17.8 C
Prizren
E martë, 3 Tetor, 2023

Muja premton uljen e taksave komunale

Vite ne ABI -ELIF (2)Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Prizrenit, Ramadan Muja, ka vizituar industrinë prodhuese ushqimore “ABI & ELIF”.

Muja, ka dëgjuar me vëmendje menaxhmentin udhëheqës për të gjitha sukseset dhe rezultatet e arritura, por edhe për sfidat me të cilat është duke u ballafaquar kjo kompani vendore.” Jam këtu me bashkëpunëtorët e mi për të treguar përkushtimin serioz të komunës së Prizrenit, por edhe të Partisë Demokratike të Kosovës, përkujdesje ndaj bizneseve prodhuese të komunës sonë, duke i cilësuar këto si shembujt më të mirë të zhvillimit ekonomik lokal”, tha Muja.

Ai është shprehur i lumtur që kjo kompani prodhuese është duke përparuar. ”Andaj me vazhdimin e mandatit të ardhshëm katër vjeçar, prioritet i qeverisë lokale do jetë, ulja e taksave komunale, për të gjitha veprimtaritë prodhuese në komunën tonë u shpreh kryetari Muja, para menaxhmentit të firmës prodhuese ABI- ELIF”” tha Muja.

Afrim Arzurallxhiu, njëri nga bashkëpronarët e këti biznesi, ka njoftuar Mujën, me ecurinë e punëve në këtë veprimtari prodhuese. “Në këtë veprimtari janë të punësuar 600 punëtorë”, tha Arzurallxhiu

Sipas tij, “ABI – ELIF” është ndër të paktat biznese prodhuese jo vetëm në Prizren, por edhe në Republikën e Kosovës, e cila eksporton produkte jashtë vendit në shumë vende të Bashkimit Evropian dhe më gjërë./PrizrenPress.com/

70 % e nxënësve shkojnë në shkollë pa i pasur të gjitha tekstet shkollore

Organizata ETEA ka realizuar një matje statistikore gjatë muajit shtator të vitit 2023, për furnizimin me tekstet shkollore tek klasat 1-5 dhe mbarëvajtjen e...

Haradinaj kërkon hetim ndërkombëtar për ngjarjet në veri

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka thënë se sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës është pjesë e skenarit të...

Lajmet e Fundit