edhe për katër vitet e ardhshme”, tha Muja.

Nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxha ndërkaq tha ndërkaq se besimi në Mujën është besim ndaj qeverisjes së mirë e transaprente.

Ai rikujtoi se garancat e kryeminitrit të Republiës së Kosovës,Hashim Thaçi se qyteti i Prizrenit me në krye Ramadan Mujën do e ketë mbështetjen e fuqishme të Qeverisë së Republës së Kosovës.

Muja i shoqëruar edhe nga kandidtët për Kuvend të Komunës, kanë zhvilluar takim elektoral edhe me qytetarët e Zhurit, Shkozës, Vërmicës, dhe Dobrushtit.

Ai para banorëve të këtyre fshtrave ka përmendur investimet milionshe që janë bërë nëpër këto fshatra nga ana e Komunës së Prizrenit.

“Nësë tërheqim një paralele në investimet që janë bërë viteve të fundit, ku ka qeverisur Partia Demokrtike e Kosovës dhe qeverisë paraprake është tepër e letë të nxirret përfundimi se sa e përkushtuar ka qenë qeverisja komunale e udhëhequr nga Partia Demokratike e Kosovës, në ngritjen e mirëqenjës së qytetarëve të kësaj treve”, tha Muja.

Ai ka përmendur disa nga projektetet konkrete të cilat janë realizuar në qeverisjen e tij. /PrizrenPress.com/

 

 

Kosova, me ligje mirë, mbetet zonë e krimit dhe korrupsionit

0

Vlora CitakuuNjë pasqyrë e përzier me evidentimin e disa përmisimeve, por me shumë pika të zeza është edhe këtë vit Raporti vjetor i Progresit për Kosovën, të cilin e kanë përpiluar në Komisionin Evropian e që do të miratohet dhe bëhet publik nga kolegji i komisionerëve në takimin e rregull, të mërkurën në Bruksel. “Koha Ditore” ka siguruar kopjen e draftit të këtij raporti për Kosovën, dhe ai në rreth 50 faqe, paraqet gjetjet nga puna që është bërë nga vjeshta e vitit të shkuar e deri më sot.

Kosova, sic thuhet në këtë raport, ka bërë përparime kryesisht në përpilimin e ligjeve, në vendosjen e disa kapaciteteve të nevojshme për të zbatuar politikat që dalin si përgjegjësi edhe nga procesi i integrimee evropiane. Porn ë anën tjetër edhe kësaj radhe janë identifikuar probleme serioze dhe cështje të cilat vazhdojnë të nxisin shqetësim serioz të BE-së. Lufta jo e duhur kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, problemi i trafikimit me qenie njerëzore, ku është rritur numri i viktimave të moshës jomadhore që eksploatohen për keqtrajtime seksuale, trafikimi i drogës, konflikti i interesit, mangësitë dhe dyshimet për korrupsion në prokurimin publik, ndikimi politik gjyqësoe dhe në shërbimin civil, hezitimi për të hetuar disa raste, janë vetëm disa nga pikat shqetësuese edhe në këtë raport.

Raporti nënvizon edhe mungesën e tolerancës në disa raste, sidomos kundër grupeve LGBT dhe madje ka shënuar edhe rastin se si një “lëvizje fetare e cila propagandon gjuhën e urrejtjes nga komunitetit LGBT përmes mediave konvensionale dhe sociale është regjistruar si parti politike”/Koha Ditore/

Tubime deri në 500 mijë euro

0

Thaci ne fushateKanë nisur me fushata që kushtojnë dhjetëra mijëra euro, që deri në fund të fushatës shpenzimet e partive politike të arrijnë dhe shifra milionëshe. Ndonëse kostoja e shpenzimeve po mbahet sekret nga shumica e partive, ajo që kanë deklaruar, sillet nga 250 mijë euro minimalja në 500 mijë euro maksimalja.

Fillimi i fushatës më 3 nëntor ka ndryshuar pamjen e qyteteve të vendit jo vetëm me posterë apo afishe që janë vendosur edhe nëpër vendet e ndaluara, por edhe me tubimet zgjedhore, pamja e të cilave duke filluar nga ndriçimi, fishekzjarrët, buqetat me lule, transporti i militantëve nëpër tubime… po zgjerohet me pompozitet.

Një tubim zgjedhor që llogaritet më i shtrenjti ku përfshihet ndriçimi, bina, zërimi, salla arrin deri në 1500- 2000 euro. Ndërsa, aty ku hyn sërish ndriçimi, bina, zërimi, salla dhe i shtohen edhe këngëtarët që shihen jo rrallë tek hapin tubimet, e që pjesëmarrja e tyre me pagesë nuk dallon shumë nga ajo e dasmave, e cila sillet prej 3000 deri në 5000 euro, pastaj fishekzjarrët, buqetat e shumta me lule, transporti, fanella e flamuj me logo dhe vulë të partive… e rrisin koston e një tubimi (mbi) 5000 euro.

Valon Tolaj, përgjegjës për financa në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se AAK-ja nuk ka një raport të saktë lidhur me financat dhe nuk mund të dalin me deklarime zyrtare sa po kushton fushata. Një raport i tillë, sipas tij, mund të bëhet vetëm në përfundim të fushatës./Zëri/

Mesditë poetike për Ali Podrimjen

0

poezi per podrimjenNë ambientet e shkollës së re 9-vjeçare  që mban emrin e poetit “Ali Podrimja”, me iniciativën e Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve të rrethit, u organizua një mesditë poetike, e para e këtij lloji në Tropojë.

Ky aktivitet u zhvillua me rastin e përurimit të librit më të ri me poezi, të poetes, shkrimtares dhe publicistes Migena Ramaj, titulluar “Këngë të reja”, transmeton Shekulli online.

Autorja është një emër i ri në fushën e letrave  me një përfshirje të konsiderueshme në prozë e veçanërisht në poezi. Është autore e romanit “Melodia e dashurisë sime”, botuar së pari në vitin 2005 dhe ribotuar në vitin 2011, si dhe autore e vëllimeve me poezi “Mesi i dhimbjes” dhe”Midis ëndrrës”. Migena Ramaj është kryeredaktore e revistës “Ilira”, një periodik për gra e vajza të krishtera që botohet në Tiranë, si dhe punon gazetare në Radio 7.

Përurimi i librit në fjalë , “Këngë të reja”,u organizua në një mënyrë krejt tjetër,ndaj kishte shumë pjesëmarrës krijues dhe nxënës të shkollës së mesme, intelektualë, mësues dhe qytetarë nga qyteti “Bajram Curri” e fshatrat përreth.

Interpretimet muzikore të këngëtarit Saimir Braho dhe të bashkëshortes së tij, Enkela, shoqëruar me muzikë dhe pamje filmike në projektor,i dhanë një larmi të veçantë këtij aktiviteti.

Referuesit që morën fjalën,theksuan se Migena Ramaj është një zë i veçantë në poezi,duke e radhitur atë në një krijuese që kërkon nëpërmjet vargut të ndryshojë stilin e vargëzimit.

Teuta Toska, redaktore e librit, e njëherazi pedagoge dhe z.vdekane e Universitetit “Aleksandër Xhuvani”, Elbasan, tha se poezitë e këtij libri janë poezi të ndjenjave shpërthyese, e në pjesën më të madhe ato janë si faqe të ndryshme të një gjëje, ndjenja e adhurimit në aspekte të ndryshme.

Lulzim Logu, poet dhe shkrimtar, kryetar i Shoqatës së Shkrimtarëve dhe Artistëve,në fjalën e tij, falënderoi çiftin Braho dhe theksoi se Migena Ramaj është një zë premtues në letërsinë shqipe,për të cilën me kohë kemi sinjalizuar botën letrare,duke parashikuar me veprat e saj talentin e veçantë në poezi e prozë .

Ndërsa autori i kësaj kronike,bëri me dije auditorin se Migena Ramaj vjen nga një regjion që me shekuj i ka rezistuar krishtërimit,krahina e Nikaj Merturit, ndaj Migena me të drejtë vargjet e saj janë adhurim i Krijuesit.

Në këtë mesditë poetike përshëndeti edhe nënprefekti i Tropojës, Nuredin Ahmetaj

Mes notave dhe tingujve të poezisë së Migena Ramajt, interpretuar nga çifti Braho, u mbyll kjo mesditë poetike, mjaft e pëlqyer nga të pranishmit.

Kusari-Lila në Has premton ambulancë, shkollë dhe ujë

0

Kusari-lila ne rogove te hasitAleanca Kosova e Re, dega në Gjakovë, sot ka mbajtur takim elektoral në Rugovë të Hasit, ku kandidatja për Kryetare të Komunës së Gjakovës Mimoza Kusari Lila, tha se Hasi është i harruar nga Qeverisja lokale dhe vizitohet vetëm në kohën e fushatave elektorale.

Kusari – Lila, ju premtoi hasjanëve se do i mbështet për Komunën e re dhe për çfarëdo lloj ndihme dhe kontributi në krijimin e kësaj Komune do ta kenë derën e hapur.

“Unë ju garantoj se do të angazhohem me tërë qenien e saj për të përmisuar kushtet e vështira dhe elementare të jetës”, tha Kusari-Lila.

Ndërkaq, banorët e Rugovës e kanë njoftuar Kusari- Lila për gjendjen e rëndë të infrastrukturës në përgjithësi dhe kanë kërkuar që si Kryetare e ardhshme e Gjakovës t’i mbështesë me një ambulancë, shkollë, ujë dhe rrugë.

Me gjithë vështirësitë e shumta Kusari- Lila, ka realizuar vizitën edhe në lagjen e komunitetit Rom në Rugovë. Militantë të AAK-së pak qaste para se të fillonte vizita e Kusari – Lila kanë hyrë në shtëpitë e këtij komuniteti dhe i kanë kërcënuar për të mos dalur në pritje të kandidates së AKR-së.

Berisha: Armët do t’i mbajmë deri me 3 nëntor

0

Zafir berisha 123Kryetari aktual i komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, njëherësh edhe kandidat i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), ka munguar në debatin e zhvilluar në Radio Televizionin 21 (RTV 21), për të parin e Prizrenit.

Mungesën e Ramadan Mujës në debatin e sontëm, kandidati i BD-së, Zafir Berisha, e ka cilësuar si gjest jo burrëror.

Berisha ndër të tjera ka deklaruar se abuzimi i cili është bërë në të kaluarën, me vjedhjen e votës, e bën normale bartjen e armëve nëpër qytet.

“Jeni duke mendu që në Suedi jeni duke organizuar zgjedhjet. Kur je i detyruar duhet të bartet arma”, ka theksuar Berisha.

Kandidatët për të parin e Prizrenit, për zgjedhjet lokale të 3 nëntorit, kanë premtuar zhvillimin e aspektit kulturor dhe historik të Prizrenit,transmeton Telegrafi

Kandidati i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Eqrem Kryeziu, ka premtuar se do të zgjidh problemin e ujit të pijes në Prizren.

“Në kohën kur unë kam qenë kryetar i Prizrenit, qyteti nuk ka vuajtur për ujin e pijes. Sado qe te zgjerohet Prizreni, unë premtoj se Prizreni nuk do të ketë problem me ujin e pijes”, ka pohuar Kryeziu.

Patriku Daçiq,Arqipeshkvi Nikoliq,Otac Vuçiq dhe Igumani Vulin!

0

bexhet Shala KMDLNJBehxhet Sh.SHALA

Sveta Nedela Zveçanska ( E Diela e Shenjt e Zveçanit ): Sipas kalendarit ortodoks muaji tetor është muaj me rëndësi të veçantë për serbët e besimit ortodoks e cila përfundon me festën e madhe të 3 nëntorit , Sveta Nedela Zveçanska. Prandaj, Skupshtina apo Sinodi i Kishës Ortodokse Serbe mori vendim që një delegacion i lartë i kësaj kishe ta vizitojë gjatë këtij muaji pelegrinazhi Tokën e Shenjt serbe në territorin e Stara Serbisë e okupuar nga shiptarski teroristi! Ndërkaq bekimin e morën në kryeqytetin e Evropës nga Vellika Ekatrina Eshton e I –rë me tri puthje ortodokse në faqe.

Këtë pelegrinazh nuk e kundërshtoi as Kryemuftiu i Kosovës , Mullah Hashim al Brahimi i cili e vulosi me dy puthje muslimane në faqet e Vellika Ekatrinës së I-rë , Mbretëreshë e BE-së në Bruksel. Lejet u siguruan, po ashtu edhe logjistika e përbërë ekskluzivisht nga personat e fesë, murgjit e MUP-it të Serbisë!
Arqipeshkvi i kësaj kishe , otac Tomo ( Nikoliq ) si besimtar i devotshëm i mbuluar me kamilav mbajti liturgjinë e parë në Graçanicë duke rënë në gjunj para freskës së Simonidës. Mbajti një ligjeratë krejtësisht fetare duke rikujtuar se Serbia kurrë nuk do ta njoh Kosovën edhe nëse do të detyrohet që të mos bëhet pjesë e Evropës, nëse ky do të jetë kusht! Ligjeratën e përfundoi me një lutje kushtuar syve të Simonides:

Simonida sa llepim oçima kao iz dubina Jadransko more , shiptarski teroristi su te osllepilli iz lubomore, billa si llepa, poshtena i nisi billa drska , opet çesh da proglledash kad na vllast dogje zajedniçka lista srpska.! ( Simonida me sy të bukur si Deti Adriatik në thellësi, terroristët shqiptarë të verbuan për xhelozi, ke qenë e bukur, e ndershme dhe simbol i butësisë , përsëri do të kthehet shikimi kur në pushtet do të vjen zajedniçka lista e Serbisë!

Patriku Daçiq të cilit nga veladoni i gjatë nuk i dukeshin këpucët Prada të prodhuara në bodrumet e errëta të Çing-Janit në Kinë e që mbanin etiketën Made in Italy, me një fener që në vend të dritës prodhon vetëm errësirë, si njeri i vendit shkoi në Prizren dhe pasi piu ujë në burimin publik në Shadërvan hyri në Kishën Levishka prizrenska ku ishte paraparë të mbante një ligjeratë krejt fetare për çka edhe kishte marrë leje. Që nuk ka të bëjë fare me politikë! Si njeri i fesë shpërndau vetëm porosi të dashurisë , tolerancës dhe bashkëjeteses! Vollim te Prizrene, Dushanov grad, Ali Shukrija mi je bio brat, llepo smo zhivelli za vreme Sllobodana , sa demokratskom vojskom Razhnjatoviq Arkana, jebem vam boga i vashu demokraciju , kad ne poshtujete vllast i drzhavu Srbiju, shta qe vam Evropa, Nemaçka i Austrija ako na izborima na Kosovu i Metohji ne pobedi zajedniçka lista Srbija! ( Të dua Prizren , qytet i Dushanit të sime rinisë, unë kam qenë vëlla i Ali Shukrisë, bukur jetonim në kohën e Sllobodanit , me ushtrinë demokokratike të Razhnjatoviq Arkanit, ua q.. zotin dhe demokracinë , kur nuk respektoni pushtetin dhe Serbinë, çka ju duhet Evropa, Gjermania dhe Austria , nëse në zgjedhje në Kosovë dhe Metohi nuk fiton zajedniçka lista Srbija !

Arqipeshkvi Vuçiq i shoqëruar nga otac Sava , në Manastirin e Deçanit pas një buon giorno ( mirdita) kapiten Chieneffit, hyri brenda me disa qirinj në duar dhe u drejtua kah ikonostasi. I magjepsur nga freskat e mrekullueshme dhe nën ndikimin e erës së temjanit në stilin e Gjon Pagëzuesit që vrau kulçedrën e filloi ligjeratën e ligjëruar çdo ditë në Beograd, Moskë , Athinë dhe Bruksel. Qirinjt i renditi duke thënë : Jedno sveqe za Millosheviqa , drugo za Arkana, jednu za Legiju drugo za kapetan Dragana, jedno za gjenerall Drazhu, drugo za mrtvu strazhu , jedno za Brahima, nijedno za Hashima, tri za Srbiju, pedeset za Rusiju, tri za Sheshela u zatvoru u Hagu , jedna za Daçiqa kad ga poshalem proklletom vragu, polla sveqe za evropsku integraciju , hiljadu sveqa za oca Putina i majku Rusiju, neka zhive veçno bratstvo sa Rusijom i u ime zjedniçke vere i boga neka pobedi zajedniçka lista srpska sa majkom Srbijom! ( një qiri për Millosheviqin, tjetri për Arkanin, njëri për Leginë, tjetri për kapetan Draganin, njëra për gjenerall Drazhën, tjetra për mrtva strazhën, një për Brahimin, asnjë për Hashimin, tri për Serbinë, pesëdhjetë për Rusinë, tre qirinj për Sheshelin në burg të Hagës të arrestuar, një për Daçiqin kur ta dërgoj në dreq të mallkuar, gjysmë qiriri për integrime evropiane ndërsa një mijë qirinj për babë Putinin dhe nënë Rusinë, le të rrojë përjetshëm vëllazërimi me Rusinë dhe në emër të fesë së përbashkët dhe zotit le të fitojë zajedniçka lista për Serbinë!

Pelegrini i katërt, Vulin Igumani nuk guxon as të marr erë kah Deçani. I veshur në të zeza sikur djalli i Kju –klus Klanit, ateroi si lugat në kishën në Parlesh të Gjilanit! Igumani Vulin nuk kafshon por helmon! Në katërshen e pelegrinëve igumani Vulin është bira e fundit e kavallit mirëpo më së shumti bënë zhurmë. Është shurdhues dhe nuk i zë bytha vend; sa e shihni në Mitrovicë, Zveçan, Zubin Potok, Leposaviq, Kamenicë dhe Graçanicë, Shtërpce dhe Livadicë , në Lipjan dhe Dragodan, në Obiliq , Ranillug dhe Viti duke thënë se krejt është Serbi! Zakonisht e ka këngën :” ko to kazhe , ko to llazhe, Srbija je malla, nije malla, nije malla veq je vellika kao Roma mahalla , pozdravljam vas u ime Tome Nikoliqa koji je na leçenju u Rusiji sa zahtevom da glasate za zajedniçku listu srpsku koja je pravlena u Srbiji! ( kush na thotë dhe kush gënjen se Serbia është e vogël, s’është e vogël, s’është e vogël por është e madhe sa një gogël ( Roma Mahalla ). Ju përshëndes në emër të Toma Nikoliqit që është në shërim në Rusi me kërkesë që të votoni për zajedniçka lista srpska që është përpiluar në Serbi!
Pasi përfunduan pelegrinazhin që të katër, të bashkuar shkuan në Patrikanën e Pejës ku u pritën nga murgesha Tina që shumë kishte kontribuar për legalizimin e murit të Patrikanës. Aty e patën një lutje të përbashkët që si psalm e këndoi Arqipeshkvi Vuçiq :” Oprosti nam bozhe shto llazhemo nash narod mitom o Velikoj Srbiji i pomozi nam da zajedniçka lista srpska dobije izbore na Kosovu i Metohiji! ( na fal o zot që e gënjejmë popullin tonë me mitin për të Madhën Serbi po na ndihmo që zajedniçka lista srpska t’i fitojë zgjedhjet në Kosovë dhe Metohi )!

Hashim al Brahimi doli më i mençuri dhe më trimi! Mos votoni ledeke po votoni pedeke! Kush qohet prej së mirave peshë, vet e vesh! Iniciativat qytetare, si çupat lozonjare! Dobar dan Sllobodan , mua vota ty nji stan ( aprtament )! Hiç nuk po e marr vesh , pse m’u bë puna kaq lesh! Mos votoni zajedniçka lista srpska për Serbinë por votoni për Naim efendinë!
Dhe aktori i fundit dhe më i rëndësishmi në këtë ngjarje me të dëgjuar se çdo gjë përfundoi si mos më mirë, me urgjencë e dërgoi një e-mail : tenkju maj çilldren Hashim dhe Ivica , tenkju maj doter Zezdita dhe Dragica. Kongraçullejshen for Shou Mesellejshen! ( faleminderit bijt e mi , Hashim dhe Ivica, faleminderit çupat e mia, Zezdita dhe Dragica . Kongraçullejshën for Shou Mesellejshën ( kjo nuk përkthehet )! Imejlli u dërgua nga Ekatrina Eshton e I-rë, Mbretëresh e BE –së në Bruksel!

Lexues të nderuar , më duket se kam ngatërruar personazhet dhe funksionet e tyre. Krejt më duket se Daçiq , Vuçiq, Nikoliq dhe Vulin janë jo delegacion i Kishës Ortodokse serbe por udhëheqës më të lartë të Serbisë me synim që të bëhen edhe udhëheqës të Kosovës! Po falë vendosmërisë dhe këmbëngulësisë sonë gjithashtu të dëshmuar ata nuk i lejuam që të vizitojnë Kosovën në cilësinë e tyre të vërtetë por të kontrabanduar si klerikë. I detyruam që të mos flasin as një fjalë të vetme për politikë. Folën për fe dhe erotikë! Në këtë mënyrë u përmbush zotimi që buron nga marrëveshja e Brukselit të dy kryeministrave dhe bota u kursye nga një krizë e madhe e përmasave globale me pasoja të parashikueshme.

Për Kosovën , natyrisht! Është koincidencë e rastit që muaji i shenjt tetor për besimtarët e besimit ortodoks po ndërlidhet me muajin e fushatës parazgjedhore për zgjedhjet lokale në Kosovë! Është krejt e rastit dhe mbase aksident që ndodhë një herë në katër vite që dita e votimeve e 3 nëntorit 2013 përputhet me festën ortodokse Sveta Nedela Zveçanska. Me rëndësi është se e shpëtuam fytyrën dhe nderin. Dhe rendin kushtetuese. Kosovën e pavarur dhe sovrane! Krejt në fund të kërkoj falje për gabime ortografike dhe mbase përkthim jocilësorë! Kriza globale financiare nuk më lejojë të angazhoj përkthyes profesionist.

Haradinaj: Votojeni Latifin!

0

haradinaj dhe LatifiNë Qendrën e Kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës mbajti tubim të madh parazgjedhor, ku ishte i pranishëm edhe lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, dhe zyrtarë të lartë të AAK-së.

Kryetari aktual i komunës dhe kandidati i AAK-së për kryetar Smajl Latifi, tha se AAK-ja është dëshmuar me punë e përkushtim të madh, prandaj ka të drejtë morale të kërkojë mbështetjen qytetare edhe për një mandat të plotë.
“Kam qenë i nderuar që më keni dhënë besimin të menaxhoj me pasurinë tuaj, ndërsa tani jam krenar të raportoj para jush për të gjitha arritjet”, tha Latifi.

“Zotimi ynë ka qenë i qartë: Identitet dhe zhvillim. Përmes investimeve në infrastrukturën shkollore, shëndetësore, kulturore, mbi e nëntokësore, investime në trashëgiminë kulturore e historike, lobim i vazhdueshëm për hulumtim të fondeve mbështetëse për bujqit e vreshtarët e vyeshëm të Rahovecit, investime në ekonomitë e vogla familjare, mbështetje konkrete për perimtarinë, sigurimi i fondeve të huaja për industrinë përpunuese të pemëve, perimeve e rrushit dhe shumë veprime të tjera të padukshme, i kanë rikthyer shpresën qytetarit të Rahovecit”.

“Identiteti i rahovecianëve është PUNA. Puna e ndershme dhe e përkushtuar. Të tillë jemi ne. Prandaj, kemi plotësisht të drejtë morale të kërkojmë mbështetje edhe për një mandat të plotë, sepse punët e deritashme do të mbeten nën hijen e punëve që do të kryhen për katër vitet në vijim. E themi këtë sepse ne dimë kush jemi dhe e dimë ku do të arrijmë”, ka theksuar Latifi.

“Tashmë faza e stabilizimit të institucioneve lokale ka kaluar dhe para nesh shtrihet rruga e gjatë dhe e vështirë e zhvillimit ekonomik e social. Fokusi ynë kryesor do të jetë bujqësia, sidomos përmbyllja e ciklit të prodhimtarisë bujqësore. Stimulimi i kapaciteteve përpunuese të pemëve, perimeve rrushit dhe prodhimtarisë blegtorale, do të jenë në qendër të aktivitet tonë. Natyrisht se edhe fushat e tjera të jetës nuk do të lihen anash, sepse jeta e njeriut është komplekse dhe përveç nevojave materiale kërkohet edhe përmbushja e njeriut si qenie shoqërore”, shtoi Latifi.

Ndërsa lideri i AAK-së Ramush Hardinaj, u fokusua në ndershmërinë dhe përkushtimin e Smajl Latifit, duke shtuar se në takimet që ka pasur me përfaqësuesit ndërkombëtar ka marrë lëvdata për punën e Latifit si kryetar komune.

“Më besoni të nderuar rahovecianë, kam pasur takime të shumta me miqtë tanë ndërkombëtarë dhe me investitorë të mundshëm të cilët kanë pasur kontakte me Smajl Latifin. Ata më kanë thënë se në Rahovec e kanë parë funksionimin e mirë të pushtetit. Prandaj, sot jam i kënaqur që mund t’ju drejtohem me kërkesën që të votohet Smajl Latifi dhe lista e AAK-së. Në këtë mënyrë ju do të keni mundësi t’i jepni një shans më shumë zhvillimit të gjithëmbarshëm të komunës tuaj”.

“Smajli është ikonë e ndershmërisë, prandaj mbështetja për të është mundësi zhvillimi. Ju siguroj se së shpejti do të jem kryeministër i vendit dhe se së bashku me Smjal Latifin si kryetar të komunës tuaj do të punojmë që këtu të ndodhin zhvillime pozitive”, deklaroi Haradinaj.

“Kurse atyre që premtojnë në kohë fushatash të rrisin rrogat, të mbështesin bujqësinë, të investojnë shuma marramendëse, ne u themi, pse po i leni të gjitha këto në kohë zgjedhjesh dhe pse nuk po i bëni më herët? Neve askush nuk mund t’na ndalë që të punojmë shumë dhe ndershëm për vendin tonë gjatë gjithë kohës”, u shpreh ndër të tjera, Haradinaj.

Për arritjet e qeverisë komunale nën drejtimin e Smajl Latifit foli shefi i shtabit zgjedhor, Musa Cena, i cili tha se askush më përpara nuk ka punuar më me përkushtim sesa Latifi. “Prandaj, ai është i testuar dhe ne duhet t’ia japim besimin edhe për një mandat të plotë”.

Kurse Fatmir Iska, bartës i listës zgjedhore të AAK-së, prezantoi 34 kandidatët e kësaj liste dhe kërkoi që krahas votës për krytarin Latifi të votohen edhe kandidatët e përzgjedhur të AAK-së.

Rexhaj: Komuna ka mundësi të bëjë më shumë për sportin

0

sport rexhaKandidati i Lëvizjes Vetëvendosje! për kryetar të Prizrenit, Arbër Rexhaj, ka vizituar Klubin e hendbollit të femrave “Prizreni” si dhe Klubin e ping-pongut “Elif 19” në Prizren.

“Gjatë mandatit të kësaj qeverisjeje, sporti prizrenas asnjëherë nuk ka qenë në gjendje kaq dëshpëruese. Mungesa e interesimit dhe mbështetjes institucionale ka ndikuar drejtpërdrejtë në humbjen e potencialit garues të klubeve të të gjitha sporteve, dhe kjo qasje shpërfillëse duhet të ndryshojë menjëherë”, tha Rexhaj.

Ai tha se sporti duhet të kthehet në një kulturë të përgjithshme duke filluar nga përkujdesja për talentet në shkollat fillore dhe të mesme e deri tek ngritja e buxhetit.

“Ne konsiderojmë që komuna ka mundësi të bëjë më shumë për sportin. Lëvizja Vetëvendosje! në fushën e sportit do të angazhohet që Komuna të rrisë buxhetin për sport dhe organizohen më shumë ngjarje sportive me karakter garues të niveleve të ndryshme. Po ashtu duhet të shfrytëzohen fondet kombëtare dhe ndërkombëtare të shteteve mike për sport. Të organizohen në gjithë komunën, respektivisht në çdo vendbanim të saj klube sportive”, tha Rexhaj. /PrizrenPress.com/